Dr. Ernald Zeqja, PhD, obstetër-gjinekolog
Dr. Ernald Zeqja është diplomuar pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, në 1998, dhe ka kryer specializimin në degën Obstetrikë-Gjinekologji në vitet 2002-2006, me rezultate maksimale.
Me një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e obstetrikë-gjinekologjisë (pranë Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, Tiranë), si me ndjekjen e shtatzanive deri në lindje normale ose me operacion cesarean, po ashtu edhe me intervente të tjera gjinekologjike. Është gjithashtu i specializuar dhe me një eksperiencë të gjatë në ekografinë fetale dhe atë gjinekologjike, në diagnostikimin e anomalive të ndryshme fetale si dhe në trajtimin e problemeve dhe urgjencave të ndryshme gjinekologjike.
Ka kryer specializime dhe trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit, me Fellowship në Minimal Access Surgery (World Laparoscopy Hospital) dhe Citopatologji gjinekologjike (Women’s & Infants Hospital, Providence, Rhode Island).
Në vitin 2021 ka mbrojtur Doktoraturën me temën “Efektet afat-shkurtra dhe afat-gjata të histerektomive”, duke marrë titullin Doktor i Shkencave Mjekësore (PhD), pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Është gjithashtu edhe pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Infermierisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.