Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2
Sukses në rastet e vështira ortopedike. Rikthehet pas 28 vitesh nga Italia kirurgu i mirënjohur Tonin Alia.

Sukses në rastet e vështira ortopedike. Rikthehet pas 28 vitesh nga Italia kirurgu i mirënjohur Tonin Alia.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Vuante nga Koksartroza në pamundësi në ecje, kirurgu i njohur i rikthehn jetën normale 60 vjeçares.

Një paciente me patologjinë e koksartrozës i është drejtuar Spitalit Amerikan 3, me një sëmundje e cila kishte kaluar në fazën e saj më të avancuar. Pacientja kishte probleme të mëdha dhe është shfaqur në spital me pamundësi për të ecur e dhimbje të vazhdueshme, të cilat nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje me metodën konservatore me të cilët trajtohej në vendin tonë. Ajo iu nënshtrua një interventi modern në Spitalin Amerikan, e cila realizohet në vende të zhvilluara të Europës. Kjo ndërhyrje u krye nga mjeku i mirënjohur Tonin Alia, kirurg ortoped i ardhur nga Milano, pas një eksperience 28 vjeçare në spitalet më të njohura në Itali. Në intervistën e tij, ai tregon më shumë për patologjinë e Koksartrozës, rastin e pacientes 60 vjeçare dhe pse zgjodhi Spitalin Amerikan për tu rikthyer pas kaq vitesh në Shqipëri.

Doktor Alia, ju i jeni bashkuar spitalit Amerikan prej tre muajsh dhe operacioni i kryer ndaj pacientes 60-vjeçare do ti mundësojë asaj jo vetëm lëvizjen, por edhe një stil të ri jetese. Mund të na tregoni më shumë për këtë rast?

Pas vizitës dhe diagnostikimit të imtësishëm ne arritëm më parë në kokluzion se koksartroza e ka prekur pacienten në moshë të re. Rezulton se ka pasur një displazi koksofemurale që ka kaluar në këtë koksartrozë invalidante që nuk i jep më mundësinë pacientit as të lëvizë. Kjo patologji është më e përhapur tek femrat. Ne kryem atë ndërhyjre që quhet vija miniinvazive. Sot koncepti i miniinvazivitetit nuk është i lidhur me gjatësinë e prerjes së lëkurës, por përfshin respektin në maksimum të strukturave muskulare, sidomos të lidhjeve të muskujve me kockën. 1. Respekt i strukturave muskulore do të thotë të ruash forcën muskulare dhe të ruash propriocitetin (aftësia e trupit për ta patur ndjesinë e artikulacionit si normal).

2. Gjithashtu respekt i strukturave muskulare përkthehet në praktike në reduktim të humbjeve të gjakut intraoperatore, reduktim të dhimbjeve postoperatore, shkurtim të qëndrimit hospitalor si dhe jo incision kozmetik. Pra kemi të bëjmë me një metodë të re që i siguron personave që vuajnë nga Kosartroza që nëpërmjet kësaj

ndërhyrjeje kirurgjikale ti rikthehet jetës normale duke eliminuar dhimbjen dhe përmirsuar cilësinë e jetës.

Cilat janë simptomat e koksartrozës?

Simptomat e kësaj sëmundjeje kryesisht konsistojnë në dhimbje gjatë ecjes, kufizim progresiv të lëvizjeve deri në hiportrofi muskuluare. Dhimbjet përgjithesisht janë më të theksuara në pjesën anësore dhe të përparme të ijes. Në fazat fillestare pacientët mund të kenë edhe dhimbje gjunjësh. Pacientët që paraqiten për ndihmë ankohen se dhimbja acarohet kur trupi është në lëvizje dhe qetësohet kur trupi është në pushim. Kryesisht në mëngjes personat e prekur ndjejnë një lloj ngrutësimi dhe qetësohen më pas gjatë ditës. Vështirësitë e pacientëve janë në uljen e trupit për të kryer disa nevoja bazike të përditshme.

A mund të kryhet kjo ndërhyrje në çdo spital?

Unë jam kthyer prej pak kohësh dhe kam zgjedhur Spitalin Amerikan, pasi për të kryer këtë lloj operacioni kërkohet nivel i lartë i pajisjeve mjekësore dhe ekipi i duhur. Kërkohen standard në sallat operatore. Më besoni e them këtë pasi kam asistuar në shumë qëndra spitalore të hiperspecializuara për këtë lloj patologjie dhe është tejet e rëndësishme për një ndërhyrje të tillë që infrastruktura të jetë paralel e përshtatshme me personelin mjekësor. Falë Spitalit Amerikan, kjo ndërhyrje dhe disa të tjera janë realizuar me sukses.

Ju jeni një mjek me specializim të lartë në Ortopedi e Traumatologji dhe keni punuar në spitalet e Milanos dhe tashmë pjesë e Spitalit Amerikan, si e shihni këtë ndryshim?

Unë si mjek kam bindjen se marrëdhëniet mjek-pacient duhet të jenë të bazuara tek besimi i ndërsjelltë që nuk është vetëm i natyrës profesionale por mbi të gjitha i natyrës njerëzore dhe personale. Kam patur fatin që karrierën time 28 vjeçare ta ndërtoj në Itali por duke u bazuar në studimin dhe eksperiencën e fituar në Shqipëri. Pavarsisht të gjithave nuk e kam humbur kontaktin me Shqipërinë dhe kjo më ka bërë të njoh më mirë këtë lloj patologjie. Në vitin 1991 jam transferuar në Milano ku kam nisur të punoj në disa Klinika Ortopedike të specializuara. Veprimtarinë më të madhe si kirurg i parë në sallën e operacionit e kam nisur në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik “San Donato Milanese”. Mendoj se të jesh mjek i mirë duhet të ecësh me kohën, të specializohesh dhe të mos ndalësh prefeksionimin profesional. E njëjta gjë ndodh edhe me institucionet spitalore ku ti punon. Nëse nuk ofrojnë standarded e përshtatshme është e vështirë t’i japësh pacientëve shërbimin më të mirë mjekësor. Rikthimin tim në Shqipëri për të punuar pranë Spitalit Amerikan, e kam parë si kënaqësi të dyfishtë. E para sepse rikthehem pas kaq vitesh për të shërbyer profesionalisht tek bashkëkombasit e mi e për ti kontribuar këtij vendi si dhe e dyta sepse për fat në Shqipëri Spitali Amerikan është një spital modern dhe i denjtë, ku të jepet mundësia të japësh maksimumin tënd me profesionalizëm.

Shtohen rastet me kancer të prostatës, për meshkujt mbi 50 vjeç

Shtohen rastet me kancer të prostatës, për meshkujt mbi 50 vjeç

By Spitali Amerikan - Të Reja

Simptomat që nuk duhet të neglizhoni për të kapur në kohë sëmundjen

Mos prisni të shfaqen simptomat e para për të parandaluar në kohë kancerin e Prostatës.Tek meshkujt është tumori i tretë për nga numri i vdekjeve në vendin tonë dhe në Europë incidenca e tij është rritur ndjeshëm dekadën e fundit. Pikërisht për të rritur ndërgjegjësimin e meshkujvë mbi 50 vjeç.

Sipas Dr.Shk. Gjergji Semini Kirurg Urolog në Spitalin Amerikan tregon se kryerja e analizave rutinë është e domosdoshme madje dhe kur ata nuk kanë shqetësime.

Në stadet fillestare simptomat kryesisht urinare janë:
Urinime të shpeshta, sidomos natën.
Fluks të dobët të urinës.
Fluks të urinës me ndërprerje (vështirësi për të filluar urinimin apo urinim me ndërprerje).
Dhimbje apo djegje gjatë urinimit.
Urinim me gjak apo në lëngun spermatik.
Ereksion i vështirë.
Gati të gjithë tipat e kancereve të prostatës janë adenokercinoma.

Në stade të avancuara mund të ketë shenja shtesë në pjesë të ndryshme të trupit. Shenja me e shpeshtë është dhimbja e kockave, shpesh herë e lokalizuar në shtyllën kurrizore, në pelvis apo ne brinjë, që shkaktohen nga metastazat në këto vende.

Kanceri i prostatës vret! Ndaj mos neglizhoni!

Kims Hospital tashmë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan

Kims Hospital tashmë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan do të ketë krah tij në ofrimin e shërbimeve spitalore për qytetarët, një nga spitalet më të mira private britanike, Kims Hospital. Një marrëveshje bashkëpunimi do të bëjë të mundur shkëmbimin e eksperiencës së stafeve mjekësore mes dy spitaleve dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit për pacientët që trajtohen pranë Spitalit Amerikan.

Sipas Klodian Allajbeu/ Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan

Grupe mjekësore nga Kims Hospital do të vijnë në Shqipëri për të shkëmbyer eksperiencat e tyre me mjekët në spitalin amerikan. Gjithashtu mjekë nga spitali Amerikan do të shkojnë në Londër në spitalin Kims ku do të marrin pjesë në trajnime të ndryshme që do të organizohen për sa I përket kirurgjive të avancuara. Gjithashtu bashkëpunimi do të zgjerohet në stafin infermieror, ku infermierë të stafit tonë do të trajnohen pranë spitalit Kims për të zhvilluar më shumë standard të larta shëndetësore në të gjithë trajtimin dhe për të rritur sigurinë e trajtimit ndaj pacientit. Rregulla të caktuara dhe protokolle të caktuara do të vendosen në mënyrë të përbashkët, do të rritet më shumë siguria ndaj pacientit dhe një kontroll më I lartë ndaj infeksioneve ku spitalet që operojnë në britaninë e madhe kanë një nivel të lartë dhe I kushtojnë rëndësi shumë të madhe sigurisë ndaj pacientëve.

Por jo vetëm kaq. Pacientët shqiptarë që trajtohen në spitalin amerikan tashmë do të kenë një rrugë të hapur drejt Kims Hospital në Londër, për tw kryer ndërhyrje që kërkojnë specializim të lartë.

Sipas Peter Goddard/ Kryetar Bordi i Kims Hospital, do të transferohen pacientët nga Shqipëria në Britaninë e Madhe për ti trajtuar për ndërhyrje që kërkojnë specializim të lartë, do të shkëmbejmë stafet mjekësore dhe të mësojmë nga aftësitë e njëri tjetrit. Spitalin Amerikan zgjidhet për këtë bashkëpunim sepse me spitalin Kims në Londër ka te njejten vizion, vlera të ngjashme pra është si të thuash një proces binjakëzimi.

Sipas Simon James/ Ceo i Kims Hospital ku në këtë spital ka më shumë se 270 doktorë të specializuar që punojnë në fushat e ortopedisë, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, kjo është një mundësi e madhe për doktorët tanë të vijnë këtu dhe të takojnë mjekë në Spitalin Amerikan të ndajnë me njëri tjetrin praktikat më të mira. Ky bashkëpunim garanton një rrugë shumë të sigurtë për pacientët shqiptare dhe jo vetem, do të kenë sigurinë që u ofron Spitali Amerikan këtu në shqipëri por edhe sigurinë e një prej spitaleve më të mira private në Londër.

Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpetojnë jetën 67 vjecares

Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpetojnë jetën 67 vjecares

By Spitali Amerikan - Të Reja

Komplikacioni i rrallë gjatë anestezisë, mund të kishte qenë fatal nëse nuk do zbatohej protokolli.

Heqja e tëmthit, një operacion në dukje i thjeshtë, mund të kishte qene fatale për S.A nga Tirana.
Hipertermia Malinje, komplikacioni më i rrezikshëm dhe i rrallë nga anestezia, është shfaqur pas ndërhyrjes, duke alarmuar stafin e mjekëve të Spitalit Amerikan. Pacientja ka shfaqur shenjat tipike të kontraktimit të muskujve dhe rritjes së temperaturës, duke detyruar mjekët ta kalojnë me urgjencë në tërapi intensive. Pas zbatimit të përpiktë të protokollit mjekësor, pacientja është trajtuar me medikamëntin ‘Dantrolene”, mungesa e së cilit do të kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershmë të pacientes.
Sipas mjekëve Dr. shk. Lindita Shosha, kirurge e Përgjithshme & Proktologe dhe Dr. Renald Kërtoci ,mjek Reanimator konfirmojnë se S.A është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tashmë ka kaluar fazën e rrezikut për jetën. Hipertermia malinje merr jetën e të sëmurit nëse nuk zbatohet protokolli mjekësor në spital, të cilat janë janë themelore në trajtimin e të sëmurëve. “Përtej profesionalizmit të mjekëve, nëse mungon baza materiale, në këtë rast medikamënti i nevojshëm, për trajtimin e komplikacionit, jeta e një pacienti vihet automatikisht në rrezik”, sqarojnë mjekët.

Kujdesuni për shëndetin e fëmijëve, në prag të vitit shkollor

By Spitali Amerikan - Të Reja

Për pak ditë nis viti i ri shkollor. Çdo prind përkujdeset në detaje për setin e librave, kurset e reja, përzgjedhjen e shkollës apo kopshtit,në mënyrë që dita e parë e shkollës të jetë sa me speciale për të vegjlit. Por a keni menduar për shëndetin e fëmijëve tuaj? Për vizitat periodike që ata duhet kryejnë?

Spitali Amerikan jua a bën më të lehtë, duke ju ofruar paketen e re Pediatrike. Falë kësaj pakete, fëmijët mund të kryejnë 5 analizat më të domosdoshme dhe ta nisin shëndetshëm vitin e ri shkollor. Feçe parazit, Koprokulturë, kulturë fyti, gjak komplet, urinë komplet , janë analizat që përfitoni me cilësinë më të lartë, me standartet më të avancuara në Spitalin Amerikan. Kjo paketë do të jetë e vlefshme gjatë gjithë muajit shtator. Për ata prindër të cilët dëshirojnë një kontroll mjekësor më të zgjeruar dhe të detajuar të fëmijëve vjen një tjetër paketë. Paketa me 10 analizat shumë të rëndësishme:

-Urinë komplet

-Fecce parazit

-ALT/AST

-Bilirubine totale

-Azotemi

-Kreatinemi

-Glicemi esëll

-TSH

-Ferritinë

Për ata prindër që duan të sigurojnë shëndetin e fëmijëve të tyre për një periudhë më të gjatë, Spitali Amerikan ka edhe një alternative tjetër. Karta pediatrike , ndonëse jo shumë e përhapur në Shqipëri, është një praktikë që në vendet e tjera prindërit e ndjekin prej vitesh, duke i dhënë kështu garanci shëndetit të fëmijëve të tyre. “Karta Pediatrike, është karta që çdo prind duhet të ketë për fëmijën e tij, për t’u siguruar që shëndeti i fëmijës do të jetë dhe do të ndiqet gjithnjë nga staf mjekësor profesionist dhe i kualifikuar në çdo fushë që mjekësia sot ofron”, thonë mjekët pediatër. Sipas tyre në këtë mënyrë sigurohet ndjekja në vazhdimësi e fëmijës dhe trajtimi në kohë i çdo sëmundjeje që mund të shfaqet. Së pari të përfshira janë 10 vizita mjekësore nga mjekët specialistë. Gjithashtu janë të përfshira analizat e gjakut, analizë gjaku me formulë leukocitare dhe CR –proteinë. Siguroni

jetën e të vegjëlve tuaj dhe ndërtoni një të ardhme të sigurt për ta! Përqafoni jetën në spitalin Amerikan.

KENI DHEMBJE TË SHPATULLËS… JA 5 SHKAQET KRYESORE

KENI DHEMBJE TË SHPATULLËS… JA 5 SHKAQET KRYESORE

By Spitali Amerikan - Të Reja

Massimiliano Capuano, Ilir Binjaku, Benard Veliu, Klajdi Seidi

Kur flasim për dhembjet e shpatullës kemi parasysh një sindromë i cili manifestohet me dhembje të forta në çdo moment qetësie dhe aktiviteti, pra kemi të bëjmë me një kufi zim të lëvizjes.

Në literaturën ortopedike njihen 5 shkaqe kryesore:

• Periartriti i shpatullës (me dhe pa kalçifi kim)

• Lezionet e tendinave të manshetës rrotatore

• Sindromi i konfliktit

• Kapsuliti adesiv (frozen shoulder)

• Artropatia gleno-humerale

• Sot është e mundur të zgjidhen këto problem në qendrën e fi zioterapisë në Spitalin Amerikan.

Karakteristikë e dhembjes në këtë segment është se ajo përhapet deri në artikulacionin e brrylit. Në shumë raste intensiteti i dhembjes nuk korrespondon me të dhënat imazherike si dhe me gradën e dëmtimit, që në

shumë raste mund të jetë i madh por dhembja është e durueshme dhe në raste të tjera dëmtimi mund të jetë i vogël por dhembja e padurueshme. Kalçifi kime të mëdha periartikulare ose dëmtime serioze të manshetës rrotatore mund të paraqiten pa dhembje. Duke u referuar nga këto të dhëna, tregohet se rehabilitimi i shpatullës është shumë thelbësor sepse jo gjithmonë referimet radiologjike dhe dhimbja korrespondojnë me njëra-tjetrën.

Lezionet e manshetës rrotatore

Dëmtimi i manshetës rrotatore është një prej rasteve më të shpeshta në personat mbi 20 vjeç. Patologjia fi llon me këputjen, inflamacionin dhe dobësimin e muskujve të supit. Kjo nënkupton pamundësinë për të kryer dhe aktivitetet

më të thjeshta ditore si veshjen apo krehjen e flokëve. Disa nga simptomat janë si më poshtë:

• dhembje gjatë aktivitetit edhe në qetësi, veçanërisht nëse flihet mbi supin e dëmtuar

• dhembje gjatë ngritjes, uljes së krahut si dhe gjatë lëvizjeve specifi ke • dobësi e vështirësi gjatë rrotullimit të krahut

• kërcitje të supit gjatë lëvizjeve të caktuara

Lezionet e menjëhershme dhe akute shkaktojnë një dhembje të fortë dhe të padurueshme ndërsa lezionet që shkaktohen gradualisht kanë dhembje të lehta, të cilat përkeqësohen me kalimin e kohës. Dhembja në shumë raste migron deri në artikulacionin e bërrylit, në fillim mund të jetë ciklike, që nënkupton edhe perioda qetësie dhe riakutëzim të herëpashershëm. Anti-inflamatorët mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhembjes, por me kalimin e kohës efekti i tyre bie, dhe gjatë natës fi llojnë dhembjet sërish. Kjo dhembje kufizon aktivitetet e përditshme si psh: krehjen e flokëve ose rrotullimin e dorës nga mbrapa. Nëse kemi një lezion të kufi es rotatore të shpatullës dhe lëvizjet e shpatullës vazhdojnë.

Trajtimi Kirurgjikal

Në 50% të pacientëve që trajtohen në mënyrë jokirurgjikale arrihet përmirësimi i funksionalitetit dhe qetësimi i dhembjeve. Trajtimi konservativ kalon në disa etapa, të cilat janë:

• gjatë pushimit mund të përdoren suporte për të mbajtur artikulacionin në pozicion komod.

• modifikimi aktivitetit; të evitohen lëvizje të cilat shkaktojnë dhembje

• AINS; përdorimi i anti-inflamatorëve Jo Steroid për qetësimin e dhembjeve

Rehabilitimi

Rehabilitimi ka një rol thelbësor në shtrim dhe mundëson një kthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme. Rekuperimi pas një interventi kirurgjikal është i gjatë por falë një fi zioterapie adekuate (foto) koha e rekuperimit është shumë

më e shpejtë. Në fazën akute është e nevojshme terapia instrumentale e cila bën të mundur reduktimin e simptomave, ku përfshihen:

TEKAR Terapia

Është një pajisje elektro-mjekësore innovative cila përdor radiofrekuencën dhe valët e gjata për të transmetuar një nxehtësi e cila rritet në thellësi të indit që trajtohet.

Ultratingulli

Shfrytëzon vibrimet mekanike të valëve-zanore për të depërtuar në indet më të thella të organizmit duke krijuar efekte mikro-masazhues.

TENS

Konsiston në aplikimin lokal të inpulsit elektrik të alternuar ose të vazhdueshëm ku në fund arrin një efekt terapeutik.

Crioterapia

Përdorimi i akullit në terapin fi zike, parandalon dhembjen, ul edemën.

Ja cilat janë këshillat për një lëkurë të shëndetshme gjatë stinës së verës?

Ja cilat janë këshillat për një lëkurë të shëndetshme gjatë stinës së verës?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Irena Savo, mjeke Dermatologe pranë Spitalit Amerikan/Klinika Vivia

Vera tashmë ka ardhur dhe sejcili prej nesh pret të shijojë avantazhet që ajo na sjell. Megjithatë, dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi mbartin efekte negative, sidomos në lëkurë… Ekspozimi në diell mund të nxisë plakje të parakohshme të lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Dr. Irena, mjeke pranë Spitalit Amerikan/Klinikës Vivia, ju jep disa këshilla shumë të domosdoshme, për një lëkurë të shëndetshme.

Si ndikon rrezatimi diellor në lëkurë?

Rrezatimi UVA përfaqëson atë pjesë të rrezatimit që ka gjatësinë e valës më të gjatë dhe depërton më thellë në lëkurë (në pjesën e dermës). Aktivizon radikalet e lira dhe përshpejton plakjen e lëkurës. Rrezatimi UVB depërton në pjesën e sipërme të lëkurës (epiderma). Kjo pjesë e rrezatimit është përgjegjëse për djegien nga dielli, reaksionet alergjike dhe zhvillimin e kancerit të lëkurës. Rrezatimi UVC përfaqëson pjesën më të rrezikshme të rrezatimit diellor. Fatmirësisht, kjo pjesë filtrohet nga shtresa e ozonit pas reduktimit të kësaj shtrese vitet e fundit.

Çfarë duhet të ofrojë një produkt mbrojtës ndaj rrezatimit ultraviolet?

Produkti duhet të ketë spektër të gjerë mbrojtje; dmth të mbrojë në mënyrë të mjaftueshme nga pjesë të rëndësishme të rrezatimit UVA dhe atë UVB të spektrit të dritës. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVB vlerësohet nëpërmjet treguesit SPF ose “Sun Protection Factor”. Ky indeks tregon kohën gjatë të cilës mund të qëndroni në diell pa u djegur. Psh, nëse lëkura juaj skuqet normalisht pas 10 min qëndrimi në diell, aplikimi në lëkurë i një kremi me spf 15 bën që kjo kohë të shumëfishohet me treguesin SPF, pra të zgjatet në 150 min. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVA vlerësohet nëpërmjet treguesit UVA-PF. Ky tregues përcaktohet nëpërmjet një testi in-vivo, i quajtur Persistent Pigment Darkening (PPD) test. UVA-PF ka tre shkallë: PA+, PA++, PA+++. PA+ përfaqëson nivelin më të ulët mbrojtës, ndërsa PA +++ atë më të lartë. FDA (Food and Drug Adminstration) ka aprovuar 17 ingredientë mbrojtës ndaj rrezatimit UV. Disa prej tyre ofrojnë një barrierë fizike, minerale që reflektojnë dhe kthejnë rrezatimin përpara se ky i fundit të penetrojë në lëkurë, ndërsa të tjerë ofrojnë barrierë kimike që përthith rrezatimin ultraviolet dhe e konvertojnë atë në energji. Të dy tipet janë efikasë në mbrojtje dhe të sigurtë, nëse përdoren në mënyrën e duhur. Zgjedhja e produktit të përshtatshëm në varësi të kërkesave dhe karakteristikave të çdo lëkure është shumë e rëndësishme. Kështu, bebet dhe fëmijët kanë nevoja të ndryshme përsa i përket përkujdesjes ndaj diellit nga adultët, ndërkohë që produktet e përshtatura për lëkurë të thatë mund të mos përshtaten ose të krijojnë probleme në lëkurat e yndyrshme ose me akne, rozacea, etj.

SI DUHET KRYER APLIKIMI I PRODUKTIT MBROJTËS?

• Aplikoni produktin 30 min para ekspozimit

• Riaplikoni produktin çdo dy orë nëse jeni të ekspozuar

• Riaplikoni produktin pasi dilni nga uji ose pas djersitjes intensive

• Mos bëni masazh të produktit pas aplikimit të tij Konkluzion

• Përdorimi i produkteve me filtër mbrojtës janë pjesë e rëndësishme e regjimit përkujdesës të lëkurës gjatë verës, por jo e vetmja. Masa të tjera përfshijnë:

• Evitimi i ekspozimit në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv 10:30 – 16:00.

• Përdorimi i veshjeve dhe aksesorëve mbrojtës: kapele, syze.

• Konsumimi i ujit, frutave, perimeve.

• Sezoni më i nxehtë i vitit kërkon përkujdesje për lëkurën, ndërkohë që i gëzoheni natyrës dhe lirisë së verës

Por si të zgjidhni produktin e duhur për nevojat e lëkurës tuaj?

Produkti duhet të zgjidhet në varësi të intensitetit të ekspozimit. Kështu për një ekspozim minimal, pra disa minuta herë pas here gjatë ditës, aplikimi i një mbrojtësi me SPF 15, që filtron rreth 93% të rrezatimit UV është i mjaftueshëm. Në rastet me ekspozim intensiv rekomandohet të përdoret solar me SPF më të lartë se 30. SPF 30 filtron deri në 97% të rrezatimit ultraviolet, ndërsa SPF 50 filtron deri në 98% të tij. Zgjidhni produktin e duhur në varësi të tipit të lëkurës. Kështu, për lëkurë të thatë rekomandohet produkt në formë kremi, ndërsa për lëkurë mikse e të yndyrshme përshtaten produktet në formë emulsioni, fluidi ose xheli. Për lëkurat me akne rekomandohet të zgjidhen produkte që shkruajnë “Oil free” ose “Non-comedogenic”. Për lëkurën e fëmijëve substancat kimike mund të jenë irrituese. PABA dhe oxybenzone shoqërohen me reaksione në lëkurë. Produktet me filtra fizikë; si oksid zinku dhe dioksid titanium tolerohen më mirë dhe janë shpesh ingredientë kryesorë në produktet e përshtatura për këtë grupmoshë. Në rast të lëkurave sensitive ose që krijojnë problem nga aplikimi i kremit mbrojtës me filtër kimik mund të përdoren kremëra me filtër fizik; si me përmbajtje oksid zinku, dioksid titanium, etj. Gjithashtu lëkurat me tendencë alergjike ose sëmundje si Rozacea duhet të evitojnë produktet që përmbajnë prezervativë, aroma, alkool; si dhe PABA ose oxybenzone. Personat me melazma (njolla kafe ose “maska e shtatzënisë”), histori kanceri lëkure, apo lëkurë të bardhë, duhet të përdorin në mënyrë sistematike produkte me SPF minimum 30.

A i dini të gjitha për Kistin Ovarian?

A i dini të gjitha për Kistin Ovarian?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Chris Moraudis, Kirurg gjinekolog i specializuar në kirurgjinë minimale invazive (Laparoskopi dhe Histeroskopi).

Spitali Amerikan është i vetmi institucion në Shqipëri ku kjo lloj kirurgjie aplikohet për momentin.

Cistet ovariale janë të zakonshme në të gjitha gratë të cilat kanë aktivitet menstrual. Zakonisht këta formacione eleminohen automatikisht pa mjekime. Një cist mund të bëhet problematik kur persiston, zmadhohet dhe bëhet i dhimbshëm. Pjesa më e madhe e cisteve ovariale lidhet me ovulacionin, periudha folikulare ose corpus luteum cist. Tipe të tjera kistesh janë kistet endometriotike, dermoide, paraovariale dhe cystadenomat.

Shumë rrallë kistet mund të gjenerohen nga kanceri ovarial.

Një pjesë e kisteve ovariale kanë nevoje për ndërhyrje kirurgjikale. Këto kiste kanë këto karakteristika:

1. Përmasa të medha

2. Nuk eleminohen me kalimin e kohës dhe persiston me kalimin e muajve

3. Shkaktojnë dhimbje

Vlerësimi preoperator i këtyre formacioneve është shumë i rëndësishëm. Rreth 95% e kisteve ovariale kanë natyrë beninje. Kistet e mëdha janë ata të cilat kalojnë 5 cm diametër. Kur mjeku diagnostikon një kist ovarial atëhere ai do të kryejë një seancë ultrasonografike për të determinuar formën dhe vendodhjen dhe përbërjen e kistit.

Mjete të tjera imazherike për diagnostifikimin e kisteve janë:

-CT SCAN

-MRI

-MARKUESIT TUMORAL

-TRAJTIMI

Megjithëse nuk ka një mënyre të përcaktuar për të parandaluar rritjen e kisteve, ajo çka ndihmon në vendosjen e hershme të diagnozës është kryerja e ekzaminimeve të rregullta si dhe kujdesi në shfaqjen e simptomave karakteristike.

Spitali Amerikan mundëson për të gjithë pacientët paketën gjinekologjike e cila përfshin:

-Vizitë Gjinekologu

-Echo

-PapTest

-Mamografi

Të qënit e shëndetshme është e rëndësishme për të gjithë ne, megjithëse sëmundja është pjesë e jetës.

Është e rëndësishme që këto semundje të mund të parandalohen duke bërë kontrolle mjekësore të rregullta që kurimi të jetë më i lehtë dhe rezultativ, përpara se të jetë shumë vonë…!

Mjeku kardiolog Sejdi Meço: Ja këshillat e verës për të sëmurët kardiakë

By Spitali Amerikan - Të Reja
Spitali Amerikan Prishtinë në mbështetje të shoqatës së HANDIKOS-it!

Spitali Amerikan Prishtinë në mbështetje të shoqatës së HANDIKOS-it!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan në Prishtinë, ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën e HANDIKOS-it. Kjo marrëveshje në thelb të saj ka lehtësimin dhe ofrimin e të gjitha mundësive që anëtarët e kësaj shoqate të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore më cilësoret në vend të cilat i ofron vetëm Spitali Amerikan. Prandaj qëllimi parësorë është ofrimi i ndihmesës për HANDIKOS-in.

Të gjithë anëtarët e shoqatës së HANDIKOS-it nga kjo marrëveshje përfitojnë ulje 30% në diagnostikë dhe 30% ulje në ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa brenda vitit Spitali Amerikan, ofron tri kontrolla falas për secilin anëtar të HANDIKOS-it.

Numri i anëtarëve të HANDIKOS-it në gjithë Kosovën është mbi 3 mijë, prandaj një ndihmesë e tillë nga ana e Spitalit Amerikan është shumë e vlefshme.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Dr.Novrus Caushaj tha se Spitali Amerikan ka vlerësuar më së miri nevojën që ka kjo pjesë e popullsisë, andaj Spitali Amerikan ka vendosur që të jetë gjithnjë pranë HANDIKOS -it për t’i ofruar ndihmë në përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së jetës.

“Natyrisht që është në modulin e punës së Spitalit Amerikan që të jetë pranë të gjithë njerëzve, por moduli jonë kryesorë është që të jemi pranë njerëzve që kanë vërtet nevojë dhe shoqata e HANDIKOS-it është shoqata e denjë që në krahët e tyre meritojnë të kenë Spitalin Amerikan. Ne ju premtojmë që do të jemi gjithnjë pranë jush, për t’ju ndihmuar dhe për t’ju shërbyer për çfarë do të keni nevojë”, tha Dr.Novrus Caushaj, i cili ndër të tjera shtojë se nga sot Spitali Amerikan në Prishtinë mund të konsiderohet si shtëpia e dytë për të gjithë anëtarët e shoqatës së HANDIKOS-it.

Ndihmesën e tillë të ofruar nga Spitali Amerikan, e vlerësojë shumë edhe Kryetari i shoqatës së HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, ai tha se ndihmën e tillë e konsideron si vlerësim dhe si të çmuar për anëtarët e shoqatës.

“Grupi më i varfër dhe më i rrezikuari në çdo vend të botës, ashtu edhe në Kosovë, janë personat me aftësi të kufizuara. Nevojat janë shumë të domosdoshme në aspektin shëndetësorë dhe sigurisht që kjo marrëveshje do t’jua lehtësojë jetën përkundër vështirësive të shumta që i kanë si në aspektin financiar dhe në aspektet e tjera sociale. Ne mendojmë që kjo ndihmesë do ta zbusë dhe do ta përmirësojë shumë cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara. Kjo ndihmesë lidhet shumë edhe me moton e Spitalit Amerikan që na ofron të gjithëve së bashku ta përqafojmë jetën” tha Kryetari i shoqatës së HANDIKOS-it, Afrim Maliqi.

Spitali Amerikan në Prishtinë do të vazhdojë të jetë gjithnjë pranë njerëzve që kanë nevojë.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 29 of 34«‹2728293031›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë