Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2
Spitali Amerikan, fushatë sensibilizuese për parandalimin e kancerit kolorektal

Spitali Amerikan, fushatë sensibilizuese për parandalimin e kancerit kolorektal

By Spitali Amerikan - Të Reja

4 Mars 2016, mjekë, infermierë dhe staf mjekësor, vullnetarë në gjithë botën ,vishen me ngjyrën blu. Kjo nismë realizohet në kuadër të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të njërëzve për kontrollimin, parandalimin dhe diagnostikimin në kohë të Kancerit Kolorektal.

Kanceri i zorrës së trashë prek njësoj si meshkujt dhe femrat. 1 në 20 persona mund të preket nga ky tumor. 90 % e pacientëve të prekur janë mbi moshën 50 vjeç.

Kanceri i zorrës së trashë është i parandalueshëm, i trajtueshëm dhe i shërueshëm nëse diagnostikohet në kohë.

Spitali Amerikan, si çdo vit i është bashkuar nismës botërore për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin kundër kancerit kolorektal. Sot në 4 mars, pranë Urgjencës së Spitalit Amerikan 1, stafi mjekësor, infermieror dhe administrativ, të veshur në ngjyrë blu janë mbledhur për t’i thënë stop kancerit kolorektal, i cili zë vendin e dytë të vdekjeve nga sëmundjet tumorale.

“Dress in Blue day, Albania” është dita botërore, ku çdo shtet solidarizohet me të gjithë pacientët e diagnostikuar me kancer kolorektal dhe thekson çdo herë e më shumë rëndësinë e kontrollit dhe parandalimit në kohë të tij.

Përgjatë muajit Mars, Spitali Amerikan ofron për të gjithë pacientët, kontrollin mjekësor Check Up Proktologji, me shërbime dhe ekzaminime diagnostikuese specifike për parandalimin dhe kurimin e kancerit të kolonit.

Endokrinologjia, diangnostikimi dhe trajtimi ne kohe i semundjeve qe lidhen me te

Endokrinologjia, diangnostikimi dhe trajtimi ne kohe i semundjeve qe lidhen me te

By Spitali Amerikan - Të Reja
“Terapi e Mozart”, muzikë për pacientët në Spitalin Amerikan

“Terapi e Mozart”, muzikë për pacientët në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Thonë se duke zgjedhur dhe dëgjuar muzikën që ju lidhin me kujtimet qetësuese, ju mund të hiqni mendjen nga mendimet negative që janë shqetësuese. Në çdo rast kur përjetoni stres, vështirësi apo probleme shëndetësorë, muzika është një terapi e mirë relaksuese që të përjetoni një kënaqësi dhe qetësi shpirtërore, larg shqetësimeve tuaja.

Spitali Amerikan, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit sjell në një mënyrë të veçantë për të gjithë pacientët e të dy spitaleve amerikane këtu në Tiranë dhe stafin, Koncertin e Muzikës së Dhomës. Kështu kanë zgjedhur të surprizojnë të gjithë pacientët e pavioneve me shtrim të të dy spitaleve ditën e shtunë duke ju dhuruar një kënaqësi të veçantë me muzikë të performuar nga profesionistët e orkestrës së TKOB, në ambjentet e Spitalit Amerikan 2.

15 instrumentistët virtuozë të Dhomës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e Angelo Gabrielli, mexosopranos së mirënjohur Vikena Kamenica, fituesja e Festivalit te ketij vitit “ Marie Kraja” Enkeleda Kamani dhe Dorina Selimaj, soprano, soliste prej vitesh ne TKOB dhe instrumentistëve më në zë të teatrit performuan ne kete kocert.

Kjo nismë “dhuratë” ju kushtohet të gjithë pacientëve që ndodhen në të dy spitalet amerikane në Tiranë, të cilët përpos luftës me sëmundjen, trajtimit të vazhdueshëm mjekësor nën kujdesin e mjekëve profesionistë dhe të përkushtuar’; të mund të relaksohen dhe dëgjojnë një muzikë e cila zgjon ndjenjat më pozitive, mund stresin e vështirësite dhe zbukuron ambjentin përreth me nota muzikore.

Instrumentistët do të luajnë muzikë të zgjedhur nga Benedetto Marcello dhe me se shumti nga Mozart me pjeset me te njohura “l’ho perduta” dhe “Deh Vieni Non Tardar” te Le nozze di Figaro etj.

Terapia e Mozart, nuk ka nevojë për aprovim si ilaçet e tjera, ajo është kura më e re, është zakonisht falas ose më pak e kushtueshme dhe aksesohet lehtë.

Pjesemarres ne kete event ishin Ministria e Kultures Zj. Mirela Kumbaro dhe Drejtoresha e Institutit Italian Zj. Adriana Fisena.

I ftuar special ishte Josif Gjipali, tenori shqipetar me fame boterore.

Spitali Amerikan është gjithnjë në pararojë të nismave dhe risive me karakter social e artistik për shërbimin sa më cilësor kundrejt pacientëve.

Spitali Amerikan, risi dhe sukses në ndërhyrjet kirurgjikale tumorale

Spitali Amerikan, risi dhe sukses në ndërhyrjet kirurgjikale tumorale

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan vazhdon të jetë lider në kryerjen me sukses të ndërhyrjeve më të vështira kirurgjikale me metodat më të fundit teknologjike. Spitali Amerikan ka realizuar me sukses ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale mininvazive me metodën me lazer në trajtimin e tumorit të laringut. Stafi i specializuar i mjekëve shqiptarë dhe të huaj sjellin metodën më të fundit të ndërhyrjes kirurgjikale për trajtimin e sëmundjeve tumorale të laringut në faza të avancuara.

Kirurgu Otorinolaringolog Alfred Aga i pajisur me eksperiencë disavjeçare në dy nga qendrat më të zhvilluara botërore në fushën e kërkim-zhvillimit të trajtimeve shëndetësore, si ai i Institutit Kombëtar Italian të Tumoreve në Romë dhe Klinikës Onkologjike të Kokës dhe të Qafës në Breshia – Itali, në bashkëpunim me Prof. Dr. Giorgio Peretti; Shef i Shoqatës së Laringologjisë Europiane, që njihet edhe si një nga kirurgët Otorinolaringolog më të mëdhenj në botë për kirurgjinë me lazer të laringut kanë realizuar me sukses në Spitalin Amerikan ndërhyrjen për kurimin e tumorit të laringut.

Në vijim janë realizuar 4 ndërhyrjet e para me lazer CO2 për tumore të laringut. Operacionet zgjaten rreth 1 orë secili dhe pacientët qendruan vetëm 1 ditë në spital. Ndërhyrja me lazer CO2 është shumë pak e dhimbshme dhe aplikohet në raste kur tumoret paraqiten në stadin fillestar. Rezultatet e shërimit me këtë teknikë janë shumë të mira, me një mbijetesë të pacientëve në rreth 90 % të rasteve. Edhe cilësia e zërit pas këtij operacioni është shumë e mirë, pra pacientët nuk humbasin zërin e tyre dhe nuk është e nevojshme t’iu bëhet traketotomia.

Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që pacientët të diagnostikohen sa më shpejt dhe mjekët tërheqin vëmendjen që në raste të ngjirjes së zërit më shumë se 6 javë, pacienti duhet t’i nënshtrohet një vizite tek specialisti për të kryer një laringoskopi (ekzaminimin e kordave të zërit). Shumë e rëndësishme është edhe mbajtja nën kontroll e pacientëve edhe në periudhën postoperatore në mënyrë që në rast ripërsëritje të sëmundjes të rindërhyet në kohë, pasi përdorimi i lazerit mund të bëhet edhe disa herë në të njëjtin pacient. Që sot e tutje për pacientët shqiptarë Spitali Amerikan ofron mundësinë e trajtimit të sëmundjeve të zërit me konsulencën e një nga specialistëve më në zë në rrang botëror në fushën e laringologjisë, pa patur nëvojë t’u drejtohen klinikave të tjera jashtë vendit për trajtimin më të mirë.

Spitali Amerikan në Prishtinë realizon për herë të parë në rajon rekonstruktimin e valvulës aortale me metodën “David Operation”

Spitali Amerikan në Prishtinë realizon për herë të parë në rajon rekonstruktimin e valvulës aortale me metodën “David Operation”

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan në Prishtinë, si lider i shëndetësisë në vend, kohë pas kohe ka dëshmuar që është gjithnjë i pari në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, në këtë mënyrë duke ofruar komoditet dhe shërbim cilësor pacientëve të vet.

Spitali Amerikan në Prishtinë ditën e sotme ka realizuar eksluzivisht për herë të parë në rajon, Rekonstruktimin e Valvulës Aortale me metodën “David Operation”. Kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar nga Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular dhe Dr. Fatos Kojqiqi, kirurg Kardio – Vaskular në Spitalin Amerikan.

David Op është rekonstruktim i valvulës aortale asendente me metodën sipas David Operacion.

Në këtë operim bëhet zëvendësimi i aortës asendente dhe nuk bëhet ndërrimi i valvulës aortale, pra bëhet një konstruktim (riparim) i valvulës aortalë me remplantacion të artierieve koronare në protezë.

Përparësia e këtij operimi shumë specifike. Procedura David Operavion është se pacienti nuk ka rrezik për diseksion (çarje të aortës). Gjithashtu përparësi tjetër shumë e rëndësishme është se pacienti e ka artierien e vet dhe nuk i duhet asnjë medikament që shërben për hollimin e gjakut. Pacienti mund të vazhdojë jetën normalisht, jetëgjatësia e tij është normale.

Operacioni me Procedurën David Op është një ndër operacionet më të vështira të kirurgjisë së valvulës së zemrës. Operacioni David Op zgjatë mesatarishtë 5-6 orë.

Ky operimë (Procedura David OP), kryhet për herë të parë në Kosovë dhe rajon, në Spitalin Amerikan. Ajo që vlen të theksohet është se ky lloj operacioni nuk realizohet në të gjitha klinikat kardiokirurgjikale, madje as në të gjitha klinikat kardiokirurgjike të Gjermanisë, pasi që është procedurë kirurgjikale shumë e vështirë.

Operacioni – Rekonstruktim i Valvulës Aortale me metodën “David Operation” është realizuar me sukses, duke bërë kështu Kosovën, vendin e parë në rajon në të cilin po realizohet ky operim shumë specifik dhe njëkohësisht mjaft i vështirë.

Në Spitalin Amerikan, gjithashtu për herë të parë në Kosovë, Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular, Dr.Arben Koiqiqi, kirurg Kardio-Torakal dhe Dr. Fatos Kojqiq – kirurg Kardio-Torakal kanë realizuar për herë të parë në vendin tonë operacionin në zemër me metodën Off Pump; metodë kjo, që do të thotë pa e ndaluar funksionin normal të zemrës, pa futjen e pacientit në aparatin (pompen) ekstrakorporale.

Spitali Amerikan, përveç këtij suksesi, për herë të parë në Kosovë, gjithashtu ka realizuar edhe ndërrimin e valvulës mitrale në zemër, ndërhyrje kjo kirurgjikale me një anestezion specifik i quajtur Anestezion Epidurial, ku pacienti gjatë gjithë kohës është i vetëdijshëm dhe komunikon me doktorët. Ekipi profesionist i mjekëve kardiokirurgë vaskular të Spitalit Amerikan, për herë të parë në Kosovë, gjithashtu kanë kryer operimin me metodën e zëvendësimit të valvulës aortale me protezat Freestyle.

Spitali Amerikan në Prishtinë sjell gjithmonë premierat e ndërhyrjeve kirurgjikale të shëndetësisë botërore në vendin tonë.

Spitali Amerikan është gjithnjë në shërbim të shëndetit të pacientëve të tij, duke sjellë kështu çdo herë fjalën e fundit shëndetësore botërore në Kosovë, në këtë mënyrë kontribon gjithnjë në cilësin dhe përkushtimin ndaj pacinetëve të huaj dhe vendor, të cilët në numër të madh i kanë besuar shëndetin e tyre pikërisht Spitalit Amerikan, duke siguruar shëndetin e tyre cilësor.

Spitali Amerikan, sërish në ndihmë të pacientëve në nevojë

Spitali Amerikan, sërish në ndihmë të pacientëve në nevojë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan, në vazhdimësi të shërbimit shëndetësor dhe trajtimit profesional për pacientët me probleme shëndetësore në nevojë; i është përgjigjur thirrjes për ndihmë për një krevat elektrik nga pacientja Shpresa Dybeli.

Si çdo kërkesë dhe nevojë drejtuar këtij institucioni privat shëndetësor; edhe kësaj herë, letra për ndihmë adresuar Spitalit Amerikan për dhurimin e një krevati elektrik për pacienten Shpresa Dybeli, ka gjetur zgjidhjen e menjëhershme dhe brenda një kohe mjaft të shkurtër.

Sipas letrës me shkrim të dërguar nga i biri Durim Dybeli, pacientja vuan prej vitesh nga hemiplegjia (paralizë parciale e trupit). Nën kujdesin e mjekëve dhe stafit menaxherial, Spitali Amerikan i ka dhuruar pacientes një krevat elektrik, të nevojshëm për gjendjen e saj të komplikuar shëndetsore.

Të emocionuar, të afërmit dhe familjarët kanë shprehur falenderimet e tyre për ndihmën dhe gatishmërine e treguar nga ky institucion për t’ju përgjigjur në kohë dhe me humanizëm nevojave të familjares së tyre.

Kjo është e disata herë, në vazhdimësi edhe të viteve të mëparshme, që Spitali Amerikan përmbush më përgjegjshmëri dhe profesionalizëm jo vetëm detyrën dhe misionin për t’i shërbyer në çdo kohë dhe situatë çdo pacienti nga ana mjekësore; por sidomos duke synuar gjithnjë realizimin e misionit human dhe njerëzor për këdo pacient dhe familje në vështirësi ekonomike dhe shëndetësore.

Check Up, kontrolli shëndetësor i duhur për ju!  Vetëm në Spitalin Amerikan.

Check Up, kontrolli shëndetësor i duhur për ju! Vetëm në Spitalin Amerikan.

By Spitali Amerikan - Të Reja

<em>Check UP është një paketë ekzaminimesh laboratorike dhe imazherike që kryhen për identifikimin dhe parandalimin në një stad ende jo të avancuar të sëmundjeve të ndryshme.</em>

<em>Përgjatë vitit 2016, Spitali Amerikan sjell për çdo pacient 14 paketa kontrolli Check Up, të cilat ju vijnë në ndihmë pacientëve për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar në kohë dhe në mënyrë të specializuar nga profesionistë çdo patologji.</em>

Për shumë nga ju, kostot e kontrolleve shëndetësore, pasuar edhe nga puna e përditshme intensive e gjithësecilit prej nesh, përbën një arsye të fortë për të anashkaluar kontrollin tuaj shëndetësor periodik tek mjeku. Por më e rëndësishmja është se, pikërisht ky kontroll herë pas herë përbën atë vijën e hollë, kufirin që ndan një shëndet të mirë nga një shëndet me komplikacione dhe sëmundje.

Duke dëgjuar dhe i shërbyer çdo ditë pacientëve tanë, Spitali Amerikan ka mundësuar plot 14 paketa Check Up me çmime tejet të favorshme, ku çdo pacient të ketë mundësi për të kryer shërbimet dhe kontrollet që ka nevojë.

Është esenciale për ju, të kryeni kontrolle mjekësore, edhe kur shihni se nuk keni simptoma. Të parandalosh është më mirë sesa të kurosh!

Këtë vit, si çdo vit më parë, Spitali Amerikan vazhdon t’i kushtojë një rëndësi të veçantë mjekësisë parandaluese, duke mundësuar për të gjithë pacientët e çdo grupmoshe dhe gjinie, kontrolle të ndryshme mjekësore, që përmbajnë ekzaminime, analiza dhe shërbime të kombinuara në paketa të cilësuara; ku çdo pacient mund të përzgjedhë të kryejë një ose disa prej tyre, sipas simptomave, historikut mjekësor apo rekomandimit të mjekut specialist.

<strong>Paketat e Check Up-it për këtë vit nga Spitali Amerikan:</strong>

Paketa Kardiologjike – 5000 lekë
Paketa Femra – 9500 lekë
Paketa Meshkuj – 9500 lekë
Paketa Gjinekologjik (2) – 7000 lekë
Paketa Urologjike – 5000 lekë
Paketa ORL/Laringoskopi – 2500 lekë
Paketa ORL/Audiogramë – 2500 lekë
Paketa ORL/Rinoskopi – 2500 lekë
Paketa Endokrinologjike – 5500 lekë
Paketa për Duhanpirësit – 8000 lekë
Paketë e Urgjencës – 100 euro
Paketa e Urgjencës Pediatrike – 8500 lekë
Paketa VIP (e plotë) – 450 Euro

Spitali Amerikan, në ndihmë të njerëzve në nevojë

Spitali Amerikan, në ndihmë të njerëzve në nevojë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në prag të këtij fundviti, me rastin e festave, Spitali Amerikan në bashkëpunim me organizatën humanitare “ Fundjavë Ndryshe” ka vizituar ditën e djeshme disa prej familjeve në nevojë që jetojnë në fshatin Krrabë.

Përfaqësues të Spitalit Amerikan, me ndihmën e stafit të “Fundjavë Ndryshe” ka realizuar shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe lodrave për fëmijët.

Të përzgjedhura kanë qenë disa prej familjeve në gjendje tejet të vështirë ekonomike. Në ditët e tjera në vazhdim, Spitali Amerikan do të vijojë të shpërndajë ndihma ushqimore dhe lodra me rastin e festave, në familjet e tjera në pamundësi ekonomike.

Të vendosur gjithnjë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe shtresave në nevojë, të pozicionuar krah organizatave, institucioneve dhe shoqatave me karakter human që operojnë në vend; Spitali Amerikan do të vazhdojë të jetë pjesë e nismave humanitare.

Spitali Amerikan, sërish në ndihmë të pacientëve në nevojë

Spitali Amerikan, sërish në ndihmë të pacientëve në nevojë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan, në vazhdimësi të shërbimit shëndetësor dhe trajtimit profesional për pacientët me probleme shëndetësore në nevojë, i është përgjigjur thirrjes për ndihmë për një krevat elektrik nga pacienti Arsen Uka 60 vjeç.

Arsen Uka, i aksidentuar në moshën 25 vjeçare dhe për këtë arsye prej 35 vitesh i paralizuar nga një dëmtim i pakthyeshëm i shtyllës kurrizore, sot ka pritur në shtëpinë e tij krevatin e dhuruar nga Spitali Amerikan.

Apelit për ndihmë drejtuar spitalit në faqen sociale zyrtare të Facebook-ut, i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme ekipi drejtues, duke i mundësuar kështu në harkun kohor të brenda pak ditëve krevatin e shumëpritur për gjendjen e tij specifike shëndetësore.

Sot, pranë ambjenteve të Spitalit Amerikan 1 në Laprakë janë paraqitur familjarët e pacientit të cilët kanë bërë tërheqjen e krevatit elektrik. Të emocionuar kanë shprehur falenderimet e tyre për ndihmën dhe gatishmërine e treguar nga ky institucion për t’ju përgjigjur në kohë dhe me humanizëm nevojave të pacientit.

Të vëmendshëm ndaj thirrjeve për ndihmë, duke treguar përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në çdo nismë dhe asistencë mjekësorë për pacientët në nevojë, Spitali Amerikan dëshmon për të disatën herë vlerat e një institucioni të mirëfilltë shëndetësor dhe të përgjegjshëm në përmbushjen e nevojave edhe të pacientëve në vështirësi ekonomike dhe shëndetësore.

Inaugurohet Spitali Amerikan i ri në Prishtinë

Inaugurohet Spitali Amerikan i ri në Prishtinë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Sot më datë 23 Tetor, Spitali Amerikan çeli Ceremoninë e Inagurimit dhe Investimit më të ri “Spitali Amerikan Prishtinë”. Ndërtesa e re tre katëshe, e projektuar sipas të gjitha standarteve dhe teknologjisë më të fundit, dëshmon edhe njëherë seriozitetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e këtij institucioni për t’u shërbyer me profesionalizëm pacientëve vendas dhe të huaj në Kosovë.

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve te OPIC, operon suksesshëm prej nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej 3 vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve. Numri i madh i tyre, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet për reputacionin e krijuar në nëntë vite punë të ekipit të palodhur. Flet edhe për pritshmërinë dhe përgjegjësinë e lartë para së cilës gjendemi çdo ditë për të justifikuar besimin e atyre që na kanë zgjedhur.

Ky projekt ka arritur një vlerë totale investimi prej 20 milion euro, janë punësuar 330 punonjës nga të cilët 314 shtetas të Kosovës, 9 të Shqipërisë dhe 7 nga vende të tjera. Spitali Amerikan ofron të gjitha shërbimet shëndetësore gjatë 24 orëve duke përfshirë Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji, Ortopedi, Gjinekologji me Obstetrikë, Pediatri me Neonatologji, Urologjinë, ORL, Urgjencë 24h si dhe të gjitha shërbimet mbështetëse (laborator, imazheri, patologji etj), 7 ditë në javë.

Z. Ronald Drake, Kryetari i Bedminster Capital, Grupit Investitor më të madh të Spitaleve Amerikane mbajti fjalën hapëse përshëndetëse duke theksuar se ky spital, mjekët kryesorë, si dhe stafi janë më shumë se një vazhdimësi e rrjetit udhëheqës të spitaleve dhe qendrave shëndetësore që i ka ndërtuar Spitali Amerikan në Shqipëri. Ai do të jetë një fanar për qytetarët e Kosovës dhe do të tregojë se Spitali Amerikan është i përkushtuar që të ofrojë kujdes dhe shërbime sipas standardeve më të larta.

Të ftuar të tjerë të rëndësishëm ishin Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Z. Imet Rrahmani, Ambasadori i SHBA-ve në Kosove Z. Gregory Delaëie si dhe personalitete të tjera diplomatike.

Spitali Amerikan ka vulosur edhe njëherë rrugën drejt qëllimit, duke e bërë kështu institucionin më të besuar dhe serioz në fushën e mjekësisë me:

– ekspertë të certifikuar Evropianë dhe vendas në një sistem amerikan të punës,

– teknologji mjekësore diagnostike dhe terapeutike moderne, laborator biokimik dhe mikrobiologjik modern

– diagnostikim dhe trajtim multidisiplinar që siguron shpejtësi dhe saktësi.

Page 32 of 34«‹3031323334›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë