Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.

Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

Inkontinenca urinare pas lindjes, ja kur duhet të konsultoheni me mjekun

Dr. Hatije Ismaili, mjeke obstetër-gjinekologe pranë Qendrës së Gruas në Spitalin Amerikan 3, shpjegon kur humbja e pavullnetshme e urinës pas lindjes kërkon vlerësim mjekësor dhe si mund të ndihmojnë ushtrimet për forcimin e muskujve të dyshemesë pelvike.

Nëse ky shqetësim vazhdon ose ndikon në jetën tuaj të përditshme, konsultohuni me mjekun për të vlerësuar shkakun dhe trajtimin e përshtatshëm.

▶️ Ndiqni videon për të dëgjuar shpjegimin e doktoreshës.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #DrHatijeIsmaili #SpitaliAmerikan3 #QendraeGruas #ObstetërGjinekologe #InkontinencaUrinare #KujdesiPasLindjes

2 0
🩺 Dr. Skevos Poullas, neurokirurg grek dhe ekspert i njohur në trajtimin e patologjive të shtyllës kurrizore, gjatë konsultave në Spitalin Amerikan 1.

Me përvojë të gjatë në diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjeve të qafës, shpinës dhe mesit, si edhe në menaxhimin e hernieve diskale, stenozës spinale dhe patologjive komplekse të shtyllës kurrizore, Dr. Poullas ofron vlerësim të specializuar dhe zgjidhje moderne terapeutike të personalizuara për çdo pacient.

📅 Konsulta pranë Spitalit Amerikan 1
📍 Laprakë, Tiranë
📞 +355 67 20 29 559

#SpitaliAmerikan1 #DrSkevosPoullas #Neurokirurgji #ShtyllaKurrizore #DhimbjaEShpinës #HerniaDiskale #SpineSpecialist #AmericanHospitalAlbania

8 0
🎗️ Breast Cancer Symposium 2026

📅 30 October 2026
From Evidence to the Patient’s Bedside

🔹 SESSION 4: Systemic Treatment Considerations
🕘 11:55–12:50

11:55–12:10
Optimizing adjuvant systemic therapy in Breast Cancer
Juan Jose Garcia Mosquera • ES

12:10–12:25
Optimal duration of adjuvant ovarian function suppression for premenopausal women with HR+ EBC
Laure-Anne Teuwen • BE

12:25–12:40
ADCs as a new standard in mTNBC
Lazar Popovic • RS

💬 Panel Discussion | 12:40–12:50

Chair: Bledi Kreka • AL
Co-chairs / Panelists:
Anila Pema • AL
Esmeralda Seraj • AL

Një sesion që trajton konsideratat kryesore në trajtimin sistemik të kancerit të gjirit, nga optimizimi i terapisë adjuvante te supresioni i funksionit ovarian dhe roli i antitrupave të konjuguar me barna (ADCs) në trajtimin e kancerit të gjirit trefish negativ metastatik.

📋 Programi i plotë:
https://alsobi.com/breast-imaging-symposium-2026/

📝 Registration is now open.
🔗 Register here:
https://alsobi.com/balkan-breast-imaging-masterclass-2026/

#BreastCancerSymposium2026 #BreastCancer #Oncology #SystemicTherapy #PrecisionMedicine #MedicalEducation #Albania

11 0
Mamografia: përgjigjet për pyetjet më të shpeshta nga Dr. Kleida Mati 👇

Pse duhet ta bëni edhe kur nuk keni shqetësime në gji? A përdor rrezatim? A është e dhimbshme?

Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon rëndësinë e mamografisë dhe çfarë duhet të dini përpara ekzaminimit:

🔹Zbulimi i hershëm: Mamografia është një ekzaminim depistues që ndihmon në zbulimin e ndryshimeve në gji përpara se të shfaqen simptomat.
🔹 Dozë e ulët rrezatimi: Ekzaminimi përdor një sasi të vogël rrezatimi për të siguruar imazhe të detajuara të gjirit.
🔹 Parehati e përkohshme: Shtypja e gjirit gjatë ekzaminimit mund të shkaktojë parehati te disa paciente. Komunikimi me teknikun është shumë i rëndësishëm për ta bërë procedurën sa më komode.

▶️ Ndiqni videon për të mësuar më shumë.

💗 Mos prisni të shfaqen simptoma. Konsultohuni me mjekun për kontrollet e përshtatshme për ju.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#TetoriRozë #SpitaliAmerikan #Mamografia #KujdesiPërShëndetin #kanceriigjirit

155 4
Vaksina e alergjisë – trajtim afatgjatë, jo vetëm lehtësim i simptomave

Nëse vuani nga alergjitë sezonale apo gjatë gjithë vitit, vaksina e alergjisë (imunoterapia) ndihmon në trajtimin e shkakut, jo vetëm të simptomave.

✨ Redukton ndjeshëm simptomat e alergjisë
✨ Ul nevojën për medikamente
✨ Ndihmon në parandalimin e përkeqësimit të alergjisë
✨ Efekt afatgjatë dhe i qëndrueshëm

Imunoterapia realizohet në mënyrë të kontrolluar nga mjekë specialistë, me plan trajtimi të personalizuar për çdo pacient.

📞 Konsultohuni për të zbuluar nëse ky trajtim është i përshtatshëm për ju.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559

📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

31 0
A mund të shfaqet një sëmundje reumatologjike autoimune me simptoma që nuk lidhen me kyçet?

Dr. Entela Memlika, mjeke reumatologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se cilat janë disa nga shenjat që mund të shoqërojnë sëmundjet reumatologjike autoimune, edhe kur ato nuk manifestohen me dhimbje artikulare.

▶️ Ndiqni videon për të dëgjuar shpjegimin e doktoreshës.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan

34 0
🎀 30% ULJE për ekografinë e gjirit në Spitalin Amerikan 3

Tetori Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin e gjirit duhet të jetë prioritet gjatë gjithë vitit. 

Kontrollet e rregullta janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit. Ekografia ndihmon në vlerësimin e strukturave të gjirit dhe identifikimin e ndryshimeve që mund të kërkojnë vlerësim të mëtejshëm.

Mos e shtyni kujdesin për veten! Informohuni për kontrollet e përshtatshme për ju dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

✨ Gjatë Tetorit Rozë, përfitoni nga 30% ulje për ekografinë e gjirit, pranë Spitalit Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#TetoriRozë #SpitaliAmerikan #EkoEGjirit #KujdesiPërShëndetin

17 0
Fruthi: parandalimi fillon me vaksinimin!

Fruthi është një infeksion viral shumë ngjitës, i cili mund të shkaktojë komplikacione serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe personat e pavaksinuar.

🔎 Cilat janë simptomat?
• Temperaturë e lartë
• Kollë dhe rrjedhje hundësh
• Skuqje e syve
• Skuqje e lëkurës, që zakonisht fillon në fytyrë dhe më pas përhapet në trup

⚠️ Pse është i rëndësishëm parandalimi?
Fruthi mund të shkaktojë komplikacione, si pneumonia dhe, në raste të rralla, inflamacioni i trurit (encefaliti).

💉 Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër fruthit.
Vaksina MMR mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola. Kontrolloni kartelën e vaksinimit të fëmijës suaj dhe sigurohuni që dozat të jenë kryer sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.

📌 Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni për fruth?
Kontaktoni mjekun dhe telefononi përpara se të paraqiteni në institucionin shëndetësor, për të shmangur ekspozimin e personave të tjerë.

📞 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Fruthi #Vaksinimi #Parandalimi #SpitaliAmerikan

14 0
GRAFI DIGJITALE – TEKNOLOGJI E RE, DIAGNOZË E SAKTË
Zbuloni standardin e ri në imazherinë radiologjike me aparaturë moderne 100% digjitale, që ofron cilësi të lartë imazhi me dozë të ulët rrezatimi, tashmë në Spitalin Amerikan 1.
---
ÇFARË EKZAMINIMESH OFROJMË?
✅ Grafi të kockave
– Fraktura (thyerje)
– Artikulacione (gjunjë, shpatull, bërryl, kyç)
– Kolonë vertebrale
✅ Grafi të kraharorit (Chest X-ray)
– Mushkëritë
– Infeksione (p.sh. pneumoni)
– Kontroll i përgjithshëm torakal
✅ Grafi të abdomenit
– Probleme gastrointestinale
– Vlerësim i organeve abdominale
✅ Grafi të ekstremiteteve
– Duar, këmbë, gishta
– Trauma dhe dëmtime
✅ Ekzaminime të përgjithshme radiologjike
– Kontroll rutinë
– Diagnostikë fillestare e shpejtë dhe e besueshme
---
📏 EKZAMINIME SPECIALE
✔️ Grafi e plotë e kolonës vertebrale
✔️ Vlerësim për skoliozë
✔️ Matje e gjatësisë së gjymtyrëve
✔️ Të gjitha projeksionet radiologjike të trupit
---
⚙️ ÇFARË E BËN TË VEÇANTË?
👉 Teknologji digjitale 100% – imazhe më të qarta dhe rezultate më të shpejta
👉 Dozë e ulët rrezatimi – më shumë siguri për pacientin
👉 Stitching (bashkim imazhesh) – ideal për kolonën dhe segmentet e gjata
👉 Analizë në kohë reale
👉 Transferim i menjëhershëm për raportim
---
📍Diagnozë e saktë, shpejt dhe me siguri maksimale.

Kujdesi për shëndetin tuaj fillon me një imazh të qartë.

📞 Rezervoni në: +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1 – Laprakë, Tiranë

37 1
Vështirësi në frymëmarrje, kollë e vazhdueshme apo ndjesi mungese ajri gjatë aktivitetit fizik? 

Këto simptoma mund të kenë shkaqe të ndryshme, ndaj vlerësimi i funksionit të mushkërive është një hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë gjendjen tuaj respiratore.

🔬 Pletizmografia pulmonare është një ekzaminim që mat vëllimet e ajrit në mushkëri dhe i jep mjekut informacion të rëndësishëm për funksionin pulmonar, duke ndihmuar në identifikimin e çrregullimeve të frymëmarrjes dhe në monitorimin e disa sëmundjeve kronike.

Pse është e rëndësishme?

✅ Vlerëson vëllimet pulmonare.
✅ Ndihmon në sqarimin e çrregullimeve të funksionit të mushkërive.
✅ Mbështet ndjekjen e sëmundjeve kronike dhe planifikimin e trajtimit.

 Ekzaminimi është jo invaziv dhe pa dhimbje, dhe kryhet sipas udhëzimeve të personelit shëndetësor.

📍 Në Spitalin Amerikan 3, realizohet me teknologjinë PulmOne.

Mos i neglizhoni simptomat e frymëmarrjes. Konsultohuni me mjekun për të kuptuar nëse ky ekzaminim është i përshtatshëm për ju.

📞 Telefononi: 042 357 535
🌐 Rezervoni: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan,  përqafoje jetën! 

#SpitaliAmerikan3 #PletizmografiPulmonare #ShëndetiIMushkërive  #VështirësiNëFrymëmarrje #KollëEVazhdueshme

29 3
Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer do të jetë në datat 27-30 Tetor pranë Spitalit Amerikan 3.

Me mbi 25 vite eksperiencë profesionale, Prof. Dr. Tezer është Profesor i ORL-së, Kirurg Oral dhe Maksilofacial, si edhe Kirurg Plastik Facial i certifikuar nga Bordi Europian.

Gjatë vizitës së tij do të ofrohen konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale me fokus në:

▪️ Rinoplastikë dhe kirurgji të fytyrës 
▪️ Kirurgji endoskopike të sinuseve dhe trajtim të polipeve nazale 
▪️ Kirurgji të veshit dhe riparim të daulles së veshit 
▪️ Patologji të gjëndrave të pështymës 
▪️ Kirurgji orale dhe maksilofaciale 
▪️ Kirurgji të kokës dhe qafës 

Autor i rreth 50 artikujve shkencorë, me formim ndërkombëtar në qendra të specializuara në Europë dhe SHBA, ai sjell përvojë të gjerë në trajtimin e patologjive komplekse dhe kirurgjinë e fytyrës.

Rezervoni konsultën tuaj:

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #orl #kirurgjifaciale #kirurgjieveshit

8 0
🎗️ Breast Cancer Symposium 2026

📅 30 October 2026
From Evidence to the Patient’s Bedside

🔹 SESSION 3: From Genetic Risk to Precision Treatment
🕘 11:30–12:00

11:30–11:40
Germline testing: BRCA1/2, PALB2 & cascade testing
Kleida Mati • AL

11:40–11:50
Clinical Decision-Making in Early Breast Cancer: Integrating Tumor Biology and Genomic Assays
Stefanie Ende • DE

11:50–12:00
Clinical utility of ctDNA MRD testing in breast cancer
Andre Cruz • PT

💬 Panel Discussion

Chair: Emiljana Huti • AL
Co-chairs / Panelists:
Burak Koza • AL
Flutura Proko • AL

Një sesion që trajton rëndësinë e testimit gjenetik, vendimmarrjen klinike të bazuar në biologjinë e tumorit dhe rolin e testeve gjenomike në personalizimin e trajtimit të kancerit të gjirit.

📋 Programi i plotë:
https://alsobi.com/breast-imaging-symposium-2026/

📝 Registration is now open.
🔗 Register here:
https://alsobi.com/balkan-breast-imaging-masterclass-2026/

#BreastCancerSymposium2026 #BreastCancer #Oncology #PrecisionMedicine #GeneticTesting #MedicalEducation #Albania

22 0
Prof. Dr. Klaus Boheim, kirurg austriak vjen në Spitalin Amerikan 3, më 13-17 tetor, për vizita, konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale ORL.

Me një karrierë në spitale të njohura të Austrisë me mbi 13,000 ndërhyrje kirurgjikale, ai ka përvojë të gjerë në trajtimin e patologjive të veshit, hundës, fytit dhe kokës e qafës.

Për më shumë se 20 vite, ka drejtuar Departamentin e ORL-së dhe Kirurgjisë së Kokës e Qafës në Klinikën Universitare Saint Pölten, Austri.

Rezervoni konsultën tuaj:

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #orl #kirurgjiaevesheve #stapedectomysurgery #timpanoplasty

2 0
🚶‍♀️ Vetëm 30 minuta ecje në ditë mund të sjellin përfitime të rëndësishme për shëndetin tuaj!

Nga forcimi i zemrës dhe muskujve, te përmirësimi i mirëqenies emocionale, ecja e rregullt është një hap i thjeshtë drejt një jete më të shëndetshme.

Zbuloni disa nga përfitimet kryesore të ecjes së përditshme. 

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

27 0
Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë?
Dobësi muskulare, mizërime, dhimbje ose ngërçe të muskujve? 
Dhimbje shiatale?

Nëse keni këto shqetësime ose vuani nga sëmundje që dëmtojnë sistemin nervor, në Spitalin Amerikan 3 mund të kryhet një Elektroneuromiografi (ENMG).

Ky test diagnostik vlerëson funksionin e nervave dhe muskujve dhe ndihmon në identifikimin e shkaqeve të keqfunksionimit të tyre. Ai mund të zbulojë ose përjashtojë sëmundje si:

- Probleme të rrënjëve nervore (p.sh. hernia diskale)
- Sëmundje të sistemit nervor periferik (p.sh. sindroma e tunelit karpal, neuropatia periferike)
- Sëmundje muskulare (p.sh. distrofi muskulare, polimiozit)
- Sëmundje të lidhjes nerv-muskul (p.sh. miastenia gravis)
- Sëmundje që prekin neuronet motore në palcën kurrizore (p.sh. skleroza laterale amiotrofike)

Gjatë ekzaminimit përdoren impulse elektrike të padëmshme për të stimuluar nervat dhe për të regjistruar aktivitetin e tyre në kompjuter, i cili interpretohet nga mjeku për të dhënë një diagnozë të saktë dhe të shpejtë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan

13 0
Pa prerje kirurgjikale: HoLEP, zgjidhja përfundimtare për zmadhimin beninj të prostatës dhe problemet urinare

Shumë meshkuj që vuajnë nga zmadhimi beninj i prostatës përballen me shqetësime urinare që shpesh rikthehen pas trajtimeve të zakonshme.

Dr. Faruk Dogan, kirurg urolog pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se teknologjia HoLEP ofron një trajtim modern, minimal invaziv dhe me rezultate afatgjata.

“HoLEP është një teknikë e avancuar që realizohet me lazer, pa prerje kirurgjikale dhe me gjakderdhje minimale. Me këtë metodë mund të hiqet deri në 90–95% e indit prostatik, duke ofruar një zgjidhje shumë efektive për pacientët. Ndërhyrja është e sigurt dhe mund të përdoret edhe në raste të gjakderdhjes kronike të prostatës apo bllokimeve urinare që nuk reagojnë ndaj trajtimeve me medikamente”, shpjegon Dr. Dogan.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm i kësaj metode është rikuperimi i shpejtë. Pacienti zakonisht qëndron vetëm 1–2 ditë në spital dhe rikthehet shpejt në aktivitetet e përditshme.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

11 0
🩸 Qarkullimi i dobët i gjakut: ja çfarë duhet të dini

Qarkullimi i gjakut siguron furnizimin e organeve dhe indeve me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kur rrjedhja e gjakut pengohet, mund të shfaqen simptoma që kërkojnë vlerësim mjekësor.

🔎 Cilat janë shenjat e mundshme?

• Duar ose këmbë të ftohta
• Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash
• Dhimbje ose ngërçe muskulare, veçanërisht gjatë ecjes
• Ënjtje në këmbë dhe kyçe
• Ndryshime të ngjyrës ose temperaturës së lëkurës
• Plagë që shërohen ngadalë
• Venat e zgjeruara dhe të dukshme, në rastet e problemeve venoze

🩺 Cilat janë shkaqet e mundshme?

* Ateroskleroza: Grumbullimi i pllakave në arterie mund të ngushtojë enët e gjakut dhe të kufizojë rrjedhjen e tij.
* Diabeti: Mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve vaskulare.
* Mpiksjet e gjakut: Mund të pengojnë ose bllokojnë rrjedhjen e gjakut.
* Qëndrimi i zgjatur ulur ose në këmbë: Mund të favorizojë ënjtjen dhe grumbullimin e gjakut në këmbë.
* Sëmundja e Raynaud: Shkakton ngushtim të përkohshëm të enëve të vogla të gjakut, kryesisht në gishta.
* Pirja e duhanit: Dëmton enët e gjakut dhe rrit rrezikun e sëmundjeve arteriale.

✅ Çfarë duhet të bëni?

Mos i neglizhoni simptomat e përsëritura ose të vazhdueshme. Konsulta me mjekun ndihmon në identifikimin e shkakut dhe përcaktimin e trajtimit të duhur.

⚠️ Kujdes: Ënjtja e papritur e njërës këmbë, veçanërisht kur shoqërohet me dhimbje ose skuqje, kërkon vlerësim urgjent. Nëse shfaqet edhe vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje gjoksi, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

📞 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#QarkullimiIGjakut #ShëndetiVaskular #SpitaliAmerikan

29 0
Labioplastika, kur mund të jetë e nevojshme?

Dr. Faruk Doğan, kirurg urogjinekolog në Spitalin Amerikan 3, shpjegon se çfarë është labioplastika dhe në cilat raste mund të merret në konsideratë kjo ndërhyrje.

Labioplastika është një ndërhyrje kirurgjikale që synon reduktimin ose korrigjimin e labieve të vogla (labia minora), kur madhësia, forma ose asimetria e tyre shkakton shqetësime funksionale, higjienike, seksuale apo estetike.

Hipertrofia ose asimetria e labieve, shpjegon doktori, mund të jenë ndër arsyet për të cilat një grua kërkon vlerësim. Ndryshime në zonën intime mund të shfaqen gjithashtu pas lindjeve vaginale ose me kalimin e moshës.

Në varësi të rastit, vlerësimi mjekësor përcakton nëse labioplastika është e përshtatshme dhe çfarë ndërhyrjeje nevojitet.

Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Labioplastika #EstetikaGjenitale #DrFarukDogan

32 0
Poliklinika e Spitalit Amerikan 3, e hapur çdo të shtunë!

Nëse gjatë javës e keni të vështirë të kryeni vizita tek mjekët specialistë, tani keni mundësinë t’i realizoni ato edhe të shtunave. Në dispozicionin tuaj janë shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në këto fusha:

• Neurologji
• Hematologji
• Pneumologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi
• Endokrinologji
• Gastrohepatologji
•Pediatri
•Psikiatri
•Alergologjo

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni këtu: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan – përqafo jetën!
#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #kujdesishëndetësor

4 0
🎗Një tulipan rozë, një fjongo, një mesazh që na bashkon: kujdesu për veten.

Në këtë Tetor Rozë, mesazhi ynë shkon te çdo grua. Te ajo që kujdeset për të tjerët, te ajo që puna e përditshme e mban të zënë, te ajo që shpesh e lë veten për në fund.

Sot, mes luleve, buzëqeshjeve dhe ngjyrave, i kujtojmë njëra-tjetrës të gjejmë kohë për shëndetin tonë.
Sepse kujdesi për veten meriton vëmendje të veçantë. 

Mos e shty kontrollin e gjirit për nesër. Rezervo takimin sot.

Spitali Amerikan. Përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan3 #kanceriigjirit #tetoriroze

82 0
👁️ Cilat janë shenjat e para të humbjes së shikimit që nuk duhet t’i neglizhojmë? 

8 Tetor | Dita Botërore e Shikimit

Në këtë sensibilizuese, Dr. Eugen Dautllari, Kirurg Oftalmolog në Spitalin Amerikan 3, na tregon cilat janë disa nga shenjat dhe ndryshimet në shikim që nuk duhen neglizhuar – nga shikimi i turbullt, te ndryshimet që mund të lidhen me patologji të retinës dhe retinopatinë diabetike.

Kujdesi për shikimin fillon me vëmendjen ndaj shenjave të para. Çdo ndryshim në shikim meriton vëmendje dhe, kur është e nevojshme, vlerësim nga një specialist.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#DitaBotëroreEShikimit #8Tetor #WorldSightDay #Oftalmologji #ShëndetiISyve #SpitaliAmerikan #DrEugenDautllari

84 3
Kujdesi për gjirin nis me një kontroll.

Në Spitalin Amerikan 3, mamografia 3D GE HealthCare Senographe Pristina Duo ofron imazhe të detajuara, duke e paraqitur gjirin shtresë pas shtrese për vlerësimin e ndryshimeve në të.

Teknologji e avancuar me dozë të ulët rrezatimi dhe dizajn që synon më shumë rehati. Ekzaminimi është i shpejtë dhe pa dhimbje.

Në këtë Tetor Rozë, kushtojini kohë shëndetit tuaj. 💗

Për konsultë dhe informacion:
☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#TetoriRoze #kontrolligjirit #SpitaliAmerikan #mamografia

24 0
Ushqyerja enterale, mbështetje ushqyese kur ushqimi nga goja nuk mjafton.

Për pacientët që kanë vështirësi në gëlltitje ose nuk arrijnë të ushqehen mjaftueshëm nga goja, ushqyerja përmes sondës ndihmon në sigurimin e lëndëve ushqyese, kur trakti tretës funksionon.

Dr. Klea Bocka, mjeke dietologe pranë Spitalit Amerikan 3 sqaron se vlerësohen nevojat e pacientit dhe hartohet një plan i personalizuar. Më pas vijon monitorimi i vazhdueshëm që ndihmon në parandalimin e kequshqyerjes, ruajtjen e peshës dhe masës muskulare, si dhe hidratimin e duhur.

Për konsultë dhe informacionL
☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #KleaBocka #Dietitian #EnteralNutrition

34 2
Zgjidh të kontrollohesh, jo të rrezikosh. 🎀

Mamografia dhe ekografia e gjirit janë ekzaminime të rëndësishme për vlerësimin e shëndetit të gjirit dhe zbulimin e hershëm të ndryshimeve.

Dr. Irida Majkaj, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon çfarë duhet të dimë për këto ekzaminime, si kryhen dhe pse kontrolli i duhur është një pjesë e rëndësishme e kujdesit për shëndetin e gjirit.

Informimi i duhur ndihmon në largimin e frikës dhe në marrjen e vendimeve të informuara për shëndetin tuaj. 

 Për konsultë dhe informacion: 042 357 535

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #IridaMajkaj #Radiologe #Mamografia #EkografiaEGjirit #ShëndetiIGjirit

42 7
Këtë Tetor Rozë, jepini prioritet kontrollit të gjirit.

Në Spitalin Amerikan 3, Mamografia me Tomosintezë ofrohet me çmimin 9,500 lekë.

Kushtojini kohë shëndetit tuaj dhe planifikoni kontrollin sipas rekomandimit të mjekut.

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com 

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! 

#kanceriigjirit #tetoriroze #mamografi #kontrolliigjirit

5 0
Hemoglobina normale, por ferritina e ulët? Çfarë do të thotë?

Një situatë që mund të ngrejë pikëpyetje kur shohim rezultatet e analizave të gjakut.

A lidhet ferritina e ulët gjithmonë me aneminë? Dhe çfarë ndodh kur hemoglobina rezulton normale?

Dr. Shk. Sotiraq Lako, mjek hematolog pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon ndryshimin mes mungesës së hekurit dhe anemisë nga mungesa e hekurit, si dhe sa zgjat trajtimi në secilin rast.

 Ndiqni videon për të dëgjuar shpjegimin e plotë të mjekut.

Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Hematologji #Ferritina #DrShkSotiraqLako

438 6
Tetor Rozë, një kujtesë për t’i dhënë përparësi vetes.

Spitali Amerikan 3 sjell Paketën Kontroll i Avancuar 3D i Gjirit, që përfshin:

• Mamografi me tomosintezë
• Ekografi gjiri

Çmimi: 12,000 lekë

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#kanceriigjirit #tetoriroze #mamografi #kontrolliigjirit

4 0
Një kontroll sot, më shumë kujdes për shëndetin tuaj.

Në kuadër të Tetorit Rozë, Spitali Amerikan 3 ofron Paketën Kontroll i Plotë i Gjirit, që përfshin:

• Mamografi bilaterale
• Ekografi gjiri

Çmimi: 7,000 lekë

Bëjeni kujdesin për gjirin pjesë të kontrolleve tuaja shëndetësore.

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#kanceriigjirit #tetoriroze #mamografi #kontrolliigjirit

5 0
Këtë Tetor Rozë, kushtojini kohë kujdesit për gjirin.

Spitali Amerikan 3 sjell Paketën Kontrolli i Gjirit, që përfshin:

• Mamografi unilaterale
• Ekografi gjiri

Çmimi: 5,000 lekë

Konsultohuni me mjekun për kontrollin e përshtatshëm për ju.

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#kanceriigjirit #tetoriroze #mamografi #kontrolliigjirit

4 0




Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë

Jemi Online. Si mund t'ju ndihmojmë?