Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.

Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

Faleminderit për besimin! 

Ilir Vrenozi ndan përvojën e tij dhe shpreh mirënjohjen për Spitalin Amerikan 3, për kujdesin dhe shërbimin shëndetësor të ofruar ndaj bashkëshortes së tij.

Bashkëshortes së tij i urojmë shëndet të plotë dhe një rikuperim sa më të shpejtë! 

@ilirvrenozi1971

41 0
Kanceri nuk trajtohet më meprotokollet e vjetra, Dr.Kleida Mati për terapitë e personalizuara …

Mjekësia onkologjike po ecën drejt trajtimeve gjithnjë e më të personalizuara, duke u bazuar në biologjinë dhe karakteristikat specifike të çdo tumori. 

Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, sjell në vëmendje ndryshimin e qasjes në trajtimin e kancerit: nga trajtimet tradicionale me kimioterapi drejt terapive precize, të cilat synojnë të luftojnë tumorin duke u bazuar në veçoritë e tij biologjike.

Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni Dr. Kleida Mati.

@mdoreada
@reporttv.al

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan  #drkleidamati  #Onkologji #kanceri

16 1
Estetika dhe funksionaliteti i zonës intime: zgjidhje përmes kirurgjisë së kombinuar, në një seancë të vetme.

Kur një paciente ka disa problematika që lidhen me zonën intime, një ndërhyrje e kombinuar mund të ofrojë mundësinë për të trajtuar disa prej tyre gjatë së njëjtës seancë kirurgjikale, nëse kjo vlerësohet e përshtatshme nga mjeku specialist.

Në këtë video, Dr. Faruk Doğan, kirurg urogjinekolog në Spitalin Amerikan 3, prezanton rastin e pacientes sonë dhe procedurat e realizuara:

•	Labioplastikë
•	Klitoroplastikë
•	Vaginoplastikë
•	Liposuksion abdominal
•	Transferim të yndyrës në labia majora, për rikthimin e volumit dhe përmirësimin e formës.

Gjatë së njëjtës seancë kirurgjikale u kombinuan procedura të ndryshme, duke iu përgjigjur nevojave individuale të pacientes.

Çdo rast kërkon vlerësim të veçantë për të përcaktuar procedurat më të përshtatshme.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #DrFarukDogan #KirurgjiaEKombinuar #Labioplastika #Vaginoplastika

4 0
Spitali Amerikan kërkon të punësojë Senior Reporting and Budgeting Officer

Recruitment Specifications:

· Degree in Finance / Accounting or related field.
· Minimum three years of experience in finance / accounting function.
· Good knowledge of the accounting schemes / IAS/IFRS reporting.
· Good knowledge of the tax regulatory and related fiscal issues.
· Any other qualification in related field is a plus.
· Good team worker and willing to work in a dynamic environment.
· Very good knowledge of Microsoft Office related programs, especially Excel and Word.
· Very good knowledge of English.
· Designation offered: Permanent

📅 Afati i fundit për aplikim: 10.11.2026

📩 Aplikimi:
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një fotografi në adresën e emailit të Departamentit të Burimeve Njerëzore:

hr@spitaliamerikan.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

8 0
🩺 Ekografia abdominale, pse dhe kur duhet kryer?

Ekografia abdominale është një ekzaminim i thjeshtë, i sigurt dhe pa dhimbje, që ndihmon në vlerësimin e organeve të barkut, si mëlçia, tëmthi, veshkat, shpretka, pankreasi dhe fshikëza e urinës.

Rekomandohet në rastet e:
✔️ Dhimbjeve të barkut
✔️ Problemeve me urinimin
✔️ Fryrjes ose parehatisë së vazhdueshme
✔️ Analizave të ndryshuara të mëlçisë
✔️ Dyshimeve për gurë në tëmth ose veshka
✔️ Kontrolleve periodike parandaluese
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

31 1
Inteligjenca artificiale po sjell zhvillime të reja në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, duke hapur rrugën edhe për vaksinat e personalizuara kundër tij. 🧬

Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, ishte e ftuar në emisionin “Klinika 24”, me moderatore Doreada Mio, në Report TV, ku foli mbi rolin e inteligjencës artificiale në mjekësinë onkologjike dhe potencialin e saj në zhvillimin e trajtimeve të personalizuara.

Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni Dr. Kleida Mati.

@mdoreada
@reporttv.al

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan3 #DrKleidaMati #Onkologji #InteligjencaArtificiale #MjekësiaEPersonalizuar

46 0
Zemërimi i vazhdueshëm a e rrit rrezikun për sëmundje të zemrës?

Dr. Shk. Indrit Temali, mjek kardiolog pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se si zemërimi i vazhdueshëm aktivizon reagimin e organizmit ndaj stresit dhe mund të rrisë rrezikun për probleme kardiake.

Zemërimi i shpeshtë dhe intensiv shoqërohet me rritjen e hormoneve të stresit, si adrenalina, noradrenalina dhe kortizoli. Kjo mund të çojë në rritjen e rrahjeve të zemrës dhe të tensionit arterial, si dhe të ndikojë në funksionin e enëve të gjakut.

 Menaxhimi i stresit dhe i emocioneve është gjithashtu pjesë e kujdesit për shëndetin e zemrës.

Për konsultë: 042 357 535
🔗 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Zemra #Zemërimi #Stresi  #DrIndritTemali #SpitaliAmerikan

59 1
Trajtimi i dhimbjes së gjurit nga Reumatologia Dr. Laerta Goga 🩺
Diagnostikim i kujdesshëm dhe trajtim i personalizuar për lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin në aktivitetet e përditshme.
Mos e neglizhoni dhimbjen e gjurit. Konsultohuni me specialistin.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559 
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri
…
…
…
…
…
#SpitaliAmerikan1

7 0
📌 Nëntori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Diabetin

Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga nivele të larta të glukozës (sheqerit) në gjak. Ai shfaqet kur organizmi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk arrin ta përdorë atë në mënyrë efektive.

Insulina është hormoni që ndihmon glukozën të kalojë nga gjaku në qeliza, ku përdoret për të prodhuar energji.

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut ndryshojnë sipas llojit të diabetit. Ndër faktorët që lidhen me zhvillimin e tij përfshihen predispozita gjenetike, mbipesha, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, veçanërisht në rastin e diabetit të tipit 2.

Llojet kryesore të diabetit

Sipas shkakut dhe mekanizmit të zhvillimit, dallohen disa lloje të diabetit. Tre llojet më të zakonshme janë:

1. Diabeti i tipit 1

Është një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë. Si pasojë, organizmi prodhon shumë pak insulinë ose nuk prodhon fare. Personat me këtë lloj diabeti kanë nevojë për trajtim me insulinë.

2. Diabeti i tipit 2

Karakterizohet nga rezistenca ndaj insulinës, që do të thotë se qelizat e organizmit nuk i përgjigjen siç duhet veprimit të saj. Me kalimin e kohës, pankreasi mund të mos prodhojë më sasinë e nevojshme të insulinës për të mbajtur nivelet e glukozës në gjak nën kontroll.

3. Diabeti gestacional (i shtatzënisë)

Është një formë diabeti që shfaqet gjatë shtatzënisë, kur organizmi nuk arrin të prodhojë sasinë e nevojshme të insulinës për të përballuar rritjen e rezistencës ndaj saj. Nivelet e glukozës zakonisht normalizohen pas lindjes, por nëna ka një rrezik më të lartë për të zhvilluar diabet të tipit 2 në të ardhmen dhe ka nevojë për kontrolle të mëtejshme.

Diagnostikimi dhe kontrolli në kohë janë thelbësorë për parandalimin ose vonimin e komplikacioneve të diabetit. Mos i neglizhoni kontrollet shëndetësore!

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni:
https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Diabeti #NdërgjegjësimiPërDiabetin #worlddiabetesday

8 0
Biopsia Tru-Cut e gjirit

Realizimi hap pas hapi i kësaj procedure diagnostikuese, e shpjeguar në video nga Dr. Xhesika Xhetani, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 1.

Procedura kryhet nga Dr. Xhesika Xhetani, duke përdorur metoda bashkëkohore dhe duke garantuar kujdes maksimal për çdo paciente.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

24 1
Kapilaroskopia është një teknikë diagnostikimi jo-invazive dhe e sigurt që përdoret për të ekzaminuar enët shumë të vogla të gjakut (kapilarët) nën mikroskop, zakonisht në rrëzë të thonjve të duarve. Ky ekzaminim është thelbësor për mjekët reumatologë për të dalluar nëse problemet e qarkullimit, si ftohtësia e majave të gishtave, janë të padëmshme apo shenjë e një sëmundjeje më serioze autoimune.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

11 0
🛁 Larja e parë e të porsalindurit: Çfarë duhet të dinë prindërit? 👶

Dr. Elona Gjylbegaj, mjeke neonatologe pranë Spitalit Amerikan 3, ndan disa këshilla të rëndësishme për një larje të sigurt dhe të kujdesshme të të porsalindurit.

Çfarë duhet të keni parasysh?

◽Zgjidhni një ambient të ngrohtë, pa rryma ajri.
◽Sigurohuni që temperatura e ujit të jetë rreth 37–38°C.
◽ Përgatisni paraprakisht gjithçka që ju nevojitet: peshqir, pelenë dhe rroba të pastra.
◽ Mbështesni gjithmonë kokën dhe qafën e bebit gjatë larjes.
◽ Pas banjës, thajeni me kujdes lëkurën, veçanërisht zonat me pala dhe kërthizën.

Me kujdesin e duhur, banja e parë mund të kthehet në një përvojë të qetë, të sigurt dhe të këndshme për bebushin tuaj.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

68 0
Me 26 vite përvojë profesionale në mjekësi, Dr. Shk. Bledar Kola, Kirurg i Përgjithshëm në Spitalin Amerikan 3, ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në trajtimin kirurgjikal të patologjive të ndryshme. Prej vitit 2017, ai është pjesë e stafit të Spitalit Amerikan 3.

Dr. Bledar Kola është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me rezultate të shkëlqyera akademike dhe mesatare 9.97. Më pas, është specializuar në Kirurgji të Përgjithshme.

Përveç aktivitetit klinik, ai është i angazhuar edhe në mësimdhënie si pedagog në Western Balkans University (WBU), Tiranë. Gjatë viteve 2006–2015, ka ushtruar detyrën e pedagogut të jashtëm në lëndën e Semiotikës Kirurgjikale. Aktiviteti i tij akademik dhe shkencor përfshin gjithashtu publikime dhe prezantime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në prill të vitit 2024, ai mori gradën shkencore Doktor i Shkencave.

Në praktikën e tij klinike, një vend të rëndësishëm zë kirurgjia laparoskopike, një teknikë kirurgjikale minimalisht invazive, e cila mundëson realizimin e ndërhyrjeve përmes prerjeve të vogla, duke reduktuar traumën kirurgjikale.

Fushat e aktivitetit kirurgjikal të Dr. Bledar Kola përfshijnë:

• Kirurgjinë e gjirit
• Kirurgjinë e tiroides
• Trajtimin kirurgjikal të hernieve paraezofageale, refluksit gastroezofageal dhe akalazisë
• Kirurgjinë e stomakut
• Kirurgjinë hepatobiliare, përfshirë trajtimin e gurëve në tëmth dhe të ikterit mekanik
• Kirurgjinë e shpretkës dhe pankreasit
• Kirurgjinë e zorrës së hollë, apendicitit dhe peritonitit
• Kirurgjinë e zorrës së trashë
• Kirurgjinë gjinekologjike
• Kirurgjinë e hernieve dhe të murit abdominal
• Kirurgjinë e indeve të buta dhe diseksionin e nyjeve limfatike
• Kirurgjinë e urgjencës

Për konsultë dhe rezervime, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #BledarKola #KirurgjiLaparoskopike #kirurgjiaepergjithshme

20 0
🦶 Myku i këmbëve? Mos e neglizhoni!

Myku i këmbëve është një infeksion i shpeshtë i lëkurës, që mund të shfaqet me:

✔️ Kruarje
✔️ Skuqje
✔️ Djegie
✔️ Çarje të lëkurës, sidomos mes gishtave

⚠️ Nëse simptomat nuk përmirësohen, infeksioni përhapet ose prek thonjtë, konsultohuni me mjekun.

👉 Trajtimi në kohë ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe komplikacioneve.

Kujdesuni për shëndetin e këmbëve tuaja! 💯

Kontakt:
📞 +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1 – Laprakë, Tiranë

39 0
Aktivitetet Balkan Breast Imaging Masterclass & Breast Cancer Symposium, të planifikuara të zhvilloheshin më 30–31 tetor 2026, në Tiranë, shtyhen deri në një njoftim të ri.

Ky vendim është marrë për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet, duke vendosur si prioritet sigurinë e pjesëmarrësve dhe të ftuarve.

Datat e reja të zhvillimit të aktiviteteve do të komunikohen në vijim.

6 0
Psoriaza nuk është vetëm një problem i lëkurës!

Një paciente e Dr. Ilektra Xhafës, mjeke reumatologe rrëfen historinë e nënës së saj, e cila u përball me psoriazën që fillimisht u shfaq në lëkurën e kokës dhe gradualisht u përhap në pjesë të tjera të trupit. Ajo që në fillim dukej si një problem i thjeshtë dermatologjik, me kalimin e kohës u shoqërua me artrit psoriatik, duke ndikuar ndjeshëm në lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës së saj.

Falë diagnostikimit dhe trajtimit të specializuar nga Dr. Ilektra Xhafa, pranë Spitalit Amerikan 3, pacientja ka arritur një përmirësim të konsiderueshëm të gjendjes shëndetësore, duke iu rikthyer aktiviteteve të përditshme.

Një histori që na kujton se psoriaza shkon përtej lëkurës dhe se trajtimi i duhur mund të ndryshojë cilësinë e jetës.

Në Ditën Botërore të Psoriazës, theksojmë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, ndjekjes së vazhdueshme mjekësore dhe trajtimit të personalizuar.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

68 0
Kujdesi onkologjik, më pranë jush!

Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, ofron konsulta mjekësore në spital dhe online, duke mundësuar akses më të lehtë në kujdesin e specializuar onkologjik, edhe për pacientët që ndodhen larg apo kanë vështirësi të paraqiten fizikisht.

Për më shumë informacion dhe rezervimin e një konsulte, kontaktoni në numrin: 
📞+355 68 95 44 190

124 0
Dyshon për alergji ushqimore tek fëmija juaj? 🥚👶

Reaksionet gjatë ose menjëherë pas ushqimit nuk duhen neglizhuar.
Testet e alergjisë për ushqimet mund të kryhen në çdo moshë, por vetëm kur ka shenja të qarta dhe indikacion të saktë.

Diagnoza e duhur sot do të thotë më pak kufizime të panevojshme nesër për fëmijën tuaj 💛
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559

📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

37 1
Nuk gjeni kohë gjatë javës për të kryer vizitat mjekësore? Poliklinika e Spitalit Amerikan 3 është në shërbimin tuaj çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 12:00.

Përfitoni nga mundësia për të kryer konsultat dhe kontrollet e nevojshme me mjekët tanë specialistë, në një orar më të përshtatshëm për ju.

📞 Për informacion dhe rezervime: 042 357 535
🌐 Rezervoni online: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan – Përqafo Jetën!

 #SpitaliAmerikan3 #Poliklinika #KujdesiShëndetësor

5 0
Goditjet në tru, 15–20% e rasteve ndodhin te personat me moshë 20–50 vjeç

Në kuadër të Ditës Botërore të Insulteve, më 29 tetor, Dr. Vojsava Leka, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan 3, thekson rëndësinë e njohjes së faktorëve të rrezikut, identifikimit të simptomave dhe trajtimit të menjëhershëm.

🧠 Çfarë e shkakton goditjen ishemike në tru?

Ajo ndodh kur bllokohet një enë gjaku që furnizon trurin, duke ndërprerë furnizimin me oksigjen të qelizave nervore. Pa trajtim në kohë, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme neurologjike, paaftësi afatgjatë ose humbje jete.

Përveç hipertensionit, diabetit, obezitetit, duhanpirjes dhe çrregullimeve të yndyrave në gjak, te të rinjtë mund të ndikojnë edhe diseksioni i arterieve, sëmundjet kardiake dhe çrregullimet e koagulimit të gjakut.

🚨 Shenjat alarmuese që nuk duhen neglizhuar:
• Dobësi ose mpirje e papritur e njërës anë të trupit.
• Asimetri e fytyrës.
• Vështirësi në të folur ose në të kuptuar.
• Humbje e papritur e shikimit.
• Çrregullime të papritura të ekuilibrit ose të koordinimit.
• Dhimbje koke e papritur dhe shumë e fortë, veçanërisht nëse shoqërohet me simptoma të tjera neurologjike.

⏱️ Çdo minutë ka rëndësi! Nëse shfaqet ndonjë nga këto shenja, telefononi menjëherë urgjencën. Mos prisni që simptomat të kalojnë vetë dhe mos u përpiqni të shkoni vetë me makinë në spital.

🩺 Njohja e hershme e simptomave dhe trajtimi i shpejtë mund të shpëtojnë jetë dhe të kufizojnë dëmtimet neurologjike. Goditja në tru mund të prekë këdo, pavarësisht moshës, ndaj informimi dhe kontrolli i faktorëve të rrezikut janë thelbësorë.

Kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#DitaBotëroreEInsultit #goditjanëtru #spitaliamerikan #drvojsavaleka

62 2
Kur mund të fillojë dëmtimi i veshkave te personat me diabet dhe a mund të parandalohet?

Dëmtimi i veshkave te personat me diabet mund të zhvillohet pa shenja të dukshme për një kohë të gjatë. Prandaj, kontrollet e rregullta janë thelbësore për identifikimin e hershëm të problemeve.

Dr. Shk. Fjona Nasto, mjeke nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se te personat me diabet tip 1, problematikat e veshkave zakonisht shfaqen pas disa vitesh, ndërsa te personat me diabet tip 2, ato mund të jenë të pranishme që në momentin e diagnostikimit.

Doktoresha thekson rëndësinë e raportit albuminë/kreatininë në urinë, një ekzaminim që ndihmon në zbulimin e hershëm të dëmtimit të veshkave, si dhe nevojën për kontrolle të rregullta.

Kujdesi i hershëm dhe menaxhimi i diabetit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të dëmtimit të veshkave dhe në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #DrFjonaNasto #Nefrologji #Diabeti #veshka

17 0
🩺 Eko abdominale (Ekografi e barkut)

Ekografia abdominale është një ekzaminim i thjeshtë, pa dhimbje dhe pa rrezatim që përdoret për të vlerësuar organet e brendshme të barkut.

Rekomandohet për:
✔️ Dhimbje barku
✔️ Probleme me mëlçinë, tëmthin, pankreasin
✔️ Gurë në veshka ose tëmth
✔️ Kontroll rutinë të organeve abdominale

Falë imazheve në kohë reale, mjeku mund të identifikojë shpejt problemet dhe të përcaktojë trajtimin e duhur.

📍 Kontroll i thjeshtë, informacion i vlefshëm për shëndetin tuaj.

…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

44 3
Gurët në veshka: çfarë duhet të dini?

Gurët në veshka formohen kur disa minerale dhe kripëra në urinë kristalizohen dhe grumbullohen së bashku. Shpesh nuk shkaktojnë simptoma, por kur lëvizin drejt ureterit (kanali që lidh veshkën me fshikëzën urinare), mund të shkaktojnë dhimbje të forta.

Simptomat kryesore:
• Dhimbje e fortë në shpinë ose anash, që mund të përhapet drejt pjesës së poshtme të barkut dhe ijës
• Urinim i shpeshtë ose i dhimbshëm
• Gjak në urinë
• Të përziera dhe të vjella

Kujdes! Dhimbja e barkut nuk shkaktohet gjithmonë nga gurët në veshka. Ajo mund të lidhet edhe me apendicitin, infeksionet urinare ose gjendje të tjera që kërkojnë vlerësim mjekësor.

Si diagnostikohen?
• Ekzaminime imazherike, si ekografia ose CT-ja, sipas rastit
• Analiza e urinës dhe analiza gjaku për të vlerësuar gjendjen e veshkave dhe faktorët që mund të favorizojnë formimin e gurëve

Çfarë mund të bëni për të ulur rrezikun?
• Hidratohuni mjaftueshëm: Pirja e ujit ndihmon në parandalimin e formimit të gurëve.
• Kufizoni kripën e tepërt: Konsumi i lartë i natriumit mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të gurëve.
• Kujdes me dietën: Kufizimi i proteinave shtazore dhe i ushqimeve të pasura me oksalate mund të rekomandohet në raste të caktuara, në varësi të llojit të gurëve dhe vlerësimit mjekësor. Mos e kufizoni kalciumin ushqimor pa këshillë mjekësore.

Kur duhet të kërkoni ndihmë urgjente?

Nëse keni dhimbje të forta të shoqëruara me temperaturë ose të dridhura, kërkoni menjëherë vlerësim mjekësor.

Dr. Faruk Dogan dhe ekipi i tij në Spitalin Amerikan 3 ofrojnë vlerësim dhe trajtim për gurët në veshka, sipas nevojave të pacientit.

Kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

19 0
🦵 Vizitë dhe eko e gjurit

Dr. Laerta Goga, reumatologe, ofron vizitë të specializuar dhe ekzaminim me eko për vlerësimin e detajuar të gjurit.

Ekografia e gjurit ndihmon në identifikimin e inflamacionit, dëmtimeve të indeve të buta dhe problemeve të tjera të nyjës, duke mundësuar një diagnozë të saktë dhe trajtim të personalizuar.

✔️ Diagnostikim i hershëm
✔️ Vlerësim i detajuar
✔️ Trajtim i përshtatur për çdo pacient
📍 Mos neglizhoni dhimbjet — kujdesuni për lëvizjen tuaj.

…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

20 0
Kushtojini kohë kujdesit për gjirin. Spitali Amerikan 3 sjell Paketën Kontrolli i Gjirit, që përfshin:

• Mamografi unilaterale
• Ekografi gjiri

Çmimi: 5,000 lekë

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#kanceriigjirit #tetoriroze #mamografi #kontrolliigjirit

5 0
Kur rrahjet e çrregullta të zemrës nuk duhen neglizhuar?

Jo çdo rrahje e çrregullt e zemrës është shenjë e një problemi serioz, por në disa raste, ajo mund të kërkojë vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

Dr. Almenda Zaka, mjeke kardiologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se rëndësi të veçantë kanë kohëzgjatja e rrahjeve, situatat në të cilat shfaqen, rregullsia e ritmit dhe simptomat shoqëruese. Rrahjet e forta ose të çrregullta që shfaqen gjatë aktivitetit fizik dhe shoqërohen me dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, marramendje apo ndjesi të fikti nuk duhen neglizhuar.

Kujdes i veçantë nevojitet edhe te personat me histori të mëparshme të sëmundjeve të zemrës, infarkt, aritmi, probleme të valvulave apo insuficiencë kardiake, si dhe te ata me histori familjare të vdekjes së papritur kardiake ose të aritmive serioze.

Humbja e vetëdijes, çrregullimet e të folurit apo mpirja e papritur e fytyrës ose e një ane të trupit kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore.

Mos i neglizhoni sinjalet që ju jep zemra. Vlerësimi në kohë mund të bëjë diferencën.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

185 9




Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë

Jemi Online. Si mund t'ju ndihmojmë?