Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2

Keni dhembje dhe nuk dini cilit mjek t`i drejtoheni? Pa dilema! Mos humbni kohë të zgjidhni specialistin e duhur

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në jo pak raste pacientët ndihen konfuzë për simptomat që përjetojnë dhe gabojnë për t’u drejtuar tek specialisti i duhur.

Kjo përkthehet në humbje kohe, në jo pak raste jetike, për patologji të ndryshme dhe aspak zgjidhje për shqetësimet e pacientit.

Konkretisht, në rastet e dhimbjes së kyçeve dhe shputave të këmbëve, pacientët nuk dinë se cilat janë patologjitë specifike që mund të prekin shputën dhe kyçin, si dhe cili është roli i mjekut specialist në këtë rast.

Për të gjithë ata që nuk janë mjaftueshëm të informuar, mjeku specialist që trajton këto simptoma; në këtë rast kirurgu ortoped; trajton të gjitha patologjitë e kyçit dhe shputës që prej “bunions” i njohur ndryshe dhe si Hallux; ligamentet, këmbën diabetike e deri te rimodelimi i kyçit të këmbës.

Nëse keni shqetësime në këto zona të këmbës, duhet të keni parasysh se është shumë e rëndësishme që të trajtohen në kohë. Patologjitë që prekin kyçin dhe shputën kanë tendencën të përkeqësohen në vazhdim; disa prej tyre trajtohen me ushtrime fizike apo duke ndërruar këpucët, ndërkohë që patologji të tjera kanë nevojë për kujdes më të avancuar.

Në qendrën tonë të ortopedisë, në një prej specialiteteve, si shërbimet diagnostike dhe kirurgjikale për zgjidhjen e patologjive të kyçit dhe shputës, i japim një rëndësi më të veçantë rasteve komplekse që kanë nevojë për kirurgji të specializuar apo për trajtime në një kohë të gjatë.

Këtu trajtohen të gjitha patologjitë si:

– frakturat e tendinave

– këputja e tendinave dhe ligamenteve

– dobësimin e muskujve nga dëmtimet sportive

– sëmundjen e artritit qe prek kyçin dhe shputën

– dëmtimet sportive

– gungat në këmbë ose ndryshe “bunion”

– dhimbjen e thembrës

– dëmtimet e thembrës

– çrregullimet post-traumatike

– deformimet e këmbës

– këmbën diabetike

– patologjitë që prekin fëmijët, etj

Vizita e parë gjinekologjike! Çfarë duhet të dimë?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Adoleshenca është mosha në të cilën trupi i femrës pëson ndryshime të menjëhershme. Në këtë stad zhvillimi femrat fillojnë pjekurinë seksuale që ka të bëj dhe me zhvillimin e organeve riprodhuese, si rrjedhojë është e domosdoshme që një femër e kësaj moshe të filloj të kryejë vizitat te mjeku Obstetër–Gjinekolog.

Periudha kur një adoleshente duhet të paraqitet te mjeku gjinekolog është midis moshës 13-15 vjeç. Mjeku gjinekolog është i specializuar për kujdesin shëndetësor të grave. Shumë vajza fillojnë të kryejnë vizitat e para të mjeku gjinekolog në moshën e adoleshencës dhe e vazhdojnë këtë rutinë përgjatë gjithë jetës së tyre. Grave dhe vajzave i këshillohet që të bëjnë një check-up rutinë te mjeku gjinekolog çdo vit, si dhe të paraqiten pranë mjekut për çdo shqetësim që ato kanë.

Vizita e parë te mjeku gjinekolog dhe rutina e vizitave që do të pasojë do ti ndihmojë këto vajza të reja për të qënë gra të shëndetshme në të ardhmen. Vizitat e hershme te mjeku obstetër-gjinekolog i jep mundësinë mjekut të shpjegojë dhe sigurisht vajzave të kuptojnë se si po ndryshon trupi i tyre dhe se si ato të kujdesen për trupin e tyre, por jo vetem kjo, infeksionet e traktit urinar te femrat apo infeksionet vaginale janë një ndër sëmundjet më të shpeshta që prekin organet gjenitale femërore. Infeksionet vaginale jane infeksione të cilat nuk prekin një moshë të caktuar, kushdo nga femrat ditët e sotme mund të preket nga infeksionet vaginale ndaj një arsye e rëndesishme për të filluar vizitat te mjeku gjinekolog është dhe rreziku i prekjes prej tyre.

Akoma në ditet e sotme vërehet një hezitim i vajzave të grupmoshave nga 13-18 vjeç për tu paraqitur te mjeku gjinekolog, kjo për arsye se shumë prej tyre e kosiderojnë të turpshme apo të sikletshme këtë vizitë. Është e rëndësishme të kuptohet se konsulta me mjekun gjinekolog nuk është aspak e dhimbshme apo e sikletshme.

Në Spitalin Amerikan mjekët gjinekolog do të bashkëbisedojë me ju për të marrë një informacion më të detajaur rreth historisë tuaj shëndetësore, pyetjet që mund, tju drejtohen janë:

  • Periudha që ju kanë ardhur menstrulacionet dhe nëse ju vijnë në ditët e
  • caktuara apo keni një cikël të çrregullt
  • Pyetje rreth akneve në fytyrën tuaj, pasi ato kanë lidhje të drejtpërdrejtë me hormonet në trupin tuaj
  • Pesha juaj trupore
  • Mardhëniet seksuale etj.

Bashkëbisedimi është pjesa e parë e vizitës, në ekzaminimin fizik për vajzat adoleshente do të duhet të bëjnë një eko abdominale për të parë organet gjenitale nëse ka ndonjë anomali të mundshme. Përveç ekos do të duhet të kryhet dhe një analizë gjaku (check-up) ndërkohë që Paptest-i nuk është e këshillueshme të kryhet deri në moshën 21 vjeç ndaj ekzaminimet e lartpërmenduar do të mjaftojnë për të kryer konsultën e parë te mjeku gjinekolog.

Konsultat te gjinekologu nuk janë turp por janë një shenjë që tregon se ju tashmë po rriteni dhe trupi juaj po përgatitet për të qënë një grua. Të ndjekësh këshillat e mjekut si dhe të krijosh një mardhënie besimi me të do të thotë se tashmë ti je një e rritur e cila kërkon që të ketë një trup të shëndetshëm. Gjithashtu në këtë stad zhvillimi prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin shëndetësor të fëmijëve të tyre.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët gjinekolog të Spitalit Amerikan, kontaktoni në 042357535 ose në rezervime.spitaliamerikan.com

Për një hundë te shëndetshme dhe të bukur, Spitali Amerikan sjell mjekun Italian Andrea Palmieri.

Për një hundë te shëndetshme dhe të bukur, Spitali Amerikan sjell mjekun Italian Andrea Palmieri.

By Spitali Amerikan - Të Reja

“Ndërhyrjet jo vetëm estetike. Ja 7 shërbimet e njësisë Operative të Rinosetoplastisë”

Operacioni I hundës, për të përmirësuar pamjen nuk duhet parë vetëm si një ndërhyrje estetike. Hunda është në qëndër të fytyrës dhe një nga pjesët më të rëndësishme e funksionale të trupit të gjithsecilit prej nesh. Rastet e devijancave apo gabimeve në operacionet e hundës janë jo pak. Mënyra sesi kryhen lidhet drejtpërdrejtë jo vetëm me formën, mirëfunksionimin e hundës por edhe me kohën që rekuperohet një pacient që ka kryer këtë ndërhyrje. Ndaj, nëse doni të përmirësoni pamjen tuaj, duhet të mendoheni mirë. Dëshira për të qenë më të bukur duhet të eci paralel me zgjedhjen e duhur të mjekut specialist. Një hundë që nuk i përgjigjet rregullave estetike e funksionale mund të shkatojë pasiguri dhe shumë shqetësime. shqetësime. Nga ana tjetër, nëse për shkak të ndërhyrjes së gabuar pacienti nuk merr frymë mirë pasojat e cilësisë së jetesës janë të rënda. Spitali Amerikan ka zgjedhur mjekun Italian Andrea Palmieri për t’I dhënë garancinë më maksimale gjithkujt që dëshiron të përmirësojë pamjen e tij duke ndërhyrë në hundë. Në njësinë e Rinosetoplastisë në Spitalit Amerikan kryhet me tenikikat më të avancuara ndërhyrjet që mund që mund të kenë lidhje ose jo me korrigjimin e spetumit të hundës duke përmirësuar pamjen dhe funksionin e hundës.Por sa kohë ju duhet për t”u shëruar pas kësaj ndërhyrje ?Shërbimet e njësisë Operative të Rinosetoplastisë e mbyllin këtë cikël brenda dy javëve.

E gjithë ndërhyrja ka 7 hapa të domosdoshëm për këdo që zgjedh Spitalin Amerikan dhe ekipin e mjekëve të tij të specializuar:

Shërbimet e njësisë Operative të Rinosetoplastisë

  • Vlerësim para operacionit dhe përkufizimi i qëllimeve
  • Ndërhyrja kryhet me teknikë të hapur ose të mbyllur
  • Ndërhyrja kryhet në ambulatorin e përgjithshëm
  • Kohëzgjatja e ndërhyrjes 1-2 orë
  • Shtrimi 1-2 ditë
  • Koha e shërimit 10-14 ditë
  • Vlerësimi 1 vit pas ndërhyrjes

Për më shumë informacione dr. Andrea Palmieri pranë Spitalit Amerikan 3

Ja sëmundjet që parandalohen tek vajzat dhe gratë vetêm me një kontroll rutinë në Spitalin Amerikan!

Ja sëmundjet që parandalohen tek vajzat dhe gratë vetêm me një kontroll rutinë në Spitalin Amerikan!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Si vajzë, si grua, si nënë kujdesu për shëndetin tënd!

Një grua, nënë apo një vajzë e shëndetshme, duhet të ketë pjesë të rutinës së saj të kontrolleve të paktën njëherë në 6 muaj një vizitë tek mjeku gjinekolog. Duhet të kryejë gjithashtu periodikisht egzaminimet që këta mjekë specialistë rekomandojnë, për të evituar që nga patologjitë më të thjeshta, sëmundjet seksualisht të transmetueshme e deri kancerin e qafës së mitrës i cili nëse nuk kapet në kohë mund të ketë pasoja fatale. Mjekët e Spitalit Amerika pohojnë se janë me dhjetra rastet e vajzave dhe grave që neglizhojnë këto egzaminime duke dëmtuar rëndë shëndetin e tyre. “Kemi raste të cilat paraqiten në spital me infkeskione shumë të rënda, pasi i kanë lënë për një periudhë të gjatë pa trajtuar,ashtu sikurse numri i atyre që kryejnë periodikisht pap-testin pas moshës 25 vjeç në Shqipëri mbetet ende i ulët. Ekzaminimet duke filluar nga vizita e thjeshtë, ekot e barkut apo vaginale si dhe pap-testi, janë shumë të rëndësishme për t’i garantuar grave dhe vajzave ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit riprodhues e sekual”, shprehen mjekët gjinekologë të Spitalit Amerikan. Ata pohojnë se një grua e shëndetshme mund të sjellë në jetë një një bebe të shëndetshme ndërsa pohojnë se rastet e çifteve që nuk sjellin dot në jetë një fëmijë në momentin që duan, pikërisht si pasojë e patologjive që mund të ishin evituar janë gjithashtu jo të pakta. Spitali Amerikan , duke i dhënë përparësi shëndetit të gruas, ofron paketat e kontrollit gjinekologjik, të cilat jo vetëm plotësojnë gamën e egzaminimeve të domosdoshme, por u ofrohën pacienteve edhe me çmime të reduktuara, pikërisht për t’i nxitur ato t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit të tyre riprodhues. Mjekët gjinekologë nga ana tjetër insistojnë se kryerja e pap-testit mbi moshën 25 vjeç duhet të bëhet detyrimisht nga vajzat dhe gratë.”Ky egzaminim mundëson parandalimin, por edhe kapjen në kohë të kancerit të qafës së mitrës i cili është i trajtueshëm në fazat e para dhe mund të jetë fatal nëse kapat në stade të avancuara”, sqarojnë mjekët e Spitalit Amerikan!

Spitali Amerikan, marrëveshje bashkëpunimi me Genesis Clinic

Spitali Amerikan, marrëveshje bashkëpunimi me Genesis Clinic

By Spitali Amerikan - Të Reja

Hapet Shoqata e Turizmit Shëndetësor në Kosovë

Spitali Amerikan dhe Genesis Clinic zhvilloi dje në Prishtinë konferencën ndërkombëtare “Turizmi Shëndetësor “me fokus trajtimin e Infertilitetit. Me pjesëmarrjen e mjekëve të njohur shqiptarë e të huaj kjo temë u diskutua gjerësisht për vetë kontributin që Spitali Amerikan kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në zhvillimin e turizmit shëndetësor në Shqipëri e tashmë edhe në degën e tij në Kosovë. Ky spital konkurron me cmime dhe cilësi vende të zhvilluara të Europës.

Për të njëjtën cilësi shërbimi e trajtimi shëndetësor Spitali Amerikan ofron trajtimin më bashkëkohor të infertilitetit duke përdorur jo vetëm teknologjitë më moderrne por edhe një staf të specializuar mjekësh.

Në këtë konferencë organizuar nën kujdesin e veçantë të Administratorit të Përgjithshëm të Spitalit Amerikan Z. Klodian Allajbeu dhe Administratorit të Genesis Athens Dr.Konstantinos Pantos morën pjesë Presidenti i Urdhërit të Mjekut në Kosovë, z. Pleurat Sejdiu,z. George Patoulis, Presidenti i Këshillit Grek të Turizmit Shëndetësor, Z. Nicolae Baniciou, Kryetari i Shoqatës së kardiologëve të Kosovës prof.Gani Bajraktari, Kryetari i Shoqatës së Reumatologëve të Kosovës Prof.Sylejman Rexhepi, Ministri i Shëndetësisë së Rumanisë si dhe një sërë mjekësh të njohur obsetër gjinekologë, kardiologë, radiologë.

Gjatë konferencës u diskutua për bashkëpunimin ndërkufitar në turizmin shëndetësor, zhvillimin e më tejshëm të tij si dhe risitë në fertilizimin invitro ku përfshihen teknologjitë e reja, protokollet mjekësore. Në fund të kësaj konference Spitali Amerikan në Kosovë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesit e shtetit të Greqisë dhe Rumanisë për hapjen e një shoqate të turizmi shëndetësor në Kosovë.

Në planet afatgjata të Spitalit Amerikan është zhvillimi i mëtejshëm i turizmit shëndetësor në Shqipëri e Kosovë. “Për këtë jemi duke investuar shumë në infrastrukturë, teknologji dhe staf mjekësor të kualifikuar, në mënyrë që të konkurojmë denjësisht vendet e rajonit si Maqedonia, Serbia dhe Turqia dhe ta rikthejmë shëndetësinë e Kosovës në nivelin që të gjithë e dëshirojmë”, u shpreh Administratori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

“Dhuro Gjak, shpëto jetë”, Spitali Amerikan fushatë për sensibilizimin e të rinjve

“Dhuro Gjak, shpëto jetë”, Spitali Amerikan fushatë për sensibilizimin e të rinjve

By Spitali Amerikan - Të Reja

Të solidarizohesh për të dhuruar gjak, nuk tregon thjesht dëshirën për të ndihmuar ata persona që kanë nevojë për të. Do të thotë të mendosh përtej vetes , familjes dhe miqve të tu. Do të thotë të vihesh në pozicionin e një fëmije talasemik që për të jetuar, duhet të kryejë transfuzion ccdo 21 ditë. Do të thotë gjithashtu të mendosh se për shkak të një aksidenti gjithkush mund të ketë emergjencë marrjen e gjakut. Do të thotë se pa të kushtuar asgjë, mund të shpëtosh jetën e dikujt dhe ky është misioni më fisnik dhe human që ka secili prej nesh. Nga ana tjetër të dhurosh gjak, do të thotë të informohesh për një sërë benefitesh që ka ky proces për organizmin. E duke ditur të gjitha këto të jesh ti që të sensibilizosh të tjerët. Nën sloganin “Dhuro gjak, Dhuro jetë, mbro shëndetin tënd”.Spitali Amerikan e ka kthyer në traditë sensibilizimin për dhurimin e gjakut. Këtë vit, fokusi do të jetë tek të rinjtë e veccanërisht studentët, si potenciali më i madh në Shqipëri për dhurimin e gjakut. Gjak mund të dhurojnë të gjithë ata persona që janë të shëndetshëm 18 deri 60 vjeç dhe peshë minimale 50 kg. Dhurohet 450 ml( ± 10%) dhe kjo këshillohet të bëhet 4 herë në vit për burrat dhe 2 herë në vit per gratë në moshë pjellorie. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit Duhet të dini se gjaku ka një cikël riprodhimi të përhershëm prej 21 ditësh, pra është e zakonshme që ai të shkatërrohet vetë. Para se të kryeni këtë akt soldariteti, mjekët do të sigurohen se ju gëzoni shëndet të plotë dhe ky dhurim nuk do ta dëmtojë shëndetin tuaj. Kjo realizohet nëpërmjet intervistimit dhe vizitës mjekësore.Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë si talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit,

Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore  për të “ngritur” në këmbë pacientët e dëmtuar!

Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore për të “ngritur” në këmbë pacientët e dëmtuar!

By Spitali Amerikan - Të Reja

 


Qendra e Fizioterapisë në Spitalin Amerikan 3, me shërbimin më të sofistikuar për fëmijët dhe të rriturit.

Fizioterapia pas një ndërhyrje kirurgjikale është thelbësore për rekuperimin e plotë të pacienit. Dy fizioterapistët e Spitalit Amerikan, Juliana Balla dhe Kujtesa Dautaj shpjegojnë rëndësinë e këtij shërbimi dhe çfarë ofrohet ndryshe në qendrën e fizioterapisë së Spitalit Amerikan. “Nëse fizioterapia nuk kryhet pas një operacioni, rekuperimi zgjat më shumë në kohë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës”, sqaron fizioterapistja Kujtesa Dautaj. Veçanërisht për operacionet kur pacienti vendos një protezë, teknikat e rehabilitimit me fizioterapi janë të domosdoshme. Por sipas mjekut Italian ortoped, Guido Bassi duke kryer vizitat mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale për pacientë me probleme të cilët, kanë nevojë për shërbim të specializuar mjekësor. Përveç traumave, në këtë shërbim paraqiten pacientë që kanë patologji të ndryshme në artikulacionet e trupit veçanërisht gjunjët. “Kemi pacientë të cilët paraqiten në spital me dhimbje shumë të forta dhe pas grafisë na rezulton se kemi të bëjmë me një konsumim të kockave të gjurit. Në këto raste ne propozojmë një protezë të pjesshme ose të plotë të gjurit”, thotë mjeku ortoped Guido Bassi. Pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale, mjeku ortopedi, thekson se fizioterapia është e domosdoshme, në mënyrë që pacientët t’i kthehen jetës normale. Në spitalin Amerikan, shërbimi i fizioterapisë është ofruar që prej themelimit të tij, por tashmë në Spitalin Amerikan 3, Qendra e Fizioterapisë me specialistë shqiptarë e të huaj, ofron një gamë shumë më të gjerë teknikash rehabilituese, duke qëndruar krah qendrave më të specializuara në Europë,për këtë shërbim. Në këtë qendër aparaturat më të sofistikuara, ndihmojnë ekipin e fiziterapistëve, duke ofruar një shërbim bashkëkohor për pacientët. Menaxhimi i problemeve muskulo-skelektike dhe rehabilitimi post-kirurgjikal realizohen me sukses në këtë shërbim. “Parandalimi është shumë i rëndësishëm dhe në shërbimin tonë ne ofrojmë teknikat për menaxhimin e jetës së përditshme të personave që kanë probleme, duke ndihmuar në rehabilitimin e artikulacioneve dhe të masës muskulare”, sqaron fizioterapistja, Kujtesa Dautaj. Sipas saj në rastet kur pacienti ka dhimbje, të cilat janë shenjë shoqëruese e artrozave , është e nevojshme që artikulacionet jo vetëm të ndihmohen por edhe të pregatiten nëse me vonë lind nevoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale. “Vendosja e protezave në zonën e gjurit, shpatullave kur është e domosdoshme, shoqërohet me fizioterapi përpara dhe pas operacionit. Ky trajtim eviton atë që ne e quajmë dështim të protezës. Roli i fizioterapistit në fakt nuk është vetëm tek rehabilitimi, por edhe tek edukimi , në fazën me sensitive, 2-3 javë pas ndërhyrjes kirurgjikale”, shprehet fiziotarapistja Juliana Balla. Në qendrën e fizioterapisë të spitalit Amerikan 3, ofrohet shërbim duke filluar që nga patologjitë me karakter neorulogjik, pediatrik (veçanërisht për rastet e skoliozës apo kifozës). Gjithashtu përfshihen edhe rehabilitimet e patologjive kardiovaskulare, reumatologjike, si dhe rehabilitimet sportive. Shërbimi i duhur i fizioterapisë, vërtet kërkon kohë, por sot bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilit kishin humbur shpresat me qendrën më të mirë në Spitalin Amerikan 3.

Micro TESE metoda me e Avancuar e mjekesise riprodhuese per ciftet me problemet e spermes vetem ne Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Gjergji Semini
Kirurg Urolog

Përparimet në mjekësinë riprodhuese gjatë viteve të fundit u kanë dhënë një shans meshkujve të cilët më parë konsideroheshin absolutisht sterilë për të krijuar fëmijë biologjikë.

