Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Trajtimi i retinopatisë diabetike

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 15/10/2021

Dr. Teuta HAVERI

Mjeke kirurge oftalmologe, Spitali Amerikan 1

Prekja e syrit nga diabeti, e njohur si Retinopatia diabetike mbetet një nga shkaqet kryesore të verbimit edhe në ditët e sotme, në moshat aktive për punë.

Sipas WHO, sot numërohen  më shumë se 180 milionë njerëz që vuajnë nga diabeti në të gjithë botën dhe ky numër pritet të dyfishohet në 2030. Minimalisht  10 %  prej tyre zhvillojnë Retinopati diabetike. 20 vjet pas shfaqjes së diabetit, 90% e pacienteve me diabet tip I dhe > 60 % e atyre me diabet tip II, paraqesin prekje të syrit. Nga këta raportohet se rreth 28 milionë kanë komplikacione të rënda të RD, në shkallë të tillë, që rrezikojnë verbërinë. Mekanizmi bazë i dëmtimit të syrit në diabet, qëndron në nivelet e larta të sheqerit në gjak (hipergliceminë persistente), e cila sjell për pasojë dëmtimin e enëve të vogla të gjakut (mikroangiopatia diabetike). Më pas vijon një kaskadë ngjarjesh si  humbja e qelizave të mureve të kapilareve, shkatërrimi i barrierës interne gjak-retinë, dalja e serumit dhe elementeve të gjakut dhe grumbullimin e tyre në qendrën e shikimit në retinë. Ky grumbullim sjell si pasojë formimin e enjtjes së qendrës së shikimit (edemës makulare cistoide) dhe grumbullimin e materialeve me strukturë të fortë si hemorragji dhe eksudate të forta, të cilët shkaktojnë ulje të pamjes. Ky është stadi i retinopatisë diabetike jo proliferative, i cili nëse nuk trajtohet sjell për pasoje vuajtjen kronike të retines dhe instalimin e një dëmtimi më të rëndë që quhet retinopatia diabetike proliferative, e cila rrezikon seriozisht shikimin dhe mund të çojë në verbëri.

Trajtimi i dëmtimeve të hershme nga diabeti bazohet në aplikimin e trajtimit me argon laser në zonat ishemike si dhe injeksionet e substancave anti VEGF. Ky trajtim i aplikuar në kohën dhe frekuencën e duhur së bashku me kontrollin e faktoreve të riskut, glicemisë, hipertensionit mundëson frenimin e dëmtimit të syrit dhe ruajtjen e shikimit. Ndërsa në stadin e retinopatisë diabetike proliferative trajtimi është kirurgjikal nëpërmjet vitrektomisë posterior, aspirimit kirurgjikal të hemorragjisë brenda syrit dhe prerjes së traksioneve vitreo-retinale.

Evolucioni i teknologjisë ka mundësuar futjen në përdorimin klinik të aparaturave të avancuara si aparatura e tomografisë së retinës (Optical Coherence Tomography – OCT), e cila është baza e diagnozës së Retinopatisë diabetike në Klinikën e Syve të Spitalit Amerikan 1. Ky egzaminim mundëson zbulimin e hershëm dhe ndjekjen në dinamike të Retinopatisë Diabetike. Zbulimi dhe ndjekja e edemës makulare diabetike është bërë më i thjeshte dhe më pak invaziv për pacientin. Aplikimi i trajtimit me argon laser i plotësuar me injektimin  e substancave anti VEGF, përbëjnë vijën e parë të trajtimit të RD që mundësojnë trajtim mini invaziv dhe ruajtjen e shikimit. Në rastet e avancuara kanë nevojë për kirurgji të vitreo retinës dhe injektimin e vajit të silikonit.

Me vlerë të pazëvëndësueshme mbetet depistimi dhe zbulimi i hershëm i retinopatisë diabetike (kontrollet rutinë të fundus oculi çdo 6 muaj te okulisti) si dhe ruajtja e vlerave te qëndrueshme të glicemisë në bashkëpunim me mjekun endokrinolog ( glicemia,HbA1C), për të zbuluar dhe trajtuar në kohë, por edhe për të ruajtur rezultate të qëndrueshme afatgjata.

Për më shumë informacion ose vizitë me Teuta Haveri kontaktoni në +355674044951 dhe 0696237312 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

  • diabet
  • edema makulare diabetike
  • injektim vaj silikoni
  • kontroll sysh
  • OCT
  • retina
  • retinopati diabetike
  • semundje retine
  • sy
  • Teuta Haveri
  • vitreo retina
← Dhimbje nga hernia diskale? Dhimbje të papërballueshme nga cervicale?
Vuani nga variçet? Zgjidhja është ablacioni me radiofrekuencë →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë