Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.

Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

🫀 Çfarë i dëmton arteriet në heshtje?

Arteriet e shëndetshme janë elastike dhe mundësojnë qarkullimin normal të gjakut në organizëm. Megjithatë, me kalimin e kohës disa faktorë mund të dëmtojnë gradualisht muret e tyre, pa shkaktuar simptoma të dukshme në fazat e hershme.

Faktorët më të zakonshëm që dëmtojnë arteriet janë:
• Hipertensioni
• Duhanpirja
• Diabeti
• Kolesteroli i lartë

Dëmtimi i shtresës së brendshme të arteries krijon kushtet për grumbullimin e yndyrnave, kolesterolit dhe qelizave inflamatore, duke çuar në formimin e pllakave në muret e arterieve.

Ky proces quhet aterosklerozë dhe zhvillohet gradualisht, shpesh për vite me radhë pa simptoma.

Me kalimin e kohës, pllakat aterosklerotike mund të ngushtojnë arteriet dhe të kufizojnë qarkullimin e gjakut. Në disa raste, ato mund të çahen papritur dhe të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut.

⚠ Ateroskleroza mund të çojë në:
• Infarkt të miokardit
• Goditje në tru
• Sëmundje të tjera serioze kardiovaskulare

🩺 Çfarë rekomandohet për parandalim dhe kontroll?

✔ Kontroll periodik i tensionit arterial
✔ Monitorim i glicemisë
✔ Kryerje e profilit lipidik (kolesterol & trigliceride)
✔ Aktivitet fizik i rregullt
✔ Ushqyerje e balancuar
✔ Ndërprerje e duhanit
✔ Konsultë kardiologjike nëse keni faktorë rreziku

📍 Identifikimi i hershëm dhe kontrolli i faktorëve të rrezikut luajnë rol kyç në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan

17 0
Poliklinika e Spitalit Amerikan 3, e hapur çdo të shtunë!

Nëse gjatë javës e keni të vështirë të kryeni vizita tek mjekët specialistë, tani keni mundësinë t’i realizoni ato edhe të shtunave. Në dispozicionin tuaj janë shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në këto fusha:

• Endokrinologji
• Neurologji
• Hematologji
• Pneumologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi
• Gastrohepatologji
• Pediatri
• Psikiatri
• Proktologji
• Alergologji

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni këtu: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan – përqafo jetën!

#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #kujdesishëndetësor

3 0
Prestigjiozja Gastrointestinal Disorders i jep vëmendje studimit të Dr. Xhensila Pemaj nga Spitali Amerikan 3 
 
Dr. Xhensila Pemaj, mjeke gastrohepatologe pranë Spitalit Amerikan 3 dhe autore e parë e studimit, ka publikuar një kërkim shkencor në revistën ndërkombëtare Gastrointestinal Disorders, botuar nga MDPI.

Studimi, Prevalence of Vitamin D Deficiency and Its Association with Disease Activity in Patients with Inflammatory Bowel Disease in Albania, përfshiu 96 pacientë me sëmundjen inflamatore të zorrëve dhe 563 persona në grupin e kontrollit. 

Rezultatet treguan se pacientët me këtë sëmundje kishin nivele mesatare më të ulëta të vitaminës D. Vetëm 12.5% e tyre kishin nivele prej të paktën 30 ng/mL.
Te pacientët me kolit ulceroz u evidentua gjithashtu një lidhje e dobët midis niveleve të vitaminës D dhe aktivitetit të sëmundjes.

Studimi sjell të dhëna nga pacientët në Shqipëri dhe kontribuon në zgjerimin e njohurive mbi nivelet e vitaminës D te personat me sëmundjen inflamatore të zorrëve. Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e vlerësimit të vitaminës D në kuadër të kujdesit të individualizuar, ndërsa nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë marrëdhënien e saj me aktivitetin e sëmundjes. 
 
Në Spitalin Amerikan 3, jemi krenarë për mjekët tanë që ndërthurin ekspertizën klinike me kërkimin shkencor dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional, duke promovuar mjekësinë e bazuar në evidenca.

👏 Urime Dr. Xhensila Pemaj për këtë publikim shkencor!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

142 12
Në vijën e parë të kujdesit për çdo urgjencë. 🚑

Urgjenca e Spitalit Amerikan 1 ofron shërbim të shpejtë dhe të specializuar për pacientët.

Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave.

Shërbim mjekësor 24 orë në 7 ditë të javës, nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, RM (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe laboratorë 24 orë.

📞 Telefono: +355 67 20 29 559

33 2
Kirurgjia intime te gratë: disa problematika, një zgjidhje e kombinuar në një seancë të vetme

Kur një paciente ka disa shqetësime që lidhen me estetikën dhe strukturën e zonës gjenitale, kirurgjia e kombinuar mund të ofrojë mundësinë për t’i trajtuar ato gjatë së njëjtës ndërhyrje, kur kjo vlerësohet e përshtatshme nga mjeku specialist.

Dr. Faruk Doğan, kirurg urogjinekolog në Spitalin Amerikan 3, shpjegon se si mund të kombinohen procedura të ndryshme, si labioplastika, perineoplastika dhe trajtimet për rikthimin e volumit të labia majora me acid hialuronik ose transferim të yndyrës, në varësi të nevojave individuale të pacientes.

Çdo rast vlerësohet individualisht për të përcaktuar qasjen më të përshtatshme.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #KirurgjiaEKombinuar #Labioplastika #EstetikaGjenitale #DrFarukDogan

10 1
🌡️ Temperatura te foshnjat: kur duhet të drejtohemi te mjeku?

Dr. Niketa Koliçi, mjeke neonatologe/pediatre pranë Spitalit Amerikan 3 thotë se në tre muajt e parë të jetës të foshnjes, temperatura 38°C ose më e lartë kërkon vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

Ushqyerja e shpeshtë dhe shmangia e mbulimit të tepërt ndihmojnë në kujdesin për fëmijën, por nuk zëvendësojnë konsultën me mjekun.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan3 #pediatri #DrNiketaKolici #temperature #foshnje #newborn

76 1
🦴 20 Tetori – Dita Botërore e Osteoporozës

Osteoporoza është një sëmundje që dobëson kockat, duke rritur rrezikun për fraktura. Shpesh zhvillohet pa simptoma dhe zbulohet vetëm pas një frakture. Densitometria e kockave me DEXA ndihmon në matjen e densitetit mineral të kockave dhe në vlerësimin e rrezikut për osteoporozë.

📌 Cilët faktorë ndikojnë në shëndetin e kockave?

• Mosha dhe hormonet: mosha e avancuar, menopauza e hershme dhe ulja e nivelit të testosteronit
• Stili i jetesës: mungesa e aktivitetit fizik, duhanpirja dhe konsumimi i tepërt i alkoolit
• Ushqyerja: marrja e pamjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D
• Sëmundjet dhe medikamentet: disa sëmundje të tiroides, artriti reumatoid dhe përdorimi afatgjatë i kortikosteroideve

👥 Kush duhet të tregojë më shumë kujdes?

• Gratë pas menopauzës, veçanërisht ato mbi 65 vjeç
• Meshkujt mbi 70 vjeç
• Personat me histori familjare të frakturave nga brishtësia e kockave
• Personat me peshë trupore të ulët ose me faktorë të tjerë rreziku
• Personat që kanë pësuar fraktura pas traumave të lehta

✔️ Pse është i rëndësishëm kontrolli me DEXA?

• Ndihmon në zbulimin e densitetit të ulët mineral të kockave
• Mbështet vlerësimin e rrezikut për fraktura
• Ndihmon mjekun të përcaktojë nevojën për trajtim dhe masa parandaluese
• Mundëson ndjekjen e shëndetit të kockave sipas rekomandimit mjekësor

💙 Mos prisni shfaqjen e një frakture për t’u kujdesur për kockat tuaja! Konsultohuni me mjekun për të vlerësuar nëse keni nevojë për një ekzaminim DEXA.

📞 Kontaktoni në 042 357 535 ose rezervoni në:
🔗 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #DitaBoteroreEOsteoporozes #Osteoporoza #DEXA #ShendetiIKockave

27 0
🫁 Grafia e mushkërisë (Radiografia e toraksit)

Grafia e mushkërisë është një ekzaminim i shpejtë dhe i sigurt që përdoret për të vlerësuar gjendjen e mushkërive dhe kraharorit.

Përdoret për të diagnostikuar:
✔️ Infeksione si pneumoni
✔️ Probleme të frymëmarrjes
✔️ Ndryshime në strukturën e mushkërive
✔️ Kontroll rutinë para ndërhyrjeve

Procedura është e thjeshtë, pa dhimbje dhe zgjat vetëm disa minuta, duke ofruar informacion të vlefshëm për mjekun.

📍 Diagnostikim i shpejtë për një frymëmarrje të sigurt.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

31 4
Mamografi apo ekografi? Kur rekomandohet secili ekzaminim dhe a mund ta zëvendësojë njëri-tjetrin? 

Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që gratë kanë për kontrollin e gjirit.

Dr. Irida Majkaj, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se zgjedhja e ekzaminimit varet nga mosha, historia familjare dhe faktorët individualë të rrezikut.

Mamografia dhe ekografia nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën, por janë ekzaminime plotësuese. Në varësi të rastit, mjeku mund të rekomandojë edhe rezonancën magnetike të gjirit për një vlerësim më të plotë.

🎗️ Kontrolli i duhur fillon me informimin e duhur. Konsultohuni me mjekun për të përcaktuar ekzaminimet më të përshtatshme për ju.

📞 042 357 535
🔗 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #SA3 #IridaMajkaj #Mamografia #EkografiaEGjirit #ShëndetiIGjirit

74 39
Kanceri i gjirit mund të zhvillohet pa shfaqur simptoma të dukshme. Prandaj, kontrollet e rregullta janë thelbësore për zbulimin e hershëm të ndryshimeve në gji. 

Spitali Amerikan 3 sjell teknologjinë e avancuar të Mamografisë 3D me Tomosintezë, e cila mundëson imazhe të detajuara të indit të gjirit. 

Ekzaminim i shpejtë, me dozë të ulët rrezatimi dhe teknologji të projektuar për më shumë rehati gjatë procedurës.

Tetori Rozë – Kujdesi për veten fillon me një kontroll! 

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com 

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! 

#TetoriRozë #SpitaliAmerikan #Mamografia #KujdesiPërShëndetin #kanceriigjiri

72 1
Patch Testet me Dr. Klea Xhelilaj

Zbuloni shkakun e vërtetë të alergjive të lëkurës me patch testet, një metodë e sigurt dhe efektive për identifikimin e alergeneve që ndikojnë në përditshmërinë tuaj.

Nën kujdesin e Dr. Klea Xhelilaj, realizohet një vlerësim i detajuar për të përcaktuar reagimet alergjike dhe për të ndërtuar trajtimin e duhur për çdo pacient.
______
Për konsulta me doktoreshën:
📞 +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1 – Laprakë, Tiranë

26 1
Kontroll i plotë ORL – Kujdes i specializuar për veshët, hundën dhe fytin

Shëndeti i rrugëve të frymëmarrjes dhe dëgjimit kërkon vëmendje të vazhdueshme. Një kontroll i plotë ORL ndihmon në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e çdo problemi.

✔️ Vizitë e detajuar nga mjek specialist ORL
✔️ Kontroll i dëgjimit dhe funksionit të veshit
✔️ Vlerësim i hundës, sinuseve dhe fytit
✔️ Ekzaminime moderne sipas nevojës

✨ Diagnostikim i saktë dhe i shpejtë
✨ Teknologji bashkëkohore
✨ Kujdes i personalizuar për çdo pacient

📞 Mos e neglizhoni shëndetin – rezervoni kontrollin tuaj sot!
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559

📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

9 1
18 Tetor, Dita Botërore e Menopauzës

🩺 A e dini cilat kontrolle kanë rëndësi gjatë menopauzës?

Menopauza është një etapë natyrale e jetës së gruas, që zakonisht ndodh midis moshës 45–55 vjeç. Ndryshimet hormonale, veçanërisht ulja e nivelit të estrogjenit, mund të shoqërohen me afshe të nxehta, djersitje gjatë natës, çrregullime të gjumit, ndryshime të humorit dhe tharje vaginale.

Përtej menaxhimit të simptomave, kjo periudhë është një mundësi për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit dhe parandalimit.

🔎 Cilat kontrolle mund të jenë të nevojshme?

Në varësi të moshës, historisë mjekësore dhe faktorëve individualë të rrezikut, mjeku mund të rekomandojë:

• Mamografinë, sipas moshës dhe udhëzimeve për depistimin e kancerit të gjirit.
• Matjen e tensionit arterial dhe vlerësimin e rrezikut kardiovaskular, përfshirë kontrollin e kolesterolit dhe glicemisë kur indikohet.
• Vlerësimin e shëndetit të kockave, veçanërisht kur ka faktorë rreziku për osteoporozë.
• Analizat e tiroides, nëse simptomat sugjerojnë çrregullime të saj.
• Ekografinë transvaginale ose ekzaminime të tjera gjinekologjike, kur ka indikacione klinike.

Jo çdo grua ka nevojë për të gjitha këto ekzaminime. Kontrollet përcaktohen në mënyrë individuale, në konsultim me mjekun.

⚠️ Kujdes: Çdo gjakderdhje vaginale pas 12 muajsh pa menstruacione duhet të vlerësohet nga mjeku, edhe kur bëhet fjalë vetëm për njollosje të lehtë.

Në këtë Ditë Botërore të Menopauzës, informimi dhe vlerësimi i individualizuar ndihmojnë çdo grua të kuptojë më mirë ndryshimet e trupit të saj dhe të kujdeset për shëndetin në çdo etapë të jetës.

📞 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#DitaBotëroreEMenopauzës #Menopauza #SpitaliAmerikan

7 0
❄️ Nëse gishtërinjtë tuaj zbardhen nga i ftohti, ndryshojnë ngjyrë, çahen dhe shërohen me vështirësi, ose nëse vuani nga një sëmundje autoimune, mos i neglizhoni këto shenja.

🔎 Kapilaroskopia është një ekzaminim i thjeshtë, jo invaziv, që mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të ndryshimeve në mikroqarkullim dhe në vlerësimin e rrezikut për prekje të organeve të brendshme në të ardhmen.

⏳ Diagnostikimi i hershëm është çelësi për monitorim dhe trajtim më efektiv.
......
📍 Konsultat dhe trajtimet pranë Spitalit Amerikan 1
📞 +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1 – Laprakë, Tiranë

27 0
17 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Traumës

Parandalimi fillon me sigurinë në punë, zbatimin e rregullave rrugore dhe edukimin për ndihmën e parë.

Në Spitalin Amerikan, synojmë jo vetëm të shpëtojmë jetë, por edhe t’i ndihmojmë pacientët të rikthehen në jetën e tyre të përditshme.

#Spitaliamerikan #traumaday #kontrollshendetesor #aksidentetrrugore

15 0
Poliklinika e Spitalit Amerikan 3, e hapur çdo të shtunë!

Nëse gjatë javës e keni të vështirë të kryeni vizita tek mjekët specialistë, tani keni mundësinë t’i realizoni ato edhe të shtunave. Në dispozicionin tuaj janë shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në këto fusha:

• Neurologji
• Hematologji
• Pneumologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi
• Gastrohepatologji
• Pediatri
• Psikiatri
• Proktologji
• Alergologji

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni këtu: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan – përqafo jetën!

#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #kujdesishëndetësor

7 0
Pas kryerjes së mamografisë dhe ekografisë të gjirit në Spitalin Amerikan 3, Ilda Lumani ndan përvojën e saj dhe një mesazh të ndjerë për çdo grua: mos e neglizhoni kontrollin e gjirit.

Kushtojini kohë vetes dhe konsultohuni me mjekun për kontrollet e përshtatshme për ju. Zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë. 

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#TetoriRozë #SpitaliAmerikan #Mamografia #KujdesiPërShëndetin #kanceriigjirit

42 0
Nga Spitali Amerikan 3 në British Journal of Radiology: Kontributi shkencor i Dr. Arben Dhimës

Dr. Arben Dhima, mjek specialist i Radiologjisë Nukleare pranë Spitalit Amerikan 3, është bashkautor i artikullit shkencor “The Importance of Molecular Imaging Response Criteria: Rationale and Overview”, publikuar më 14 tetor 2026 në British Journal of Radiology, një revistë shkencore ndërkombëtare në fushën e radiologjisë.

Publikimi trajton rëndësinë e imazherisë molekulare në vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimeve onkologjike, duke theksuar rolin e metodave bashkëkohore diagnostikuese në vendimmarrjen klinike dhe mjekësinë e personalizuar.

Ky kontribut pasqyron përfshirjen e mjekëve tanë në kërkimin shkencor ndërkombëtar dhe angazhimin e vazhdueshëm për zhvillim profesional, shkëmbim njohurish dhe përditësim me avancimet e mjekësisë moderne.

Spitali Amerikan – Përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #BritishJournalOfRadiology #NuclearMedicine #MolecularImaging #ScientificResearch

76 3
Polipektomia – trajtim i sigurt për heqjen e polipeve

Polipet janë rritje të indeve që mund të shfaqen në zona të ndryshme si hunda, zorra apo mitra dhe në disa raste mund të shkaktojnë shqetësime ose komplikacione.

Polipektomia është procedura që mundëson heqjen e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.

✨ Procedurë minimalisht invazive
✨ Diagnostikim dhe trajtim në një hap
✨ Parandalon komplikacionet e mëtejshme
✨ Rikuperim i shpejtë

Realizohet nga mjekë specialistë me teknologji moderne për rezultate të sakta dhe të sigurta.

📞 Konsultohuni për një vlerësim profesional dhe trajtimin e duhur.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

8 0
Trajtoni variçet në kohë, parandaloni komplikacionet dhe degradimin e këmbës

Një pacient u paraqit në Spitalin Amerikan 3 me një plagë të hapur në kyçin e këmbës, si pasojë e variçeve të patrajtuara për një kohë të gjatë.

Variçet nuk janë vetëm një shqetësim estetik. Kur valvulat e venave nuk funksionojnë siç duhet, gjaku grumbullohet në këmbë, duke rritur presionin venoz. Si rezultat, pacienti kishte dhimbje, ënjtje, ndryshime të ngjyrës së lëkurës dhe zhvillim të plagëve venoze.

Pacienti iu nënshtrua ablacionit me radiofrekuencë, një procedurë moderne dhe minimale invazive, e realizuar me sukses nga Dr. Artan Jahollari, kirurg kardiovaskular në Spitalin Amerikan 3. 

Vetëm një muaj pas ndërhyrjes, gjendja ishte ndjeshëm e përmirësuar: plaga në kyçin e këmbës ishte shëruar dhe presioni venoz ishte stabilizuar.

Trajtimi i hershëm i variçeve ndihmon në parandalimin e komplikacioneve serioze dhe degradimit të mëtejshëm të këmbës. 

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#VenatVarikoze #Variçet #AblacionMeRadiofrekuencë #DrArtanJahollari  #spitaliamerikan #SpitaliAmerikan3

7 0
Mosmbajtja e urinës pas lindjes: kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Dr. Hatije Ismaili, mjeke obstetër-gjinekologe pranë Qendrës së Gruas në Spitalin Amerikan 3, shpjegon kur mosmbajtja e urinës pas lindjes kërkon vlerësim mjekësor dhe si mund të ndihmojnë ushtrimet për forcimin e muskujve të dyshemesë pelvike.

Nëse përjetoni rrjedhje të pavullnetshme të urinës pas lindjes, veçanërisht nëse shqetësimi vazhdon ose ndikon në jetën tuaj të përditshme, konsultohuni me mjekun për të vlerësuar shkakun dhe trajtimin e përshtatshëm.

▶️ Ndiqni videon për të dëgjuar shpjegimin e doktoreshës.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #DrHatijeIsmaili #SpitaliAmerikan3 #QendraeGruas #ObstetërGjinekologe #InkontinencaUrinare #KujdesiPasLindjes

5 0
🩺 Dr. Skevos Poullas, neurokirurg grek dhe ekspert i njohur në trajtimin e patologjive të shtyllës kurrizore, gjatë konsultave në Spitalin Amerikan 1.

Me përvojë të gjatë në diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjeve të qafës, shpinës dhe mesit, si edhe në menaxhimin e hernieve diskale, stenozës spinale dhe patologjive komplekse të shtyllës kurrizore, Dr. Poullas ofron vlerësim të specializuar dhe zgjidhje moderne terapeutike të personalizuara për çdo pacient.

📅 Konsulta pranë Spitalit Amerikan 1
📍 Laprakë, Tiranë
📞 +355 67 20 29 559

#SpitaliAmerikan1 #DrSkevosPoullas #Neurokirurgji #ShtyllaKurrizore #DhimbjaEShpinës #HerniaDiskale #SpineSpecialist #AmericanHospitalAlbania

22 0
🎗️ Breast Cancer Symposium 2026

📅 30 October 2026
From Evidence to the Patient’s Bedside

🔹 SESSION 4: Systemic Treatment Considerations
🕘 11:55–12:50

11:55–12:10
Optimizing adjuvant systemic therapy in Breast Cancer
Juan Jose Garcia Mosquera • ES

12:10–12:25
Optimal duration of adjuvant ovarian function suppression for premenopausal women with HR+ EBC
Laure-Anne Teuwen • BE

12:25–12:40
ADCs as a new standard in mTNBC
Lazar Popovic • RS

💬 Panel Discussion | 12:40–12:50

Chair: Bledi Kreka • AL
Co-chairs / Panelists:
Anila Pema • AL
Esmeralda Seraj • AL

Një sesion që trajton konsideratat kryesore në trajtimin sistemik të kancerit të gjirit, nga optimizimi i terapisë adjuvante te supresioni i funksionit ovarian dhe roli i antitrupave të konjuguar me barna (ADCs) në trajtimin e kancerit të gjirit trefish negativ metastatik.

📋 Programi i plotë:
https://alsobi.com/breast-imaging-symposium-2026/

📝 Registration is now open.
🔗 Register here:
https://alsobi.com/balkan-breast-imaging-masterclass-2026/

#BreastCancerSymposium2026 #BreastCancer #Oncology #SystemicTherapy #PrecisionMedicine #MedicalEducation #Albania

15 0
Mamografia: përgjigjet për pyetjet më të shpeshta nga Dr. Kleida Mati 👇

Pse duhet ta bëni edhe kur nuk keni shqetësime në gji? A përdor rrezatim? A është e dhimbshme?

Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon rëndësinë e mamografisë dhe çfarë duhet të dini përpara ekzaminimit:

🔹Zbulimi i hershëm: Mamografia është një ekzaminim depistues që ndihmon në zbulimin e ndryshimeve në gji përpara se të shfaqen simptomat.
🔹 Dozë e ulët rrezatimi: Ekzaminimi përdor një sasi të vogël rrezatimi për të siguruar imazhe të detajuara të gjirit.
🔹 Parehati e përkohshme: Shtypja e gjirit gjatë ekzaminimit mund të shkaktojë parehati te disa paciente. Komunikimi me teknikun është shumë i rëndësishëm për ta bërë procedurën sa më komode.

▶️ Ndiqni videon për të mësuar më shumë.

💗 Mos prisni të shfaqen simptoma. Konsultohuni me mjekun për kontrollet e përshtatshme për ju.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#TetoriRozë #SpitaliAmerikan #Mamografia #KujdesiPërShëndetin #kanceriigjirit

168 5
Vaksina e alergjisë – trajtim afatgjatë, jo vetëm lehtësim i simptomave

Nëse vuani nga alergjitë sezonale apo gjatë gjithë vitit, vaksina e alergjisë (imunoterapia) ndihmon në trajtimin e shkakut, jo vetëm të simptomave.

✨ Redukton ndjeshëm simptomat e alergjisë
✨ Ul nevojën për medikamente
✨ Ndihmon në parandalimin e përkeqësimit të alergjisë
✨ Efekt afatgjatë dhe i qëndrueshëm

Imunoterapia realizohet në mënyrë të kontrolluar nga mjekë specialistë, me plan trajtimi të personalizuar për çdo pacient.

📞 Konsultohuni për të zbuluar nëse ky trajtim është i përshtatshëm për ju.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559

📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

33 0
A mund të shfaqet një sëmundje reumatologjike autoimune me simptoma që nuk lidhen me kyçet?

Dr. Entela Memlika, mjeke reumatologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se cilat janë disa nga shenjat që mund të shoqërojnë sëmundjet reumatologjike autoimune, edhe kur ato nuk manifestohen me dhimbje artikulare.

▶️ Ndiqni videon për të dëgjuar shpjegimin e doktoreshës.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan

37 0
🎀 30% ULJE për ekografinë e gjirit në Spitalin Amerikan 3

Tetori Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin e gjirit duhet të jetë prioritet gjatë gjithë vitit. 

Kontrollet e rregullta janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit. Ekografia ndihmon në vlerësimin e strukturave të gjirit dhe identifikimin e ndryshimeve që mund të kërkojnë vlerësim të mëtejshëm.

Mos e shtyni kujdesin për veten! Informohuni për kontrollet e përshtatshme për ju dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

✨ Gjatë Tetorit Rozë, përfitoni nga 30% ulje për ekografinë e gjirit, pranë Spitalit Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#TetoriRozë #SpitaliAmerikan #EkoEGjirit #KujdesiPërShëndetin

18 0
Fruthi: parandalimi fillon me vaksinimin!

Fruthi është një infeksion viral shumë ngjitës, i cili mund të shkaktojë komplikacione serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe personat e pavaksinuar.

🔎 Cilat janë simptomat?
• Temperaturë e lartë
• Kollë dhe rrjedhje hundësh
• Skuqje e syve
• Skuqje e lëkurës, që zakonisht fillon në fytyrë dhe më pas përhapet në trup

⚠️ Pse është i rëndësishëm parandalimi?
Fruthi mund të shkaktojë komplikacione, si pneumonia dhe, në raste të rralla, inflamacioni i trurit (encefaliti).

💉 Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër fruthit.
Vaksina MMR mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola. Kontrolloni kartelën e vaksinimit të fëmijës suaj dhe sigurohuni që dozat të jenë kryer sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.

📌 Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni për fruth?
Kontaktoni mjekun dhe telefononi përpara se të paraqiteni në institucionin shëndetësor, për të shmangur ekspozimin e personave të tjerë.

📞 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Fruthi #Vaksinimi #Parandalimi #SpitaliAmerikan

22 0
GRAFI DIGJITALE – TEKNOLOGJI E RE, DIAGNOZË E SAKTË
Zbuloni standardin e ri në imazherinë radiologjike me aparaturë moderne 100% digjitale, që ofron cilësi të lartë imazhi me dozë të ulët rrezatimi, tashmë në Spitalin Amerikan 1.
---
ÇFARË EKZAMINIMESH OFROJMË?
✅ Grafi të kockave
– Fraktura (thyerje)
– Artikulacione (gjunjë, shpatull, bërryl, kyç)
– Kolonë vertebrale
✅ Grafi të kraharorit (Chest X-ray)
– Mushkëritë
– Infeksione (p.sh. pneumoni)
– Kontroll i përgjithshëm torakal
✅ Grafi të abdomenit
– Probleme gastrointestinale
– Vlerësim i organeve abdominale
✅ Grafi të ekstremiteteve
– Duar, këmbë, gishta
– Trauma dhe dëmtime
✅ Ekzaminime të përgjithshme radiologjike
– Kontroll rutinë
– Diagnostikë fillestare e shpejtë dhe e besueshme
---
📏 EKZAMINIME SPECIALE
✔️ Grafi e plotë e kolonës vertebrale
✔️ Vlerësim për skoliozë
✔️ Matje e gjatësisë së gjymtyrëve
✔️ Të gjitha projeksionet radiologjike të trupit
---
⚙️ ÇFARË E BËN TË VEÇANTË?
👉 Teknologji digjitale 100% – imazhe më të qarta dhe rezultate më të shpejta
👉 Dozë e ulët rrezatimi – më shumë siguri për pacientin
👉 Stitching (bashkim imazhesh) – ideal për kolonën dhe segmentet e gjata
👉 Analizë në kohë reale
👉 Transferim i menjëhershëm për raportim
---
📍Diagnozë e saktë, shpejt dhe me siguri maksimale.

Kujdesi për shëndetin tuaj fillon me një imazh të qartë.

📞 Rezervoni në: +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1 – Laprakë, Tiranë

40 1




Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë

Jemi Online. Si mund t'ju ndihmojmë?