Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

Spitali Amerikan kërkon të punësojë infermier/e Durrës. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

...

1 0
🦶 Kirurgji moderne për këmbën, nga një emër me famë ndërkombëtare

📌 30 qershor-1 korrik, Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurg ortoped do të jetë në Spitalin Amerikan 3

Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurg austriak me mbi 45 vite përvojë dhe mbi 20,000 operacione të suksesshme, tashmë ndodhet në Spitalin Amerikan 3, duke ofruar trajtime shumë të specializuara për:

🔹 Shputën dhe kyçin e këmbës
🔹 Këmbën diabetike, me fokus në shmangien e amputimit
🔹 Artrozën dhe deformimet e kyçit, përmes proteza të avancuara totale
🔹 Raste post-traumatike, fraktura, apo ndërhyrje të dështuara më parë

“Fillimisht përpiqemi të shmangim kirurgjinë, por kur është e nevojshme, përdorim teknika moderne dhe implante të zhvilluara për të rikthyer funksionin dhe jetën pa dhimbje”, thotë Prof. Orthner.

📌 30 qershor-1 korrik, Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurg ortoped do të jetë në Spitalin Amerikan 3.

Kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #profernstorthner #kirurgjiaekembes #shputaekembes #kembe #ortopeditraumatologji

...

7 0
Spitali Amerikan kërkon të punësojë sanitar/e pastrimi. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

4 0
📌 Prof. Dr. Klaus Boheim do të jetë më 18-22 qershor, në shërbim të pacientëve në Spitalin Amerikan 3

Prof. Dr. Klaus Boheim në Spitalin Amerikan 3, eksperienca austriake në trajtimin e patologjive të veshit, hundës, fytit, etj

Spitali Amerikan zgjedh gjithmonë të bashkëpunojë me emrat më të spikatur të mjekësisë europiane duke bërë të mundur zgjidhjen në vend të problematikave shëndetësore për të cilat më herët pacientët shqiptarë ishin të detyruar të dilnin jashtë kufijve.

I tillë është edhe kirurgu austriak ORL, Prof. Dr. Klaus Boheim, i cili ka një eksperincë më shumë se 30 vjeçare në fushën e Otorinolaringologjisë dhe prej vitesh është në shërbim të pacientëve në Spitalin Amerikan 3.

Prof. Dr. Klaus Boheim, ka punuar në spitalet më të njohura në Austri dhe në karrierën e tij numëron më shumë se 10,000 ndërhyrje për trajtimin e në game të gjerë të patologjive të veshit, hundës, fytit dhe kokë-qafës.

Për më shumë se 20 vjet ka shërbyer si shef i Katedrës dhe drejtor i Departamentit të ORL - kirurgjia e qafës dhe kokës në Klinikën Universitare Saint Polten në Austri.

Për më shumë informacion ose vizitë me Prof. Dr. Klaus Boheim kontaktoni në 042357535 ose në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan

...

2 0
Lodhje, cikël i çrregullt apo infertilitet? Mund të jetë prolaktina! Dr. Tea Shehu shpjegon pse 

Dr. Tea Shehu (@teashehu), mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3, ishte e ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatoren Doreada Mio @mdoreada ku foli për gjëndrën e hipofizës dhe hormonin prolaktinë, i cili prodhohet prej saj.

Kur nivelet e prolaktnës rriten më shumë se norma, krijohet një gjendje e quajtur hiperprolaktinemi, e cila mund të sjellë probleme serioze hormonale, si çrregullime të ciklit menstrual, infertilitet, galaktorre, ulje të dëshirës seksuale, dhe në raste të caktuara, dhimbje koke apo çrregullime të shikimit.

Dr. Shehu theksoi se një nga shkaqet më të njohura të hiperprolaktinemisë është prolaktinoma, një tumor i vogël beninj në hipofizë që sekreton prolaktinë. 

Por ajo shtoi se ka edhe shkaqe të tjera patologjike që mund të rrisin prolaktinën si:

- Hipotiroidizmi, funksion i ulët i tiroides që nxit rritjen e prolaktinës përmes TRH.
- Sëmundjet kronike të veshkave, prolaktina nuk pastrohet siç duhet.
- Cirrhoza hepatike, çrregullime në metabolizmin hormonal.
- Sindroma e vezoreve policistike (PCOS), shoqërohet shpesh me çrregullime hormonale.
- Dëmtime të hipotalamusit apo hipofizës, trauma, infeksione, apo ndërhyrje kirurgjikale.
- Stimuj refleksë nga zona e gjoksit – trauma apo ndërhyrje që aktivizojnë rrugë hormonale.

Doktoresha shton se edhe barnat mund të rrisin prolaktinën, të tilla si: 

- Antidepresantë (SSRI, triciklikë)
- Antipsikotikë (si risperidoni, haloperidoli)
- Antiemetikë (metoklopramidi, domperidoni)
- Ilaçe për tensionin e lartë të gjakut (verapamil, metildopa)

Për këtë arsye, thekson Dr.Tea Shehu, vlerësimi i çdo rasti të hiperprolaktinemisë kërkon një qasje të kujdesshme dhe të personalizuar, që nuk fokusohet vetëm te tumori, por analizon të gjitha shkaqet e mundshme për të ndjekur trajtimin e duhur.

Kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Repost @reporttv.al with @use.repost
・・・
#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #hipofiza #tumoretehipofizes #drteashehu #endokrinologji #mri #shendetihormonal

...

23 0
Spitali Amerikan kërkon të punësojë, Punonjës Sigurie - SA3. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

12 0
🫁Virozat nuk kanë më stinë, Dr. Klodeta Grosha: Ja çfarë duhet të keni kujdes

Në një intervistë për emisionin “Vila24” në News24 Albania, Dr. Klodeta Grosha @klodetapllocigrosha , mjeke pneumologe pranë Spitalit Amerikan 3, tha se, sidomos pas periudhës së pandemisë, virozat nuk kanë më stinë të caktuar dhe se duhet të tregojmë kujdes për shëndetin respirator gjatë gjithë vitit.

“Shumë pacientë po paraqiten me simptoma të gripit, VRS (virusi respirator sincicial) apo adenoviruset. Grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe personat me imunitet të dobët apo sëmundje kronike,” theksoi mjekja pneumologe. 

Doktoresha nënvizoi gjithashtu se nëse simptomat zgjasin më shumë se 5-7 ditë, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun.

Në këtë periudhë, për shkak të lëvizjeve të shumta dhe grumbullimeve, virozat përhapen më shpejt. Për këtë arsye, Dr.Klodeta Grosha këshillon:

• Shmangni ambientet e mbipopulluara.
• Mbani maskë kur është e nevojshme.
• Kujdesuni për higjienën personale.
• Vaksinohuni për infeksionet sezonale.

Gjithashtu, ajo evidentoi një rritje të rasteve me sëmundje kronike pulmonare dhe kancer të mushkërive duke nënvizuar faktorët e rrezikut si: 

• Duhanpirja, përfshirë edhe duhanpirjen pasive.
• Ndotja e ambientit.
• Disa profesione të caktuara, që i ekspozojnë punonjësit ndaj substancave të dëmshme.

Për të parandaluar apo zbuluar në kohë këto sëmundje, Dr. Klodeta Grosha rekomandon kryerjen e kontrolleve të rregullt

• Skaner i mushkërive me rrezatim të ulët, për të parë në detaje strukturën pulmonare.
• Spirometri, për matjen e funksionit të mushkërive.
• Radiografi e kraharorit, për të identifikuar ndryshime në mushkëri.
• Analiza të gjakut, për të monitoruar inflamacionin dhe shenjat infektive.
• Fibrobronkoskopi, në raste të veçanta, për të marrë mostrat e nevojshme për diagnozë të saktë.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #drklodetagrosha #pneumologji 
#mushkeri #viroza #grip #kancerimushkerive

...

39 0
Dr. Kleida Mati: Gratë joduhanpirëse po përballen me kancer të mushkërive në stade të avancuara

Dr. Kleida Mati @kleidamati , mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, ishte e ftuar në emisionin "Trupi dhe Shëndeti" në RTSH, ku ndër të tjera u ndal edhe te llojet më të shpeshta të tumoreve që prekin qytetarët shqiptarë. 

Doktoresha theksoi se kanceri i mushkërive është një nga më të përhapurit në Shqipëri, i pasuar nga kanceri i prostatës dhe tumoret gastrointestinale, të cilat po prekin gjithnjë e më shumë edhe moshat e reja.

Një shqetësim i veçantë, sipas mjekes onkologe, është rritja e rasteve të grave joduhanpirëse që diagnostikohen me kancer të mushkërive në faza të avancuara.

“Mund të mos na shkojë menjëherë në mendje se një grua që nuk ka pirë kurrë duhan mund të ketë kancer të mushkërive, por ky është realiteti me të cilin po përballemi gjithnjë e më shpesh,” u shpreh Dr. Mati.

Simptomat që nuk duhet t’i injoroni për kancerin e mushkërive:

- Kollë e vazhdueshme për më shumë se një muaj
- Dhimbje në gjoks
- Vështirësi në frymëmarrje
- Humbje peshe pa ndonjë shkak të dukshëm

Dr. Kleida Mati thekson rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore, pasi diagnostikimi i hershëm mund të bëjë diferencën dhe të shpëtojë jetë.

Për më shumë informacion apo për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

@rtshqiptar @trupi.dhe.shendeti 

#spitaliamerikan3 #spitaliamerikan #kanceri #kancerimushkerive #drkleidamati #onkologji

...

63 2
Spitali Amerikan kërkon të punësojë infermiere instrumentare. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

13 0
Doktor, kam kolesterol të keq (LDL) të lartë... Përveç kontrolleve mjekësore, çfarë mund të bëj për ta menaxhuar?”

Kolesteroli i keq (LDL) kur është i lartë, mund të shkaktojë ngushtim të arterieve, sëmundje të zemrës dhe rrezik për goditje në tru.

Dr. Shk. Indrit Temali, mjek kardiolog në Spitalin Amerikan 3, shpjegon se për të mbajtur LDL-në nën kontroll, dy janë opsionet kryesore: një stil jetese i shëndetshëm dhe trajtimi medikamentoz, kur modifikimi i stilit të jetesës nuk është i mjaftueshëm.
Për të menaxhuar kolesterolin e keq, është e rëndësishme të ndiqni një dietë të pasur me ushqime të papërpunuara dhe yndyra të mira, e pasur me fibra dhe probiotikë, të bëni aktivitet fizik rregullisht, ulja e peshës trupore dhe të shmangni duhanin apo alkoolin e tepërt.

Trajtimi medikamentoz përfshin statinat dhe ezetimibin, të cilat synojnë uljen e LDL-së. Ky trajtim është dinamik dhe përshtatet sipas rastit.

Doktori thekson rëndësinë e vazhdimësisë së trajtimit, pasi LDL i lartë është një patologji kronike dhe ndërprerja e medikamentit rrit rrezikun për komplikacione.
Mos u shqetësoni për efektet anësore, sqaron doktori, pacientët mbahen nën monitorim të vazhdueshëm me analiza të rregullta si transaminazat dhe kreatinfosfominazat.

Ndryshimet e stilit të jetesës së përditshme, së bashku me kontrollin mjekësor, janë mënyra më efektive për të mbrojtur zemrën dhe enët e gjakut nga dëmet e LDL të lartë.

Për më shumë informacion, ndiqni Dr. Shk. Indrit Temali në Spitalin Amerikan 3.
Kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

...

60 0
Spitali Amerikan kërkon të punësojë teknik hemodinamike. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

7 0
Rezonanca magnetike diagnostikon saktë tumoret e hipofizës
Trajtimi kryhet nga një ekip multidisiplinar në Spitalin Amerikan 3, për kujdes të specializuar dhe të personalizuar.

Hipofiza është një gjëndër shumë e vogël, sa një kokërr bizele, por me ndikim të jashtëzakonshëm në trupin e njeriut.

Dr. Tea Shehu (@teashehu), mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3, ishte e ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV me moderatoren @mdoreada, ku foli për funksionin e hipofizës, rëndësinë e saj në sistemin endokrin dhe organizmin në tërësi, duke u ndalur veçanërisht te tumoret e kësaj gjëndre.

“Shpesh pacienti paraqitet fillimisht tek gjinekologu apo endokrinologu, në varësi të simptomave. Por kur analizat tregojnë rritje hormonale, endokrinologu luan një rol kyç në diagnostikim. Procesi nis me anamnezë të detajuar, shqyrtim të simptomave dhe historikut mjekësor, për të vijuar me analiza laboratorike dhe rezonancë magnetike të hipofizës me prerje të specializuara, që është domosdoshmëri për diagnozë të saktë,” shpjegon Dr. Shehu.

Doktoresha theksoi se tumoret e hipofizës janë të ndërlikuara dhe kërkojnë një qasje multidisiplinare, me bashkëpunimin e endokrinologëve, neurokirurgëve, radiologëve dhe gjinekologëve.

“Jo të gjitha tumoret kërkojnë kirurgji. Për shembull, tumoret që sekretojnë prolaktinë shpesh trajtohen fillimisht me medikamente, për sa kohë nuk paraqesin rrezik për sistemin nervor,” tha Dr. Tea Shehu.

🏥 Në Spitalin Amerikan 3, këto raste trajtohen me kujdes nga një ekip multidisiplinar, që garanton një trajtim të personalizuar dhe profesional për çdo pacient.

Kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Repost @reporttv.al with @use.repost
・・・
#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #hipofiza #tumoretehipofizes #drteashehu #endokrinologji #mri #shendetihormonal

...

39 0




Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë