Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

Ulja e moshës së përdoruesve të duhanit dhe alkoolit ka rritur numrin e të prekurve nga tumoret e kokës dhe qafës

Incidenca e tumoreve të kokës dhe qafës është në rritje në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. 

Prof. Asc. Dr. Harsha KN, kirurg i kokës dhe qafës në Spitalin Amerikan 3, thekson se duhani dhe alkooli janë faktorë kryesorë rreziku për këtë sëmundje. Ulja e moshës së fillimit të duhanpirjes dhe përdorimit të alkoolit, sqaron doktori, ka ndikuar gjithashtu në rritjen e numrit të personave të prekur.

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, i moderuar nga Doreada Mio, kirurgu i njohur indian theksoi se shumica e këtyre tumoreve mund të parandalohen dhe trajtohen me sukses, nëse zbulohen në faza të hershme dhe trajtohen me kujdes.

Përveç faktorëve gjenetikë, duhanit apo alkoolit faktorë të tjerë kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e tumoreve të kokës dhe qafës janë, higjiena e dobët orale, infeksionet me virusin e papillomës njerëzore (HPV), si dhe ekspozimi në ambientin e punës ndaj substancave të dëmshme.

@klinika24_ @mdoreada

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#tumoretekokësdheqafës #tumor #spitaliamerikan #drharshakn

...

29 0
Procedura e biopsisë së veshkës e realizuar nga Dr. Bledi Çekrezi, mjek radiolog pranë Spitalit Amerikan 3

Biopsia e veshkës është një procedurë minimale invazive që ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të veshkave duke marrë një mostër të vogël indesh për analizë laboratorike. 

Me përvojë mbi 20 vjeçare, Dr. Bledi Çekrezi, mjek radiolog dhe Shef i Departamentit të Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan 3, kryen me precizion dhe siguri këtë procedurë nën guidën e teknologjive të avancuara si ekografia, duke siguruar një trajtim të kujdesshëm dhe me rrezik minimal për pacientin.

Disa nga arsyet kryesore për kryerjen e biopsisë së veshkës janë:

•	Kur ka dyshime për sëmundje inflamatore ose autoimune të veshkës, si glomerulonefriti.
•	Për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të veshkës në sëmundje kronike.
•	Kur testet e gjakut dhe urinës tregojnë probleme të vazhdueshme që nuk sqarohen me imazherinë.
•	Për të monitoruar efektin e trajtimeve të caktuara mbi veshkën.
•	Në rastet kur ka tumore ose masë të dyshimtë në veshkë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan

...

51 0
Dr. Shk.Indrit Temali: 1 në 250 persona ka hiperkolesterolemi familjare — kolesteroli i keq i lartë prek edhe të rinjtë me peshë normale

A e dini që kolesteroli i keq (LDL) mund të jetë shumë i lartë edhe te të rinjtë që duken të shëndetshëm dhe nuk janë mbipeshë?

Dr. Shk.Indrit Temali, kardiolog në Spitalin Amerikan 3, shpjegon se shkaku është hiperkolesterolemia familjare (FH), një gjendje gjenetike që prek 1 në 250 persona dhe rrit ndjeshëm rrezikun për infarkt apo goditje në tru, shpesh që në moshë të re — pa dhënë shenja të dukshme.

Gjithashtu doktori nënvizon edhe faktorët e tjerë që ndikojnë në nivelin e LDL si:
▪️ Ushqimi i pasur me yndyra të ngopura
▪️ Mungesa e aktivitetit fizik
▪️ Sëmundje si diabeti, hipotiroza, sindroma nefrotike
▪️ Disa medikamente
▪️ Mosha, gjinia, menopauza

Dr.Indriti thekson se kolesteroli LDL është vrasësi i heshtur ndaj kontrollet duhet të jenë të rregullta, veçanërisht për personat me rrezik të lartë të cilët janë:

•  Ata me histori familjare infarkti ose stroke para moshës 55 vjeç
•  Persona me hiperkolesterolemi familjare
•  Duhanpirës
•  Diabetikë
•  Persona me sëmundje si hipotiroza, sindroma nefrotike, artriti apo lupusi

Për sa I takon shpeshtësisë së kontrolle mjeku kardiolog rekomandon:

•  Nga mosha 40 vjeç, çdo 3–5 vjet
•  Ata me rrezik të lartë duhet të fillojnë më herët dhe të kontrollohen çdo 1–3 vjet

👉 Ndiqni Dr. Shk. Indrit Temalin për më shumë informacione dhe këshilla shëndetësore.

Kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #kolesteroli #ldl #drindrittemali #kolesterolilarte

...

54 1
Spitali Amerikan kërkon të punësojë infermiere sterilizimi. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

10 0
📌 30 qershor-1 korrik, Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurg ortoped do të jetë në Spitalin Amerikan 3

Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurg ortoped traumatolog austriak, ka ndarë detaje mbi një rast të ndërlikuar që do të trajtojë sot në Spitalin Amerikan 3, së bashku me Dr.Ledian Fezollari, kirurg ortoped traumatolog

Bëhet fjalë për një pacient që ka pësuar një aksident disa vite më parë dhe është operuar më herët në një qendër tjetër, por fatkeqësisht ka mbetur me këmbën në një pozicion të gabuar. 

Si pasojë, ai përjeton dhimbje të vazhdueshme dhe vështirësi serioze në ecje.

Prof. Dr. Ortner thekson se qëllimi i ndërhyrjes është të korrigjohet pozicioni i këmbës për të rikthyer funksionin dhe për të eliminuar dhimbjen. 

Procedura është komplekse dhe do të zgjasë disa orë, por është e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan

...

12 0
Çdo të shtunë me shërbime të specializuara në Poliklinikën e Spitalit Amerikan 3.

Për ata që nuk kanë mundësi të kryejnë një vizitë me mjekët specialistë gjatë javës, këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë të shtunën, ku ofrohen shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në:

• Neurologji
• Pneumologji
• Hematologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Endokrinologji
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #poliklinikaespitalitamerikan

...

33 0
Çfarë janë tumoret e kokës dhe qafës dhe çfarë i shkakton?

Prof. Dr. Harsha KN, kirurg onkolog i kokës dhe qafës dhe kirurg ORL pranë Spitalit Amerikan 3, ishte i ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, i moderuar nga Doreada Mio, për të folur mbi një nga temat më kritike në onkologji: tumoret e kokës dhe qafës.

Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë vendimtarë për trajtimin e suksesshëm dhe shpëtimin e jetës, por edhe në fazat e avancuara mund të bëhet kurim, thekson Prof. Harsha.

Por cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut?

• Duhanpirja, përfshirë çamçakëzët me përmbajtje duhani
• Alkooli dhe higjiena e dobët e gojës
• Dhëmbët e mprehtë që lëndojnë mukozën
• Refluksi gastrik dhe stresi
• Viruset HPV dhe Epstein-Barr
• Faktorë gjenetikë

Prof. Harsha theksoi:

✅ Sa më herët të diagnostikohet tumori, aq më i lartë është suksesi në trajtim
✅ Shenjat paralajmëruese nuk duhet të shpërfillen – gunga në qafë, plagë që nuk shërohen, dhimbje të vazhdueshme, ndryshim i zërit
✅ Kontrollet e rregullta janë thelbësore, sidomos për ata me faktorë rreziku
✅ Kirurgjia onkologjike moderne ofron trajtime të personalizuara dhe efektive

⚠️ Mos neglizhoni simptomat, kontrolli i hershëm mund të shpëtojë jetë!

@klinika24_ @mdoreada 

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#tumoretekokësdheqafës #tumor #spitaliamerikan #drharshakn

...

26 0
Spitali Amerikan kërkon të punësojë Koordinator/e Departamenti (SA3). Kandidatët/et duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

...

16 0
Për disa, kujdesi shëndetësor është sfidë e përditshme.

Vështirësitë në lëvizje, nevoja për shoqërim, apo stresi i ambienteve spitalore shpesh ndikojnë negativisht në përmirësimin e gjendjes së pacientit.

Spitali Amerikan sjell një zgjidhje praktike dhe të sigurt:
kujdes shëndetësor të personalizuar, aty ku ndiheni më rehat, në shtëpinë tuaj.

Çfarë ofrojmë:

 • Vizita mjekësore në shtëpi, për ndjekje të rregullt ose konsultime të specializuara
 • Menaxhim të terapive dhe medikamenteve, me përkujdesje të vazhdueshme
 • Monitorim të gjendjes shëndetësore, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike
 • Asistencë në përditshmëri, për ata që kanë vështirësi fizike ose ndihmë të vazhdueshme

Shërbimet tona përfshijnë:

 • Ndihmë personale në larje, veshje dhe lëvizje
 • Kujdes për administrimin e medikamenteve dhe orareve të tyre
 • Shoqërim dhe mbështetje emocionale
 • Terapira rehabilituese dhe fizioterapi në shtëpi
 • Kujdes infermieror, si për nevoja afatshkurtra ashtu edhe afatgjata
 • Kujdes i specializuar për pacientë me Alzheimer
 • Kujdes paliativ dhe ndjekje për gjendje të avancuara ose të ndërlikuara

Pse të na zgjidhni? 

 • Ekip i specializuar dhe i përkushtuar, me përvojë në kujdesin në shtëpi
 • Pajisje dhe teknologji moderne, që sigurojnë trajtime të sakta dhe efektive
 • Shërbime 24/7, të përshtatura sipas nevojave tuaja dhe të familjarëve tuaj
 • Një përvojë e sigurt, komode dhe dinjitoze, aty ku ndiheni më mirë, në shtëpi

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 // 0676042451 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan 
#vizitamjekësorenështëpi #kujdesmjekësornështëpi

...

4 0
Një ditë pune e Prof. Asc. Dr. Harsha K.N. në Spitalin Amerikan 3

Momente nga një ditë pune e Prof. Asc. Dr. Harsha K.N. duke nisur nga konsultat me pacientët dhe ekzaminimet e detajuara, vizitat pas operacionit, deri tek momentet intensive në sallën e operacionit.

Gjithashtu doktori punon ngushtë me mjekët e tjerë specialistë për të siguruar trajtimin më të mirë të pacientëve.

Kjo video u transmetua në emisionin “Klinika 24” në Report TV, i moderuar nga Doreada Mio, ku Dr. Harsha ndau njohuri të rëndësishme mbi sëmundjet tumorale të kokës dhe qafës, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të specializuar.

@klinika24_ @mdoreada 

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#tumoretekokësdheqafës #tumor #spitaliamerikan #drharshakn

...

21 0




Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë