Ndërgjegjësimi kunder kancerit te gjirit
Top Channel ne Shtepine tone Emiljana Huti
Top Channel ne Shtepine tone Emiljana Huti
Kongresi Ndërkombëtar Mjekësor IMCA II, organizuar nga Spitali Amerikan, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një përfshirje mbarë botërore u përmbyll me sukses pas tre ditëve , ditën e shtunë në dt. 17 Shtator; duke shënuar kështu një tjetër arritje në fushën e mjekësisë në vend.
Pjesëmarrja e madhe e lektorëve dhe mjekëve nga brenda e jashtë vendit ka treguar për të dytin vit rradhazi suksesin dhe interesin e lartë për t’ju bashkuar dhe qenë pjesë e këtij eventi ndërkombëtar në fushën e mjekësisë.
Numri gjithnjë e në rritje i pjesëmarrësve në këtë event tre ditor, me mbi 1200 mjekë, specialistë dhe infermierë vërtetoi sërish nevojën dhe domosdoshmërinë e programeve, informacioneve, përqasjeve specifike që mjekësia në vendin tonë sot ka nevojë të përcojë tek mjekët.
E veçanta e këtij viti ishte zhvillimi i dy ëorkshop-eve Laborator dhe Anatomi-Patologjike, për të cilat pati një interes dhe pjesëmarrje të lartë të treguar në rradhët e profesionistëve të mjekësisë.
Përgjatë këtyre tre ditëve, të ftuarit e shumtë, të nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës, referuan arritjet dhe të rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event, një dritare të shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive më të reja, protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës mjekësore që fillon me parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret, e më pas me trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të tyre.
Ky event, për të dytin vit rradhazi, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, pati një përfshirje mbarë botërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë, të cilët u dekoruan edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani.
Spitali Amerikan do të vijojë së shpejti proçesin përgatitor për zhvillimet e Kongresit të Tretë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2017.
Sot, në ambjentet e Hotel Plaza Tiranë u cel dita e parë e Kongresit të Dytë Mjekësor Ndërkombëtar Multidisiplinor me temën: “Fokus në Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan.
Ky Kongres është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një përfshirje mbarë botërore dhe do të zgjasë tre ditë, për tú përmbyllur ditën e shtunë ne dt. 17 Shtator.
Përgjatë këtyre tre ditëve, të ftuarit e shumtë, të nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës, do referojnë arritjet dhe të rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event, një dritare të shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive më të reja, protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës mjekësore që fillon me parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret, e më pas me trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të tyre.
Pjesemarrja e madhe e lektoreve dhe mjekeve nga brenda dhe jashte vendit ka treguar per te dytin vit rradhazi suksesin dhe interesin e larte per t’ju bashkuar dhe qene pjese e ketij eventi nderkombetar ne fushen e mjekesise.
Kongresi II Ndërkombëtar Mjekësor ka si qëllim kryesor shkëmbimin e eksperiencës mjekësore, arritjeve diagnostikuese, parandaluese dhe trajtuese në fushën e mjekësisë onkologjike, aplikimin e teknikave më bashkëkohore, si dhe studimeve më të fundit shkencore të realizuara kryesisht në Spitalet Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë në 9 vitet e fundit dhe vënia në shërbim e kësaj eksperience mjekëve pjesëmarrës në këtë event.
Në këtë event do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore; si dhe arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.
Ky event, për të dytin vit rradhazi është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarë botërore, dhe sjell në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë. Janë mbi 200 lektorë të huaj dhe shqiptarë, që po nderojnë me pjesëmarjen e tyre këtë event të rëndësishëm.
Mbi 1000 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore,
inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen tumorale dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndëruar këtë event gjithashtu edhe në një Kongres mbarëshqiptar.
dhe ndërkombëtar, mbështetur fuqishëm nga teknologjia më moderne në fushën e mjekësisë.
25 vjeçarit nga Kosova i rikthehet buzëqeshja dhe shëndeti
Stafi i mjekëve kardiokirurgë me në krye Dr.Med. Arben Kojqiqi, kirurg kardiotorakal në Spitalin Amerikan ka realizuar me sukses ndërhyrjen e veçantë kirurgjikale Riparim i Pectus excavatum, nëpërmjet Nuss procedure, për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë; e cila realizua në një pacient 25 vjeçar.
Ardian Maraj, pacienti 25 vjeçar i është nënshtruar kirurgjisë së specializuar në Spitalin Amerikan, pasi prej vitesh vuante nga sëmundja e diagnostikuar si Pectus Excavatum, sëmundje që manifestohet me dhimbje të vazhdueshme të kraharorit dhe vështirësi të theksuara në frymëmarrje.
Procedura Nuss konsiston në riparimin e defekteve torakale me ndërhyrje mini-invazive dhe me kamer. Kjo teknikë konsiston, e në vendosjen e shufrave metalike në zonën e kraharorit me ndihmën e një kamerë cila lejon dhe krijon akses për të riparuar në zonën e dëmtuar.
Kjo ndërhyrje specifike është realizuar nga kontributi dhe mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe donacionet që kanë ardhur nga qytetarët kosovarë të sensibilizuar dhe njohur me rastin i cili u bë publik pak kohë më parë në media dhe rrjetet sociale.
Laboratori Qendror i Spitalit Amerikan ka hapur dyert në shërbim të pacientëve në një adresë të re, në Bulevardin “Zogu i Pare”, pranë Maternitetit të vjetër “Mbretëresha Geraldinë”.
Ky laborator është një investim tjetër i madh që synon rritjen e mëtejshme të kualitetit të shërbimit diagnostik shëndetësor në vendin tonë. Me teknologjinë e fjalës së fundit në aparatura dhe shërbim cilësor, ky laborator ofron kushtet opmtimale për marrjen e çdo lloj shërbimi laboratorik.
Stafi i kualifikuar dhe në trajnim të vazhdueshëm i përbërë prej 37 profesionistësh mundëson për të jgithë pacientët e cdo grupmoshe nje gamë tepër të gjerë ekzaminimesh laboratorike;1300 ekzaminime të ndryshme referuar literaturës botërore dhe realizim sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare.
Laboratori do të jetë në gatishmëri 24 orë në çdo ditë të javës, duke ofruar duke mundësuar çmime të favorshme për të gjitha llojet e ekzaminimeve dhe shërbimeve, si dhe oferta dhe paketa të vazhdueshme mbi ekzaminime të ndryshme për të gjitha grupmoshat.
Rrjeti laboratorik i Spitaleve Amerikane është i akredituar me ISO 15189:2012, ndër standartet më të rëndësishme mjekësore.
Akreditimi është kryer nga një ndër bordet më të njohura europiane, ESYD. Ky akreditim u arrit pas një pune të përbashkët më shumë se dyvjeçare të kryesuar nga stafi laboratorik dhe stafi i menaxhimit të cilësisë.
Rrjeti laboratorik është i shtrirë në 5 qendra të Spitalit Amerikan. Stafi i tij i kualifikuar, i nënshtrohet një programi trajnimi të vazhdueshëm duke garantuar nje sherbim cilesor, te sakte dhe te shpejte ne gjithe procesin e trajtimit shendetesor per pacientet qe i drejtohen Spitalit Amerikan.
Spitali Amerikan i përgjigjet thirrjes për ndihmë të familjes Muça, nga fshati Kodra Bujaras në Elbasan, të cilët prej ditësh apelonin mediatikisht për ndihmë për operacionin e djalit të tyre 13 vjeçar, Kleo Muça.
13 vjeçari Muça, për shkak të një aksidenti, pësoi 2 fraktura në të dyja këmbët, por më fatale rezultoi të jetë ajo e këmbës së djathtë.
Për shkak të kushteve minimale financiare dhe terrenit të vështirë ku ndodhet banesa e familjes Muça, Spitali Amerikan mori përsipër transportin me ambulancë dhe më tej kontrollin paraprak mjekësor për pacientin.
Kirurgët ortopedë pranë Spitalit Amerikan kanë kryer sot të gjitha kontrollet dhe ekzaminimet preoperatore të nevojshmë për të përcaktuar saktë gjendjen shëndetësore të pacientit, si edhe më pas trajtimin kirurgjikal, reponim i mbyllur i kockave të mwdha.
Spitali Amerikan, ndër vite ka provuar se mbetet lider në fushën e mjekësisë, jo vetëm për kushtet, stafin e kualifikuar dhe teknologjinë më moderne; por për veprimtaritë humane; ndërhyrjet, trajtimet dhe shërbimet falas gjithnjë në ndihmë të pacientëve në nevojë.
Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Spitalin Amerikan organizuan diten e diele, 17 Prill Garën Ndërkombëtare të Kërcimit me Kuaj.
Sporti i hipizmit është i përhapur veçanërisht në vendet me tradita të mëdha sportive, dhe prej disa vitesh edhe në vendin tonë.
Nën kujdesin e veçantë të Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj në Tiranë, vitet e fundit konstatohen përpjekje dhe iniciativa për të sjellë si aktivitet sportiv edhe rekreativ edhe në vendin tonë, disiplina të ndryshme të sportit të hipizmit.
Aktiviteti nisi në orën 10:30 pranë aneksit të Stadiumit “Selman Stermasi”. Në këtë kampionat garuan gjithësej 12 garues profesionistë nga vendi e me kombësi të ndryshme nga rajoni; si dhe me eksperiencë prej shumë vitesh në këtë disipline si garuesi Hellmut Meyer dhe Marcell Muller nga Gjermania, pjesemarres dhe fitues te shume garave nderkombetare.
3 çmime të rëndësishme u dhanë për konkurrentët në këtë garë, të cilat u shoqeruan me 3 kupa honorifike, ku çmimi i parë u fitua nga Himlmar Meyer, nga Gjermania; i dyti Andrian Todorov nga Bullgaria dhe cmimi i trete Adriatik Tafani nga Shqiperia.
Gjatë aktivitetit, biznese të ndryshme dhe brenda standarteve të vendosura nga APR-ja ofruan shërbime kulinarie (pije, ushqime fast – food) për pjesëmarrësit, vizitorët dhe sportdashësit.
Në këto evente të këtyre përmasave synohet të sillet në vëmendje rëndësia e ndërthurjes së elementëve sportivë dhe artistikë; përfshirja e të rinjve në iniciativa të tilla sensibilizuese me qëllim reduktimin e jetesës sedentare dhe ndikimit të drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës; si dhe shkëmbim të eksperiencave të tilla të standartit bashkëkohor në fushën e sporteve me kuaj.
Sot, në 7 Prill, në Ditën Botërore të Shëndetit, me fokus në sëmundjen e Diabetit; ditë e cila shënon dhe ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (7 prill 1948); Spitali Amerikan mundësoi për të gjithë qytetarët shërbime dhe këshillim mjekësor.
Spitali Amerikan ishte prane qytetareve ne kryeqytet me 2 stendat ne Parkun Rinia dhe Parkun e Liqenit per te ofruar sherbime shendetesore falas; si matje glicemie dhe tensioni si dhe keshillim falas me mjekun e urgjences. Gjithashtu, te gjithe qytetaret u informuan mbi paketat dhe ofertat me fundit me sherbime mjekesore nga Spitali Amerikan; si dhe u shperndane materiale dhe revista informuese me informacione shendetesore te vlefshme per te gjitha grupmoshat. Stendat me sherbime dhe informacione mjekesore do te qendrojne edhe pergjate dites se neserme dhe fundjaves ne QTU.
Ky organizim vjen në vazhdimësi të nismave të ndryshme që Spitali Amerikan ndërmerr në kuadër të temave mbi shëndetësinë. Të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm gjithnjë ndaj qytetarëve dhe pacientëve që prej vitesh i besojnë shëndetin e tyre, Spitali Amerikan mbetet lider në ofrimin e shërbimeve mjekësore në cilësi, kohë dhe standarte më të mira ndërkombëtare.
Edison Malaj, 12 vjeçari nga Tropoja, i është nënshtruar me sukses ndërhyrjes në shtyllën kurrizore nga mjekët profesionistë të Spitalit Amerikan, me në krye neurokirurgun Dr. Baris Saygili.
I lindur me probleme në shtyllën kurrizore, prej vitesh ai vuante nga vështirësitë në të ecur, inkontinencë dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Në pamundësi ekonomike për t’ju nënshtruar kontrolleve të nevojshme mjekësore dhe nga apeli në rrjete të ndryshme sociale; vetëm para pak javësh, familja Malaj e kontaktuar nga Spitali Amerikan pati mundësinë për të ndjekur dhe marrë shërbimet e duhura mjekësore nga mjekët specialistë dhe më pas për t’ju nënshtruar me sukses ndërhyrjes neurokirurgjikale.
Pas operacionit të suksesshëm në Spitalin Amerikan, mjekët shprehen se ai ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe i aftë për t’ju rikthyer shumë shpejt normalitetit.
Familja Malaj nga Tropoja, e përbërë nga 5 persona, jeton prej vitesh në kushte tejet të vështira jetese dhe në pamundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet për kurimin e Edisonit.
Spitali Amerikan, si mbështetës gjithnjë i shtresave në nevojë dhe pacientëve me probleme specifike shëndetësore, edhe këtë herë ka mundësuar falas kujdesin, ndërhyrjen kirurgjikale dhe trajtimin mjekësor para dhe pas të nevojshëm për pacientin.
4 Mars 2016, mjekë, infermierë dhe staf mjekësor, vullnetarë në gjithë botën ,vishen me ngjyrën blu. Kjo nismë realizohet në kuadër të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të njërëzve për kontrollimin, parandalimin dhe diagnostikimin në kohë të Kancerit Kolorektal.
Kanceri i zorrës së trashë prek njësoj si meshkujt dhe femrat. 1 në 20 persona mund të preket nga ky tumor. 90 % e pacientëve të prekur janë mbi moshën 50 vjeç.
Kanceri i zorrës së trashë është i parandalueshëm, i trajtueshëm dhe i shërueshëm nëse diagnostikohet në kohë.
Spitali Amerikan, si çdo vit i është bashkuar nismës botërore për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin kundër kancerit kolorektal. Sot në 4 mars, pranë Urgjencës së Spitalit Amerikan 1, stafi mjekësor, infermieror dhe administrativ, të veshur në ngjyrë blu janë mbledhur për t’i thënë stop kancerit kolorektal, i cili zë vendin e dytë të vdekjeve nga sëmundjet tumorale.
“Dress in Blue day, Albania” është dita botërore, ku çdo shtet solidarizohet me të gjithë pacientët e diagnostikuar me kancer kolorektal dhe thekson çdo herë e më shumë rëndësinë e kontrollit dhe parandalimit në kohë të tij.
Përgjatë muajit Mars, Spitali Amerikan ofron për të gjithë pacientët, kontrollin mjekësor Check Up Proktologji, me shërbime dhe ekzaminime diagnostikuese specifike për parandalimin dhe kurimin e kancerit të kolonit.