Këto përparime kanë ardhur në dy fronte. E para ishte ardhja e Fertilizimit In Vitro (IVF) me Injeksion Sperm Intra-Cytoplasmic (ICSI). Ky zbulim teknologjik zvogëloi kërkesën e numrit të spermatozoideve që nevojitet për të fekonduar një vezë nga mijëra të tillë me vetëm një spermatozoid për çdo vezë. Kjo do të thotë që meshkujt me një sasi shumë të pakët të spermës që nuk mund të përmirësoheshin me ilaçe, të kenë edhe një mundësi e re për të konceptuar në mënyrë efektive një fëmijë të tyrin.

Rezulton se meshkujt që nuk kanë spermatozoide në ejakulat për shkak të problemeve me prodhimin e spermës, si pasojë e një gjendje të quajtur Azoospermia Jo-Obstruktive (NOA), në të vërtetë mund (por jo gjithnjë) të kenë “ishuj” të vegjël të prodhimit të spermës brenda testikulit. Në të vërtetë, më shumë se 50 – 60% e meshkujve me NOA aktualisht prodhojnë sasi të vogla të spermës brenda testikulit që mund të përdoren në IVF / ICSI për të krijuar një fëmijë.

Tingëllon si një lajm i mirë për të gjithë, apo jo? E pra, sfida për ekspertët ka qenë të zhvillohen teknika që përmirësojnë shanset për gjetjen e spermës brenda testikulit dhe më pas të krijohen strategji efektive për marrjen e spermatozoidit më të mirë gjatë të njëjtës proçedurë për përdorim e tyre në IVF.

Ekstraktimi i spermës së pakët kërkon aftësi dhe teknologji

Një teknikë e re kirurgjikale, e quajtur Microsurgical Testicular Extraction Sperm ose “Micro-TESE” është zhvilluar për të zbuluar spermën në testikujt e burrave që kanë prodhim të pakët të spermës.

Për shkak se tubulat e testikulit janë struktura mikroskopike, ato nuk mund të dallohen me sy të lirë. Megjithatë, duke përdorur një mikroskop operativ për të ekzaminuar tubulat në kohën e kryerjes së biopsisë testikulare, mund të ekstraktohen në mënyrë selektive tubulat “më të mirë” ose ata më të zakonshmit. Është fakt se ekziston një shans më i lartë që të gjenden spermatozoide në tubat “më të mirë”, më shumë se në tubulat me aspekt jo të shëndetshëm ose ato fibrotike.

Duhet të kesh kryer kaq shumë nga këto procedura, si dhe të kesh aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur këto tuba, më premtueset.

Pasi të hiqen mostrat, tubat hapen në një pjatë Petri që përmban medium (terren) shplarës për spermatozoidet dhe kërkimi për spermatozoidet fillon duke ekzaminuar mostrat nën mikroskop. Mund të nevojitet deri në pesë orë për të kërkuar spermë tek mostrat. Ky është një proces shumë kompleks dhe i lodhshëm, por shumë i rëndësishëm. Sapo të gjenden, spermatozoidet më pas inkubohen të vendosur në kontenierë të posaçëm në pritje të vezëve për tu injektuar, ose ngrihen (krioprezervohen) për fekondim në të ardhshmen.

Kjo teknikë e avancuar na lejon të drejtojmë biopsinë në zonat më të mira dhe të rrisim mundësinë e gjetjes së spermës duke hequr sasi të vogla të indeve,vndryshe nga një biopsi e rastësishme, duke shkaktuar edhe më pak dëme. Biopsitë e rastësishme janë të pasakta sepse është e pamundur që një mjek të gjejë xhepa të mundshëm të spermës duke vëzhguar pjesën e jashtme të një testikuj me sy te lirë, përveç fatit.

Mikro-TESE është një procedurë e avancuar që kërkon aftësinë dhe kuptimin e një mikro kirurgu ekspert shumë të njohur me indet testikulare. Kombinimi i përdorimit të mikroskopit operativ, diseksimi i tubulave të testikulit dhe të pasurit e një personeli të trajnuar për të kërkuar spermatozoide mund të bëjë dallimin midis suksesit dhe dështimit për shumë çifte.

Mikro-TESE mund të kryhet si një procedurë diagnostike dhe nëse gjendet spermë e përdorshme, atëherë indi testikular mund të ngrihet dhe çifti rekomandohet të vazhdojë me ICSI. Gjithashtu mund të kryhet menjehere ICSI pas cikit të marrjes së vezëve, në mënyrë që spermatozoidi të injektohet në vezë pa ngrirje. Ngrirja e spermës nga burrat me probleme të prodhimit të spermës mund të jetë e vështirë pasi këto spermatozoide zakonisht janë të paktë në numër dhe nuk shkrihen mirë. Prandaj shansi më i mirë i shtatzanisë është përdorimi i spermatozoideve të freskëta të fituara vetëm para marrjes së vezëve dhe kryerjes të ICSI-t

Mundësia e gjetjes së spermës me Micro-TESE është më e lartë se 50 – 60%. Kjo është dyfishi i shanseve për gjetjen e spermatozoideve nga biopsitë jo-mikrokirurgjikale ose gjilpëra të marra nga urologët e përgjithshëm. Mikro-TESE është një përparim i madh në kirurgjinë riprodhuese të meshkujve, por kryhet vetëm nga një numër i vogël i kirurgëve riprodhues.

Disa kirurgë bëjnë prerje të panevojshme të mëdha në skrotum dhe në testikuj. Ne jemi përqendruar në zhvillimin e teknikave minimale invazive, duke e bërë këtë një proçedurë më të lehtë për t’u shëruar.

Fertilizimi In Vitro dhe Teknologjia Time Lapse ne perzgjedhjen e embrioneve me te mire

Fertilizimi In Vitro dhe Teknologjia Time Lapse ne perzgjedhjen e embrioneve me te mire

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjeku obsetër gjinekolog Elton Peçi: Embrioni nuk del më nga inkubatori, gjithçka e monitoruar brenda një pajisjeje.

Më shumë se 6 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ardhur në jetë falë fekondimit in vitro apo fekondimit të asistuar. Tashmë kjo teknikë ka kapërcyer 40 vjet që nga koha kur ka nisur të aplikohet për herë të parë dhe u ka sjellë gëzim dhe mundësinë e sjelljes në jetë të një fëmije, mijra çifteve. Perfeksionimi i saj ka bërë që së fundmi një teknikë e re që quhet “Time-Lapse”, të aplikohet për përzgjedhjen e embrioneve. Po ku konsiston kjo teknikë që në Shqipëri mundësohet vetëm në Spitalin Amerikan dhe në të gjithë ballkanin e aplikojnë vetëm 5 qendra. Mjeku, obsetër gjinekolog i këtij spitali Elton Peçi dhe Embriologu, Besfort Ferhati sqarojnë risitë e kësaj teknologjie të re që po aplikohet në fushën e fertilizimit in- vitro. “Time –lapse është një inkubator i cili ka të inkorporuar edhe një sistem monitorizues që nga momenti i depozitimit të vezës e cila është e fekonduar me spermatozoid. Time-lipse fotografon në intervale me 10 minuta në kohëzgjatje nga njëri-tjetri, gjithë zhvillimin embrional”, sqaron mjeku Elton Peçi ku Sipas tij, ka një avantazh në krahasim me metodologjinë e vjetër, pasi më herët për të monitoruar embrionet duhet të hapej inkubatori të transferoheshin tek miroskopi dhe të riktheheshin prap aty. “Me këtë metodologji eliminohet plotësisht kjo pjesë duke evituar të gjitha rreziqet dhe për më tepër informacioni që ne kemi në lidhje me embrionin është shumë më i plotë, duke e bërë më të lehtë për embriologun përzgjedhjen se cili embrion është më i mirë”, shprehet mjeku embriolog. Të dhënat nga Time-lapse nuk janë më fotografi, por është një filmim i plotë i embrionit i cili mundëson që mjekët të shohin me detaje të gjithë parametrat morfologjikë dhe ndryshimin që ai pëson me kalimin e ditëve deri sa të transferohet në barkun e nënes. “Një embrion më cilësor ka më tepër shanse për t’u inplantuar, më tepër shanse që fekondimi in vitro të rezultojë në një shtatëzani dhe më pak shanse që kjo shtatëzani të përfundojë në abort”, thotë Embriologu Besfort Ferhati. Ai shton gjithashtu se inkubatori, krahasimisht me inkubatorin e vjetër ka një tjetër avantazh, pasi mund të shihen 6 paciente njëkohësisht. Spitali Amerikan është i vetmi spital në vendin tonë që kryen fekondimin invitro me këtë teknologji të re. “Për herë të parë në Shqipëri kjo teknikë është përdorur 1 muaj më parë në Spitalin Amerikan, momentalisht në të gjithë ballkanin janë vetëm 5 klinika që e aplikojnë. Ka rreth 10 vjet që përdoret në botë, por kuptohet jo në të gjitha klinikat sepse jo të gjithë vendet e kanë mundësinë njësoj t’i përdorin”, thotë mjeku obsetër gjinekolog Elton Peçi. Embriologu i spitalit Amerikan thekson se materialet gjenetike të femrës dhe të mashkullit që tentojnë një shtatëzini pasi bashkohen futen brenda aparaturës dhe që nga momenti i vendosjes së vezëve të pllenuara , filmohet gjithcka që ndodh në çdo embrion.” Time –lapase gjithashtu me anë të një disku ruan të dhënat dhe nga ana tjetër parackton me saktësi kohën e lindjes ndërsa filmimet prindërit kanë të drejtë t’i tërheqin dhe t’i ruajnë pas lindjes”, thotë embriologu i Spitalit Amerikan.

Mjeku grek Gerasimos Partidas i Spitalit Amerikan: Me anë të Bi-test, zbulohen problemet në strukturën e kokës dhe trupit tek fetusi!

Mjeku grek Gerasimos Partidas i Spitalit Amerikan: Me anë të Bi-test, zbulohen problemet në strukturën e kokës dhe trupit tek fetusi!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ekzaminimet prenatale, Bi-testi zbulon

anomalitë gjatë shtatëzanisë që në javën e 12-të.

Gratë shtatëzana mund të mësojnë për anomali të mundshme të fetusit që në javën e 12-të të shtatëzanisë. Me anë të ekzaminimit Bi-test jo vetëm që mund të diagnostikohen problemet që lidhen me strukturën e kokës dhe trupit, sindroma të ndryshme, por mund të mësohet me saktësi dita e lindjes së bebeve. Bi-test është vetëm një nga diagnozat prenatale të cilat mundësohen nga Spitali Amerikan prej një ekipi të specializuar dhe me mjetet e teknologjisē më të fundit.

Përveç dianozës me Bi-test, që kryhet në muajin e tretë të shtatëzanisë, Eko 3D morfologjike është një tjetër ekzaminim mjaft i rëndësishëm në javën e 22-të të shtatëzanisë, apo kur fetusi është 4 muaj e gjysmë. Dr. Gerasimo Partidas shpjegon arsyet pse, gratë shtatëzana duhet të kryejnë këto egzaminime, në mënyrë që të grantojnë një shtatëzani të mbarë dhe lindjen e një bebeje të shëndetshme. “Ekzaminimi i Bi-testit është shumë i rëndësishëm pasi mund të diagnostikojë probleme që lidhen me strukturën e kokës dhe të trupit, të cilat mund të zgjidhen në atë moment dhe të mos pritet deri sa shtatëzania të shkojë në muajt më të avancuar. Gjithashtu përcaktohet me saktësi rreziku për sindromat kronologjike dhe anomalitë kardiake”, shprehet mjeku i mirënjohur grek. Sipas tij Bi-Testi përcakton me saktësi moshën e fetusit dhe ditën e lindjes. Në lidhje me ekon morfologjike, mjeku sqaron se ajo kryhet në javën e 22-të të shtatëzanisë. “Ekoja morfologjike mund të ekzaminojë deri në 80% të rasteve anomalitë kryesore për ecuritë e fëmijës, sa I përket trurit, organeve dhe zemrës, pra ato që kanë rëndësi jetike për fëmijën. I parashikojmë nëpërmjet këtij ekzaminimi në mënyrë që të dihet ecuria dhe të përgatiten prindërit në rastet që mund të ketë nevojë për trajtim spitalor pas lindjes”, sqaron mjeku Partidas.

Spitali Amerikan mbetet I pari dhe i vetmi i cili siguron standardet më të larta të shërbimit të gjinekologjisë në vend, duke ofruar teknikat më të reja edhe për cciftet që e kanë të vështirë të sjellin në jetë një fëmijë, por nga ana tjetër shtatazania e çdo nëne ndiqet që nga dita e parë e deri në përfundim nga një ekip i specializuar mjekësh i cili ofron egzaminimet me metodat më moderrne pa asnjë dallim edhe nga qendra ekselence spitalore në Europë dhe natyrisht me cmime disa herë më të lira.

Dr. Gerasimos Partidas është pjesë e Qëndrës së Mjekësisë Fetale dhe kryen të gjitha Ekot morfologjike ne Spitalin Amerikan 2 & 3.

Page 24 of 34«‹2223242526›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë