Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2
Spitali Amerikan, fushatë për luftën ndaj kancerit të gjirit

Spitali Amerikan, fushatë për luftën ndaj kancerit të gjirit

By Spitali Amerikan - Të Reja

Përgjatë Tetorit, muajit ndërkombëtar të luftës ndaj kancerit të gjirit, Spitali Amerikan u mundëson pacienteve femra paketën e kontrollit për diagnostikimin në kohë të kësaj sëmundjeje. Si çdo vit, të vendosur dhe të gatshëm për t’u ardhur në ndihmë pacientëve në nevojë dhe vështirësi ekonomike, në bashkëpunim me struktura të ndryshme shtetërore dhe organizata OJQ, Spitali Amerikan do të mundësojë për këto paciente kontrolle falas.

Kanceri i gjirit mbetet një sëmundje e rrezikshme, por fatmirësisht mund të trajtohet dhe të evitohen pasojat, në rast se diagnostikohet herët. Ndonëse femrat shqiptare janë duke u informuar vazhdimisht rreth mundësive që ofron sistemi shëndetësor për diagnostikim të hershëm (sidomos lidhur me mamografinë), pjesa më e madhe e pacienteve me kancer gjiri diagnostikohen ende në stade të avancuara.

Dr. Emiljana Huti, shefe e Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan, në kuadër të kësaj fushatë të ndërmarrë dhe në një thirrje ndërgjegjësuese për të gjitha femrat shprehet: “Për ato gra që janë duke luftuar me kancerin e gjirit do doja të për përforcoja idenë që kjo sëmundje nuk është një dënim me vdekje. Tashmë kemi një shumllojshmëri armësh për t’a luftuar këtë sëmundje (kirurgji, kimioterapi, radioterapi, terapi hormonale ) si edhe medikamentet më të reja që vazhdojnë të testohen dhe që po japin të dhëna premtuese për të ardhmen. Për ato që janë me rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje, ju këshilloj të bëni kontrrolle periodike, të bëni vetë ekzaminimin e gjirit. Diagnostikimi i hershëm duket të jetë çelësi i fitimit të kësaj beteje. Do ju gënjeja nëse do ju thoja se ne mund të shërojmë çdo grua të diagnostikuar me këtë sëmundje. Por siç çdo gjë në jetë e vetmja mënyrë për t’ia dalë është të mos dorëzohesh. Ne si mjekë nuk jemi dorëzuar, vazhdojmë luftën çdo ditë kundër kësaj sëmundje. Ju lutem vazhdoni të luftoni me ne …”

Kjo sëmundje përbën më shumë se 30% të sëmundjeve malinje të diagnostikuara tek femrat. Është përllogaritur që një në tetë femra do ndeshet me këtë sëmundje gjatë jetës së saj. Fatmirësisht diagnostikimi me kancer të gjirit sot nuk është denim me vdekje. Pas viteve 1990 vdekshmëria nga kjo sëmundje ka filluar të bjerë dukshëm dhe faktori më i rëndësishëm që influencon këtë prognozë të mirë është diagnostikimi në stad të hershëm të sëmundjes. Kur sëmundja është e lokalizuar vetëm në gji dhe në limfonodujt aksilar, që është dhe stadi që shohim më së tepërmi në praktikën tonë mjekësore, mbijetesa 5; 10 dhe 15 vjeçare shkon respektivisht në 89 %; 82 % dhe 77 %. Megjithëse këto janë të dhëna shumë të mira krahasuar me llojet e tjera të kancerit (si psh mushkëri ose pankreas) menaxhimi i sëmundjes në stadin metastatik është problematik. Në momentin kur sëmundja e kancerit të gjirit përhapet në organe të tjera, mbijetesa 5 vjeçare për pacientet bie menjëherë në 20 %.

Megjithese kanceri i gjirit duket të jetë më së shumti një sëmundje sporadike, ka edhe raste kur kjo sëmundje është pasojë e trashëgimit të disa gjeneve përgjegjëse dhe në këto raste mund të jenë disa persona me kancer gjiri brenda të njëjtës familje.

Sot mjekësia jep garanci të plotë se kanceri i gjirit nuk është më sëmundja që duhet të frikësojë gratë. Ulja e përgjithshme e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit i është atribuar rritjes së mundësive për ta diagnostikuar herët dhe sigurisht trajtimeve që disponohen sot ndaj kësaj sëmundjeje. Sipas Dr. Huti, përdorimi i protokolleve terapeutike moderne mundësojnë një strategji gjithpërfshirëse për ta trajtuar sëmundjen si lokalisht ashtu edhe në distancë. Prandaj për çdo pacient që diagnostikohet me këtë sëmundje në Spitalin Amerikan realizohet një plan të personalizuar për trajtimin e saj.

Për herë të parë në Kosovë, Spitali Amerikan kryen operim kardiokirurgjik me anestezion epidurialë!

Për herë të parë në Kosovë, Spitali Amerikan kryen operim kardiokirurgjik me anestezion epidurialë!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Për të parën herë në Kosovë, në Spitalin Amerikan në Prishtinë është bërë ndërrimi i valvulës mitrale në zemër, ndërhyrje kjo kirurgjikale me një anestezion specifik i quajtur Anestezion Epidurialë, ku pacienti gjatë gjithë kohës është i vetëdijshëm dhe komunikon me doktorët.

50 vjeçari nga Ferizaj, Muzafer Asllani, është pacienti i parë në Kosovë, i cili me 29 Tetor të 2015, në Spitalin Amerikanë në Prishtinë kaloi me sukses intervenimin për ndërrimin e valvulës mitrale.

Shefi i repartit për Anestezi dhe Reanimacion,në Spitalin Amerikan, Gentian Huti, thoë se mundësia e komplikimeve përmes intervenimi me anestezion epidurialë është më e vogël dhe se rikuperimi i pas operacionit është shuam më i shpejtë.

Sipas tij, Dr. Gentian Huti, në raste të veçanta, ose në raste specifike është edhe një alternativ që është anestezia epidurale që është një gjilpërë që bëhet mbrapa në shtyllën kurrizore në nivele shumë të larta.

Kjo lloj anestezie sot në botë shihet si alternativ e anestezisë së përgjithshme vetëm në raste të veçanta kur pacienti paraqet probleme të tërthorta purminale. Kjo është më e mirë sepse mundësia e komplikacioneve me këtë lloj anestezie është më e vogël sesa nën anestezi të përgjithshme dhe rikuperimi pas operacionit është shumë më i shpejtë se sa nëse pacienti i nënshtrohet një anestezie të përgjithshme.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj anestezie është edhe përgatitja psikologjike e pacientit përpara operacionit.

Me datë 29 tetor, iu nënshtrua intervenimit kirurgjik, ndërsa të nesërmen pacienti Muzafer Asllani ishte në gjendje të komunikonte me familjarët, miqt dhe madje edhe me gazetarët. Ai meniherë ishte në gjendje të mirë, këtë gjë e konfirmonte edhe vet ai.Gjatë operimit ai ishte plotësisht i vetëdijshëm dhe komunikonte me doktorët.

Tani ndihet shumë mirë. Problemi i tij ishte infeksioni i mushkërive, mjekët e Spitalit Amerikan i kanë propozuar që të bëjë operacion. Gjatë gjithë kohës së operimit pacienti ka qenë i vetëdijshëm, ka parë gjatë gjithë kohës, ka dëgjuari, dhe ka biseduar me mjekë.

Ai gjithashtu ka falenderuar shumë Spitalin Amerikan në Prishtinë, për mundësin që po i ofronë, jo vetë atij, por gjithë qytetarëve të Kosovës, që në këtë mënyrë të jenë në hap me mjekësinë botërore.

Mjeku kardio kirurg i Spitalit Amerikan, Besnik Kojcici, tha se pacienti vuante nga një sëmundje valvulare dhe se indikacionet ishin që të bëhet ndërrimi apo riparimi i valvulës mitrale.

Dhe pas analizave që i janë bërë pacientit është vendosur që t’i bëhet ndërrimi valvulës me një anestezi specifike, atë epiduriale, që do të thotë është bërë ndërrimi i valvulës mitrale për pacientin në gjendje të zgjuar.

Bëhet fjalë për një pacientë të moshës së re , të viteve 50 vjeçar i cili është i sëmur nga një sëmundje valvulare, kishte sufisencë të theksuar të valvulës metrale dhe indikacioni ishte i qartë për ndërrimin apo riparimin e valvulës mitrale. Siç e donë mjekësia , para ndërhyrjes i bërë të gjitha analizat dhe pastaj u pa që pacienti në fjalë kishte probleme me infeksion akut pulmelar.

“Duke i parë gjitha këto aspekte vendosëm ta bëjmë me një anestezi pak më specifike apo një anestezi të rrallë. Çka do të thotë që pacientin e kemi operuar, është bërë ndërrimi i valvulës mitrale mirëpo pacienti gjatë gjithë kohës ka qenë i zgjuar, do të thënë, falë anestezisteve kolegëve këtu dhe Spitalit Amerikan në përgjithësi, pacienti ka qenë i zgjuar, kemi komunikuar me të gjatë gjithë kohës dhe në të njëjtën kohë është bërë edhe ndërhyrja”, tha Dr. Besnik Kojcici.

Ndryshe, ky rast në Kosovë është intervenimi i parë i një ndërhyrje kirurgjikale të këtij lloji, ku pacienti falë anestezionit epidurialë gjatë kohës sa operohet është i zgjuar. Ndërsa në Shqipëri deri sot janë kryer 9 intervenime të këtij lloji.

Spitali Amerikan gjithashtu është i vetmi spital që ka realizuar transplantet e parë në vend.

Spitali Amerikan, risi për Qendrën e Gjinekologjisë

Spitali Amerikan, risi për Qendrën e Gjinekologjisë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ngrirja e vezëve, teknika më e re dhe e suksesshme për të mbetur shtatzënë në kohën që dëshironi.

Për herë të parë në Spitalin Amerikan, të gjitha gratë mund të zgjedhin dhe të vendosin se kur deshirojnë të bëhen nëna. Kjo metodë e re e aplikuar së fundmi, mundëson ruajtjen e vezëve përmes procesit të ngrirjes. E njohur ndryshe si kriopreservimi i ociteve konsiston në marrjen, ngrirjen dhe ruajtjen e vezëve të një gruaje. Shefi i Departamentit të Gjinekologji-Obstetrikës në Spitalin Amerikan shprehet se kjo është një mundësi e shkëlqyer për riprodhimin. Sipas tij, tani të gjitha gratë që duan të ruajnë vezët e tyre për të bërë fëmijë më vonë, për shkak se nuk kanë ende një partner apo për arsye të tjera mjekësore, sot e kanë këtë mundësi përmes procesit të kriopreservimit të ociteve, pra ruajtjes së vezëve. “Ocitet dhe ngrirja japin forma të sigurta të shtatzënisë dhe mundësia për të mbetur shtatzënë është mbi 70 %” u shpreh ai. Me anë të kësaj metode të gjitha femrat mund të vendosin vetë se kur dëshirojnë të bëhen nëna.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij procesi është edhe maturimi i vezëve, të cilat merren në kohën kur nuk janë maturuar ende dhe procesi i maturimit bëhet në laborator. Kjo teknikw pwrdoret pwr femrat qw nuk i maturojnw dot vetw vezwt nw trupin e tyre. Prof. Dr. Satiroglu sqaron se kjo është një tjetër procedurë e re e aplikuar në Spitalin Amerikan që ndihmon në procedurën e IVF-it. “Kjo do të thotë se ne i marrim vezët nga gratë, kur ato ende nuk janë maturuar, i maturojmë ato në laborator dhe bwjmw mw pas procedurwn e fertilizimit in vitro. Medikamentet e pwrdorura pwr kwtw procedurw janw shumw tw kushtueshme. Ovari policistik wshtw shumw i pwrhapur, e nw momentin qw merret kura pwr stimulimin, mund tw hiperstimulohen. Pwr tw parandaluar kwtw, ne mbledhim vezwt dhe i maturojmw nw laborator, duke shmangur komplikacionet dhe ulur shpenzimet e medikamenteve pwr pacientet”

Për gratë që kanë një historik familjar të kancerit të gjirit apo të vezoreve, ato mund t’i ruajnë vezët që në moshën 20 vjeçare, duke evituar rrezikun që vezët të dëmtohen.

Spitali Amerikan, është i pari që aplikon këtë metodë të re në vendin tonë, duke garantuar gjithmonë shërbim të specializuar me standartet më të larta për çdo pacient.

Sukses i rradhës në Spitalin Amerikan, kirurgjitë në zemër me anestezi lokale

Sukses i rradhës në Spitalin Amerikan, kirurgjitë në zemër me anestezi lokale

By Spitali Amerikan - Të Reja

Për herë të parë për të gjithë pacientët që kanë probleme në zemër dhe duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, Spitali Amerikan sjell një risi në fushën e ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër, përmes anestezisë lokale.

Anestezia e pjesshme në ndërhyrjet kardiovaskulare aplikohet për herë të parë, duke iu ofruar pacientëve një sërë përfitimesh. Mjeku kirurg kardio-torakal Dr. Arben Kojqiqi informon se kjo është një formë e re e ndërhyrjes kirurgjikale, e cila sjell shërbim më të ri për pacientët, duke ju mundësuar daljen sa më të shpejtë nga spitali. “Ndërhyrjet më të reja dhe të fundit që kemi realizuar në kirurgji janë ndërrime valvulash dhe By Pass-e. Pacientët kanë qenë zgjuar, pa intubim dhe me anestezi epidurale” thekson Dr. Kojqiqi.

Ndërkohë Shefi i Anestezisë në Spitalin Amerikan, Dr. Gentian Huti shprehet se kjo risi është aplikuar më sukses në 7 raste të ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër dhe të gjithë pacientët brenda 7 ditësh kanë lënë spitalin në një gjendje shumë të mirë shëndetësore. Sipas Dr. Huti, anestezia rutinë për këto lloj operacionesh është anestezia gjenerale në disa pacientë me probleme të veçanta kryesisht pulmonare. Ekziston edhe metoda tjetër e anestezisë lokale (epidurale), ku pacienti gjatë gjithë kohës është zgjuar. Përfitimi më i madh në këto raste është aktivizimi i pacientit post-operator, i cili është shumë herë më i shpejtë në krahasim me anestezinë e përgjithshme.

Përmes anestezisë së pjesshme pacienti mund të ndjekë të gjithë procesin e ndërhyrjes pa dhembje. Anestezia e pjesshme është risia e fundit që vjen në Shqipëri dhe në Ballkan, për herë të parë nga Spitali Amerikan, duke garantuar edhe njëherë shërbimin cilësor, si dhe mundësinë më të mirë për kurimin e të gjitha sëmundjeve.


Kongresi i Pare Multidisiplinar Nderkombetar

Kongresi i Pare Multidisiplinar Nderkombetar

By Spitali Amerikan - Të Reja



TIRANE – Është organizuar sot në Tiranë Kongresi i parë Multidisplinor Mjekësor Ndërkombëtar nga Spitali Amerikan. Kongresi me temën “Edukimi në vazhdim përmes profesionistëve të mjekësisë” është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarëbotërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë botërore. Lindita Shosha, Presidente e Internacional Medical Congres Albania, u shpreh se është një çast shumë i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare. “Ky kongres, zhvillohet për herë të parë nga Spitali Amerikan. Misioni kryesor është që ne, çdo ditë e më tepër të jemi pranë njerëzve që na kanë nevojë. Sot ky kongres është një shprehje shumë e mirë e këtij bashkëpunimi, përmbledh mjekë nga të gjitha spitalet, nga të gjitha institucionet nga vendi dhe nga bota. Ne të gjithë së bashku sot do të jemi me njëri-tjetrin në një event ku të tregojmë dhe të marrim,” – tha Shosha. Ministri Ilir Beqaj, i pranishëm në konferencë, tha se të tilla nisma duhet të ishin marrë më herët. “Unë që kam marrë përsipër të bëj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, e shikoj ofertën e shërbimit shëndetësor si një të vetme. Shumica dërmuese e shërbimit jepet nga specialistë shqiptar, nga profesionistë të shëndetësisë shqiptare që do të thotë që ka akoma më shumë hapësirë për sinergji. Eshtë tamam momenti kur ne po vlerësojmë eksperiencën 5 vjeçare 2010-2014 të ciklit të edukimit në vazhdim, po analizojmë atë dhe është momenti kur po ndërtojmë ciklin e ardhshëm dhe unë besojë se çfarë do të jetë sot, do të jetë përsëri një vlerë e shtuar” – u shpreh Beqaj. Figura të shquara të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë u nderuan në këtë kongres me certifikata të mirënjohjes për arritje dhe kontribute ndër vite, përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve si dhe dedikimin e jetës së tyre në shërbim të pacientëve dhe vlerave humane që mishëron mjeku profesionist. Ky kongres është një mundësi e mirë që mjekët pjesëmarrës të mund të përftojnë 20 kredite përgjatë harkut kohor të dy ditëve që zgjat kongresi multidisiplinar.

Suksesi i Kongresit të I-rë Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar

Suksesi i Kongresit të I-rë Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar

By Spitali Amerikan - Të Reja



Për herë të parë në Shqipëri u zhvillua Kongresi Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar me temë “Edukimi në Vazhdim përmes Profesionistëve të Mjekësisë” organizuar nga Spitali Amerikan.

Në këtë event u diskutuan mbi 12 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne.

Ky event, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe me një përfshirje mbarë botërore, solli në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specilitete të ndryshme të mjekësisë botërore.

Mbi 45 lektorë të huaj dhe shqiptarë nderuan me pjesëmarjen e tyre këtë event të rëndësishëm, ndërmjet të cilëve Prof. Dr. Philip Caushaj (SHBA),Prof. Dr. Felice Giangasparo (ITALI), Prof. Dr. Ethem Beskonakli (TURQI), Prof. Dr. Ulrich Rosendahl (BRITANI E MADHE), Prof. Dr. Josef Besik (ÇEKI), Prof. Dr. Jurgen Ennker (GJERMANI), Prof Dr Neyir Eren (TURQI), Prof. Dr. Marco Jaccobbi (ITALI), Prof. Dr. Venanzio Valenzia (ITALI), Prof. Dr. Sadik Ersoz (TURQI), Prof. Dr. Ugo de Santis (ITALI), Prof. Dr. Claus Boheim (AUSTRIA) e shumë të tjerë.

Në këtë event u nderuan me Certifikata të Mirënjohjes, figura të shquara të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë për arritje dhe kontribute ndër vite, përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve, dedikimin e jetës së tyre në shërbim të pacientëve dhe vlerave humane që mishëron mjeku profesionist.

Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë dhe kontriubuan në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore, inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndëruar këtë event në një Kongres mbarëshqiptar.

Spitali Amerikan operon sukesesshëm prej nëntë vitesh duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve anembanë trevave Shqipëtare. SpitaliAmerikan është një investim Shqiptaro-Amerikan i fondit Bedminster Capital Management dhe synon ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore përmes personelit profesional të përzgjedhur vendor dhe ndërkombëtar, mbështetur fuqishëm nga teknologjia më moderne në fushën e mjekësisë.

Spitali Amerikan dekorohet nga Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani

Spitali Amerikan dekorohet nga Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani

By Spitali Amerikan - Të Reja

“Në vlerësim të kontributit të shquar pedagogjik dhe klinik, si dhe përkushtimit maksimal profesional në fushën e kirurgjisë së transplanteve, duke realizuar ndërhyrje renale dhe hepatike, në mënyrë të palodhur e vetëmohuese dhe në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional në fushën e kardiokirurgjisë, në ndarjen dhe shkëmbimin e përvojës së pasur shkencore dhe realizimin e ndërhyrjeve të pamundura më parë për pacientët shqiptarë”.

Presidenti i Republikës, Z. Bujar Nishani dekoroi Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren, mjek kardiokirurg, për kontribut mjaft të rëndësishëm duke realizuar ndërhyrjet më të vështira në zemër, si dhe për herë të parë është realizuar koronarografia dhe revaskularizimit i arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit – e cila ishte një prej arritjeve te padiskutueshme të ekipit të kardiokirurgëve. Nga defektet e lindura në problemet e sistemit valvular; nga kirurgjitë e aortës tek bypasset; nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati që prej 9 vitesh ka gjetur trajtim në duart e ekipit të talentuar të Spitalit Amerikan​.

Presidenti Z. Nishani dekoroi Prof. Dr. Seyit Mehmet Sadik Ersoz, mjek i Spitalit Amerikan, ku ndërmori sfidën e rradhës në mjekësinë shqiptare – transplantin e Veshkave dhe të Mëlçisë, të realizuar për herë të parë në Shqipëri. Sot numërohen mbi 80 transplante të kryera me sukses nga ekipi ynë i kirurgëve dhe tre qendra hemodializë me një kapacitet prej 381 shtretërish duke e bërë kështu Spitalin Amerikan qendrën e vetme të fokusuar në trajtimin e pacientëve me insufiçiencë renale.​

Spitali Amerikan mori përsipër t’u sillte pacientëve shqiptarë atë ç’ka ata meritonin, atë ç’ka shpesh kërkonin jashtë kufijve të Shqipërisë, atë që mjekësia shqiptare me gjithë talentin e përkushtimin e mjekëve, në mungesë të kushteve dhe teknologjisë nuk ua kishte ofruar.

Spitali Amerikan me investimin më të madh dhe të rëndësishëm, i Pari spital privat në Shqipëri me teknologjinë më të avancuar dhe me stafin mjekësor të specializuar, solli standardet më të larta të mjekësisë moderne për pacientët shqiptarë. ​

Sot, pas 9 vitesh, spitali numëron 300 000 mijë pacientë të cilëve mundohemi t’u dëgjojmë zërin dhe t’u njohim kërkesat një nga një.

Të jesh lider dhe të vendosësh standartet në rang kombëtar dhe jo vetëm, për Spitali Amerikan do të thotë të kesh zgjidhje për çdo kërkesë të çdo pacienti, t’u ofrosh atyre sistemin më efiçent dhe teknologjinë më të lartë në mbështetje të profesionalizmit të stafit. Do të thotë të jesh gjithmonë disa hapa para e të mos ndalesh asnjë ditë së përmirësuari dhe avancuari nëpërmjet punës kërkimore dhe edukimit.

Urgjenca në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

“Te bashkuar kunder kancerit te gjirit”

By Spitali Amerikan - Të Reja



“Spitali Amerikan ishte pjese e konferencës se dytë nderkombetare “Te bashkuar kundër kancerit të gjirit” e cila u organizuara ne dt 24 Tetor ku moren pjesë Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Ministri i Shendetesise z. Ilir Beqaj, Ambasadorja e Perhershme e UNFPA ne Tirane gjithashtu profesorë të shquar italianë të shkencave mjekësore. Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit ndihmon në trajtimin më efikas të sëmundjes, ndaj dhe gjithë theksi gjatë kesaj konference u vu në sensibilizimin e grave dhe të gjithë shoqërisë për të kryer kontrollet dhe depistimet.

Spitali Amerikan, perqafoje jeten!”

Dëmtimi në gju, mjekët vendosin a do kërcej të hënën

Dëmtimi në gju, mjekët vendosin a do kërcej të hënën

By Spitali Amerikan - Të Reja

Elgit Doda eshte demtuar gjate provave dhe pret konfirmimin e mjekeve nese do ngjitet ne skene te henen. Nese jo, Xhensiles i duhet te kerceje vetem kete jave

Elgit Doda kantautori i suksesshëm dhe konkurrent në Dance  with me, gjatë provave të kërcimit, ka pësuar një dëmtim në gju. Elgiti  është shoqëruar menjeherë në Spitalin Amerikan ku ka bërë konsultat dhe ka marrë dhe mjekimet e para.

Elgiti sqaron, për të gjithë të interesuarit pas konsultës me mjekun, se dëmtimi që  ka pësuar  është këputje ligamenti dhe krisje e meniskut.

Aktualisht ai ka pak dhimbje, por  është në gjendje shumë të mirë. Ndjek rregullisht provat dhe  është në pritje për të marrë konfirmimin e mjekëve nëse do të ngjitet këtë herë në skenë apo jo. Por Elgiti thotë i vendosur: “Javën tjetër do të jem  patjetër në skenën e  Dance  with me, më i fuqishëm se kurrë në konkurim”.


Page 33 of 34«‹31323334›

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë