Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.

Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

Ja cilat sëmundje mund të fshihen pas dhimbjes së kyçeve

Dhimbja e kyçeve është e zakonshme dhe mund të ketë shumë shkaqe. Mund të lidhet me traumën, mbingarkesën, lëvizjet e përsëritura, por edhe me sëmundje inflamatore, autoimune ose infektive.

Nyjet që preken më shpesh përfshijnë:

• Shpatullat
• Ijet
• Gjunjët
• Kyçet e këmbëve
• Duart
• Kyçet e duarve

Kur dhimbja shoqërohet me inflamacion, nyja mund të jetë e ënjtur, e dhimbshme dhe më e ngrohtë në prekje.

Lëvizjet e përsëritura

Lëvizjet e përsëritura ose mbingarkesa mund të shkaktojnë dëmtime të tendinave dhe strukturave përreth nyjes, duke sjellë dhimbje dhe kufizim të lëvizjes.

Lupusi

Lupusi është një sëmundje autoimune sistemike që mund të prekë nyjet, lëkurën dhe organe të ndryshme. Përveç dhimbjeve të kyçeve, mund të shoqërohet edhe me:

• Rënie të flokëve
• Skuqje të lëkurës
• Simptoma nga organe të ndryshme

Artriti reumatoid

Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion të nyjeve, shpesh duke u shoqëruar me dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi. Zakonisht prek në mënyrë simetrike nyjet e duarve dhe kyçeve të tyre, por mund të prekë edhe nyje të tjera.

Trajtimi përcaktohet nga mjeku dhe mund të përfshijë medikamente, fizioterapi dhe aktivitet fizik të përshtatur.

Sëmundja Lyme

Sëmundja Lyme shkaktohet nga bakteret e transmetuara përmes pickimit të rriqrave të infektuara. Në disa raste mund të shkaktojë artrit, veçanërisht ënjtje dhe dhimbje të nyjeve të mëdha, si gjuri.

Diagnostikimi dhe trajtimi i përshtatshëm me antibiotikë janë të rëndësishëm.

Gonorrea

Gonorrea është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të shkaktojë sekrecione gjenitale jonormale dhe djegie gjatë urinimit. Në raste më të rralla, infeksioni mund të përhapet në organizëm dhe të shkaktojë dhimbje ose inflamacion të nyjeve.

Gonorrea e patrajtuar mund të çojë në komplikacione, përfshirë probleme të fertilitetit.

Nëse dhimbja e kyçeve vazhdon, përsëritet ose shoqërohet me ënjtje, skuqje, temperaturë apo kufizim të lëvizjes, konsultohuni me mjekun për të përcaktuar shkakun.

19 0
🧠 Demenca nuk është vetëm harresë.

Si duhet të flasim dhe të sillemi me një person që jeton me demencë?

Dr. Shk. Brunilda Zllami, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan 1, shpjegon se komunikimi dhe mënyra e sjelljes ndaj personit me demencë janë shumë të rëndësishme. Qetësia, durimi dhe një komunikim i përshtatur me gjendjen e tij mund të ndihmojnë në uljen e konfuzionit dhe ankthit.

@mdoreada

@reporttv.al

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Neurologji #Demenca #shëndetimendor

74 0
🎒 Para se të nisë shkolla, sigurohuni që fëmija ta nisë vitin e ri shkollor me shëndet të mirë.

Spitali Amerikan ofron një paketë kontrolli mjekësor për fëmijët, e cila përfshin ekzaminime të rëndësishme për vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Paketa përfshin:

🦴 Kontroll për skoliozë – Vlerësimi i shtyllës kurrizore për të identifikuar herët devijimet posturale.

👁️ Vizitë okulisti – Kontroll i shikimit për të vlerësuar mprehtësinë pamore dhe për të siguruar shikim të mirë gjatë mësimit.

🩺 Kontroll i përgjithshëm pediatrik – Vlerësim i gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe këshillim mjekësor para nisjes së shkollës.

🔬 Analizë e feçes – Analizë laboratorike për vlerësimin e shëndetit të sistemit tretës dhe zbulimin e hershëm të problemeve.

Për më shumë informacion, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

3 0
“Hiqni pasqyrat nëse keni një të sëmurë me demencë”

Dr. Shk. Brunilda Zllami, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan 1, shpjegon pse pasqyrat mund të shkaktojnë konfuzion dhe shqetësim te personat me demencë dhe në cilat raste rekomandohet të hiqen.

Ju ftojmë të ndiqni shpjegimin e plotë të Dr. Shk. Brunilda Zllami.

@mdoreada

@reporttv.al

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Neurologji #Demenca #ShëndetiMendor

399 8
🐝 Kur një pickim nga bleta ose grerëza mund të bëhet i rrezikshëm?

Jo çdo pickim nga insektet shkakton një reaksion të rëndë. Në rastet e lehta, mund të shfaqen skuqje, kruarje ose enjtje lokale në vendin e pickimit.

Dr. Shk. Alketa Bakiri, mjeke alergologe-imunologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe kur një reaksion kërkon ndihmë urgjente mjekësore.

"Kur reaksioni përhapet dhe shoqërohet me urtikarie të gjeneralizuar, angioedemë, vështirësi në frymëmarrje ose ulje të tensionit, situata mund të jetë serioze dhe kërkon ndihmë urgjente mjekësore", thekson doktoresha.

🚨 Në rast të anafilaksisë, adrenalina është trajtimi i parë dhe duhet të administrohet sa më shpejt, sipas udhëzimeve mjekësore.

📌 Nëse keni pasur më parë një reaksion të rëndë pas pickimit të insekteve, konsultohuni me alergologun për të vlerësuar rrezikun dhe për të përcaktuar planin e veprimit në rast urgjence.

Për më shumë informacion ose për një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni te rezervime.spitaliamerikan.com.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

119 3
🚨 Hemorragjia cerebrale, kur një enë gjaku në tru çahet papritur…

Hemorragjia intracerebrale ndodh kur një enë gjaku në tru çahet, duke shkaktuar gjakderdhje brenda indit cerebral. Kjo çon në rritje të menjëhershme të presionit intrakranial dhe dëmtim të qelizave të trurit.

Trajtimi i shpejtë është vendimtar për mbijetesën dhe për kufizimin e dëmtimit neurologjik.

⚠️ Shenjat më karakteristike:

•	Dhimbje koke e papritur, shumë e fortë (“dhimbja më e fortë e jetës”) 
•	Të përziera dhe të vjella të menjëhershme 
•	Humbje e vetëdijes ose përgjumje e theksuar 
•	Dobësi ose mpirje e menjëhershme e fytyrës, krahut ose këmbës (shpesh në një anë të trupit) 
•	Vështirësi në të folur ose në kuptim 
•	Çrregullime të shikimit 
•	Kriza epileptike (në disa raste, sidomos në hemorragji të mëdha) 

📌 Këto janë shenja të një emergjence neurologjike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

📞 Nëse shfaqet edhe një nga këto simptoma,
thirr urgjencën menjëherë — çdo minutë ka rëndësi.

Në Qendrën e Stroke në Spitalin Amerikan 3 trajtohet çdo muaj një numër i konsiderueshëm pacientësh me Stroke (goditje në tru), ku një pjesë e rëndësishme janë raste të hemorragjisë intracerebrale, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit dhe ndërhyrjes së shpejtë.

Për më shumë informacion apo rast urgjent kontaktoni në:

📱 068 800 8000
📞 042 35 75 35
ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

42 0
📢 Spitali Amerikan 1 kërkon të punësojë Barrelist/Transportues

Barrelisti/ Transportuesi është përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ndaj ekipit infermieror/mjekësor në transportin, akomodimin e pacientit si edhe mirëmbajtjen e pajisjeve me të cilat punon.

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Ndihmon në transportimin dhe shoqërimin e pacientëve nga repartet për ekzaminime diagnostike, ndërhyrje kirurgjikale.
• Merr pjesë gjatë transferimit brenda dhe jashtë spitalit.
• Angazhohet ne transportet e pacientëve në ambulancë
• Ofron mbështetje për infermierët në kujdesin bazë të pacientëve, mobilizimin, ndryshimin e pozicionit, sipas udhëzimeve dhe nevojës.

Kualifikimet, eksperienca dhe cilësitë

• Diplomë e arsimit të mesëm.
• Eksperienca e mëparshme në institucione shëndetësore përbën avantazh.
• Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit.
• Njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të huaj përbën avantazh.
• Pergatitje fizike.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

9 0
📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Barrelist/Transportues

5 0
🧬 Një vaksinë mRNA për çdo pacient – A do të jetë kjo e ardhmja e trajtimit të melanomës?

Rezultatet pozitive të një studimi të Fazës III me një vaksinë mRNA të personalizuar kundër melanomës po hapin një perspektivë të re në onkologji.

Studimi, i zhvilluar nga Moderna dhe Merck, ka vlerësuar vaksinën e personalizuar intismeran autogene në kombinim me pembrolizumab (Keytruda) te pacientët me melanoma me rrezik të lartë, pas heqjes së tumorit me kirurgji.

Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, thekson se ajo që e bën këtë qasje veçanërisht interesante është personalizimi i trajtimit sipas karakteristikave të tumorit të çdo pacienti.

🧬 Pas ndërhyrjes kirurgjikale, shpjegon doktoresha, tumori analizohet në nivel molekular për të identifikuar mutacionet dhe neoantigjenet specifike. Mbi bazën e tyre krijohet një vaksinë mRNA e personalizuar, që synon të “trajnojë” sistemin imunitar për të njohur dhe luftuar qelizat tumorale.

Studimi ka përfshirë mbi 1,100 pacientë dhe ka treguar rezultate pozitive për kombinimin e vaksinës me pembrolizumab.

📍 Të dhënat e plota pritet të prezantohen në tetor, në Kongresin Evropian të Onkologjisë në Madrid, duke dhënë më shumë informacion mbi përfitimin real të kësaj qasjeje.

Ju ftojmë të ndiqni Dr. Kleida Mati për të mësuar më shumë.

Për më shumë informacion ose për një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni te rezervime.spitaliamerikan.com.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Melanoma #VaksinaMRNA #Onkologji #Imunoterapi #Kancer #Pembrolizumab #Keytruda #DrKleidaMati #SpitaliAmerikan3

#Melanoma #VaksinaMRNA #Onkologji #Imunoterapi #Kancer #Pembrolizumab #Keytruda #DrKleidaMati #SpitaliAmerikan3

101 4
Keni variçe? Mos prisni të përkeqësohen! 🦵

Variçet dhe venat merimangë nuk janë gjithmonë vetëm një problem estetik. Në disa raste, variçet mund të shkaktojnë dhimbje, ndjesi rëndese, ënjtje dhe, në raste më të avancuara, ndryshime të lëkurës apo komplikacione të tjera. 

Dr. Artan Jahollari, kirurg kardiovaskular në Spitalin Amerikan 3, thekson rëndësinë e vlerësimit dhe trajtimit në kohë të variçeve për të reduktuar rrezikun e komplikacioneve.

Çfarë mund të bëni?

🔹 Kushtojini vëmendje dhimbjes, rëndesës ose ënjtjes së këmbëve
🔹 Shmangni qëndrimin e zgjatur në këmbë ose ulur
🔹 Konsultohuni me mjekun për një vlerësim dhe trajtimin më të përshtatshëm për ju

Trajtimet që ofrojmë:

🔹 Lazer – mbyll venën e prekur me energji termike
🔹 Radiofrekuencë – trajtim minimal invaziv që mbyll venën e prekur
🔹 Miniflebektomi – heq variçet përmes prerjeve shumë të vogla
🔹 Skleroterapi – përdoret për mbylljen e venave të trajtuara, përfshirë venat më të vogla dhe “venat merimangë”

Zgjedhja e trajtimit varet nga gjendja e venave dhe vlerësimi i mjekut. 

📍 Mos prisni shfaqjen e komplikacioneve. Konsultohuni në kohë për variçet.

Për më shumë informacion ose për një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

5 0
Spitali Amerikan 1 kërkon të punësojë, Instrumentar/e Salle Operatore 

Kandidatët e suksesshëm duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

• Diplomë Universitare në Infermieri të Përgjithshme.
• Të jetë anëtar/e i/e "Urdhrit të Infermierit në Shqipëri".
• Përbën avantazh të ketë diplomë "Master në Infermieri Kirurgjikale".
• Përbën avantazh përvoja në institucione shëndetësore në pozicione të ngjashme.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të punuar në grup.
• Të asistojë kirurgët në realizimin e procedurave kirurgjikale dhe të mbajë një mjedis steril. 
• Të garantojë sigurinë e pacientit gjatë ndërhyrjeve dhe të ndihmojë në menaxhimin e pajisjeve të nevojshme.
• Të sigurojë administrimin e materialeve dhe pajisjeve kirurgjikale të nevojshme.
• Të mbajë komunikim të rregullt me ekipin shëndetësor dhe të sigurojë që dokumentacioni të jetë i plotësuar siç duhet.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

11 0
Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë, Instrumentar/e Salle Operatore 

12 0
🎒📚 Një fillim i shëndetshëm është hapi i parë drejt një viti shkollor të mbarë. 

Përpara nisjes së shkollës, Spitali Amerikan ofron një paketë kontrolli mjekësor për fëmijët, e cila përfshin ekzaminime të rëndësishme për vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Paketa përfshin:

🦴 Kontroll për skoliozë – Vlerësimi i shtyllës kurrizore për të identifikuar herët devijimet posturale.

👁️ Vizitë okulisti – Kontroll i shikimit për të vlerësuar mprehtësinë pamore dhe për të siguruar shikim të mirë gjatë mësimit.

🩺 Kontroll i përgjithshëm pediatrik – Vlerësim i gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe këshillim mjekësor para nisjes së shkollës.

🔬 Analizë e feçes – Analizë laboratorike për vlerësimin e shëndetit të sistemit tretës dhe zbulimin e hershëm të problemeve.

Për më shumë informacion, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

7 0
Poliklinika e Spitalit Amerikan 3, e hapur çdo të shtunë!

Nëse gjatë javës e keni të vështirë të kryeni vizita tek mjekët specialistë, tani keni mundësinë t’i realizoni ato edhe të shtunave. Në dispozicionin tuaj janë shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në këto fusha:

• Neurologji
• Hematologji
• Pneumologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi
• Endokrinologji
• Gastrohepatologji
• Pediatri
• Proktologji
• Alergologji

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni këtu: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan – përqafo jetën!

#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #kujdesishëndetësor

10 0
Zgjoheni gjatë natës me rrahje të forta ose të shpejta të zemrës?

Dr. Edjon Hajro, mjek kardiolog pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se në shumë raste, palpitacionet gjatë natës mund të lidhen me stresin, ankthin, apnenë e gjumit, pozicionin e fjetjes apo probleme gastrointestinale.

Megjithatë, kur rrahjet janë të shpeshta ose shoqërohen me marramendje, vështirësi në frymëmarrje apo ndjesi të fikti, rekomandohet një vlerësim nga mjeku kardiolog për të përcaktuar shkakun dhe për të përjashtuar çrregullime të ritmit të zemrës.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

70 0
Njihni trupin tuaj përtej numrit në peshore!
Në Spitalin Amerikan 3 kemi pajisjen BIA (Analiza e Përbërjes Trupore), një teknologji e avancuar që vlerëson në mënyrë të saktë:

✔️ Yndyrën trupore
✔️ Masën muskulore
✔️ Nivelin e ujit në organizëm
✔️ Parametra të tjerë të rëndësishëm për shëndetin dhe formën fizike
Analiza realizohet dhe interpretohet nga Dr. Klea Bocka, mjeke dietologe, e cila ju ndihmon të kuptoni më mirë nevojat e organizmit tuaj dhe harton një plan ushqimor të personalizuar për rënie ose shtim në peshë.

📊 Analiza BIA
Nga 7,800 lekë, analiza BIA vjen me çmim të reduktuar për vetëm 3,500 lekë.

Rezervoni konsultën tuaj 👇
📞068 80 80 807
📍Spitali Amerikan 3

23 0
👁️Sy të skuqur, kruajtje apo lotim?
Simptomat shpesh ngatërrohen. Mund të jetë konjuktivit infektiv ose një reaksion alergjik.

Sekrecionet e trasha lidhen më shpesh me infeksionin, ndërsa kruajtja dhe lotimi i tejdukshëm janë më tipike për alergjinë.

Nëse simptomat vazhdojnë, përkeqësohen ose nuk jeni të sigurt për shkakun, konsultohuni me mjekun okulist për diagnozën dhe trajtimin e duhur.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

28 0
🧠 Brain Fog, mjegullimi i mendjes

“Brain fog” nuk është një diagnozë më vete, por një term që përshkruan vështirësi të përkohshme ose të vazhdueshme në përqendrim, kujtesë, vëmendje dhe qartësinë e të menduarit.

Mund të shfaqet si harresë, vështirësi për të gjetur fjalët, humbje e fillit të mendimit, konfuzion, mendim më i ngadaltë ose lodhje mendore.

Çfarë mund ta shkaktojë?

Shkaqet janë të shumta dhe përfshijnë:

* Mungesën e gjumit ose gjumin jo cilësor
* Stresin dhe ankthin
* Ndryshimet hormonale, përfshirë shtatzëninë dhe periudhën e menopauzës
* Ushqyerjen jo të ekuilibruar dhe mungesat ushqyese
* Çrregullimet e sheqerit në gjak, përfshirë hipogliceminë
* Disa sëmundje autoimune, si lupusi dhe skleroza multiple
* Disa medikamente, si efekt anësor
* Disa gjendje neurologjike ose të shëndetit mendor
* Pas infeksioneve, përfshirë COVID-19 të zgjatur (Long COVID)
* Pas trajtimeve të caktuara, si kimioterapia
* Periudha të zgjatura të lodhjes fizike ose rikuperimit pas një sëmundjeje të rëndë.

Çfarë duhet bërë?

Nuk ka një trajtim të vetëm për “brain fog”. Identifikimi dhe trajtimi i shkakut është hapi kryesor. Përmirësimi i gjumit, ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik dhe menaxhimi i stresit mund të ndihmojnë.

Nëse simptomat janë të shpeshta, zgjasin ose ndikojnë në punën dhe aktivitetet e përditshme, këshillohet konsultimi me mjekun për një vlerësim të përshtatshëm.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

24 0
Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë recepsionist/e.

📍Data e fundit e aplikimit: 27.08.2026.

Kandidatët e suksesshëm duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

• Arsim i lartë
• Njohuri të mira të paketës Office (Word, PowerPoint, Excel)
• Njohuri të mira të gjuhës angleze
• Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
• Eksperienca e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

38 0
Labioplastika, më shumë se estetikë, komfort dhe mirëqenie

Labioplastika është një procedurë estetike dhe funksionale që korrigjon ose zvogëlon madhësinë e labieve (buzëve të brendshme të vaginës). Shumë gra e zgjedhin për arsye komoditeti, estetike dhe vetëbesimi.

🌸5 arsye pse disa gra zgjedhin labioplastikën

▪Pamje e përmirësuar dhe më rinore
▪Më pak shqetësim gjatë marrëdhënieve intime
▪Reduktim i dhimbjeve dhe irritimit
▪Më shumë vetëbesim 
▪Higjienë dhe shëndet i mirë

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

8 0
🦟 Ethet e Nilit Perëndimor: cilat janë shenjat?

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Rreth 80% e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa rreth 20% mund të zhvillojnë një formë të lehtë të sëmundjes. 

Kur shfaqen, shenjat më të zakonshme përfshijnë:
• temperaturë
• dhimbje koke
• lodhje dhe dhimbje muskujsh
• dhimbje kyçesh
• të përziera ose të vjella
• në disa raste, skuqje të lëkurës. 

Në një numër të vogël rastesh, infeksioni mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë encefalit ose meningjit. Temperaturë e lartë, dhimbje koke e fortë, ngurtësi e qafës, konfuzion, dobësi muskulore ose çrregullime të vetëdijes kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor. 

Mbrojtja nga pickimet e mushkonjave mbetet mënyra kryesore për të ulur rrezikun, pasi aktualisht nuk ka vaksinë të licencuar për përdorim te njerëzit dhe nuk ka trajtim antiviral specifik. 

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

27 0
Spitali Amerikan 1 kërkon të punësojë, Mirëmbajtës/e Ambienti 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi i dhomave të pacientëve, korridoreve, zyrave dhe ambienteve të tjera spitalore.
- Ndërrimi dhe menaxhimi i çarçafëve, mbulesave dhe materialeve të tjera tekstile sipas protokolleve.
- Përdorimi korrekt i pajisjeve, detergjentëve dhe solucioneve dezinfektuese sipas rregulloreve të miratuara.
- Menaxhimi dhe hedhja e mbetjeve, duke respektuar ndarjen e tyre sipas llojit (urbane, të riciklueshme dhe mjekësore).
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe higjienës në punë.

Edukimi dhe eksperienca:

- Përfundimi i arsimit të mesëm (përbën avantazh)
- Eksperiencë e mëparshme në pastrim, preferohet në ambiente spitalore ose institucionale.
- Njohuri bazë për përdorimin e mjeteve dhe materialeve të mirëmbajtjes së ambienteve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar udhëzimet.
- Përkujdesje ndaj detajeve dhe standardeve të higjienës.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

8 0
Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë, Mirëmbajtës/e Ambienti 

Dr. Shk. Brunilda Zllami, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan 1, shpjegon se demenca nuk është një sëmundje e veçantë, por një grup çrregullimesh që prekin funksionet njohëse.

🧠 Demenca nuk lidhet vetëm me humbjen e kujtesës. Ajo mund të ndikojë edhe në gjykim, të folur, sjellje dhe humor.

Në shumicën e rasteve, simptomat shfaqen dhe përkeqësohen gradualisht, duke ndikuar në jetën e përditshme të pacientit.

Por si nis demenca? A është gjithmonë progresive? Dhe pse shfaqet ndryshe nga një person te tjetri?

Ndiqni videon përmë shumë informacion. 

@mdoreada

@reporttv.al

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Neurologji #Demenca #ShëndetiMendor

103 3
Spitali Amerikan 1 kërkon të punësojë në pozicionin Kontabilist/e i/e Kostove

Kriteret e rekrutimit

Edukimi
• Diplomë në Financë
• Kontabilitet ose fushë të ngjashme

Eksperienca e punës
• Minimumi 3 vite eksperiencë në Financë/Kontabilitet

Aftësi të përgjithshme
• Aftësi të mira për të punuar në grup dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis dinamik

Aftësi teknike
• Njohuri të mira të skemave kontabël dhe raportimit IAS/IFRS.
• Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor dhe çështjeve të lidhura me të.
• Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.

📩 Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV të detajuar dhe një fotografi të kohëve të fundit në hr@spitaliamerikan.com, ose ta dorëzojnë në Departamentin e Burimeve Njerëzore, Spitali Amerikan, Zyra Qendrore, Rr. “Sabaudin Gabrani”.

📅 Afati i aplikimeve: 28.08.2026.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

6 0

Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë

Jemi Online. Si mund t'ju ndihmojmë?