Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

Çdo të shtunë me shërbime të specializuara në Poliklinikën e Spitalit Amerikan 3.

Për ata që nuk kanë mundësi të kryejnë një vizitë me mjekët specialistë gjatë javës, këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë të shtunën, ku ofrohen shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në:

• Neurologji
• Pneumologji
• Hematologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Endokrinologji
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #poliklinikaespitalitamerikan

...

25 0
Çfarë janë tumoret e kokës dhe qafës dhe çfarë i shkakton?

Prof. Dr. Harsha KN, kirurg onkolog i kokës dhe qafës dhe kirurg ORL pranë Spitalit Amerikan 3, ishte i ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, i moderuar nga Doreada Mio, për të folur mbi një nga temat më kritike në onkologji: tumoret e kokës dhe qafës.

Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë vendimtarë për trajtimin e suksesshëm dhe shpëtimin e jetës, por edhe në fazat e avancuara mund të bëhet kurim, thekson Prof. Harsha.

Por cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut?

• Duhanpirja, përfshirë çamçakëzët me përmbajtje duhani
• Alkooli dhe higjiena e dobët e gojës
• Dhëmbët e mprehtë që lëndojnë mukozën
• Refluksi gastrik dhe stresi
• Viruset HPV dhe Epstein-Barr
• Faktorë gjenetikë

Prof. Harsha theksoi:

✅ Sa më herët të diagnostikohet tumori, aq më i lartë është suksesi në trajtim
✅ Shenjat paralajmëruese nuk duhet të shpërfillen – gunga në qafë, plagë që nuk shërohen, dhimbje të vazhdueshme, ndryshim i zërit
✅ Kontrollet e rregullta janë thelbësore, sidomos për ata me faktorë rreziku
✅ Kirurgjia onkologjike moderne ofron trajtime të personalizuara dhe efektive

⚠️ Mos neglizhoni simptomat, kontrolli i hershëm mund të shpëtojë jetë!

@klinika24_ @mdoreada 

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#tumoretekokësdheqafës #tumor #spitaliamerikan #drharshakn

...

25 0
Spitali Amerikan kërkon të punësojë Koordinator/e Departamenti (SA3). Kandidatët/et duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

14 0
Për disa, kujdesi shëndetësor është sfidë e përditshme.

Vështirësitë në lëvizje, nevoja për shoqërim, apo stresi i ambienteve spitalore shpesh ndikojnë negativisht në përmirësimin e gjendjes së pacientit.

Spitali Amerikan sjell një zgjidhje praktike dhe të sigurt:
kujdes shëndetësor të personalizuar, aty ku ndiheni më rehat, në shtëpinë tuaj.

Çfarë ofrojmë:

 • Vizita mjekësore në shtëpi, për ndjekje të rregullt ose konsultime të specializuara
 • Menaxhim të terapive dhe medikamenteve, me përkujdesje të vazhdueshme
 • Monitorim të gjendjes shëndetësore, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike
 • Asistencë në përditshmëri, për ata që kanë vështirësi fizike ose ndihmë të vazhdueshme

Shërbimet tona përfshijnë:

 • Ndihmë personale në larje, veshje dhe lëvizje
 • Kujdes për administrimin e medikamenteve dhe orareve të tyre
 • Shoqërim dhe mbështetje emocionale
 • Terapira rehabilituese dhe fizioterapi në shtëpi
 • Kujdes infermieror, si për nevoja afatshkurtra ashtu edhe afatgjata
 • Kujdes i specializuar për pacientë me Alzheimer
 • Kujdes paliativ dhe ndjekje për gjendje të avancuara ose të ndërlikuara

Pse të na zgjidhni? 

 • Ekip i specializuar dhe i përkushtuar, me përvojë në kujdesin në shtëpi
 • Pajisje dhe teknologji moderne, që sigurojnë trajtime të sakta dhe efektive
 • Shërbime 24/7, të përshtatura sipas nevojave tuaja dhe të familjarëve tuaj
 • Një përvojë e sigurt, komode dhe dinjitoze, aty ku ndiheni më mirë, në shtëpi

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 // 0676042451 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan 
#vizitamjekësorenështëpi #kujdesmjekësornështëpi

...

4 0
Një ditë pune e Prof. Asc. Dr. Harsha K.N. në Spitalin Amerikan 3

Momente nga një ditë pune e Prof. Asc. Dr. Harsha K.N. duke nisur nga konsultat me pacientët dhe ekzaminimet e detajuara, vizitat pas operacionit, deri tek momentet intensive në sallën e operacionit.

Gjithashtu doktori punon ngushtë me mjekët e tjerë specialistë për të siguruar trajtimin më të mirë të pacientëve.

Kjo video u transmetua në emisionin “Klinika 24” në Report TV, i moderuar nga Doreada Mio, ku Dr. Harsha ndau njohuri të rëndësishme mbi sëmundjet tumorale të kokës dhe qafës, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të specializuar.

@klinika24_ @mdoreada 

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#tumoretekokësdheqafës #tumor #spitaliamerikan #drharshakn

...

20 0
📌 Infeksionet e traktit urinar gjatë shtatzënisë, një rrezik i fshehur që nuk duhet neglizhuar

Një infeksion urinar, edhe kur duket i lehtë në fillim, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në komplikime serioze gjatë shtatzënisë për nënën dhe për fetusin. Ndër pasojat më të zakonshme janë lindja e parakohshme dhe ulja e nivelit të lëngut amniotik, që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e bebit.

Dr. Shk. Fjona Nasto, mjeke nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3, thekson rëndësinë e kryerjes së analizave të rregullta të urinës gjatë shtatzënisë. Ndryshimet fiziologjike që ndodhin në trupin e gruas, shpjegon doktoresha, e bëjnë atë më të ndjeshme ndaj infeksioneve urinare, prandaj diagnostikimi i hershëm është thelbësor.

📌 Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni Dr. Shk. Fjona Nasto.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #fjonanasto #infeksioneturinare #shtatzani

...

33 0
Spitali Amerikan kërkon të punësojë teknik hemodinamike. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

13 0
Spitali Amerikan kërkon të punësojë infermiere sterilizimi. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

9 0
Dr. Irida Majkaj, mjeke radiologe pranë Qendrës së Gjirit në Spitalin Amerikan 3, na tregon çfarë eko e gjirit. 

Ekografia e gjirit përdor ultratingujt nore për të krijuar pamjet e strukturave të brendshme të gjirit. Përdorimi kryesor i saj është diagnostikimi i nodujve të gjirit apo i anomalive të tjera që mjeku mund të ketë vënë re gjatë një ekzaminimi fizik, mamografie apo rezonance magnetike (MRI) të gjirit.

Ky ekzaminim është i sigurt, jo-invaziv dhe nuk përdor rrezatim jonizues.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

...

55 3
Spitali Amerikan kërkon të punësojë SHOFER AMBULANCE.

Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret:

-Të jetë i pajisur me leje drejtimi, kategoria D.
-Të ketë përvojë të mëparshme si shofer, preferohet në sektorin shëndetësor.
-Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe në turne.
-Të jetë i përgjegjshëm, bashkëpunues dhe korrekt.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

7 0




Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë