Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2

SPOK (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike)

By Spitali Amerikan - Të Reja

ÇFARE DUHET TE DIME PER SPOK-un?

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK, COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore. Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon. SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë që akuzohet për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror. Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar. Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës.

1- Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?

Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: ndotja e ambientit, defiçitet e α1-antitripsinës, mosha, dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

2. Cilat janë shenjat dhe simptomat që shoqërojnë këtë sëmundje?

Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes (efortit), janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt > 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

3. Si diagnostikohet?

Diagnoza vendoset me anë të një testi të thjeshtë që quhet Spirometri me provën me bronkodilatatore (ventoline). Çdo subjekt me moshë mbi 40 vjeç mashkull ose femër, me ose pa ankesa, i rekomandohet të kryejë këtë egzaminim. Nëse pacienti diagnostikohet me SPOK duhet të përcaktohet grada e sëmundjes, që janë A,B,C,D (stadi I,II,III,IV).

4. Cilat janë alternativat e trajtimit të kësaj sëmundje?

Duhet inkurajuar ndërpreja e pirjes së duhanit. Plani i mjekimit përcaktohet në varësi të gradës (stadit). Grada e parë nuk kërkon mjekim të vazhdueshëm, por vetëm në rast se pacienti ka ankesa. Gradat e tjera kërkojnë mjekim më të gjatë. Mjekimi në përgjithësi konsiston fillimisht në ndërprerjen e pirjes së duhanit nga ana e pacientit dhe në përdorimin e medikamenteve që merren në formë inhalatore (në formë pompe) për një kohë të gjatë, por kjo në varësi të stadit të sëmundjes dhe gjendjes së përgjithshme të pacientit (sëmundjet shoqëruese).

SPOK është një sëmundje që nëse prek një person nuk mund të shërohet më. Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken Pneumologe Jolanda Nikolla kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Analiza gjenetike për herë të parë në Shqipëri

By Spitali Amerikan - Të Reja

Për herë të parë në Shqipëri, duke filluar nga vitit 2019 do të mundësohet kryerja e disa analizave, realizimi i të cilave deri në këto momente bëhej vetëm jashtë vendit. Janë analizat gjenetike, aq të rëndësishme në parandalimin e disa sëmundjeve dhe tepër ndihmuese në trajtimin dhe gjetjen e terapive individuale për pacientë me sëmundje të rënda.

Kjo risi bëhet realitet falë një investimi të ri të Rrjetit Laboratorik të Spitalit Amerikan. Ky rrjet që sot është më i madhi në Shqipëri, numëron 22 laboratorë në të gjithë vendin e madje edhe në Prishtinë.

Drejtore e këtij laboratori, Dr. Albana Daka na shpjegon më tepër mbi këtë risi dhe saktësinë e analizave në rrjetin e laboratorëve që ajo drejton.

Gjatë një periudhe 12 vjeçare të punës në American Hospital, qe prej çeljes se Spitalit te pare Amerikan ne dhjetor te vitit 2006, Departamenti i Laboratorit klinik – biokimik, imunologjik, mikrobiologjik dhe patologjik ka kryer suksesshëm suportin laboratorik të pacientëve ambulatorë & hospitalierë, në parandalimin dhe diagnostikimin e patologjive të ndryshme, me protokolle të pacientëve që nga emergjencat, pacientët pre-operatorë, të kimioterapisë, të hemodializës e deri në pacientët post-transplant.

Rrjeti i parë laboratorik në Shqipëri, i çertifikuar me ISO 15189;2012, standardin më të lartë të cilësisë.

Laboratori ofron një gamë tepër të gjerë ekzaminimesh laboratorike: 1600 ekzaminime të ndryshme referuar literaturës botërore dhe realizim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.

Që në fillimet e tij ky laborator u konceptua dhe u ndërtua me teknologjinë më të fundit në fushën laboratorike totalisht automatike, me identifikim dhe barkodim të pacientit që në hyrje të tij.

Këto aparatura tërësisht automatike minimizojnë në maksimum gabimet që sjellin metodat e mëparshme manuale. Bashkëngjitur kësaj teknologjie është dhe pajisja e këtij laboratori me sistemin informatik laboratorik që shmang gabimet njerëzore në ngatërrimin e mostrave të gjakut të pacientëve dhe njëkohësisht në arkivimin e të gjithë rezultateve laboratorike të çdo pacienti. Këto rezultate janë të mundshme në çdo moment kur pacientit i nevojiten ato për informacion të gjëndjes së tij shëndetësore, për qëllime krahasuese të rezultateve laboratorike pre dhe post-terapeutike.

Rrjeti laboratorik është i shtrirë në 9 njësi të Spitalit Amerikan në Tiranë, Fier, Durrës e Prishtinë dhe në 13 Laboratore satelite.

Në American Lab Network (ALNet) do të gjeni:

-Gatishmëri në shërbimin laboratorik 24 orë në çdo ditë të javës
-Çmime të favorshme për të gjitha llojet e ekzaminimeve dhe shërbimeve
-Oferta dhe paketa të vazhdueshme mbi ekzaminime të ndryshme për të gjitha grupmoshat.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Çfarë është DHI

By Spitali Amerikan - Fushata


Qendra e transplantit të flokeve DHI pranë Spitalit Amerikan 3

Prej 1970 , Grupi Mjekësor DHI i është dedikuar diagnostikimit dhe trajtimit të rënies së flokut, duke u kthyer në lider botëror në fushën e transplantit të flokëve.

Me 66 klinika nëpër botë DHI Global Medical Group ka ekipin më të madh dhe më me eksperiencë në transplantin e flokeve, duke ndihmuar më shumë se 200,000 meshkuj dhe femra që vuajnë nga rënia e flokëve.

Mbjellja e flokut tek ne kryhet me metodën Direct Hair Implantation, e cila mundëson implantimin një nga një të folikujve të flokut, në drejtimin, këndin dhe thellësinë e duhur.

Rezultatet janë 100% natyrale dhe të përhershme. Flokët e implantuar rriten gjatë gjithë jetës dhe nuk bien më. Procedura është mini invazive, mund ti riktheheni rutinës normale që ditën e nesërme.

Ekipi përbëhet nga mjekë të çertifikuar nga Akademia jonë në Londër, përdoren procedura të standartizuara, gjithçka për një rezultat dhe siguri maximale.

Rezultati i mbjelljes me metodën DHI, Direct Hair Implantation.
Avantazhet e metodës DHI për mbjelljen e flokëve :

  • Deri në 7000 fije floku të mbjella në një seancë!
  • Rezultat maksimal i garantuar!
  • Metodë e sigurt dhe pa dhembje!
  • Realizohet nga mjekë të çertifikuar!
  • Flokët e transplantuar nuk bien më gjatë gjithë jetës!

Fazat e kryerjes së transplantit?

Faza 1: Ekstraksioni ose marrja e folikujve nga zona dhënëse.
Merren një nga një me anë të ekstraktuesit që ka një diametër më të vogël se 1mm. Në këtë mënyrë folikujt nuk dëmtohen dhe mbajtja e tyre në një temperaturë të veçantë minimizon traumen dhe rrit efikasitetin e trajtimit.

Faza 2: Mbjellja (Vendosja)
Folikujt vendosen në zonën e nevojshme me anë të një pajisje të vaçantë (implanteri) që eleminon traumën e skalpit dhe siguron efikasitetin e trajtimit.Vendosja (mbjellja) e folikujve behet direkt në skalp, pa bërë vrima paraprakisht ose prerje, pra bëhet direkt.

Shërbimet / Trajtimet

Implantim i flokut me metodën Direct Hair Implantation
Implantim i vetullave
Implantim i mjekrës

Ekipi përbehet nga mjeke të çerfikuar nga Akademia jonë në Londër, përdoren proçedura të standartizuara, gjithçka për një rezultat dhe siguri maksimale.

Një nga problemet kryesore në industrinë tonë është mungesa e edukimit të duhur për mjekët dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor. Shkollat mjekësore thjesht nuk te mësojnë shumë për çrregullimet e flokëve .

Në mënyrë që të ndihmojmë në trajtimin e këtij problemi, u krijua London Hair Restoration Training Academy në vitin 2009, që atëherë, janë trajnuar mbi 150 mjekë specialistë dhe tani jemi në gjendje të bëjmë teknikat tona të trajtimit në të gjithë globin.

Reduktoni dhjamin pa bisturi dhe pa dhembje… Metoda revolucionare për reduktimin e indit dhjamor në Klinikën Vivia

Reduktoni dhjamin pa bisturi dhe pa dhembje… Metoda revolucionare për reduktimin e indit dhjamor në Klinikën Vivia

By Spitali Amerikan - Të Reja

 


ZELTIQ COOLSCULPTING është një trajtim jo-invaziv që përdor teknikën innovative të ftohjes të quajtur Cryolipolysis për të vepruar mbi qelizat kokëforte të dhjamit në zonat më problematike të trupit.

Kjo metodë eshtë zbuluar nga shkencëtarët e njohur të Universitetit të Harvardit, Manstein dhe Anderson të cilët ishin të parët që vunë re ndjeshmërinë e qelizave dhjamore ndaj të ftohtit dhe shkatërrimin e tyre pas ekspozimit në temperatura të ulëta. Pikërisht kjo ide është baza e funksionimit të procedurës Zeltiq.

Zeltiq është një procedurë jokirurgjikale e aprovuar nga FDA, e sigurt dhe efektive në eleminimin e dhjamit të tepërt, që nuk ka nevojë për anestezi, prerje apo bisturi. Trajtimi zgjat vetëm një orë për një zonë të caktuar. Zonat më të përshtatshme për trajtim janë barku (pjesa mbi dhe nën kërthizë), ijet, shpina, pjesa e brendshme e kofshëve dhe krahët.

Pacientët zakonisht bëjnë dhe dy trajtime njëkohësisht, psh dy anët e belit ose dy pjesët e brendshme të kofshëve. Gjatë procedures shkatërrohen 20% deri 40% e qelizave dhjamore. Këto qeliza do të largohen nga zona e trajtuar nëpërmjet qarkullimit të gjakut dhe atij limfatik gjatë javëve në vazhdim. Pas procedurës, vihet re një skuqje e lëkurës në zonën e trajtuar, e cila largohet përreth 20 minuta. Rezultatet bëhen të dukshme në fund të javës së tretë, arrijnë maksimumin pas dy muajve dhe vazhdojnë të përmirësohen deri në katër muajt në vazhdim.

Pas kësaj kohe rekomandohet të kryhet një konsultë me mjekun për krahasimin e rezultateve. Trajtimi është i padhimbshëm dhe pacienti ndihet tepër komod gjatë tij madje mund ti kthehet menjëherë aktivitetit normal.

Gjithashtu trajtimi nuk shkakton varje të lëkurës, madje në disa zona si psh pas operacioneve cezariane ndihmon në zhdukjen e palosjes së lëkurës që krijohet në pjesën e poshtme të barkut.

Zeltiq ofrohet në mënyrë ekskluzive vetëm në Klinikën Vivia ku janë trajtuar me dhjetëra raste në mënyrë të suksesshme. Kjo metodë nuk duhet kosideruar si një trajtim për të rënë në peshë apo për të luftuar obezitetin. Pacienti që i nënshtrohet procedurës, zakonisht e ka peshën nën kontroll por kërkon zgjidhje për akumulimet dhjamore në zonat problematike.

Zeltiq-Coolsculpting është e vetmja procedure jo-kirurgjikale e aprovuar nga FDA që bazohet në ngrirjen e kontrolluar të qelizave dhjamore për eleminimin e depozitave dhjamore që i rezistojnë dietës dhe ushtrimit fizik. Rezultatet janë të dukshme, të provuara dhe të qëndrueshme në kohë. Pacientët mund të rikthehen në aktivitetin normal brenda së njëjtës ditë duke e bërë këtë procedurë një zgjedhje ideale për personat që kërkojnë një alternativë jokirurgjikale të liposuksionit.

Kalkuloza Renale (gurët në veshka) dhe trajtimi ureteroskopik

Kalkuloza Renale (gurët në veshka) dhe trajtimi ureteroskopik

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kalkuloza Renale apo gurët e traktit urinar është një patologji e zakonshme e karakterizuar nga prania e substancave të ngurta të formës dhe strukturave të ndryshme që depozitohen në brendësi të veshkës, traktit urinar ose fshikëzës së urinës. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat, por është më e shpeshtë tek ato 30-45 vjeç, dhe më e përhapur te meshkujt. Nëse nuk ndërhyet në kohë është i madh rreziku për insufiçiensë renale.

 

Simptomat:

1. Dhembje abdominale ose në shpinë

2. Ndryshim i ngjyrës së urinës

3. Urinim të shpeshtë dhe me dhembje

4. Simptoma të ngjashme me gripin

5. Gjak gjatë urinimit

6. Infeksione në traktin urinar

 

Nxjerrja e gurit me metodën ureteroskopike është shumë efikase, ka më pak dhembje krahasuar me kirurgjinë e hapur, nuk lë shenjë, rreziku i komplikacioneve është tepër i ulët dhe ka një periudhë hospitalizimi shumë të shkurtër. Kjo metodë konsiston në futjen e një aparati të hollë të quajtur ureteroskop nëpërmjet uretrës në fshikzën e urinës dhe më pas në uretër. Mjeku nxjerr gurin duke përdorur endoskopin ose përdor rreze lazer për ta thërmuar atë. Në Departamentin e Urologjisë në Spitalin Amerikan realizohet trajtimi me metodat më moderne të sëmundjes së gurëve në sistemin urinar.

 

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken kirurge urologe Evisa Zhapa kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Refluksi urinar dhe trajtimi endoskopik

Refluksi urinar dhe trajtimi endoskopik

By Spitali Amerikan - Të Reja

Refluks Vezikoureteral (VUR) është kthimi mbrapsht i urinës nga fshikëza e urinës drejt veshkave. Normalisht urina zbret nga veshkat, shkon drejt fshikëzës urinare dhe pacienti zbraz fshikëzën për të urinuar. Mund të ndodhë që urina të kthehet mbrapsht gjatë urinimit ose në fazat e qetësisë, pra kur pacienti nuk është duke urinuar. Zakonisht është një problem që prek fëmijët, shkakton infeksione urinare dhe temperaturë të lartë. Nëse nuk kapet në kohë mund të sjellë pasoja të rënda te veshkat ndaj nevojitet trajtimi përkatës tek mjeku specialist.

Endoskopia është procedura më efikase për trajtimin e kësaj patologjie. Në këtë teknikë një substancë (polimeret e acidit hialuronik) injektohet në valvulën e dëmtuar që ndodhet midis ureterit dhe vezikës. Rezulati i këtij trajtimi i afrohet shumë rezultatit që jep trajtimi me kirurgji të hapur, por ndryshe nga kjo e fundit endoskopia është një procedurë pa dhembje dhe hospitalizimi është shumë i shkurtër.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken kirurge urologe Evisa Zhapa kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

 

Kongresi Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor, katër vite suksesi

Kongresi Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor, katër vite suksesi

By Spitali Amerikan - Të Reja

 



Për tre ditë kryefjala e mjekësisë në vend ka qenë Kongresi i IV-ët Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor. I organizuar nga Spitali Amerikan me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe partnerëve të tjerë, kongresi që u mbajt në datat 15-16-17 nëntor edhe këtë vit regjistroi mbi 2000 pjesëmarrës. Për tre ditë, Tirana u kthye në një qendër të rëndësishme të Edukimit Shkencor dhe Akademik, ku elita e mjekësisë mbarëshqiptare dhe personalitete të shëndetësisë nga 25 vende të botës sollën risitë, protokollet dhe trajtimet më inovative të mjekësisë së ditëve të sotme, si dhe shkëmbyen eksperienca dhe informacione nga fusha e shëndetësisë.

Një vit i tërë pune kolosale për të mbërritur në një “festival mjekësor” të nivelit europian, që frymëzon dhe motivon për sfida të reja. “Kongresi i IV-ët është një kongres pa kufij, është kongresi që mbledh vëllezërit shqiptarë kudo ku janë në të gjithë Ballkanin dhe personalitete të shquara të mjekësisë botërore. Një mundësi e artë trajnimi për të gjitha hallkat e strukturës shëndetësore, një dritare edukimi që nxit përmirësimin e vazhdueshëm, dhe në këtë sens themi që jemi krenarë për atë që kemi arritur”, u shpreh Presidentja e “IMCA”-s, Dr.Shkc. Lindita Shosha.

“Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë në kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e pacientit”, ishte fokusi kryesor i këtij Kongresi, që solli 28 seanca shkencore në disiplina të ndryshme të mjekësisë, 6 “workshop”- e, simpoziume dhe dy tavolina të rrumbullakëta mbi strategjitë e përmirësimit të Sistemit Shëndetësor dhe Turizmin Mjekësor.

Ceremonia hapëse e Kongresit, ku përshëndeti edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u pasua nga seksioni plenar mbi tendencat e fundit në kirurgjinë mini-invazive, për një cilësi më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e pacientit.

Vlerësimi dhe mbështetja e studentëve të ekselencës në Mjekësi ishte nisma që u zbulua në ceremoninë hapëse të Kongresit . Një nismë e ndërmarrë nga CEO i Spitalit Amerikan Dr.Klodjan Allajbeu, që i ofroi bursa falas 3 studentët më të mirë të Mjekësisë. Pas konkursit dhe shqyrtimit të dokumentacionit përkatës, Komisioni i Vlerësimit të Bursave, i përbërë nga personalitete të mjekësisë shqiptare, përzgjodhi studentet Juvenilja Kodra, Alisia Velaj dhe Sara Ricku, të cilat do të përfitojnë bursë mujore deri në përfundim të studimeve universitare. Dr.Klodjan Allajbeu theksoi se kësaj nisme, që do të vijojë me të tjerë studentë në vitet e ardhshme, do t’í bashkohet edhe Spitali Hygea që do të japë të njëjtin numër bursash, si dhe mjekët specialistë që gjithashtu janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë në fondin në mbështetje të studentëve më të mirë të Mjekësisë, në rrugën e bukur dhe të vështirë të dijes.

Në këtë kongres u vlerësuan me çmime dhe 6 figura ekselente të mjekësisë shqiptare dhe asaj botërore. Një dokumentar “In Memoriam” dhe një nderim i veçantë me “Çertifikatën e Mirënjohjes” iu dedikuan “Bisturisë së Artë” Prof.Flamur Tartarit për kontributin e tij të çmuar në mjekësinë shqiptare dhe edukimin e brezave të rinj.

Kongresi Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor shënoi sukses për të katërtin vit radhazi. Një arritje që rrit besimin dhe motivon për të ecur përpara dhe për të kontribuar gjithmonë e më shumë në shkencën që i shërben jetës.

Kirurgjia e zemrës në Spitalin Amerikan, me hapin e më të mirëve të Europës

Kirurgjia e zemrës në Spitalin Amerikan, me hapin e më të mirëve të Europës

By Spitali Amerikan - Të Reja

 


Konferencat mjekësore në Spitalin Amerikan, për afro një vit janë shndërruar në skenën kryesore ku shpalosen dhe diskutohen informacionet, risitë dhe teknikat inovative shëndetësore, të domosdoshme për rritjen profesionale të stafit mjekësor.

Konferenca me temë “Rivaskularizimi i miokardit. Bypassi aortokoronar on & off pomp” e organizuar nga Departamenti i Kardiokirurgjisë i Spitalit Amerikan solli në fokus metodat kirurgjikale që kryen në Spitalin Amerikan dhe në veçanti u ndal te trajtimi i pacientëve me probleme të zemrës, nga paraqitja në spital deri në trajtimin adekuat të tyre.

“Operacionet “on & off pump” ose operacionet në një zemër që rreh, që nuk bën ndalimin e punës ka të mirat e tij dhe besojmë që edhe stafi pjesëmarrës në konferencë të njihet me këto metoda që në Europë sot po futen në shumicën e spitaleve në një përqindje shumë të madhe dhe konsiderohen si teknika “gold” ose si trajtimi më i mirë që mund t’i bëhet një pacienti me sëmundje koronare”, sqaroi Dr.Arben Kojqiqi, lektor i konferencës.

“Në Spitalin Amerikan, – shton kirurgu kardiotorakal Arben Kojqiqi, – rreth 90 % e operacioneve të zemrës kryhen me këtë teknikë. Jemi shumë para disa qendrave të njohura në Europë, sepse këto operacione në Europë bëhen në 30% të spitaleve me këtë teknikë që ne përdorim. Pra janë qendra të veçanta në Europë që janë të trajnuara për ndërhyrje të tilla. Spitali Amerikan për sa i përket kirurgjisë së zemrës është në të njëjtin nivel me spitalet e tjera ndërkombëtare”.

Konferenca “Rivaskularizimi i miokardit. Bypassi aortokoronar on & off pomp” vjen në kuadër të një programi të mirëdetajuar nga Drejtoria e Strategjisë Akademike dhe Edukimit Mjekësor në Spitalin Amerikan. Ky program shkencor mjekësor do të kulmojë me eventin më prestigjoz të Mjekësisë bashkëkohore, “Kongresin e IV Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor” që do të mbahet në datat 15-17 Nëntor në “Hotel Plaza” në Tiranë. Një aktivitet madhor, i vetmi në llojin e tij në vendin tonë ku plejada e mbi 100 Profesorëve të shquar nga 25 vende të botës, i bashkohet kontributit të mjekëve më të mirë nga gjithë trevat shqiptare.

Problemet funksionale dhe estetike të fytyrës dhe nofullave tani kanë një zgjidhje në Spitalin Amerikan

Problemet funksionale dhe estetike të fytyrës dhe nofullave tani kanë një zgjidhje në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në Spitalin Amerikan përveç rikthimit të fuksionalitetit, korrigjimit te defekteve të lindura ose te fituara për shkak të traumave apo sëmundjeve tregohet një kujdes i veçantë edhe për pamjen dhe estetiken e pacientëve me problematika të regjonit maksilofacial. Sigurisht ndërhyrje të tilla, kaq delikate dhe të kompletuara kërkojnë duart e një eksperti.

I tillë është Prof. Emenka Nkenke, një nga eminencat e kirurgjisë maksilofaciale në Europë, që prej dy vitesh në Spitalin Amerikan ka trajtuar me sukses rastet e pacientëve me problematika të vështira të nofullës duke përdorur teknika me preçizion të lartë, siç janë implantet e personalizuara të prodhuara me printim kopjuterik 3D.

Ndërhyrja e radhës e kirurgut austriak ishte delikate, por eksperienca dhe metodat moderne që Prof. Emenka Nkenke përdor garantojnë suksesin. “Pacienti kishte një problem me nofullën e sipërme e cila ishte më e tërhequr se e poshtmja, pra më në brendësi duke shkaktuar një mbyllje jo të mirë të nofullës. Falë kësaj ndërhyrje, kemi ripozicionuar nofullën e sipërme në mënyrë që pacienti të ketë një përputhje të mirë mes të dyja nofullave dhe një përtypje të mirë, pra kemi arritur një rezultat funksional dhe estetik”, tha kirurgu austriak.

Kirurgjia e nofullës është një ndërhyrje komplekse që kërkon një saktësi të lartë për të arritur një rezultat optimal në fund të trajtimit. “Në aspektin estetik kjo ndërhyrje do t’i lejojë pacientit të ketë një mbyllje më të mirë të buzës edhe një mbështetje më të mirë të faqeve dhe sigurisht do t’i japë një fytyrë më të balancuar dhe në aspektin social pacienti do ketë një pamje më të mirë, që është një nga shqetësimet kryesore bashkë me anën funksionale”, sqaroi Prof.Emenka Nkenke.

Tashmë prej dy vjetësh në Spitalin Amerikan, Prof. Emenka Nkenke trajton me sukses rastet e tumoreve të gojës dhe nofullave, rikonstruksione komplekse të nofullave, kirurgji mikrovaskulare dhe plastike si dhe diagnoza të fushës maksilofaciale, gjithashtu drejton edhe Departamentet e kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale të Universitetit të Erlangen-Nurenberg në Gjermani.

Arresti kardiak, çfarë bëhet në raste urgjente kur dikujt i ndalon zemra!

Arresti kardiak, çfarë bëhet në raste urgjente kur dikujt i ndalon zemra!

By Spitali Amerikan - Të Reja

 

 

 

 

Nga Dr. Edjon Hajro

Arresti kardiak është një humbje e menjëhershme e papritur e funksionit të zemrës dhe bashkë me të dhe e frymëmarrjes dhe vetëdijes. Në përgjithësi ndodh për shkak të një problemi elektrik të zemrës gjë që çon në ndërprerjen e pompimit të gjakut duke e ndaluar atë të shkojë në pjesën tjetër të trupit. Arresti kardiak ndryshon nga ataku kardiak. Ataku kardiak ndodh kur kemi ndërprerje të furnizimit me gjak të një pjese të muskujve të zemrës, kjo mund të shkaktojë dhe problemet elektrike të zemrës që çon në arrest kardiak.

Arresti kardiak është një emergjencë mjekësore. Nëse nuk trajtohet menjëherë shkakton vdekje të menjëhershme. Me një ndërhyrje të shpejtë dhe të duhur mjekësore mbijetesa është e mundur. Administrimi i resusitacionit kardiopulmonar CCPR, trajtimi me defribilator ose dhe vetëm masazhi në gjoks rrit shanset e mbijetesës.

Simptomat

Simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike si dhe përfshijnë:

  • Humbje të menjëhershme të vetëdijes
  • Mungesë të pulsit
  • Mungesa e frymëmarrjes

Arresti kardiak shpesh ndodh pa simptoma paraprake, por në një pjesë të rasteve janë disa simptoma që paraprijnë. Ato janë: lodhje të fikët, marrje mendsh, paqartësi, marrje fryme, dhembje kraharori, rraje të shpejta.

Kur duhet të konsultohemi me mjekun

Nëse një person ka episode të shpeshta të dhembjes së kraharorit, rrahje zemre të shpejta ose të çrregullta, marrje fryme, të fikët ose ndjesi të kësaj gjendjeje, marrje mendsh ose paqartësi, atëherë duhet të konsultoheni sa më shpejt me mjekun tuaj.

Kur zemra ndalon së punuari mungesa e gjakut të oksigjenuar (të pastër) mund të shkaktojë dëmtim të trurit vetëm në disa minuta. Vdekja ose dëmtimi permanent i trurit ndodhin brenda 4-6 minutash. Koha është vendimtare kur një person humbet vetëdijen dhe nuk merr frymë, në këtë moment duhet ndërhyrë patjetër.

Si duhet të veprojmë

  1. Telefononi menjëherë urgjencën nëse shikoni dikë që ka humbur vetëdijen dhe nuk i përgjigjet asnjë stimuli.
  2. Bëni masazh kardiopulmonar (CPR). Kontrolloni me shpejtësi nëse personi jokoshient merr frymë. Nëse vëreni se ai nuk merr frymë filloni CPR. Shtypni në të dyja duart shpejt dhe fort në kraharorin e personit në një frekuence 100-120 shtypje numerike vazhdoni të kryeni masazhin kardiak derisa të paraqitet personeli mjekësor.
  3. Përdorni defribilatorin portabël. Ekzistenca e defribilatorit portabël është shumë e rëndësishme. Defribilimi ose dhënia e goditjes elektrike është gjëja më e rëndësishme që duhet t’i bëhet një personi me arrest kardiak. Nëse kjo goditje kryhet brenda 3 minutave të para të arrestit kardiak rreth 75% e personave mbijetojnë, në rastet kur goditja elektrike kryhet pas 3 minutave të arrestit kardiak mundësia e mbijetesës ulet në 30-40%

Shkaqet e arrestit kardiak

Shkaqet e menjëhershme të arrestit kardiak është në përgjithësi prishja e ritmit normal të zemrës (aritmia), shkaktuar nga probleme të sistemit elektrik të zemrës. Ndryshe nga muskujt e tjerë të trupit të njeriut të cilët kanë lidhjet nervore nga ku marrin stimulin që u duhet për funksionin e tyre, zemra ka stimuluesin e vet elektrik një grup qelizash të specializuara të quajtura nodi i sinusit. Nodi i sinusit është i vendosur në një nga dhomat e zemrës dhe prodhon elektricitet që më pas shpërndahet në të gjithë zemrën dhe koordinon punën e zemrës në një mënyrë të rregullt duke e sinkronizuar. Nëse ndodh një problem në nodin e sinusit në rrugën e shpërndarjes së elektricitetit në zemër kjo rezulton në një çrregullim të ritmit. Jo të gjitha aritmitë janë malinje, një pjesë e tyre janë serioze dhe mund të çojnë në ndalimin e funksionit të zemrës (arrest kardiak).

Shkaku më i shpeshtë i arrestit kardiak është një aritmi që quhet “Fibrilacioni Vartikular”, ku impulse elektrike të shpejta dhe të çrregullta bëjnë dhomat e zemrës vetëm të dridhen dhe jo të kryejnë funksionin e tyre të pompimit të gjakut. Ndër shkaqet e tjera janë dhe brakikarditë (ulja e rrahjeve). Në 10% të rasteve këto janë aritmi ku ritmi i zemrës është shumë i ulët .

Sëmundjet kardiake që mund të çojnë në arrest kardiak

Aritmitë që rrezikojnë jetën në përgjithësi ndodhin në personat me probleme kardiake të mëparshme si:

  1. Sëmundja e arterieve koronare
  2. Ataku kardiak ose infarkti i miokardit
  3. Zmadhimi i zemrës
  4. Patologjitë Vaskulare
  5. Sëmundjet e lindura të zemrës
  6. Problemet elektrike të zemrës

Faktorët e rrezikut

Për shkak se arresti kardiak është shumë i lidhur me sëmundjet koronare të zemrës, faktorët e rrezikut që shtojnë rrezikun për sëmundje koronare shtojnë dhe rrezikun për arrest kardiak

Ato janë:

  • Historia familjare
  • Hipertensioni
  • Kolesteroli i lartë
  • Obeziteti
  • Diabeti
  • Standardii jetesës
  • Përdorimi i alkoolit

Kurse faktorët e tjerë që e shtojnë më tepër rrezikun për arrest kardiak janë:

  • Arrest kardiak i mëparshëm
  • Mosha
  • Të qenit mashkull
  • Përdorimi i drogave
  • Historia familjare me problem kardiake

Parandalimi

Nuk ka një mënyrë të sigurt për të ditur rrezikun e arrestit kardiak por ndryshimi i stilit të jetesës, kontrolli i vazhdueshëm te mjeku ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

  • infeksionet e veshkave dhe rrugëve urinare
  • infeksionet e organeve gjenitale
  • problemet e ereksionit dhe ejakulimit
  • sterilitetin mashkullor
  • llojet e kancereve (të prostatës, veshkave, vezikës urinare, testikulit), etj

Laboratori i kateterizimit të Zemrës 24/7 në Spitalin Amerikan

Që prej vitit 2012 Spitali Amerikan ka hapur Laboratorin e kateterizimit të zemrës, 24 orë në 7 ditë të javës për trajtimin emergjent të infarktit akut të miokardit duke realizuar funksionimin e të ashtuquajturit programit 24/7.

 

 

 

Page 20 of 34«‹1819202122›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë