Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.
Na ndiqni në Instagram dhe Youtube
📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Koordinator
🔹 Përgjegjësitë kryesore:
• Koordinon procesin e pacientit nga momenti i pranimit deri në përfundimin e shërbimit
• Ndjek fluksin e shërbimeve, konsultave dhe ekzaminimeve sipas prioritetit
• Komunikon me pacientin dhe familjarët, duke garantuar informim të saktë dhe të qartë
• Bashkëpunon ngushtë me mjekët, infermierinë dhe administratën për mbarëvajtjen e çdo rasti
🔹 Çfarë ofrojmë:
• Rol kyç në operacionet spitalore dhe menaxhimin e pacientit
• Trajnim praktik në koordinim klinik, standarde shërbimi dhe komunikim profesional
• Mundësi reale zhvillimi në pozicione senior dhe menaxheriale
• Pagesë konkurruese dhe vlerësim bazuar në performancë
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan
Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë recepsionist/e.
📍Data e fundit e aplikimit: 27.08.2026.
Kandidatët e suksesshëm duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
• Arsim i lartë
• Njohuri të mira të paketës Office (Word, PowerPoint, Excel)
• Njohuri të mira të gjuhës angleze
• Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
• Eksperienca e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Pse gratë janë më të prekura nga obeziteti se burrat?
Dr. Tea Shehu, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se si ndryshimet hormonale gjatë etapave të ndryshme të jetës së gruas mund të ndikojnë dhe të favorizojnë shtimin në peshë.
Nga puberteti dhe shtatzënia, te periudha pas lindjes, perimenopauza dhe menopauza, organizmi përballet me ndryshime të rëndësishme hormonale dhe metabolike. Edhe cikli menstrual shoqërohet me ndryshime të nevojave energjetike dhe sinjaleve të urisë dhe ngopjes.
Ndiqni shpjegimin e Dr. Tea Shehu për të kuptuar më shumë rreth faktorëve që ndikojnë në peshën trupore te gratë.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë:
042 35 75 35
rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#Obeziteti #Endokrinologji #SpitaliAmerikan3 #DrTeaShehu
Çfarë janë gurët në veshka dhe cilat janë shenjat që duhet të njohim?
Gurët në veshka janë masa të forta që formohen kur disa minerale dhe kripëra në urinë grumbullohen dhe kristalizohen. Ata mund të jenë shumë të vegjël dhe të eliminohen vetë përmes urinës, por kjo varet nga madhësia dhe vendndodhja e gurit.
Kur një gur lëviz në ureter, tubi që lidh veshkën me fshikëzën e urinës, ose pengon rrjedhjen e urinës, mund të shkaktojë dhimbje të forta dhe, në disa raste, komplikacione.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
• Dhimbje të forta në shpinë, anash barkut ose në ijë
• Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
• Nevojë të shpeshtë ose urgjente për të urinuar
• Gjak në urinë
• Të përziera dhe të vjella
Gurët e vegjël mund të kalojnë pa shkaktuar simptoma.
A është çdo dhimbje në bark apo shpinë shenjë e gurëve në veshka?
Jo. Dhimbje të ngjashme mund të shkaktohen edhe nga infeksionet urinare apo gjendje të tjera, ndaj simptomat nuk mjaftojnë gjithmonë për të përcaktuar shkakun. Vlerësimi nga mjeku ndihmon në vendosjen e diagnozës së saktë.
Si diagnostikohen gurët në veshka?
Në varësi të simptomave, mjeku mund të rekomandojë analiza të urinës dhe gjakut, eko të aparatit urinar, radiografi ose CT (skaner). Këto ekzaminime ndihmojnë në përcaktimin e madhësisë dhe vendndodhjes së gurit dhe nëse ai po shkakton bllokim të rrugëve urinare.
Çfarë rrit rrezikun për formimin e gurëve?
Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve është një faktor i rëndësishëm rreziku. Edhe konsumimi i tepërt i kripës dhe, në varësi të llojit të gurit dhe faktorëve individualë, i proteinave shtazore apo ushqimeve të pasura me oksalate mund të ndikojë në formimin e tyre.
Nëse keni dhimbje të forta, gjak në urinë, të vjella, temperaturë ose të dridhura, apo vështirësi në urinim, kërkoni vlerësim mjekësor.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë:
042 35 75 35
rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Operator/e në Farmacinë Spitalore.
Kriteret:
• Diplomë universitare.
• Njohja e një gjuhe të huaj; preferohet gjuha angleze.
• Përvojë pune në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
• Aftësi të mira organizative, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
• Gatishmëri për të punuar me turne.
📩 Aplikimi:
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një fotografi në adresën e emailit të Departamentit të Burimeve Njerëzore:
[email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Balkan Breast Imaging Masterclass 2026 vjen në Tiranë! 🎗️
Më 31 tetor 2026, në Plaza Hotel, Tiranë, ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas do të mblidhen për një ditë të dedikuar imazherisë së gjirit, me leksione, workshop-e interaktive dhe diskutime multidisiplinare.
Në panelin e lektorëve janë emra të rëndësishëm si Alexandra Athanasiou, Thiemo Van Nijnatten, Gordana Ivanac, Fleur Kilburn-Toppin, Gul Esen dhe James Tanner, me tema që përfshijnë BI-RADS, screening-un sipas riskut, CEM vs MRI, procedurat e udhëhequra me imazheri dhe stadifikimin e kancerit të gjirit.
Tarifat e regjistrimit:
Masterclass + Symposium: 100 EUR
Early Bird deri më 30 shtator: 70 EUR
Vetëm Symposium (Breast Cancer Symposium - 30 tetor): 50 EUR
Aktiviteti është në proces akreditimi për CME.
Ftojmë radiologë, kirurgë, onkologë, gjinekologë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor të bëhen pjesë e këtij aktiviteti dhe të përfitojnë nga mundësia për të mësuar drejtpërdrejt nga ekspertë të fushës.
📅 31 Tetor 2026 | 📍 Plaza Hotel, Tiranë
Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e Balkan Breast Imaging Masterclass 2026!
https://alsobi.com/
🎒 Shkolla po afron. Po shëndetin e fëmijës e keni kontrolluar?
Kontrolli pediatrik në fillim të vitit shkollor nuk është thjesht një kontroll rutinë, por një hap i rëndësishëm për të vlerësuar shëndetin e fëmijës, për të identifikuar herët problematika të mundshme shëndetësore dhe për të verifikuar edhe statusin e vaksinimit, sipas moshës dhe kalendarit të vaksinimit.
Dr. Aulona Metaj, mjeke pediatre pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon në mënyrë të detajuar cilat analiza dhe ekzaminime kryhen gjatë një kontrolli pediatrik, çfarë informacioni na japin ato dhe pse janë të rëndësishme për vlerësimin e shëndetit të fëmijës.
Një vlerësim i plotë dhe në kohë mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm dhe trajtimin e problematikave të mundshme, duke kontribuar në një ecuri sa më të mirë të fëmijës gjatë vitit shkollor.
Pikërisht për këtë qëllim, në Spitalin Amerikan 3 ofrohet Paketa e Kontrollit Pediatrik, e cila mund t’u shërbejë prindërve për një vlerësim të shëndetit të fëmijës në këtë periudhë të vitit.
▶️ Ndiqni videon dhe dëgjoni Dr. Aulona Metaj teksa shpjegon në detaje cilat analiza dhe ekzaminime mund të jenë të nevojshme dhe çfarë duhet të dinë prindërit.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #Pediatri #KontrollPediatrik #ShendetFemijesh #DrAulonaMetaj
Keni dhimbje të përsëritura në pjesën e sipërme të barkut? Mund të jenë gurët në tëmth.
▪Gurët në tëmth mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë pa shkaktuar simptoma. Por kur bllokojnë kanalet biliare, mund të shfaqen dhimbje të forta në pjesën e sipërme të barkut, dhimbje që përhapet drejt shpinës ose shpatullës së djathtë, të përziera apo të vjella.
🤒Dhimbja shumë e fortë dhe e vazhdueshme, zverdhja e lëkurës apo syve dhe temperatura e lartë me të dridhura kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
📢 Spitali Amerikan 1 kërkon të punësojë Barrelist/Transportues
Barrelisti/ Transportuesi është përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ndaj ekipit infermieror/mjekësor në transportin, akomodimin e pacientit si edhe mirëmbajtjen e pajisjeve me të cilat punon.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Ndihmon në transportimin dhe shoqërimin e pacientëve nga repartet për ekzaminime diagnostike, ndërhyrje kirurgjikale.
• Merr pjesë gjatë transferimit brenda dhe jashtë spitalit.
• Angazhohet ne transportet e pacientëve në ambulancë
• Ofron mbështetje për infermierët në kujdesin bazë të pacientëve, mobilizimin, ndryshimin e pozicionit, sipas udhëzimeve dhe nevojës.
Kualifikimet, eksperienca dhe cilësitë
• Diplomë e arsimit të mesëm.
• Eksperienca e mëparshme në institucione shëndetësore përbën avantazh.
• Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit.
• Njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të huaj përbën avantazh.
• Pergatitje fizike.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Barrelist/Transportues

Rudin Domi, kur dija e mjekut bashkohet me zemrën e njeriut
-Një jetë në shërbim të mjekësisë shqiptare
-Emër që Durrësi e mban me krenari
-Traditë familjare që vazhdon nga brezi në brez
Nga BUJAR QESJA
Mjeshtër i Madh
Në mjekësi ekziston një çast i veçantë, i heshtur dhe i vështirë për t’u shpjeguar me fjalë. Është ai çast, kur pacienti shtrihet në sallën e operacionit dhe ia dorëzon jetën e vet duarve të mjekut. Në atë moment, titujt akademikë, librat, konferencat, artikujt shkencorë dhe vitet e karrierës marrin kuptim tjetër. Mbi gjithçka qëndron përgjegjësia njerëzore.
Mjeku nuk ka përballë një dosje. Ka përballë një njeri. Ka përballë frikën e tij, shpresën e tij, familjen që pret pas derës, sytë e një nëne, të një bashkëshorteje, të një fëmije, të një babai që kërkon vetëm një përgjigje: A do të jetë mirë? Në këtë hapësirë të vështirë të mjekësisë, ku shkenca duhet të ecë krah për krah me karakterin, qëndron një emër që prej vitesh ka ndërtuar një profil të veçantë në mjekësinë shqiptare, Prof. Dr. Rudin Domi.
Është profesor, shkencëtar, pedagog, specialist i anestezi-reanimacionit, studiues dhe profesionist me përvojë të gjatë klinike. Por përtej të gjithë këtyre përcaktimeve, është edhe diçka, që nuk shkruhet lehtë në një diplomë. Është mjeku që di të jetë pranë njeriut. Këtu fillon historia e tij më e bukur.
Profesionisti i spikatur, nuk matet vetëm me numrin e artikujve që ka botuar, me konferencat ku ka folur, me titujt që ka fituar apo me institucionet ku ka shërbyer. Madhështia e vërtetë e mjekut, duket kur del nga korniza e profesionit dhe bëhet pjesë e ankthit, shpresës dhe besimit të pacientit. Rudini e ka këtë cilësi.
Është njeri i gjindshëm, popullor, masovik. Ka një komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit. Nuk e vendos titullin përpara njeriut, e kundërta është në logjikë. Dhe kjo është një pasuri.
📖 Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni linkun në Story.
👂 Veshi i notarit, çfarë është dhe cilat janë shenjat?
Audiolog Arvenol Meta, pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se veshi i notarit është një nga infeksionet e veshit të jashtëm, që shfaqet më shpesh gjatë verës për shkak të kontaktit të shpeshtë me ujin.
Kruajtja e veshit, skuqja, dhimbja dhe ulja e përkohshme e dëgjimit janë disa nga shenjat që duhet të njohim.
Ndiqni videon për të dëgjuar shpjegimin e plotë të audiologut.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
👁️ Sytë, kur dhe sa shpesh duhet t’i kontrollojmë pas moshës 18 vjeç?
Dr. Eugen Dautllari, kirurg oftalmolog pranë Spitalit Amerikan 3, na shpjegon pse kontrollet e syve janë të rëndësishme edhe kur nuk kemi shqetësime dhe si ndryshon nevoja për kontroll në mosha të ndryshme.
Ju ftojmë të ndiqni Dr. Eugen Dautllari për të mësuar se kur dhe sa shpesh duhet t’i kontrollojmë sytë pas moshës 18, 40 dhe 60 vjeç.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Poliklinika e Spitalit Amerikan 3, e hapur çdo të shtunë!
Nëse gjatë javës e keni të vështirë të kryeni vizita tek mjekët specialistë, tani keni mundësinë t’i realizoni ato edhe të shtunave. Në dispozicionin tuaj janë shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në këto fusha:
• Neurologji
• Hematologji
• Pneumologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi
• Gastrohepatologji
• Pediatri
• Proktologji
• Alergologji
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni këtu: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan – përqafo jetën!
#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #kujdesishëndetësor
Spitali Amerikan 1 kërkon të punësojë, Instrumentar/e Salle Operatore
Kandidatët e suksesshëm duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
• Diplomë Universitare në Infermieri të Përgjithshme.
• Të jetë anëtar/e i/e "Urdhrit të Infermierit në Shqipëri".
• Përbën avantazh të ketë diplomë "Master në Infermieri Kirurgjikale".
• Përbën avantazh përvoja në institucione shëndetësore në pozicione të ngjashme.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të punuar në grup.
• Të asistojë kirurgët në realizimin e procedurave kirurgjikale dhe të mbajë një mjedis steril.
• Të garantojë sigurinë e pacientit gjatë ndërhyrjeve dhe të ndihmojë në menaxhimin e pajisjeve të nevojshme.
• Të sigurojë administrimin e materialeve dhe pajisjeve kirurgjikale të nevojshme.
• Të mbajë komunikim të rregullt me ekipin shëndetësor dhe të sigurojë që dokumentacioni të jetë i plotësuar siç duhet.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë, Instrumentar/e Salle Operatore

🩺 Ekografia abdominale, pse dhe kur duhet kryer?
Ekografia abdominale është një ekzaminim i thjeshtë, i sigurt dhe pa dhimbje, që ndihmon në vlerësimin e organeve të barkut, si mëlçia, tëmthi, veshkat, shpretka, pankreasi dhe fshikëza e urinës.
Rekomandohet në rastet e:
✔️ Dhimbjeve të barkut
✔️ Problemeve me urinimin
✔️ Fryrjes ose parehatisë së vazhdueshme
✔️ Analizave të ndryshuara të mëlçisë
✔️ Dyshimeve për gurë në tëmth ose veshka
✔️ Kontrolleve periodike parandaluese
Në video, Dr. Irida Majkaj, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 3, duke kryer ekografinë abdominale.
🩺 Diagnostikimi në kohë ndihmon në kujdesin më të mirë për shëndetin tuaj.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Nëse keni variçe, mos prisni të përkeqësohen.
Në foto është pacient me vena varikoze (variçe) të trajtuar nga kirurgu kardio-vaskular, Dr.Artan Jahollari, në Spitalin Amerikan 3.
Për shumë persona variçet janë thjesht një shqetësim estetik, por për të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirëfilltë shëndetësor duke sinjalizuar një rrezik të lartë të qarkullimit të gjakut, të shoqëruar me dhembje dhe parehati.
Kur është momenti për t’i trajtuar?
Mos e vononi trajtimin e variçeve, por kryejeni para se të ndodhin ndryshime madhore në këmbë të tipit ënjtje, ndryshim pigmenti, trashje lëkure, plagë.
Trajtimi me teknikat e duhura ju siguron jo vetëm përmirësim estetik, por edhe funksional pasi adreson qarkullimin e dëmtuar të gjakut në këmbë, si dhe rikuperimi është i shpejtë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
🦴 Artriti reumatoid: cilat janë shenjat që duhet të na bëjnë të dyshojmë?
Jo çdo dhimbje artikulare nënkupton artrit reumatoid. Por disa karakteristika të dhimbjes mund të jenë sinjal për një proces inflamator dhe duhen vlerësuar nga mjeku.
Dr. Entela Memlikaj, mjeke reumatologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon cilat janë shenjat që mund të na bëjnë të dyshojmë për artrit reumatoid:
• Dhimbje artikulare me karakter inflamator, shpesh më e theksuar gjatë natës
• Dhimbje që vazhdon prej disa javësh
• Ngurtësim mëngjesor që zgjat rreth 30–60 minuta
• Kufizim të lëvizjes së artikulacionit
• Ënjtje (edemë) të artikulacionit
• Rritje të nxehtësisë në zonën e prekur
🔎 Nëse këto simptoma janë të pranishme dhe vazhdojnë, një vlerësim reumatologjik mund të ndihmojë në përcaktimin e shkakut.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
#ArtritiReumatoid #Reumatologji #DhimbjeArtikulare
Spitali Amerikan 1 kërkon të punësojë, Mirëmbajtës/e Ambienti
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi i dhomave të pacientëve, korridoreve, zyrave dhe ambienteve të tjera spitalore.
- Ndërrimi dhe menaxhimi i çarçafëve, mbulesave dhe materialeve të tjera tekstile sipas protokolleve.
- Përdorimi korrekt i pajisjeve, detergjentëve dhe solucioneve dezinfektuese sipas rregulloreve të miratuara.
- Menaxhimi dhe hedhja e mbetjeve, duke respektuar ndarjen e tyre sipas llojit (urbane, të riciklueshme dhe mjekësore).
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe higjienës në punë.
Edukimi dhe eksperienca:
- Përfundimi i arsimit të mesëm (përbën avantazh)
- Eksperiencë e mëparshme në pastrim, preferohet në ambiente spitalore ose institucionale.
- Njohuri bazë për përdorimin e mjeteve dhe materialeve të mirëmbajtjes së ambienteve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar udhëzimet.
- Përkujdesje ndaj detajeve dhe standardeve të higjienës.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë, Mirëmbajtës/e Ambienti

Korrigjimi i çarjeve dhe ndryshimeve vaginale pas lindjes
Lindja vaginale mund të shoqërohet me çarje perineale ose epiziotomi – një prerje e kryer në zonën midis vaginës dhe anusit. Edhe pasi këto dëmtime shërohen, në disa raste mund të mbeten ndryshime në inde, muskuj ose në strukturën e kësaj zone.
Perineoplastika është një ndërhyrje kirurgjikale që synon të riparojë dhe rikonstruktojë indet dhe muskujt e dëmtuar, duke ndihmuar në rikthimin e tonusit dhe mbështetjes së zonës.
Në varësi të rastit, mund të kontribuojë në:
• Rikthimin e tonusit muskulor
• Përmirësimin e mbështetjes së strukturave përreth
• Përmirësimin e komfortit dhe mirëqenies fizike e emocionale
Ky trajtim kryhet nga Dr. Faruk Dogan – Urogjinekolog pranë Spitalit Amerikan 3, pas një vlerësimi individual për të përcaktuar shkakun e shqetësimeve dhe nëse perineoplastika është e përshtatshme.
Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 35 75 35 ose klikoni: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#Perineoplastikë #Urogjinekologji #DrFarukDogan #SpitaliAmerikan
📢 Spitali Amerikan kërkon të punësojë, Asistent/e Stomatolog/e – SA 3
🔹 Të ketë përfunduar arsimin në fushën e infermierisë, stomatologjisë ose fushave të ngjashme përbën avantazh.
🔹 Të ketë eksperiencë pune në klinika stomatologjike (e preferueshme).
🔹 Të ketë njohuri mbi sterilizimin dhe dezinfektimin e instrumenteve sipas protokolleve.
🔹 Të jetë i/e organizuar, i/e komunikueshëm/e, korrekt/e dhe i/e përgjegjshëm/e në kryerjen e detyrave.
🔹 Të ketë aftësi për të punuar në ekip dhe në presion pune.
🔹 Njohja e gjuhës angleze/italiane përbën avantazh.
📩 Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e E-mailit të Departamentit të Burimeve Njerëzore: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Dhimbja e barkut, kur duhet të kërkojmë kontroll mjekësor?
Dhimbja e barkut është një nga simptomat më të shpeshta, por shkaqet e saj mund të jenë të ndryshme – nga një situatë kalimtare deri te gjendje që kërkojnë vlerësim më të detajuar.
Dr. Xhensila Pemaj, mjeke gastrohepatologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon cilat karakteristika të dhimbjes duhen vlerësuar dhe cilat simptoma shoqëruese përbëjnë shenja alarmi që kërkojnë kontroll mjekësor.
📌 Ndiqni Dr. Xhensila Pemaj për më shumë informacione të vlefshme dhe këshilla profesionale mbi shëndetin e aparatit tretës dhe mëlçisë.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr.Xhensila Pemaj kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #DhimbjeBarku #Gastroenterologji #SpitaliAmerikan3 #DrXhensilaPemaj
“Spitali i lëvizshëm”, Urgjenca e Spitalit Amerikan, shërbim i shpejtë dhe efikas 24/7
E organizuar sipas standardeve më të larta profesionale dhe infrastrukturë të avancuar, Urgjenca është një nga shtyllat kryesore të shërbimit në Spitalin Amerikan dhe krenaria jonë.
Stafi mjekësor i urgjencës përbëhet nga mjekë të mirëtrajnuar dhe me shumë eksperiencë për të ofruar ndihmë të shpejtë dhe cilësore për çdo rast urgjent, 24 orë në 7 ditë të javës, për të gjithë qytetarët, kudo ndodhen. Mjekë të specializuar si ortopedë, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurgë apo mjekë të përgjithshëm të trajnuar në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme, tek adultët dhe fëmijët si dhe në triazhimin e shpejtë të pacientëve, i bashkangjiten stafit të urgjencës sipas nevojës.
Shërbimi i Urgjencës në Spitalin Amerikan mbështetet nga teknologjia më e avancuar imazherike dhe laboratorë modernë për të kryer saktë dhe shpejt të gjitha testet dhe ekzaminimet e nevojshme. Në raste të veçanta, për pacientët që ndodhen në distanca të mëdha, mund të përdoret helikopteri mjekësor i Spitalit Amerikan, për transportin e sigurt dhe të shpejtë.
Po ashtu, për ata që kërkojnë kujdes në shtëpi, Spitali Amerikan ofron shërbim mjekësor të personalizuar, sidomos për pacientët me sëmundje kronike, për ata që kërkojnë trajtime onkologjike apo postkirurgjikale.
Urgjenca dhe stafi i saj ka rol thelbësor në pritjen dhe menaxhimin e traumës bashkë me njësitë e terapisë intensive dhe ekipit kirurgjikal.
Për patologji që varen nga faktori kohë si goditjet në tru, infarkti i zemrës, etj, Urgjenca e Spitalit Amerikan ofron transport të shpejtë dhe ndihmën e parë, për të vijuar me trajtimin e specializuar nga stafi i mjekëve ekspertë në qendrën e STROKE dhe atë kardio-vaskulare të cilat disponojnë teknologjinë e fjalës së fundit.
Për më shumë informacion apo rast urgjent kontaktoni në:
📱068 800 8000
📞042 35 75 35
ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Spitali Amerikan 1 kërkon të punësojë Infermier/e.
Kriteret:
• Të ketë përfunduar fakultetin e infermierisë me rezultate të mira.
• Të jetë i/e pajisur me licencën për ushtrimin e profesionit, nga Urdhëri i Infermierit.
• Të ketë njohuri të mira në bazat e infermieristikës.
• Përbën avantazh eksperienca e punës.
• Aftësi të punojë në grup.
📩 Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e Departamentit të Burimeve Njerëzore: [email protected].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Infermier/e.
Kriteret:
• Të ketë përfunduar fakultetin e infermierisë me rezultate të mira.
• Të jetë i/e pajisur me licencën për ushtrimin e profesionit, nga Urdhëri i Infermierit.
• Të ketë njohuri të mira në bazat e infermieristikës.
• Përbën avantazh eksperienca e punës.
• Aftësi të punojë në grup.
📩 Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e Departamentit të Burimeve Njerëzore: [email protected].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Dr. Bledi Cekrezi, mjek radiolog ne Spitalin Amerikan 3.
Dr. Bledi Cekrezi ka mbaruar studimet e larta per Mjekesi te Pergjitheshme ne Universitetin e Stambollit-Turqi.
Ka kryer specializimin 5-vjecar ne degen e Radiologjise ne Universitetin e Stambollit-Turqi.
Prej 17 vitesh eshte pjese e stafit te Spitaleve Amerikane ne departamentin e Radiologjise.
Dr. Bledi Cekrezi ne Spitalin Amerikan 3 kryehen keto sherbime:
- Raportimin e CT dhe RM te kraniumit, hipofizes, orbitave, fytyres, kockave temporale, artikulacioneve temporomandibulare,qafes, kolones vertebrale, RM kardiake, RM te gjirit, RM te kraniumit fetal, CT Angiografi te arterieve koronare.
- Ekografi qafe.
- Ekografi tiroide.
- Ekografi gjiri.
- Ekografi abdominale.
- Ekografi transkraniale.
- Ekografi Doppler e arterieve renale.
- Ekografi Doppler e vazave.
- Biopsi gjiri.
- Biopsi tiroide.
- Biopsi hepari.
- Biopsi pankreasi.
- Biopsi veshke.
- Biposi pulmoni.
- Biopsi te masave mediastinale.
- Biopsi te strukturave kockore.
- Biopsi te indeve te buta.
- Injeksione intra-artikulare, te tendineve dhe kisteve ganglione.
- Drenim perkutan te rrugeve biliare.
- Drenim perkutan te abceseve intra-abdominale apo torakale.
- Drenime te kisteve hidatik (PAIR).
- Nefrostomi.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
Ja cilat sëmundje mund të fshihen pas dhimbjes së kyçeve
Dhimbja e kyçeve është e zakonshme dhe mund të ketë shumë shkaqe. Mund të lidhet me traumën, mbingarkesën, lëvizjet e përsëritura, por edhe me sëmundje inflamatore, autoimune ose infektive.
Nyjet që preken më shpesh përfshijnë:
• Shpatullat
• Ijet
• Gjunjët
• Kyçet e këmbëve
• Duart
• Kyçet e duarve
Kur dhimbja shoqërohet me inflamacion, nyja mund të jetë e ënjtur, e dhimbshme dhe më e ngrohtë në prekje.
Lëvizjet e përsëritura
Lëvizjet e përsëritura ose mbingarkesa mund të shkaktojnë dëmtime të tendinave dhe strukturave përreth nyjes, duke sjellë dhimbje dhe kufizim të lëvizjes.
Lupusi
Lupusi është një sëmundje autoimune sistemike që mund të prekë nyjet, lëkurën dhe organe të ndryshme. Përveç dhimbjeve të kyçeve, mund të shoqërohet edhe me:
• Rënie të flokëve
• Skuqje të lëkurës
• Simptoma nga organe të ndryshme
Artriti reumatoid
Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion të nyjeve, shpesh duke u shoqëruar me dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi. Zakonisht prek në mënyrë simetrike nyjet e duarve dhe kyçeve të tyre, por mund të prekë edhe nyje të tjera.
Trajtimi përcaktohet nga mjeku dhe mund të përfshijë medikamente, fizioterapi dhe aktivitet fizik të përshtatur.
Sëmundja Lyme
Sëmundja Lyme shkaktohet nga bakteret e transmetuara përmes pickimit të rriqrave të infektuara. Në disa raste mund të shkaktojë artrit, veçanërisht ënjtje dhe dhimbje të nyjeve të mëdha, si gjuri.
Diagnostikimi dhe trajtimi i përshtatshëm me antibiotikë janë të rëndësishëm.
Gonorrea
Gonorrea është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të shkaktojë sekrecione gjenitale jonormale dhe djegie gjatë urinimit. Në raste më të rralla, infeksioni mund të përhapet në organizëm dhe të shkaktojë dhimbje ose inflamacion të nyjeve.
Gonorrea e patrajtuar mund të çojë në komplikacione, përfshirë probleme të fertilitetit.
Nëse dhimbja e kyçeve vazhdon, përsëritet ose shoqërohet me ënjtje, skuqje, temperaturë apo kufizim të lëvizjes, konsultohuni me mjekun për të përcaktuar shkakun.
🧠 Demenca nuk është vetëm harresë.
Si duhet të flasim dhe të sillemi me një person që jeton me demencë?
Dr. Shk. Brunilda Zllami, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan 1, shpjegon se komunikimi dhe mënyra e sjelljes ndaj personit me demencë janë shumë të rëndësishme. Qetësia, durimi dhe një komunikim i përshtatur me gjendjen e tij mund të ndihmojnë në uljen e konfuzionit dhe ankthit.
@mdoreada
@reporttv.al
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #Neurologji #Demenca #shëndetimendor
Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Creatinemia
- Azotemia
- Lipidogramë
- TSH
- Glicemi esëll
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubine Totale
- Ferritinë
- Urinë komplet
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Echo mamme (bilaterale)
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Glicemi esëll
- TSH
- Lipidogramë
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubinë Totale
- PSA Totale
- Azotemia
- Creatinemia
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu