Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2
Përurohet filiali i tretë i Spitalit Amerikan në Tiranë

Përurohet filiali i tretë i Spitalit Amerikan në Tiranë

By Spitali Amerikan - Të Reja



Spitali Amerikan është një nga investimet më serioze private të shërbimeve shëndetësore. Pas dy spitaleve në kryeqytet dhe të tjerëve në rrethe si edhe në Prishtinë, në Tiranë të mërkurën u hap filiali i tij i tretë, me shërbime të reja që deri dje nuk ofroheshin në Shqipëri.

Së bashku me drejtuesit e spitalit, ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai u ndal tek lehtësirat që sjell shërbimi i ri shëndetësor në Shqipëri. I anatemuar nga kritikat e opozitës, kreu i qeverisë solli shembullin e këtij spitali për të theksuar se bashkëpunimet me partneritetin publik privat do i mundësojë pacientëve shërbime tek privati të financuara 100 përqind nga shteti.

“Për të gjithë ata që nuk i kanë mundësitë që të marrin një shërbim tek privati dhe që kanë nevojë për këtë shërbim, ky shërbim do të paguhet 100 përqind nga shteti. Pra, ata që do të vijnë këtu do ta kenë atë falas”, tha Kryeministri Rama.

Ky lloj bashkëpunimi, shtoi kryeministri, i ka dhënë tanimë frytet e para  duke sjellë një transformim në shërbimin shëndetësor që konsiston në shërbim më cilësor për qytetarët. Falë këtij bashkëpunimi, së shpejti do të kemi një sistem të ri laboratorësh. Por, ajo që është shumë e rëndësishme, tha Rama, është garantimi i autonomisë spitalore.

“Besoj do të jetë me rëndësi të veçantë edhe çuarja përpara e programit të autonomisë spitalore dhe të jemi në gjendje që përfundimisht ta ndajmë Ministrinë e Shëndetësisë nga gjithë infrastruktura spitalore, duke i lënë shërbimit spitalor autonomi në përdorimin e fondeve në dispozicion”, tha Rama.

Buxheti i këtij viti për shëndetësinë, tha Rama, “është buxheti më i madh në të gjitha vitet e tranzicionit dhe do të ecet përpara me transformimin e infrastrukturës spitalore në të gjitha rrethet e tjera, ashtu sikurse bëmë me Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”.

/ Top Channel

Koncert gala nga Spitali Amerikan: Tingujt e humanizmit pushtojnë Pallatin e Kongreseve

Koncert gala nga Spitali Amerikan: Tingujt e humanizmit pushtojnë Pallatin e Kongreseve

By Spitali Amerikan - Të Reja


Gjigandët e skenave botërore operistike dhuruan për të gjithë të pranishmit në sallë dhe për qytetarët live nga ekrani i televizionit, çaste të magjishme muzikore të kënduara mjeshtërisht nga më të mirët e muzikës klasike operistike dhe asaj lirike e tradicionale.

Koncerti i mbrëmjes së djeshme ishte një dëshmi e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit kur është fjala për tema sensitive si bamirësia dhe fëmijët…

Në një mbrëmje të paharrueshme, nën tingujt e zërave më të njohur të muzikës klasike brenda dhe jashtë vendit, Spitali Amerikan, në prag të 10-vjetori të krijimit, organizoi koncertin gala nën moton “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”. Një eveniment nga ata që i mungojnë jetës kulturore të kryeqytetit dhe që vinte ndryshe….jo vetëm të përmbushte kënaqësitë artistike të publikut që mbushi sallat, por si një dhuratë për ata që kanë më shumë nevojë, fëmijët me probleme të lindura të dëgjimit. Sot, implanti koklear është mrekullia e fundit e shkencës që mundëson dëgjimin. Është një ndërhyrje shumë e kushtueshme, por e paçmuar kur bëhet fjalë për t’i ofruar një jetë normale një fëmije, në familje e komunitet. Mario Karaj, Drejtor i përgjithshëm i rrjeteve të Spitalit Amerikan dhe tenor në shfaqje, shprehu një falënderim të veçantë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij koncerti me një qëllim sublim.

Ky eveniment solli nën një repertor magjepsës yjet e muzikës operistike si sopranoja me famë botërore Maria Jose Siri e cila solli ngjyrat e teatrit La Scala dhe tenorët Josif Gjpali, Kastriot Tusha e Mario Karaj. Interpretuan gjithashtu sopranoja Sindi Mamaqi, Dren Abazi me bandën, pianisti Ekland Hasa si dhe një duet koreografik nga Gjergj Prevazi. Orkestra filarmonike Ibrahim Madhi ishte nën dirigjimin e maestros së mirënjohur italian Francesco Leda. Aktorja dhe regjisoria Ema Andrea prezantoi koncertin.

Te ardhurat nga shitja e biletave do te shkojne per realizimin e kirurgjive te vendosjes se implanteve kokleare, teknologjise me te fundit per t’u rikthyer degjimin femijeve qe nuk degjojne.

Spitali Amerikan, i pari spital privat dhe lider ne ofrimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, njihet jo vetëm si një strukturë spitalore me një shërbim të perfeksionuar prej vitesh dhe tepër të vlerësuar nga pacientët, por edhe si institucioni shëndetësor që ndërmerr dhe realizon gjithnjë me prioritet nismat me karakter human, fushatat e bamirësisë dhe misione specifike humanitare për të gjithë pacientët e shtresave në nevojë dhe atyre me kërkesa të veçanta.

Spitali Amerikan ka përmbushur me sukses dhe me përgjegjshmëri çdo sfidë dhe projekt me karakter human, të ndërmarrë në këto 10 vite pune dhe shërbim shëndetësor sipas standarteve më të larta për pacientët vendas dhe të huaj, nga rajoni e më gjërë.

Keni variçe? Ja çfarë duhet të dini për to!

Keni variçe? Ja çfarë duhet të dini për to!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Të gjithë dëshirojmë të kemi këmbë të bukura, sidomos femrat. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë, për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe të variçeve.

Sipas ekspertëve, variçet ose grumbullimi i gjakut jane vena të fryra dhe të shtrembëruara, të dukshme nën sipërfaqen e lëkurës. Ato shkaktohen më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë ose ulur, nga faktorë gjenetik, mbipesha, shtatzania etj.

Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve.

Dukshmëria e theksuar shpesh herë ndikon negativisht në psikologjinë e individit, sidomos te seksi femër, pasi prek drejperdrejt pamjen e jashtme në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Ato femra që i kanë mund ti eliminojnë për të patur jo vetëm një shëndet të mirë por edhe për të përmirësuar pamjen e këmbëve të tyre.

Së fundmi personat e prekur nga prania e variçeve janë shtuar për arsye të shumta. Në momentin që ato shfaqen është e këshillueshme konsulta me mjekun specialist, në mënyrë që të ndiqet trajtimi i duhur.

Në Klinikën VIVIA, pranë Spitalit Amerikan 3 ju do të gjeni zgjidhjen më të përshtatshme për eliminimin e variçeve me lazer dhe radiofrekuencë.

Këto lloj trajtimesh janë shumë të avancuara . “Nuk ka plagë, nuk ka prerje, por një shërim minimal”. Koha e rekuperimit të pacientit është maksimale duke bërë të mundur rikthimin në aktivitetin e tij të përditshëm brenda 24 orëve.

Qëllimi i trajtimit të variçeve është lehtësimi i simptomave, parandalimi i komplikacioneve si edhe përmirësimi i dukshëm i pamjes së jashtme.

Stili i të jetuarit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e variçeve, si rrjedhojë është hapi i parë që duhet ndërmarrë për përmirësimin e tyre. Kontakti me mjekun dhe aplikimi i trajtimit të duhur do të bëjë të mundur kurimin përfundimtar të venave varikoze në çdo aspekt.

Së fundmi , për t’ju ardhur në ndihmë, ju sugjerojmë disa keshilla “falas” J të aplikueshme në jetën e përditshme, në parandalimin e krijimit të variçeve.

  1. Shmangni të ndenjurën ulur për një kohë të gjatë pa bërë pushim.
  2. Ndërkohë që rrini ulur, mos i kryqëzoni këmbët.
  3. Gjatë kohës që jeni duke pushuar ose duke ndenjur ulur, mbajini këmbët e ngritura sa më shumë.
  4. Herë pas here ngrini këmbët në nivelin e zemrës tuaj (aq sa mundeni nëse nuk e arrini).
  5. Mos mbani veshje tepër të ngushta sidomos rreth pjesës së belit dhe të këmbëve.

Ajo çka bëjmë çdo ditë është ajo çka jemi.

Le të mundohemi të ndihmojmë këtë motorr gjigand në vlera i cili vë në lëvizje mbarë botën, dhe ai është trupi i njeriut.

Klinika Dermo-Estetike VIVIA
Pranë Spitalit Amerikan 3
Cel: 069 60 755 99

Spitali Amerikan, ofertat e 2017 – cilësi në shërbim dhe çmimet më të favorshme

By Spitali Amerikan - Të Reja

Si një nga institucionet e para private shëndetësore në vend, Spitali Amerikan është i pari dhe i vetmi spital, i cili vjen në shërbim të pacientëve me ofertat dhe çmimet më të mira për shërbimet shëndetësore.


Nën konsulencën profesionale të specialistëve dhe profesionistëve të Departamentit të Radiologjisë, pranë të tre degëve të Spitalit Amerikan në Tiranë; pacientët do të gjejnë çmimet më të favorshme dhe cilësinë më të lartë në shërbim për ekzaminimet më të rëndësishme dhe kyçe në fushën e radiologjisë.

Duke filluar nga muaji Janar deri në muajin Mars 2017, Spitali Amerikan ofron për të gjithë pacientët 30% ulje për çdo Rezonancë Magnetike, ku çmimet fillojnë nga 15.000 lekë; si edhe 30% ulje për çdo CT-Skaner, ku çmimet fillojnë nga 9500 lekë.

Të vendosur dhe të qartë në qëllimin për t’i ofruar pacientëve gjithnjë cilësi në shërbim dhe çmime sa më të favorshme, Spitali Amerikan nuk ndalet këtu. Çdo vizitë mjekësore me mjekun specialist ne të tre degët e Spitalit Amerikan, tani nga 3500 lekë mundësohet me 2500 lekë.

Spitali Amerikan siguron për të gjithë pacientët, se viti 2017 do të jetë viti ku të gjithë ju do të ndjeheni të sigurt për shëndetin tuaj, do të gjeni përkujdesje dhe trajtimin më profesional mjekësor nga ekipi i mjekëve më të mirë në vend dhe rajon.

Klinika Dermo-Estetike VIVIA, tani në një vendodhje të re!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Vivia, emri më i njohur në fushën e dermo-estetikës në vend, që prej këtij muaji i bashkohet gjigandit të mjekësisë dhe shërbimit shëndetësor Spitalit Amerikan, në ambjentet e godinës më të re.

Enela Muhedini
Menaxhere e Klinikës “Vivia”

Dhjetori i Festave, në një ndër periudhat më të bukura të vitit, ne kujdesemi të jemi dhurata më e bukur që mund t’i bëni të dashurve, miqve, të afërmve apo kolegëve tuaj.

Klinika Vivia, me një eksperiencë 6 vjeçare, e pozicionuar në Spitalin Amerikan 3, mundëson këtë fundvit oferta dhe surpriza mbi shërbimet, për të gjithë klientët; nga specialistët dhe profesionistët më të mirë shqiptarë dhe të huaj në fushën e dermoestetikës.

“30 % ulje në të gjitha shërbimet për Festat e Fundvitit” është kryefjala jonë në muajin më të bukur të vitit! (BOX)

Klinika VIVIA, gjithnjë e më shumë i kushton rëndësi të bukurës, shëndetit, mirëqënies fizike dhe shpirtërore.

Në këtë eksperiencë 6 vjeçare ja kemi arritur të përmbushim me sukses të gjitha pritshmëritë e të gjithë atyre që na kanë besuar ndër vite nëpërmjet:

  • Teknologjisë, aparaturave dhe metodave më moderne;
  • Mjekëve me eksperiencë shumë vjeçare nga vendet më të zhvilluara të Europës
  • Kushteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme për shërbimet që ofrojmë;
  • Sigurisë dhe garancisë për trajtime me rezultate të shkëlqyera; si trajtime për hollim dhe rigjenerim të lëkurës, trajtime me lazerat më të fundit, kirurgji plastike nga mjekë të huaj, si dhe eliminimin e variçeve.

Ne nuk dimë të ndalemi, sepse edhe për vitin 2017 e në vazhdim, nuk do të mungojnë ofertat, paketat dhe surprizat për të gjithë klientët që do të zgjedhin Klinikën VIVIA.

Nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, të qënit i kuruar shpreh kulturë dhe emancipim.

Ejani në Klinikën VIVIA, në godinën më të re të Spitalit Amerikan 3, në Rr. Sabaudin Gabrani, Godina Nr.2 dhe zbuloni seç mund të bëjmë për Ju!

Rudina – Një spital i ri në kryeqytet!

By Spitali Amerikan - Të Reja
Sëmundjet autoimune, si t’i trajtojmë

Sëmundjet autoimune, si t’i trajtojmë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Sëmundjet autoimmune, kjo gamë e gjerë sëmundjesh që përbën një patologji kronike, nuk mund të kurohet përfundimisht. Trajtimi konsiston në kontrollin e proçesit të patologjisë dhe në uljen e simptomatikave të dhimbjeve.

Prof.Asc.Dr. Kristi Morcka
Shef i Shërbimit të Reumatologjisë
Spitali Amerikan 3

Një sëmundje autoimune zhvillohet kur sistemi imunitar, i cili ka për qëllim mbrojtjen e organizmit nga mikrobet, për shkaqe deri tani të panjohura, sulmon me anë të qelizave limfocite B dhe T, qeliza të shëndosha të vetë organizmit.

Sistemi imunitar i cilëson si të huaja dhe i shkatërron ato. Për këtë arsye këto sëmundje quhen sistemike, sepse prekin disa inde, qeliza, organe të trupit tonë, duke shkaktuar ankesa dhe shenja të cilat do t’i përshkruajmë më poshtë.

Sot në literaturën mjekësore përshkruhen më shumë se 80 tipe të sëmundjeve autoimune, të cilat disa vite më parë ishin të panjohura. Shumë nga këto sëmundje kanë shenja të ngjashme, gjë që e bën të vështirë diagnozën dhe diferencimin midis tyre. Sëmundjet autoimune luhaten me periudha qetësie (pa shenja ose me pak shenja) dhe me periudha rëndimi ose zhvillimi të sëmundjes ku gjendja e të sëmurit shpeshherë është shumë e rëndë.

Në ditët tona nuk ka mjekim për të shëruar këto sëmundje, por ka barna të cilat, kur vihet diagnoza për formën e sëmundjes, situata është e kontrollueshme, duke e çuar sëmundjen në qetësi të plotë. Sa më herët të vihet diagnoza, aq më i suksesshëm është mjekimi. Pra, parandalohen dëmtimet e organeve. Në këto sëmundje preken më shumë gratë me rreth 75% të rasteve, por nuk përjashtohen dhe burrat me 25% të rasteve.

Shenjat

Shenjat ndryshojnë në bazë të tipit të sëmundjes autoimune, megjithatë si shenja të përbashkëta të zakonshme janë: lodhje, temperaturë, ndjenjë plogështie, njolla të kuqe në lëkurë etj. Sëmundjet autoimune mund të prekin shumë pjesë të organizmit, si: kyçet, muskujt, lëkurën, elementet e gjakut, gjendrat endokrine, indin lidhor.

Diagnostikimi

Kur vuani nga këto sëmundje, në organizmin tuaj prodhohen antitrupa kundër qelizave që këto drejtohen. Pra, diagnoza përveç shenjave klinike dhe ankesave të të sëmurit, bazohet kryesisht në zbulimin e këtyre antitrupave. Këta antitrupa kërkohen me teste të specializuara gjaku për të zbuluar antitrupat specifikë fajtorë për zhvillimin e sëmundjes. Disa nga këto teste janë:

Antikorpet antinukleare, të cilat prekin bërthamën e qelizës. Këto antikorpe kanë nëngrupet e tyre, si ds ADN, anti ENA etj…

Gjaku komplet mat numrin e rruazave të kuqe, të bardha dhe të tjerë. Kur sistemi imunitar aktivizohet, numri i këtyre elementeve ndryshon nga norma.

Proteina C- Reaktive ( PCR) kur është e lartë tregon se organizmi vuan nga inflamacioni.

Sedimenti, i cili në mënyrë indirekte mat sa inflamacion ka në organizëm.

Cilat janë sëmundjet autoimune që takohen më shpesh?

Artriti reumatoid: shkakton inflamacion të kyçeve dhe indeve përreth.

Lupus eritematoz i diseminuar: prek lëkurën, kyçet, veshkat, trurin si dhe organe të tjera.

Sklerodermia: shkakton ndryshime në lëkurë, muskuj, enët e gjakut dhe në organet e brendshme.

Psoriasis: sëmundje lëkure e cila shkakton irritim, trashje me kruste me ngjyrë të bardhë në të argjendtë.

Artriti reaktiv: jep inflamacion të syve, me prekje të lëkurës ose të membranave mukoze.

Sindromi Sjagreu: shkatërron gjendrat e pështymës dhe të lotit duke shkaktuar tharje të syve dhe të gojës.

Sëmundja inflamatore të zorrës: grup sëmundjesh inflamatore të zorrës së hollë apo të zorrës së trashë.

Përveç sëmundjeve autoimune të mësipërme, mund të përmendim dhe sëmundjet e tiroides, si: Tiroiditi Hashimoto, sëmundja Graves, Diabeti Tip I ose Misatenia Graves, Skleroza e shumëfishtë, Sëmundja e Adisonit etj.

Trajtimi

Qëllimi i mjekimit është të kontrollohet procesi autoimun dhe të reduktohen shenjat. I sëmuri duhet të bëjë një jetë normale duke plotësuar hormone, të cilat i mungojnë si ato të tiroides, insulina, Vit B12 etj.

Fushata e spitalit Amerikan per parandalimin e kancerit te gjirit

By Spitali Amerikan - Të Reja
Përgjigjja për shqetësimet tuaja, Spitali Amerikan 3. Investimi gjigand me shërbimet më të kualifikuara

Përgjigjja për shqetësimet tuaja, Spitali Amerikan 3. Investimi gjigand me shërbimet më të kualifikuara

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kur dikush ka një problem shëndetësor, përgjigjja e parë nga ata që e dëgjojnë është Spitali Amerikan. E të gjithë shqiptarët tashmë do të kenë pranë tyre një spital të ri me një infrastrukturë moderne, me shërbim cilësor në të gjitha specialitetet.

Në Shqipëri hap dyert Spitali Amerikan 3, që është investimi më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën spitalore më moderne në Ballkan, të përshtatur për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh.

Godina më e re, me një sipërfaqe prej 25.000 m2 ofron për pacientët 100 dhoma, 170 shtretër, 5 salla operatore dhe 2 koronarografi e që prej ditës së sotme do të jetë në shërbim të pacientëve që do të drejtohen për të marrë shërbime apo ekzaminime. Spitali Amerikan 3, është vendosur në Rr. Sabaudin Gabrani, pranë Fabrikës së Birrës në një lokacion të lehtë për t’u gjetur dhe për t’u mbërritur.

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej më shumë se nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej 4 vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve.

Spitali Amerikan ka tashmë një strukturë edhe më gjigande spitalore, gjithnjë në synim të përmirësimit të shërbimit dhe të perfeksionit duke ju shërbyer pa dallim të gjithë pacientëve vendas apo të huaj, me një staf të gjerë të kualifikuar profesionistësh, mjekë, infermierë dhe teknikë.

Për të gjithë pacientët shërbimi ofrohet me teknologjinë më moderne dhe më të avancuar që shkenca sot ofron; aparatura, kushte dhe infrastrukturë e krijuar posaçërisht për shërbim shëndetësor.
Ndërsa nuk do të mungojnë shërbimet nga të gjitha departamentet si: gjinekologji, ortopedi, imazheri e avancuar, – urgjencë 24H, kardiologji dhe kardiokirurgji, pediatri etj.

Një tjetër arritje janë disiplinat më të veçanta të fushës së mjekësisë; si kirurgji, diagnostikim, terapi, trajtim etj.

Me rastin e hapjes së spitalit të ri, përgjatë muajve Nëntor- Dhjetor të gjitha vizitat mjekësore e skanerat do të realizohen me 70% ulje.

Me këtë strukturë të re, Spitali Amerikan vjen gjithnjë e më pranë pacientëve që meritojnë shërbim e cilësi të avancuar.

Rrjetit të Spitaleve Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tani ju bashkua edhe Spitali Amerikan 3, si një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend; por mbi të gjitha vendi i duhur i radhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë.”

Diabeti tek fëmijët

Diabeti tek fëmijët

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Blenda Veliaj –

Sëmundja e Diabetit nuk po kursen fëmijët. Në vitet e fundit është konstatuar ulja e moshës së pacientëve të prekur nga 5-11 në 0-5 vjeç. Mjekët pediatër fajësojnë kequshqimin, si edhe theksojnë kujdesin që duhet të tregojnë prindërit dhe mjekët e familjes.

Diabeti nuk është më problem vetëm i moshave të mëdha. Sëmundja po haset gjithmonë e më shpesh në moshat e vogla, duke u kthyer në shqetësim serioz për prindërit. Mjekët endrokrinologë informojnë se në 5-vjeçarin e fundit ka shtim të numrit të fëmijëve që paraqiten në dyert e Pediatrisë me simptomat e Diabetit. Faktorët janë të ndryshëm. Midis tyre mund të dallojmë trashëgiminë, kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik. Nëse bëjmë një analizë me 5-vjeçarin e fundit, vihet re dyfishimi i rasteve që vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo që është më shqetësuese është konstatimi se diabeti po sulmon fëmijët nën moshën 5 vjeç. Nëse vite më parë pikat e shpërthimit të diabetit kanë qenë tek fëmijët e moshës 5-7 vjeç dhe 11-13 vjeç, tani kjo moshë është ulur nën 5 vjeç. Trashëgimia është një predispozitë e fortë për shfaqjen e diabetit tek fëmijët e vegjël, por jo në të gjitha rastet.

Prindërit si përgjegjësit kryesorë në identifikimin dhe mbarëvajtjen e kontrollit të diabetit tek fëmijët e tyre.
Një prind duhet ta kuptojë kur diçka nuk shkon siç duhet me fëmijën e tij. Një karakteristikë që mund të tërheqë vëmendjen tek fëmijët në fillim të sëmundjes është urinimi natën në shtrat pa e kuptuar. Ky veprim i pavullnetshëm haset në fëmijë, të cilët kanë kohë që kanë ndërprerë urinimin në shtrat. Shenjat e tjera të sëmundjes janë ato klasike. Fëmijët me diabet pinë shumë ujë, madje edhe natën, si dhe të urinojnë shumë. Gjithashtu kanë edhe shtim të oreksit. Fëmija me diabet ha shumë dhe nuk ngopet, ndërkohë pesha e trupit bie. Këto shenja tregojnë që fëmija po humb shumë lëngje dhe duhet të rifitojë nivelin e insulinës në gjak. Në shumë vende të botës, 30 për qind e rasteve shkojnë në gjendje kronike dhe 70 për qind marrin mjekimin vetë në spital, pasi hemoglobina e glukozuar tregon që është në nivel shumë të lartë. Sëmundja e diabetit tek fëmijët është shumë më e rëndë sesa te i rrituri, për vetë faktin se fëmija i dëmtuar ka nevojë të mjekohet çdo ditë me insulinë dhe për gjithë jetën. Mos diagnostikimi në kohë i sëmundjes së diabetit te fëmijët mund t’i kushtojë jetën secilit prej tyre.

Kategoria më e prekur e diabetit
Përveçse trashëgimisë, ata që rrezikohen më shumë nga sëmundja e diabetit janë fëmijët mbi peshë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit, rreth 10 për qind e fëmijëve, rezultojnë të jenë obezë si dhe janë kontigjent për t’u prekur sëmundja e Diabetit. Lidhja midis obezitetit dhe diabetit, shpjegohet me bazën gjenetike si edhe me kequshqyerjen. Diabeti te fëmijët shfaqet gjatë kohës së shtatzënisë. Fillimisht te nënat. Në 50 për qind të rasteve ndodh që nënat e transmetojnë edhe te fëmijët. Shkaktar tjetër i sëmundjes te fëmijët është edhe konsumimi i tepërt i ushqimeve me shumë yndyrna dhe i atyre me shumë kalori. Kështu, një fëmijë obez ka më tepër premisa që të preket nga diabeti, se një fëmijë normal. Kohët e fundit po vihet re diabet Tip 2 që shfaqet më tepër te fëmijët adoleshentë. Ky lloj diabeti e çon fëmijën drejtë e në marrjen e insulinës. Këtë fenomen fëmija e vuan gjatë gjithë jetës së tij, pasi diabeti vetëm sa mund të kurohet, por nuk shërohet përfundimisht. Diabeti tek fëmijët kapet shumë vonë dhe shumica e pacientëve vijnë te mjeku me diabet të avancuar me zhvillim të komplikacioneve serioze të syrit, veshkave, dëmtim të nervave dhe sëmundjeve të zemrës.

Page 30 of 34«‹2829303132›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë