Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2

Elastografia, teknologjia që lexon indet në organizëm nga Dr. Albana Shahini

By Spitali Amerikan - Të Reja

Elastografia është një teknikë ekografike që përdor ultratingullin në kohe reale për të vlerësuar fortësinë e indeve në organizëm. Aparaturat ekografike të viteve të fundit me software të komplikuar përfshijnë dhe elastografinë në opsionet e tyre diagnostike duke i dhënë një ndihmesë mjekut radiolog në vendosjen e një diagnoze ekografike sa më të hershme dhe sa më të saktë. Duke aplikuar elastografinë arrijmë të shmangim biopsitë dhe citologjitë, pra në rastet kur dyshohet për patologji malinje, por që nuk rezultojnë të jenë të tilla në përfundim të ekzaminimeve anatomopatologjike.

Në cilat organe gjen përdorim?

  • Një nga aplikacionet më të shpeshta të elastografisë është ekografia e gjirit. Formacionet tumorale të gjirit të cilat vlerësohen me elastografi duke ju shtuar dhe karakteristikave të tjera ekografike si vaskularizimi Doppler, komprimimi, lëvizshmëria si edhe karakteristikat ekografike 2D, si ekogeniciteti i ulët, konturet e çrregullta, mikrokalcifikimet shtojnë ndjeshëm shanset që ky lezion të jetë malinj duke bërë kështu një diagnostikim të hershëm të patologjisë.
  • Organ tjetër ku mund të aplikohet elastografia ëshë glandula tiroide. Noduset e tiroideve janë mjaft të shpeshtë dhe me kalimin e viteve shtohet shpeshtësia e shfaqjes së tyre në individë të ndryshëm. Pjesa më e madhe e këtyre noduseve janë beninj dhe nuk kërkojnë ekzaminime apo trajtime të mëtejshme por një numër i vogël i tyre mund të kenë karakteristika malinje dhe elastografia ndihmon për të zbuluar pikërisht këto noduse problematike.
  • Aplikim tjetër i rëndësishëm i elastografisë është në organin e heparit apo mëlçisë. Elastografia bën vlerësimin kuantitativ të fortësisë apo shkallës së fibrozës së heparit duke ndihmuar kështu në shmangien e biopsive të heparit dhe duke orientuar mjekun specialist për një trajtim sa më adekuat të sëmundjeve kronike të heparit.

A kërkon përgatitje të veçantë?

Teknika e elastografisë nuk kërkon përgatitje specifike. Ajo kryhet në të njëjtën kohë me ekzaminimin ekografik standart dhe si e tillë zgjat kohën e ekzaminimit. Është teknikë që nuk shoqërohet me dhembje dhe nuk është invazive dhe si e tillë mund të aplikohet shumë lehtësisht gjatë çdo ekzaminimi ekografik.

Për më shumë informacion ose vizitë me Radiologen Albana Shahini kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Ngrirja e vezëve – Cilat femra? Kur? Përse?

By Spitali Amerikan - Të Reja
Përgatitur nga Dr. Elton Peçi

Ngrirja e vezëve (krioprezervimi ose ruajtja në ngrirje) është një fenomen gjithnjë e më shumë popullor tek femrat që vendosin të shtyjnë fillimin e një familje.

1. Cilat femra mund ti drejtohen ngrirjes së vezëve?

Femrat që mund të përfitojnë nga ngrirja e vezëve janë ato femra të cilat e vonojnë shtatzaninë për arsye se duhet të ndjekin arsimin e lartë, karrierrën ose edhe për qëllime personale (psh koha kalon dhe ende nuk ka gjetur partnerin e duhur), gjithashtu ngrirja e vezëve mund të ndihmojë femrat që i nënshtrohen terapisë kundër kancerit për të ruajtur fertilitetin e tyre.

2. Cila është mosha ideale?

Ngrirja e vezëve përpara moshës 35 vjeçare jep rezultate optimale. Sasia dhe cilësia e vezëve reduktohet me avancimin e moshës së femrës. Kështu që “ruajtja” e sa më shumë vezëve ofron siguri më të madhe pasi jo të gjitha vezët do ti rezistojnë procesit të shkrirjes (kur ato do të përdoren) dhe jo të gjitha ato që i mbijetojnë shkrirjes do të arrijnë të fertilizohen.

3. Sa kushton?

Ngrirja e vezëve kushton më pak se sa një cikël i plotë Fertilizimi In Vitro. Në shpenzime përfshihen konsulta me mjekun specialist, analizat rutinë, medikamentet stimulante (hormone) e vezoreve, procedura e aspirimit të ovociteve (vezëve) dhe ruajtja në ngrirje (krioprezervim) i tyre dhe pagesa simbolike vjetore.Kini parasysh se kushton shumë herë më pak se sa një Fertilizim In Vitro në moshën 40 vjecare!

4. Sa zgjat?

Zakonisht një cikël për ruajtjen e vezëve zgjat afërsisht 12 ditë gjatë së cilave ju duhet të vini për kontroll çdo 3-4 ditë. Kontrolli i rritjes së folikujve kontrollohet përmes ekografisë dhe analizave hormonale. Në fund të stimulimit, kur folikujt arrijnë dimensionet mature kryhet aspirimi i tyre nën anestezi.

5. A ka dhimbje apo efekte anësore?

Injeksionet hormonale janë të thjeshta dhe mund të bëhen vetë nga pacientja pa patur nevojë për personel mjeksor. Ato nuk shkatojnë dhimbje. Efekte anësore, kalimtare, janë stresi emocional dhe / ose gjendje rëndese në fund të barkut, sidomos në ditët e fundit të stimulimit.


6. Sa gjatë mund të ruhen vezët në ngrirje?

Studimet tregojnë se vezët mund të ruhen në ngrirje deri edhe 10 vite nga momenti i aspirimit.

7. Cfarë ndodh kur femra të jetë gati për një shtatzëni?

Në momentin që femra që ka ruajtur vezët në ngrirje për disa vite, ndjen se është gati për të patur një shtatzëni, atëherë paraqitet tek mjeku specialist për konsultë dhe analiza rutinë. Pas kësaj vijon një mjekim me tableta (orale) për dy – tre javë me qëllim përgatitjen e endometriumit (shtresës së brendshme të mitrës që është përgjegjëse për rritjen e embrionit). Kur endometriumi është gati, atëherë vezët e ruajtura shkrihen dhe i nënshtrohen fertilizimit në laborator me spermën e partnerit përmes teknikës ICSI. Disa ditë pas fertilizimit, kryhet transferta e embrionit në mitrën e pacientes.

8. Ku janë përfitimet e ruajtjes së vezëve në ngrirje?Përfitimet janë të shumta.

  • Nqs do të flasim për shanse suksesi, një femër ka më tepër shanse për një shtatzëni nqs vezët e saj janë në një moshë të re për shkak se në një moshë të tillë vezët (ovocitet) janë më të shumta në numër dhe me cilësi më të mirë. Pra nqs një femër në moshën 40 vjecare përdor vezët e saj që i ka të ruajtura në ngrirje që nga mosha 34 vjecare, në fakt ka shanset që do të kishte në moshën 34 vjecare! Pra në një farë mënyre femra arrin të “ndalojë” kohën.
  • Nqs do të flasim lidhur me anën financiare, stimulimi në moshën 40 vjecare është 2-3 fish më i shtrenjtë se sa në moshat nën 35 vjeç. Pra në këtë aspect ngrirja e vezëve ofron edhe përfitime financiare.
  • Përfitimi i fundit, por mbase më i rëndësishmi vlen sidomos tek ato femra që në moshë të avancuar (>38 – 40 vjece) të cilat mund të kenë një rezervë ovariane shumë të reduktuar ose edhe të kenë kaluar në menopauzë të parakohshme. Në mungesë të rezervës ovariane shtatzania do të ishte e mundur vetëm me vezë të dhuruara, por nqs një femër që ka ruajtur vezët në moshën 25 – 35 vjeçare sepse nuk ka gjetur partnerin e duhur, ose për arsye karriere etj etj, nqs ajo në moshën 40 vjecare do të kishte rezervë shumë të reduktuar ovariane ose edhe menopauzë të parakohshme, atëherë ajo nuk do të kishte nevojë për vezë të dhuruara, pasi do të mund të përdorte vezët e ruajtura në ngrirje.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Elton Peçi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Si të mos keni më veshë llapush?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik. Personat me veshë llapush, zakonisht janë subjekt i vënies në lojë, veçanërisht fëmijët në moshë shkollore.

Disa prindër përdorin metoda ekstreme që të mund të korrigjojnë pamjen dhe formën e veshëve të fëmijëve të tyre. Vendosin llastikë në kokën e fëmijës së tyre, madje ka dhe nga ato raste më ekstreme veshët e fëmijëve të tyre i ngjitin me shirit ngjitës.

Ja disa mënyra për të shpëtuar nga veshët llapush:

  • Veshë llapush është gjëndja e formës së veshit si guackë tepër e dalë dhe e veçuar nga koka.•
  • Veshët llapush trashëgohen.
  • Askush nuk mund të ndikojë dhe as ta parandalojë këtë problem estetik.
  • Kirurgjia estetike: e vetmja zgjidhje për korrigjimin e veshit është kirurgjia estetike.
  • Mosha 6-të vjeçare është periudha më e mirë për kryerjen e këtij intervenimi, kërrci është më i butë dhe mund t’i jepet më lehtë formë.
  • Ndërhyrja kryhet nën anestezi të plotë ose lokale.

Me kirurgji estetike të veshëve mund të korrigjohet madhësia dhe pozicioni i tyre madje mund të modifikohen plotësisht në rast të lindjes me deformim apo në rast dëmtimi të rëndë.

Prerja bëhet pas veshit dhe ndahet lëkura nga kërrci. Me një mënyrë të veçantë modifikohet kërrci, madhësia dhe forma e tij, nëse është e nevojshme, një pjesë e kërrcit mund të mënjanohet në mënyrë që të marrë një formë më natyrale. Kur të ketë mbaruar rikonstruktimi i kërrcit, veshi ngjitet më afër kokës, pjesa tjetër e lëkurës mënjanohet dhe plaga qepet. Shenja ndodhet prapa veshit dhe me kalimin e kohës zhduket.

Ndërhyrja zgjat një deri në dy orë, në varësi të llojit të korrigjimit që duhet bërë.

Gjatë ndërhyrjes estetike:

  • Vetë ndërhyrja nuk është dhimbshme.
  • Kjo ndërhyrje mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, por tek fëmijët rekomandohet gjatë periudhës së dimrit ose gjatë pushimeve verore.
  • Pas operacionit mund të shfaqet ënjtje në pjesën e pasme të veshit.
  • Komplikime të kësaj lloj ndërhyrje janë shumë të rralla.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

A janë të ndryshëm bebat me IVF? Nga Dr. Elton Peci

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që më drejtojnë pacientët gjatë konsultave për infertilitet. Që të ketë paragjykime dhe keqkuptime lidhur me Fertilizimin In Vitro kjo është më se normale. Një nga paragjykimet që takohet shpesh edhe në ata që lexojnë më shumë është se “bebat me IVF janë më pak normalë përderisa ata janë të konceptuar në mënyrë artificiale”. Disa madje shkojnë deri aty sa të mendojnë ose të shprehen se bebat edhe mund të prodhohen sipas kërkesave të ndryshme në laborator.

Ata që paragjykojnë procedurën e Fertilizimin In Vitro, mundohen të shpjegojnë paragjykimet e tyre me shprehjen se bebat me IVF nuk janë rjedhojë e një procesi natyral sic është kontakti seksual dhe përderisa teknikat laboratorike dhe / ose manipulimet medikale janë të nevojshme gjatë Fertilizimit In Vitro, bebat që lindin nga kjo teknikë nuk mund të jenë po aq normalë sa edhe ata të lindur në mënyrë natyrale.


Të gjitha këto paragjykime janë të pavërteta dhe totalisht non sens! Zakonisht kemi të bëjmë me një pjesë konservatore dhe jo shumë të lexuar të shoqërisë që ndajnë këto paragjykime.


Por e vërteta është totalisht ndryshe. Bebat me IVF janë po aq normalë sa edhe bebat e tjerë qoftë për sa i përket zhvillimit fizik por edhe atij mendor. Ata lindin njësoj si edhe bebat e konceptuar në mënyrë natyrale.


Është e vërtëtë se në Fertilizim In Vitro, gjinekologu specialist në mjeksinë riprodhuese transferon embrionin përmes një kateteri në brendësi të uterusit (mitrës) së femrës, por procesi i “implantimit dhe zhvillimit të embrionit është po aq normal sa edhe në rastet kur ndodh si pasojë e kontaktit seksual. Të gjithë duhet të kuptojnë se akronimi ART që përdoret për IVF do të thotë Teknikat e Riprodhimit të Asistuar (Assisted Reproductive Technology), dhe jo Teknikat e Riprodhimit Artificial (Artificial Reproductive Technology).

E vetmja diferencë midis IVF dhe fertilizimit natyral është se në rastin e IVF, spermatozoidet dhe ovocitet (vezët) fertilizohen në laborator nën vëzhgimin e embriologëve, pra, bashkimi i tyre ndodh në epruvetat laboratorike dhe jo në tubat e Fallopit sic ndodh në fertilizimin natyral. Fertilizimi In Vitro nuk bën gjë tjetër vetëm se bashkon spermatozoidet me vezët të cilat për arsye të ndryshme nuk mund të takohen në mënyrë spontane (qoftë për shkak të problemeve me numrin apo cilësinë e spermatozoideve dhe / ose të vezëve, të bllokimit të tubave të Fallopit dhe për shumë arsye të tjera.

Të gjitha këto janë arsye që vështirësojnë ose pamundësojnë arritjen e një fëmije përmes kontaktit seksual, ndaj edhe Fertilizimi In Vitro duhet të konsiderohet si një alternativë e kontaktit seksual.

Prej vitesh janë të shumta studimet që tregojnë se nuk ka asnjë ndryshim midis bebave të konceptuar përmes kontaktit seksual dhe atyre të konceptuar përmes Fertilizimit In Vitro, ndaj nuk ka motiv përse të jeni të shqetësuar për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve që vijnë në jetë përmes Fertilizimit In Vitro.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Lip Filler

By Spitali Amerikan - Të Reja

Zmadhimi i buzëve është një procedurë kozmetike që mund të shtojë volumin në buzët tuaja dhe t’ju japë buzë më të plota.
Ka shumë lloje produktesh që mund të injektohen në buzët tuaja dhe rreth gojës tuaj, por mbushësit më të zakonshëm janë produktet që përmbajnë substanca të ngjashme me acidin hialuronik.Acidi hialuronik është një substancë natyrale që gjendet në trup dhe ndihmon në rritjen e vëllimit në buzët tuaja.

Këto lloje të mbushësve të lëkurës nganjëherë quhen “mbushës me acid hialuronik”.

Kolagjeni, dikur mbushësi më i zakonshëm, përdoret më rrallë sot, pasi alternativat e reja janë më të sigurta dhe efektet zgjasin më gjatë.
Injeksionet me rezerva dhjamore janë një metodë tjetër për të mbushur buzët.

Fillers me acid hialuronik mund të përmirësojnë pamjen e buzëve tuaja duke shtuar:

  • Formë
  • Strukturë
  • Vëllim

Efektet mesatarisht zgjasin mbi 9 muaj dhe me pas ka nevojë për injeksione të tjera.

  • Përfitimet e fillers me bazë acidi hialuronik përfshijnë:
  • Kontroll mbi vëllimin e buzëve.
  • Sasia e substancës së injektuar mund të kontrollohet, kështuqë mjeku ka kontroll më të mirë se sa vëllim i buzëvekrijohet.
  • Ritmi gradual i trajtimit.
  • Injeksionet mund të bëhen gradualisht gjatë takimeve të ndryshme derisa të arrihen rezultatet e dëshiruara.
  • Gunga që mund të krijohet treten lehtë.
  • Çdo gunga dhe gunga të krijuara nga lëvizja e buzëve mundtë shpërbëhen lehtë. Më pak mavijosje/enjtje.
  • Rezultate të qëndrueshme.
  • Për shkak se mbushësit e acidit hialuronik bëhen ngasubstanca të ngjashme me ato që gjenden në trup, nuk kagjasa të shkaktojnë një reaksion alergjik, por nëse jenialergjik ndaj lidokainës, informojeni mjekun paraprakisht.

Shumë e rëndësishme: Kontakoni mjekut e duhurJo të gjithë mund të realizojnë zmadhimin e buzëve, me rezultate të kënaqshme. Mjeku duhet të jetë kirurg plastik ose dermatolog.Është shumë e rëndësishme të kryeni këtë procedurë me mjek të kualifikuar dhe në hapësirat e duhura mjekësorë dhe me produkte cilësore, në mënyrë që rezultati të jetë i kënaqshëm.

Mos i besoni dikujt pa përvojë dhe pa kualifikimet e duhura!

Në Spitalin Amerikan dhe në Klinikën Vivia këto trajtime kryhen me produkte bashkëkohore, të çertifikuara dhe nga mjekë të kualifikuar.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Zhurmat në vesh dhe problematikat e saj

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Arvenol Meta, audiolog

Shumë persona ankohen nga zhurmat në vesh. Por çfarë janë ato?

Zhurmat në vesh ose siç njihen ndryshe si Tinnitus nga latinishtja janë bezdisje në njërin ose në të dy veshët në forma të ndryshme si fishkëllima, zhurma e televizorit të vjetër kur nuk kap kanal, gjinkalla, zhurma e ujit apo një çezme të hapur, në formën e erës që fryn, e ngjashme me rrahjet e zemrës, etj.

Çfarë lloj sëmundje është?

Tinnitus nuk konsiderohet një sëmundje, por kemi të bëjmë me një sindromë multifaktoriale dhe si rrjedhojë shkaqet që mund të çojnë në shfaqjen e saj mund të jenë të ndryshme dhe jo gjithmonë të lidhura së bashku.

Para disa kohësh kam patur zhurma në vesh që më zgjatën disa ditë. A mund të shfaqen sërish?

Tinnitus është një gjendje që mund të klasifikohet në dy kategori bazuar në kohëzgjatjen e saj.

  • Tinnitus akut i cili shfaqet papritur apo pas një ekspozimi ndaj një zhurme të beftë dhe të fortë dhe normalisht nuk zgjat më shumë se nga disa orë deri në 3 muaj.
  • Tinnitus kronik ndodh kur kjo gjendje e nisur si një tinnitus akut zgjat përtej 3 muajve me intensitet të ndryshëm.

A janë të gjitha zhurmat në vesh njësoj?

Tinnitus gjithashtu ndahet edhe në dy kategori të rëndësishme:

a) tinnitus subjektiv (ndihen vetëm nga personi që i ka)

b) tinnitus objektiv (përvec personit që i ka i dëgjojnë edhe personat pranë tij)

Cilat janë shkaqet më të shpeshta?

  1. Dëmtimi i dëgjimit apo probleme me dëgjimin
  2. Shtatzënia
  3. Bruksizmi
  4. Problemet cervikale (probleme të ndryshme me qafën)
  5. Probleme me qarkullimin e gjakut
  6. Stresi dhe depresioni
  7. Problematika të ndryshme me sistemin nervor qendror
  8. Ekspozimi në ambiente shumë të zhurmshme për një kohë relativisht të gjatë (diskoteka, koncerte, salla dasmash etj)

Si mund të diagnostikohet një Tinnitus?

Diagnostikimi i tinnitus nuk është gjithnjë i lehtë, si për nga kompleksiteti që ka por edhe nga situata të ndryshme që shkakton. Shpeshherë në diagnostikimin e tij përfshihen një sërë figurash profesioniste mjekësore ORL, audiologu, neurologu, psikiatri, endokrinologu etj.

Procedurat e diagnostikimit fillojnë nga kabineti i ORL/AUDIOLOGJI ku mund të kryhen një sërë testesh për të bërë një vlerësim sa më të hollësishëm të funksionimit otologjik.

a) ekzaminimi objektiv ORL

b) audiometri tonale

c) timpanometri dhe reflekse stapediale

d) akufenometri

e) audiometri vokale liminare dhe sopraliminare

f) ABR

g) DPOAE

A është e vërtet që tinnitus një herë që ndodh nuk largohet më?

Tinnitus apo zhurmat në vesh shpeshherë nënvlerësohen apo keqtrajtohen. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm janë arma kryesore në “luftën” kundër tinnitus. Nuk është e vërtet që të gjitha zhurmat në vesh, një herë që shfaqen nuk largohen, por mënyrat e trajtimit janë të të ndryshme po ashtu edhe koha në dispozicion. Patjetër që ka forma të vështira të cilat fatkeqësisht nuk kanë një zgjidhje në termin afatgjatë.

Si trajtohet tinnitus?

Fakti që tinnitus është një sindromë dhe jo një sëmundje kryefjala është diagnostikimi korrekt i tij dhe gjetja e një shkaku real të kësaj gjendje. Terapia e tinnitus ka qenë gjithnjë në fokus të shumë kërkimeve shkencore dhe publikimeve mjekësore të ndryshme dhe nga të cilat kanë dalë linja udhëzuese për mënyrat e trajtimit të tinnitus.

1) Trajtimi farmakologjik

2) Trajtimi kirurgjikal

3) Trajtimi proteziv përmes aparateve të dëgjimit me sistem TRT (Tinnitus Retraining Terapy )

4) Trajtimi psikologjik

5) Trajtimi fizioterapeutik

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Ekografia karotide, ekzaminimi që ndihmon në parandalimin e goditjes në tru

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr.Erald Vasili, radiolog

Ekografia karotide është një procedurë e sigurt, pa dhembje që përdor ultratingujt për të ekzaminuar rrjedhën e gjakut nëpër arteriet karotide.

Dy arteriet karotide ndodhen në secilën anë të qafës dhe sjellin gjak nga zemra në tru. Ngushtimi apo bllokimi i tyre nga grumbullimi i pllakave të përbëra nga yndyra, kolesteroli, kalciumi dhe substanca të tjera që qarkullojnë në rrjedhën e gjakut mund të shkaktojë goditje në tru. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i një arterie karotide të ngushtuar mund të ulë rrezikun e goditjes në tru.

Pse bëhet?

Mjeku juaj do të rekomandojë ekografinë karotide nëse keni sulme ishemike kalimtare (TIA), lloje të caktuara të goditjes në tru ose nëse keni gjendje mjekësore që rrisin rrezikun e goditjes në tru, duke përfshirë:

• Presion i lartë i gjakut

• Diabet

• Kolesterol i lartë

• Histori familjare e goditjes në tru ose sëmundjes së zemrës

• Sulmi i fundit kalimtar ishemik (TIA) ose goditja në tru

• Tingull jonormal në arteriet karotide, të zbuluara nga mjeku me stetoskop

• Sëmundje të arteries koronare

Për të kontrolluar enët e gjakut të ngushta ose të bllokuara në zona të tjera të trupit, mund t’ju duhen teste shtesë, duke përfshirë:

• Ekografia e barkut. Ju mund të bëni një eko të barkut për të parë enët e gjakut ose organet e barkut.

• Testi i indeksit të kyçit të këmbës. Ky test mat dhe krahason presionin e gjakut midis kyçit të këmbës dhe krahut tuaj. Testi tregon rrjedhje të reduktuar ose të bllokuar të gjakut në këmbët tuaja.

• Testi i stresit kardiak. Ky test tregon se sa mirë funksionon zemra juaj kur jeni nën stres, të tilla si gjatë ushtrimeve. Rezultatet mund të tregojnë rrjedhje të dobët të gjakut në zemër. Mjeku juaj gjithashtu mund të urdhërojë teste imazherie për të zbuluar sëmundjen e arterieve koronare.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr.Erald Vasili kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Përfitoni ulje në Spitalin Amerikan me ABC News app

By Spitali Amerikan - Të Reja

Përfitoni ulje në Spitalin Amerikan me aplikacionin e ABC News.

Shkarkoni FALAS aplikacionin ABC News në Google Play dhe Apple Store dhe përfito 30% ulje në diagnostikë dhe 20% ulje në ndërhyrje kirurgjikale në çdo degë të Spitalit Amerikan.

Këtë verë qëndroni të informuar me ABC News dhe përfitoni ulje në çdo degë të Spitalit Amerikan.

Aplikacioni ABC News, duhet të jetë aktiv dhe prezent në celularin tuaj, në mënyrë që të përfitohet ulja.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Turizmi mjekësor në Shqipëri: Profesionalizëm dhe mikpritje

By Spitali Amerikan - Të Reja

Zgjedhja nuk është aspak e vështirë. Spitali Amerikan tashmë nuk është zgjedhje e parë vetëm e shqiptarëve.

Shërbimi cilësor dhe përkushtimi bashkë me historitë e suksesit kanë bërë që jehona të dalë përtej kufijve dhe Spitali Amerikan të jetë preferencë edhe e të huajve.

Një qytetar italian nga Roma rrëfen eksperiencën e tij kur fillimisht erdhi për të rregulluar dhëmbët, por më pas vendosi që të bënte edhe një ndërhyrje estetike në Spitalin Amerikan ku shprehet se mbeti shumë i kënaqur nga struktura dhe mikpritja. “Quhem Mauricio dhe vij nga rrethinat e Romës. Kam qenë më parë në Shqipëri në një klinikë dentare për të rregulluar dhëmbët. Dhe duke qenë se jam ndjerë shumë mirë vendosa që të kryej edhe këtë ndërhyrje estetike që quhet, Blefaroplastika.

Jam shumë i kënaqur nga ndërhyrja, të gjitha janë mikpritës. Shërbimet dhe struktura janë me kushte optimale dhe personeli është shumë i edukuar dhe profesional. Uroj që të shërohem shpejt” shprehet Mauricio.

Por qytetari italian në fjalë nuk është i vetmi i huaj që ka zgjedhur Shqipërinë dhe Spitalin Amerikan për t’i besuar shëndetin, shumë qytetarë të huaj zgjedhin Spitalin Amerikan për ndërhyrje plastike estetike, operacionet për humbjen e peshës dhe procedurat e Fertilizimit in Vitro (IVF), profesionalizmi, përkushtimi ndaj pacientëve dhe çmimet preferenciale bëjnë që Turizmi Mjekësor në Shqipëri të zhvillohet si asnjë vend tjetër.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Hemangioma

By Spitali Amerikan - Të Reja

Hemangioma është një shenjë e kuqe e ndezur që shfaqet në lindje, në javët e para ose në muajt e pare te jetës. Duket si një gungë gome qe përbëhet nga enë gjaku shtesë në lëkurë.Një hemangioma mund të ndodhë kudo në trup, por më shpesh shfaqet në fytyrë, kokë, gjoks ose shpinë. Trajtimi për hemangiomën e foshnjës (hemangioma infantile) zakonisht nuk është i nevojshëm te trajtohet pasi zbehet me kalimin e kohës.

Një fëmijë i cili ka njolla te kuqe (hemangioma) në shumicën e rasteve mund të zhduken brenda moshës 10 vjeçare.SimptomatFillon që në lindje, ose në javët e para, si një shenjë e kuqe e sheshtë, ose e ngritur, mund të gjendet kudo në lëkurë, që zakonisht në disa fëmije mund të ketë vetëm një shenjë të kuqe. Në disa fëmijë të tjerë, mund të kenë më shumë se një shenjë, veçanërisht nëse janë fëmijë pas lindjes së dytë, ose më shumë se binjakë.

Gjatë vitit të parë të fëmijës, shenja e kuqe rritet shpejt, si një gunga sfungjerore, me pamje gome që del në lëkurë.Hemangioma pastaj hyn në një fazë pushimi dhe më vonë ajo fillon të zbehet ngadalë.

Hemangiomat nuk mund të gjenden vetëm në lëkurë, por dhe brenda trupit, që mund të shfaqen me simptoma specifike të organit që është prekur, për shembull, një hemangioma që prek traktin gastrointestinale ose mëlçinë mund të shfaqet me simptoma të tilla si:

  • nauze
  • të vjella
  • parehati në bark
  • humbje e oreksit

Kur të shkoni te mjeku: Mjeku i fëmijës tuaj të porsalindur, duhet të monitorojë hemangiomat gjatë kontrolleve rutinë.

Nëse hemangioma: zmadhohet duke rrjedhur gjak, formon plagë duke u infektuar, ose fëmija ka ndryshime apo dëmtime në shikim, frymëmarrje apo dëgjim, duhet të kërkoni kujdes mjekësor më të specializuar!

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 5 of 34«‹34567›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë