Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.
Na ndiqni në Instagram dhe Youtube
Çfarë është diabeti dhe cilat janë format më të shpeshta të tij?
Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga nivele të larta të glukozës në gjak. Dy format më të zakonshme janë diabeti tip 1 dhe diabeti tip 2, të cilat kanë shkaqe dhe karakteristika të ndryshme.
Dr. Tea Shehu, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se diabeti tip 2 lidhet shpesh me mbipeshën, stilin sedentar të jetesës dhe faktorë të tjerë të rrezikut, ndërsa diabeti tip 1 është një sëmundje autoimune që diagnostikohet më shpesh në moshë të re, por mund të shfaqet edhe tek të rriturit.
▶️ Ju ftojmë të ndiqni Dr. Tea Shehut në Newscast, me moderator Arbër Hitajn.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
💧 Sa ujë duhet të pimë për të mbrojtur veshkat?
Dr. Kristiana Çaushaj, mjeke nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se nuk ekziston një sasi fikse uji që vlen për çdo person. Nevojat për hidratim varen nga faktorë të ndryshëm, si mosha, temperatura e ambientit, aktiviteti fizik dhe gjendja shëndetësore.
Në përgjithësi, për shumë persona një hidratim i përshtatshëm mund të jetë rreth 1.5–2 litra lëngje në ditë, por kjo sasi mund të ndryshojë sipas nevojave individuale.
⚠️ Është e rëndësishme të dini se konsumimi i tepërt i ujit nuk është gjithmonë i dobishëm. Personat me sëmundje të veshkave ose të zemrës mund të kenë nevojë për kufizime të përcaktuara nga mjeku.
Kujdesi për veshkat nuk lidhet me pirjen e sasive ekstreme të ujit, por me një hidratim të balancuar dhe të përshtatur sipas organizmit tuaj.
Nëse keni sëmundje kronike ose shqetësime për funksionin e veshkave, konsultohuni me mjekun specialist.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Spitali Amerikan kërkon të punësojë, Housekeeper/ Mirëmbajtës Ambienti ( Femra/ Meshkuj).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi i dhomave të pacientëve, korridoreve, zyrave dhe ambienteve të tjera spitalore.
Ndërrimi dhe menaxhimi i çarçafëve, mbulesave dhe materialeve të tjera tekstile sipas protokolleve.
Përdorimi korrekt i pajisjeve, detergjentëve dhe solucioneve dezinfektuese sipas rregulloreve të miratuara.
Menaxhimi dhe hedhja e mbetjeve, duke respektuar ndarjen e tyre sipas llojit (urbane, të riciklueshme dhe mjekësore).
Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe higjienës në punë.
Edukimi dhe eksperienca:
Përfundimi i arsimit të mesëm (përbën avantazh)
Eksperiencë e mëparshme në pastrim, preferohet në ambiente spitalore ose institucionale.
Njohuri bazë për përdorimin e mjeteve dhe materialeve të mirëmbajtjes së ambienteve.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar udhëzimet.
Përkujdesje ndaj detajeve dhe standardeve të higjienës.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
Peshë normale, por kolesterol i lartë? Po, është e mundur.
Kolesteroli i lartë nuk lidhet gjithmonë me mbipeshën. Edhe personat me peshë normale mund të kenë nivele të larta të LDL (kolesterolit “të keq”) për shkak të faktorëve të ndryshëm.
Një prej tyre është hiperkolesterolemia familjare, një çrregullim i trashëguar që ndodh rreth 1 në 250 persona dhe mund të shkaktojë nivele të larta të kolesterolit që në moshë të re.
Dr. Shk. Indrit Temali, mjek kardiolog pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e kolesterolit janë:
• dieta e pasur me yndyrna të ngopura dhe yndyrna trans
• mungesa e aktivitetit fizik
• inflamacionet kronike
• disa sëmundje dhe faktorë të tjerë metabolikë
Kolesteroli i lartë shpesh nuk jep simptoma, por mund të ndikojë në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.
Ndiqni shpjegimin e plotë të Dr. Shk. Indrit Temali.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
Goditja në tru (Stroke): Njihni shenjat që kërkojnë reagim urgjent 🧠🚨
Goditja në tru është një urgjencë mjekësore që ndodh kur furnizimi me gjak i një pjese të trurit ndërpritet ose kur një enë gjaku në tru çahet, duke shkaktuar dëmtim të qelizave të trurit.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të goditjes në tru:
🔹 Goditja ishemike – shkaktohet nga bllokimi i një ene gjaku në tru, zakonisht nga një mpiksje gjaku, duke penguar furnizimin e trurit me oksigjen dhe lëndë ushqyese.
🔹 Goditja hemorragjike – ndodh kur një enë gjaku në tru çahet, duke shkaktuar gjakderdhje brenda trurit ose në hapësirat përreth tij.
Shenjat paralajmëruese që kërkojnë reagim të menjëhershëm:
⚠️ Rënie e papritur e njërit kënd të buzës, asimetri e fytyrës ose dobësi e njërës anë të fytyrës.
⚠️ Dobësi ose mpirje e papritur e krahut ose këmbës, veçanërisht në njërën anë të trupit.
⚠️ Vështirësi në të folur, shqiptim i paqartë i fjalëve ose vështirësi në kuptimin e gjuhës.
⚠️ Humbje e papritur e ekuilibrit, marramendje e fortë, çrregullim i koordinimit ose vështirësi në ecje.
⚠️ Çrregullime të papritura të shikimit, si turbullim, humbje e pjesshme ose e plotë e shikimit.
⚠️ Dhimbje koke shumë e fortë dhe e papritur, veçanërisht në rastet e goditjes hemorragjike.
⚠️ Konfuzion i papritur, çorientim ose ndryshim i gjendjes së vetëdijes.
Në rast shfaqjeje të ndonjë prej këtyre shenjave, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Në goditjen në tru, koha është vendimtare: trajtimi i shpejtë mund të kufizojë dëmtimin e trurit dhe të përmirësojë rezultatet e pacientit.
Për më shumë informacion ose në rast urgjence, kontaktoni:
📱068 800 8000
📞042 35 75 35
ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Poliklinika e Spitalit Amerikan 3, e hapur çdo të shtunë!
Nëse gjatë javës e keni të vështirë të kryeni vizita tek mjekët specialistë, tani keni mundësinë t’i realizoni ato edhe të shtunave. Në dispozicionin tuaj janë shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në këto fusha:
• Neurologji
• Hematologji
• Pneumologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi
• Endokrinologji
• Gastrohepatologji
• Pediatri
• Psikiatri
• Proktologji
• Alergologji
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni këtu: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan – përqafo jetën!
#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #kujdesishëndetësor
📌 Kur rekomandohet skaneri i trurit?
Mjeku mund të kërkojë një CT cranial në rast të:
• Humbjes së vetëdijes
• Dhimbjeve të forta dhe të përsëritura të kokës
• Krizave epileptike (konvulsione)
• Ndryshimeve të papritura në sjellje
• Humbjes së dëgjimit apo të shikimit
• Dobësisë muskulore, mpirjes apo ndjesisë së shpimit
• Vështirësive në të folur ose në gëlltitje
• Traumës në kokë ose qafë
🧪 Lënda e kontrastit
Në disa raste, për të përmirësuar cilësinë e imazheve, mund të përdoret lëndë kontrasti jodike, e cila:
• Mund të merret oral ose intravenoz (nëpërmjet një vije IV në krah ose dorë)
• Ndihmon në dallimin më të mirë të strukturave vaskulare ose lezioneve të caktuara
Pas administrimit të kontrastit, pacienti mund të mbahet nën vëzhgim për rreth 30 minuta, për të monitoruar ndonjë reagim të mundshëm.
🕒 Si zhvillohet procedura?
• Kohëzgjatja: Rreth 10–15 minuta
• Pa dhimbje dhe pa përgatitje të veçantë
• Rezultatet paraprake janë të disponueshme menjëherë
• Imazhet ruhen në format elektronik (CD) për përdorim të mëvonshëm
📋 Pas skanimit
• Mund të ktheheni menjëherë në aktivitetet tuaja të përditshme
• Nëse është përdorur kontrasti, ndiqni udhëzimet e mjekut
• Rezultatet do të shqyrtohen nga një radiolog dhe do t’i dërgohen mjekut tuaj për interpretim të mëtejshëm
• Mjeku juaj do të vendosë për hapat e radhës, si ekzaminime shtesë ose trajtim, nëse është e nevojshme
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#skaner #skaneritrurit
#imazheri #spitaliamerikan3
Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë, Arkëtar/e (Turni I dhe III)
Kriteret:
- Diplomë në Financë / Kontabilitet ose fushë të ngjashme.
- Minimumi një vit në fushën e financës / kontabilitetit.
- Aftësi të mira për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik.
- Njohuri shumë të mira të programeve të lidhura me Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word. Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Pozicioni i ofruar: I përhershëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
🧠 Shëndeti i trurit është themeli i shëndetit dhe cilësisë së jetës.
Në kuadër të Ditës Botërore të Trurit (22 Korrik), Dr. Mirel Grada, mjek neurokirurg pranë Spitalit Amerikan 3, thekson rëndësinë e kujdesit për trurin, organin që kontrollon mendimin, kujtesën, emocionet, lëvizjen, të folurin dhe shumë funksione të tjera jetësore.
Shëndeti i trurit ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si jetojmë, punojmë, komunikojmë dhe ruajmë pavarësinë tonë funksionale. Për këtë arsye, parandalimi, diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i sëmundjeve neurologjike janë thelbësore.
Një stil jetese i shëndetshëm ndihmon në mbrojtjen e trurit:
✔️ Gjumi i rregullt dhe cilësor.
✔️ Aktiviteti fizik i vazhdueshëm.
✔️ Ushqyerja e shëndetshme dhe e balancuar.
✔️ Stimulimi mendor dhe aktiviteti intelektual.
✔️ Menaxhimi i stresit.
✔️ Kontrolli i tensionit arterial, diabetit, kolesterolit dhe faktorëve të tjerë të rrezikut vaskular.
Mos i neglizhoni shenjat neurologjike, si dobësia e papritur e fytyrës ose gjymtyrëve, vështirësia në të folur, çrregullimet e ekuilibrit, ndryshimet e papritura të shikimit, problemet me kujtesën apo dhimbjet e forta dhe të pazakonta të kokës.
🧠 Kujdesuni për trurin sot, për të ruajtur shëndetin, pavarësinë dhe cilësinë e jetës nesër.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Spitali Amerikan kërkon të punësojë, Specialist/e Marketingu
Kandidatët e suksesshëm duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë, dega Marketing përbën avantazh.
• Minimumi 1 vit eksperiencë pune.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe, angleze.
• Të ketë njohuri të mira organizative dhe komunikimi.
• Të zotërojë aftësi për të punuar në grup.
• Të ketë njohuri në përdorimin e Canva.
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e E-mailit të Departamentit të Burimeve Njerëzore: [email protected].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Cikël i çrregullt, akne dhe qime në fytyrë? Ja sindroma që mund të ndikojë në fertilitet.
Sindroma e Ovarit Polikistik (PCOS) është një nga çrregullimet hormonale më të shpeshta te gratë dhe mund të ndikojë në fertilitet.
Dr. Mirjeta Guni, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se çrregullimet hormonale mund të jenë një nga faktorët që ndikojnë në vështirësinë për të arritur një shtatzëni.
Sindroma e Ovarit Polikistik mund të shfaqet që në adoleshencë, shpesh me:
✔️ cikël menstrual të çrregullt ose vonesa të menstruacioneve;
✔️ akne;
✔️ shtim të qimeve në fytyrë dhe trup;
✔️ tendencë për shtim në peshë.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e saj janë të shumtë, përfshirë predispozitën gjenetike dhe faktorët e stilit të jetesës. Mbipesha dhe insulinorezistenca mund të luajnë rol në përkeqësimin e çrregullimeve hormonale.
📌 Njohja e shenjave dhe konsultimi me mjekun në kohë ndihmojnë në menaxhimin e sindromës dhe në ruajtjen e shëndetit riprodhues.
Proteza e gjurit
Proteza e gjurit implantohet kur artikulacioni që lidh femurin me tibian dëmtohet në mënyrë të pariparueshme. Aplikimi i saj ka për qëllim të rivendosë lëvizshmërinë dhe të lehtësojë dhimbjen që shkaktojnë dëmtimet e rënda të gjurit.
Vendosja e protezës është një ndërhyrje invazive që kërkon edhe një fazë riaftësimi, por rezultatet janë shumë të kënaqshme. Pas operacionit, pacienti mund t’i rikthehet jetës normale, pa kufizime të veçanta.
Në përzgjedhjen e modelit më të përshtatshëm të protezës, kirurgu ortoped vlerëson mbi të gjitha moshën e pacientit dhe gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore. Protezat e përdorura në Spitalin Amerikan janë të cilësisë së lartë dhe sipas standardeve europiane.
Kjo ndërhyrje realizohet me sukses nga Dr. Tonin Alia, mjek ortoped-traumatolog pranë Spitalit Amerikan 3.
Ortopedia në Spitalin Amerikan është një nga departamentet me shërbim urgjence 24 orë. Ekipi mjekësor, i drejtuar nga Dr. Tonin Alia, trajton me sukses çdo dëmtim dhe traumë ortopedike me anë të teknikave moderne.
Departamenti i Ortopedisë në Spitalin Amerikan 3 trajton një gamë të gjerë sëmundjesh ortopedike dhe dëmtimesh të sistemit muskuloskeletor.
Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Gjatë pranverës dhe verës pickimet nga insektet janë më të shpeshta, megjithëse për shkak të ndryshimeve klimatike mund të ndodhin gjatë gjithë vitit.
Dr. Shk. Alketa Bakiri, mjeke alergologe-imunologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se në shumicën e rasteve pickimet shkaktojnë vetëm skuqje, dhimbje ose ënjtje lokale që kalojnë brenda pak ditësh. Megjithatë, në disa persona ato mund të shkaktojnë reaksione alergjike më të rënda, si urtikarie e gjeneralizuar, angioedemë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të forta barku, rënie të tensionit arterial apo humbje të vetëdijes.
⚠️ Këto janë shenja që kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor, pasi mund të jenë tregues të një reaksioni alergjik të rëndë.
Nëse keni pasur një reaksion pas pickimit nga bletët, grerëzat ose insekte të tjera, konsultohuni me mjekun alergolog për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën më të mirë të parandalimit dhe trajtimit në të ardhmen.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Spitali Amerikan kërkon të punësojë infermiere instrumentare. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
📌Kirurgu i mirënjohur turk, Dr. Faruk Dogan gjatë një ndërhyrje urologjike në Spitalin Amerikan 3.
Dr. Faruk Dogan ka një eksperiencë të gjatë pune në institucione private dhe publike në Turqi dhe Gjermani. Kirurgu urolog kryen çdo ditë ndërhyrje nga më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat, të gjitha të realizuara me sukses.
Prej vitesh Dr. Faruk ofron përvojën e tij të çmuar për të gjitha problematikat urologjike, në Spitalin Amerikan 3.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan
Plazhi dhe pishina janë argëtim për fëmijët, por siguria duhet të jetë gjithmonë në plan të parë.
Dr. Aulona Metaj (Shtëmbari), mjeke pediatre pranë Spitalit Amerikan 3 sugjeron që fëmijët të mbahen nën vëzhgim dhe pranë prindërve. Aplikimi i kremit mbrojtës SPF duhet të jetë çdo dy orë dhe riaplikimi pas larjes, shpëlarjes apo fshirjes me peshqir.
⏰ Shmangni qëndrimin në diell nga ora 10:00 deri pas orës 18:00. Edhe nën çadër, rrezet dhe temperaturat e larta mund të ndikojnë te fëmijët.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Infertiliteti nuk është vetëm çështje e gruas. Kur një shtatzëni vonon, vlerësimi duhet të bëhet gjithmonë në çift.
Dr. Mirjeta Guni, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se:
✔️ Rreth 1/3 e rasteve të infertilitetit lidhen me faktorin femëror.
✔️ Rreth 1/3 e rasteve lidhen me faktorin mashkullor.
✔️ Në 1/3 e rasteve shkaku mbetet i papërcaktuar, edhe pas ekzaminimeve.
Megjithëse te meshkujt shkaqet hormonale janë më pak të shpeshta, kjo nuk do të thotë se ata duhet të përjashtohen nga vlerësimi. Probabiliteti që infertiliteti të lidhet me mashkullin është i ngjashëm me atë të gruas, ndaj kontrolli duhet të kryhet te të dy partnerët.
📌 Nëse gruaja është nën 35 vjeç dhe nuk ka arritur shtatzëni pas 12 muajsh marrëdhëniesh të rregullta dhe të pambrojtura, rekomandohet të fillojë vlerësimi i çiftit. Ndërsa nëse ka çrregullime të ciklit menstrual, shtim të qimeve, akne ose shtim në peshë, konsultimi me mjekun duhet të bëhet edhe më herët.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
🎀 Paketa e Kontrollit të Gjirit – Kujdesi për shëndetin e gjirit fillon me kontrolle të rregullta.
Kontrollet periodike janë thelbësore për zbulimin e hershëm të ndryshimeve në gji, duke rritur mundësinë e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë.
Në Spitalin Amerikan 3, Paketa e Kontrollit të Gjirit ofrohet me çmim preferencial prej 6,500 Lekësh dhe përfshin:
✔️ Echo mamme (bilaterale)
✔️ Konsultë me mastologun
Kujdesi i vazhdueshëm dhe kontrollet e rregullta janë një hap i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të çdo gruaje.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Koordinator/e
🔹 Përgjegjësitë kryesore:
• Koordinon procesin e pacientit nga momenti i pranimit deri në përfundimin e shërbimit
• Ndjek fluksin e shërbimeve, konsultave dhe ekzaminimeve sipas prioritetit
• Komunikon me pacientin dhe familjarët, duke garantuar informim të saktë dhe të qartë
• Bashkëpunon ngushtë me mjekët, infermierinë dhe administratën për mbarëvajtjen e çdo rasti
🔹 Çfarë ofrojmë:
• Rol kyç në operacionet spitalore dhe menaxhimin e pacientit
• Trajnim praktik në koordinim klinik, standarde shërbimi dhe komunikim profesional
• Mundësi reale zhvillimi në pozicione senior dhe menaxheriale
• Pagesë konkurruese dhe vlerësim bazuar në performancë
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan
Paketa e Planifikimit Familjar, hapi i parë drejt një shtatzënie të shëndetshme
Planifikimi familjar nuk ka të bëjë vetëm me dëshirën për të krijuar një familje, por edhe me përgatitjen e duhur për një shtatzëni të sigurt. Kontrollet dhe ekzaminimet e hershme ndihmojnë në identifikimin e faktorëve që mund të ndikojnë në fertilitet dhe krijojnë kushtet më të mira për konceptim.
Në Spitalin Amerikan 3, Paketa e Planifikimit Familjar ofrohet me çmim preferencial prej 8,500 Lekësh dhe përfshin:
✔️ Vizitë gjinekologjike
✔️ Echo transvaginale
✔️ PAP Test
✔️ TSH (Hormoni i tiroides)
Investoni në shëndetin riprodhues dhe hidhni hapin e parë drejt zgjerimit të familjes suaj me kujdesin e duhur mjekësor.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Spitali Amerikan kërkon të punësojë Mami Profesioniste. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan #SpitaliAmerikan
🚨 Medikamentet qetësuese të dhimbjes, i dëmtojnë veshkat?
Dhimbja e kokës, e shpinës apo e muskujve i shtyn shumë njerëz të marrin qetësues pa rekomandimin e mjekut. Megjithatë, përdorimi i shpeshtë dhe pa kriter i disa medikamenteve kundër dhimbjes mund të shkaktojë dëmtime të heshtura të veshkave.
Dr. Areti Pojani, mjeke nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se rreziku është edhe më i lartë tek personat me hipertension, diabet ose sëmundje të tjera kronike.
💊 Edhe një qetësues dhimbjeje që duket i padëmshëm mund të ketë pasoja serioze nëse përdoret pa kontroll mjekësor.
▶️ Ndiqni videon për të mësuar pse medikamentet kundër dhimbjes nuk duhen përdorur pa kriter.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! See less
Nuk po mbeteni shtatzënë? Shkaku mund të jetë tiroidja.
Problemet e tiroides nuk ndikojnë vetëm në metabolizëm, por mund të kenë ndikim edhe në fertilitetin e gruas.
Dr. Mirjeta Guni, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se hormonet e prodhuara nga tiroidja janë të rëndësishme për funksionimin normal të shumë organeve, përfshirë edhe vezoret.
Kur funksioni i tiroides është i çrregulluar, mund të ndikohet ovulacioni, cikli menstrual dhe mundësia për të arritur një shtatzëni. Gjithashtu, një funksion normal i tiroides është i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të shtatzënisë dhe të fetusit.
📌 Për këtë arsye, kontrolli i funksionit të tiroides është një pjesë e rëndësishme e vlerësimit te gratë që planifikojnë një shtatzëni ose që hasin vështirësi për të mbetur shtatzënë.
Mos i neglizhoni shenjat që ju jep organizmi. Një diagnozë në kohë dhe trajtimi i duhur mund të ndihmojnë në përmirësimin e fertilitetit dhe në planifikimin e sigurt të shtatzënisë.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Paketa e Pushimeve – Pushimet më të bukura nisin me kujdes për shëndetin.
Pushimet janë koha për t’u çlodhur dhe për të krijuar kujtime të bukura me familjen. Një kontroll shëndetësor përpara nisjes ju ndihmon të udhëtoni me më shumë siguri dhe të shijoni çdo moment pa shqetësime të panevojshme.
Në Spitalin Amerikan 3, Paketa e Pushimeve ofrohet me çmim preferencial prej 16,000 Lekësh dhe përfshin:
Për prindërit:
✔️ Gjak komplet
✔️ Eko zemre
✔️ Vizitë te kardiologu + EKG
✔️ Vizitë e përgjithshme (Patolog)
Për fëmijët:
✔️ Vizitë pediatrike
✔️ Echo abdomeni totale
Kujdesuni për shëndetin e gjithë familjes, që pushimet tuaja të jenë të qeta, të sigurta dhe plot momente të bukura.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
🌸 Paketa “Menopauza”, kujdes i plotë për shëndetin e gruas në çdo etapë të menopauzës.
Menopauza shoqërohet me ndryshime hormonale që mund të ndikojnë në shëndetin gjinekologjik, densitetin e kockave dhe mirëqenien e përgjithshme. Kontrollet periodike ndihmojnë në zbulimin e hershëm të ndryshimeve dhe parandalimin e komplikacioneve.
Në Spitalin Amerikan 3, Paketa “Menopauza” ofrohet me çmim të favorshëm prej 9,500 Lekësh dhe përfshin:
✔️ Vizitë gjinekologjike
✔️ Echo transvaginale
✔️ PAP Test
✔️ Densitometri e kockave
✔️ Analizë të Vitaminës B12
Kujdesuni për shëndetin tuaj me kontrolle të plota dhe në kohën e duhur.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
TAVI dhe MRI, rëndësia e valvulave moderne Medtronic Evolut™ PRO+
Në Spitalin Amerikan 3, procedura TAVI realizohet me valvula të gjeneratës së re si Medtronic Evolut™ PRO+, të cilat janë të dizajnuara për të qenë të pajtueshme me ekzaminimet me Rezonancë Magnetike (MRI), sipas kushteve klinike të përcaktuara.
📌 Rëndësia klinike e kësaj teknologjie
Kjo valvul nuk përfaqëson vetëm një zgjidhje efikase për trajtimin minimal invaziv të stenozës së valvulës aortale, por edhe një avantazh afatgjatë në kujdesin shëndetësor. Ajo ndihmon në ruajtjen e mundësisë për kryerjen e ekzaminimeve MRI, të cilat shpesh janë të domosdoshme për diagnostikimin dhe monitorimin e sëmundjeve të tjera gjatë jetës së pacientit.
Qasje e integruar në trajtim dhe diagnostikim
Në kardiologjinë moderne, zgjedhja e pajisjes nuk vlerësohet vetëm për efektin e menjëhershëm terapeutik, por edhe për ndikimin që ka në ndjekjen afatgjatë të pacientit dhe aksesin në teknologjitë diagnostike të avancuara.
Në Spitalin Amerikan 3, kjo qasje siguron trajtim efektiv të sëmundjes valvulare, duke ruajtur njëkohësisht fleksibilitetin për diagnostikime të sigurta dhe të plota në të ardhmen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan
Mos hiqni dorë nga jeta aktive! Dr. Tea Shehu: Diabeti mund të menaxhohet dhe të mbahet nën kontroll.
Dr. Tea Shehu Kolnikaj, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3, përcjell një mesazh inkurajues për të gjithë pacientët që jetojnë me diabet: me kujdesin e duhur, kjo sëmundje mund të menaxhohet dhe nuk duhet të pengojë një jetë aktive.
Ajo u bën thirrje pacientëve të qëndrojnë pranë sistemit shëndetësor, të kryejnë kontrolle të rregullta dhe të ndjekin rekomandimet e mjekut. Menaxhimi i mirë i diabetit është çelësi për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e komplikacioneve.
Përparimet e vazhdueshme në diagnostikim dhe trajtim po sjellin gjithnjë e më shumë mundësi për personat me diabet, duke ofruar shpresë se në të ardhmen rezultatet do të jenë edhe më të mira.
Për më shumë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Nga Anglia në Shqipëri… për një operacion në gju!
Hope Carolina Othieno nga Anglia zgjodhi Spitalin Amerikan për një ndërhyrje ortopedike të avancuar, dhe nuk u zhgënjye.
"Për Spitalin Amerikan dëgjova nga një mik. Erdha dhe bëra ekzaminimet e nevojshme dhe pas disa konsultash dhe vizitash, përfundimi ishte se kisha nevojë për zëvendësim të një pjese të gjurit", rrëfen Hope.
Kirurgu i mirënjohur ortoped-traumatolog, Dr. Tonin Alia, i cili kreu ndërhyrjen, shpjegoi se zgjidhja ishte vendosja e një proteze të pjesshme, inovative.
"Kjo procedurë e re ka më pak dhimbje pas operacionit dhe rikuperim më të shpejtë. Pacientët janë në gjendje të ngrihen pas 3-4 orësh dhe ka qëndrim më të shkurtër në spital, rreth dy-tre ditë. Rezultati është më natyral, pa shenja të dukshme, pra më estetik", shpjegoi Dr.Tonin Alia.
Vetëm 24 orë pas operacionit, Hope mund të ecte dhe të lëvizte këmbën pa probleme.
Falë investimeve në teknologji, burime të kualifikuara dhe çmimeve të favorshme, Spitali Amerikan ka tërhequr pacientë nga e gjithë bota duke u evidentuar gjithmonë e më shumë në turizmin mjekësor global.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
📢 Spitali Amerikan kërkon të punësojë, Barrelist/ Transportues (SA1 dhe SA3)
Barrelisti/Transportuesi është përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ndaj ekipit infermieror/mjekësor në transportin, akomodimin e pacientit, si edhe mirëmbajtjen e pajisjeve me të cilat punon.
📌 Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Ndihmon në transportimin dhe shoqërimin e pacientëve nga repartet për ekzaminime diagnostike dhe ndërhyrje kirurgjikale.
• Merr pjesë gjatë transferimit të pacientëve brenda dhe jashtë spitalit.
• Angazhohet në transportet e pacientëve me ambulancë.
• Ofron mbështetje për infermierët në kujdesin bazë të pacientëve, mobilizimin dhe ndryshimin e pozicionit, sipas udhëzimeve dhe nevojës.
🎓 Kualifikimet, eksperienca dhe cilësitë:
• Diplomë e arsimit të mesëm.
• Eksperienca e mëparshme në institucione shëndetësore përbën avantazh.
• Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit.
• Njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të huaj përbën avantazh.
• Përgatitje fizike.
📩 Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mailit të Departamentit të Burimeve Njerëzore: [email protected].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Trajtimi i çarjes së buzës dhe qiellzës kërkon një qasje të specializuar dhe ndërdisiplinore, me synim përmirësimin e të folurit, përtypjes dhe estetikës së fytyrës.
Në disa raste, gjatë rritjes mund të nevojitet edhe kirurgji ortognatike për korrigjimin e pozicionit të nofullës së sipërme.
Ky trajtim realizohet në Spitalin Amerikan 3 nga Prof. Emeka Nkeke, kirurg oral dhe maksilofacial i njohur ndërkombëtarisht.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Creatinemia
- Azotemia
- Lipidogramë
- TSH
- Glicemi esëll
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubine Totale
- Ferritinë
- Urinë komplet
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Echo mamme (bilaterale)
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Glicemi esëll
- TSH
- Lipidogramë
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubinë Totale
- PSA Totale
- Azotemia
- Creatinemia
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu












































