Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.

Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

Mamografia 3D në Spitalin Amerikan 3, teknologji e avancuar për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Mamografia është një nga ekzaminimet kryesore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, edhe në rastet kur nuk janë shfaqur ende simptoma. Ajo ndihmon gjithashtu në identifikimin dhe vlerësimin e ndryshimeve të tjera në indin e gjirit, si masat, asimetritë dhe kalcifikimet.

Në Spitalin Amerikan 3, ky ekzaminim kryhet me GE HealthCare – Senographe Pristina Duo, një sistem i avancuar i Mamografisë 3D që përdor teknologjinë e tomosintezës për të krijuar imazhe të gjirit në shtresa të holla.

Çfarë mundëson Mamografia 3D?

•	Imazhe të shtresëzuara: Paraqitje e indit të gjirit në shtresa të veçanta për një vlerësim më të detajuar.
•	Reduktim të mbivendosjes së indeve: Ndihmon në dallimin më të mirë të strukturave të gjirit.
•	Identifikim të ndryshimeve të dyshimta: Mbështet zbulimin dhe vlerësimin e gjetjeve që mund të kërkojnë hetime të mëtejshme.
•	Informacion diagnostik shtesë: Ndihmon radiologun në interpretimin e imazheve dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm.

Pse është i rëndësishëm kontrolli periodik?

Kanceri i gjirit mund të zhvillohet pa shenja të dukshme në fazat e hershme. Zbulimi në kohë mundëson fillimin e trajtimit më herët dhe mund të përmirësojë mundësitë e rezultateve pozitive.

Kontrollet periodike dhe lloji i ekzaminimit duhet të përcaktohen në konsultim me mjekun, në bazë të moshës, historikut familjar dhe faktorëve individualë të rrezikut.

📞 042 357 535
🔗 https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Mamografi3D #KanceriIGjirit
#SenographePristinaDuo #ShendetiIGjirit #SpitaliAmerikan

3 0
👃 Rinoplastikë estetike, funksionale dhe rindërtuese me Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer, më 23-27 Nëntor, në Spitalin Amerikan 3.

Forma e hundës dhe mënyra si ajo funksionon janë të lidhura ngushtë. Prandaj, çdo ndërhyrje kërkon përvojë kirurgjikale, vëmendje ndaj detajeve dhe një qasje të përshtatur për pacientin.

Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer, specialist në ORL, Kirurgjinë Plastike të Fytyrës dhe Kirurgjinë Maksilofaciale, ka ekspertizë në një gamë të gjerë procedurash:

▪️ Rinoplastikë estetike dhe funksionale
▪️ Rinoplastikë të komplikuar
▪️ Rinoplastikë korrigjuese (revision)
▪️ Rindërtim të hundës
▪️ Korrigjim të septumit nazal

Nga përmirësimi i formës së hundës te korrigjimi i problemeve funksionale dhe rastet që kërkojnë rindërtime apo ndërhyrje korrigjuese, Dr. Tezer ofron vlerësim dhe trajtim kirurgjikal sipas nevojave të secilit pacient.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

0 0
Për herë të parë në Shqipëri, një kabinet i kompletuar i Endoskopisë Respiratore hap dyert në Spitalin Amerikan 3!

Një investim i rëndësishëm i Spitalit Amerikan 3, që sjell një risi në sistemin shëndetësor shqiptar dhe një hap përpara për Pneumologjinë Intervencioniste në vend.

Kabineti i ri është i pajisur me teknologji moderne dhe ofron mundësi të avancuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit respirator.

Me një kontribut të rëndësishëm në realizimin e këtij projekti, Dr. Klodeta Grosha, Mjeke Pneumologe Intervencionuese në Spitalin Amerikan 3, shpjegon se kjo qendër u mundëson pacientëve shqiptarë akses në procedura të avancuara diagnostikuese dhe terapeutike, përmes teknikave minimalisht invazive.

Këto procedura ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërive, përcaktimin e stadit të sëmundjes, identifikimin e sëmundjeve intersticiale pulmonare, si dhe trajtimin e patologjive endobronkiale që shkaktojnë ngushtim apo bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Një tjetër element i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërkombëtar me Prof. Stefano Gasparini, një nga profesorët më të spikatur në fushën e Pneumologjisë Intervencioniste. Ky bashkëpunim afatgjatë do të mundësojë ekspertizë të specializuar edhe për procedurat më komplekse, për të cilat pacientët shqiptarë deri më tani shpesh kërkonin zgjidhje jashtë vendit.

Ndër procedurat e ofruara përfshihen:

🔹 Bronkoskopia e avancuar për diagnostikimin e patologjive pulmonare.
🔹 Biopsitë pulmonare.
🔹 Procedurat endoskopike për diagnostikimin dhe stadifikimin e kancerit të mushkërive.
🔹 Biopsitë për diagnostikimin e sëmundjeve intersticiale pulmonare.
🔹 Bronkoskopia terapeutike për trajtimin e patologjive endobronkiale që shkaktojnë ngushtim ose obstruksion të rrugëve të frymëmarrjes.

Teknologji dhe ekspertizë e specializuar, tashmë më pranë pacientëve shqiptarë!

📞 042 357 535
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

248 74
Këtë Black Friday, Spitali Amerikan sjell një ofertë të dedikuar për gratë që kalojnë në periudhën e menopauzës. ❤️

PAKETA E MENOPAUZËS – 9,500 Lekë

Përfshin:
✔️ Vizitë gjinekologjike
✔️ Eko transvaginale
✔️ PAP Test
✔️ Densitometri e kockave
✔️ Analiza e vitaminës B12

Një mundësi për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të kockave dhe atij gjinekologjik.

Paketa e vlefshme deri në fund të muajit nëntor.

Për rezervime: 042 357 535

#SpitaliAmerikan #BlackFriday #Menopauza #ShëndetiIFemrës

2 0
BLACK FRIDAY – këtë herë, investo te shëndeti yt!

Sepse kujdesi për veten është më shumë se një blerje. Është një zgjedhje për të ardhmen tënde.

Me Paketën e Planifikimit Familjar nga Spitali Amerikan, përfitoni një kontroll gjinekologjik dhe analiza të rëndësishme për shëndetin tuaj:

✔️ Vizitë gjinekologjike
✔️ Eko transvaginale
✔️ PAP Test
✔️ TSH (hormoni stimulues i tiroides)

E vlefshme deri në fund të muajit nëntor, paketa kushton vetëm 8,500 Lekë!

Black Friday kalon. Kujdesi për shëndetin mbetet.

Rezervoni takimin tuaj në: 042 35 75 35

#SpitaliAmerikan #BlackFriday #planifikimfamiljar

1 0
Kujdesi për shëndetin e gjirit meriton vëmendje dhe kontroll të rregullt.

Me rastin e Black Friday, Spitali Amerikan ju ofron Paketën e Kontrollit të Gjirit me çmim promocional 6,500 lekë, e cila përfshin:

• Echo mamme (bilaterale)
• Konsultë me mastologun

Mos e shtyni kontrollin. Informimi dhe vlerësimi nga specialisti janë pjesë e rëndësishme e kujdesit për shëndetin e gjirit.

Paketa e vlefshme deri në fund të muajit nëntor.

Për informacion dhe rezervime: 042 35 75 35

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

5 0
🫀 Pse vendoset stenti koronar dhe si realizohet procedura?

Stenti koronar vendoset për të hapur arteriet e zemrës që janë ngushtuar ose bllokuar, zakonisht si pasojë e grumbullimit të pllakave aterosklerotike. Këto ngushtime pengojnë qarkullimin normal të gjakut dhe furnizimin e muskulit të zemrës me oksigjen, duke shkaktuar dhimbje gjoksi dhe në raste të caktuara, infarkt.

Ndiqni videon për të kuptuar hap pas hapi se si realizohet vendosja e stentit.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në:
☎️ 042 35 75 35
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

46 0
Shëndeti është i pari! Prandaj, këtë Black Friday, Spitali Amerikan ju sjell një mundësi për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të zemrës.

Përfitoni Paketën Kardiologjike me çmim promocional 8,400 lekë, e cila përfshin:

❤️ Vizitë me kardiologun
❤️ EKG
❤️ Provë ushtrimore
❤️ Ekokardiografi
❤️ Lipidogramë

Mos i lini kontrollet pas dore. Kujdesi për zemrën fillon me vëmendjen që i kushtoni sot.

Paketa e vlefshme deri në fund të muajit nëntor.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

8 0
Rrëshqitja e organeve pelvike: cilat janë shenjat që nuk duhet të neglizhoni?

Rrëshqitja e organeve pelvike ndodh kur mitra, fshikëza urinare ose zorra e trashë zbresin nga pozicioni i tyre normal drejt vaginës, si pasojë e dobësimit të strukturave që i mbështesin.

Dr. Hatije Ismaili, mjeke obstetër-gjinekologe pranë Qendrës së Gruas në Spitalin Amerikan 3, shpjegon shenjat kryesore, si ndjesia e rëndesës apo presionit në vaginë, vështirësia në zbrazjen e fshikëzës ose zorrës dhe shqetësimet gjatë marrëdhënieve seksuale.

Kur duhet të drejtoheni te gjinekologu dhe cilat janë mundësitë e trajtimit?

Ndiqni shpjegimin e doktoreshës për të mësuar më shumë.

Qendra e Gruas, Spitali Amerikan 3
American Hospital Women’s Health Center
📍 Rruga “Sabaudin Gabrani”, Tiranë

Për informacion të detajuar dhe për të rezervuar një konsultë na kontaktoni në:
📞 +355 69 20 87 363
📞 +355 68 90 68 589
☎️ 042 357 535

#DrHatijeIsmaili #SpitaliAmerikan #QendraeGruas #RreshqitjaEOrganevePelvike  #Gjinekologji

191 6
Rikonstruksioni i ligamenteve të gjurit

Dëmtimet e ligamenteve të gjurit, veçanërisht të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL), mund të ndikojnë ndjeshëm në stabilitetin e artikulacionit, duke shkaktuar ndjesinë e pasigurisë gjatë ecjes, vrapimit apo aktivitetit fizik.

Rikonstruksioni i ligamentit është një ndërhyrje kirurgjikale që synon të rivendosë stabilitetin e gjurit dhe të përmirësojë funksionin e tij.

Në Spitalin Amerikan 3, Dr. Tonin Alia, Shef i Departamentit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë, ofron trajtim të specializuar për dëmtimet ligamentare, duke përfshirë teknikat bashkëkohore të kirurgjisë artroskopike.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në:
☎️ 042 35 75 35
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Ortopedi #ligament #ACL #toninalia

13 0
🦶 Neuropatia diabetike, kur diabeti prek edhe nervat

Nivelet e larta të glukozës në gjak, veçanërisht kur vazhdojnë për një kohë të gjatë, mund të dëmtojnë gradualisht nervat dhe të shkaktojnë neuropati diabetike.

Kjo gjendje prek më shpesh nervat e këmbëve, veçanërisht gishtat dhe shputat, dhe mund të shfaqet me simptoma si:

🔹 Mpirje dhe humbje të ndjeshmërisë.
🔹 Ndjesi djegieje ose shpimesh.
🔹 Dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash.
🔹 Vështirësi në dallimin e temperaturës dhe perceptimin e dëmtimeve.

⚠️ Cilat janë komplikacionet e mundshme?

Kur neuropatia diabetike përparon, humbja e ndjeshmërisë mund të bëjë që dëmtimet e vogla të kalojnë pa u vënë re, duke rritur rrezikun për:

🔸 Formimin e ulcerave (plagëve kronike) në këmbë.
🔸 Infeksione të indeve të buta dhe, në raste të rënda, të kockave.
🔸 Deformime të këmbës, si pasojë e dëmtimit nervor.
🔸 Vështirësi në ecje dhe probleme me ekuilibrin.
🔸 Në rastet e rënda, gangrenë dhe rrezik për amputim, veçanërisht kur bashkëekzistojnë infeksioni dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut.

✅ Si mund të kujdeseni për këmbët?

✔️ Mbani nivelet e glukozës në gjak nën kontroll.
✔️ Vëzhgoni këmbët çdo ditë, përfshirë shputat dhe hapësirat ndërmjet gishtave, për plagë, skuqje, flluska apo ndryshime të lëkurës.
✔️ Kujdesuni për higjienën dhe mbajini këmbët të pastra e të thata.
✔️ Përdorni këpucë të përshtatshme që mbrojnë këmbët nga dëmtimet.
✔️ Kryeni kontrolle periodike te mjeku dhe raportoni çdo simptomë apo ndryshim të ri.

📌 Nëse vëreni një plagë të re, skuqje, ënjtje apo shenja infeksioni, kërkoni vlerësim mjekësor pa vonesë, edhe nëse nuk ndieni dhimbje.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në:

🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#NeuropatiaDiabetike #Diabeti #DiabetiMellitus #nervat #Glicemi #SpitaliAmerikan

21 0
🩺 Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer në Spitalin Amerikan 3, nga 23–27 Nëntor.

Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer është ekspert në ORL, Kirurgjinë e Kokës dhe Qafës, Kirurgjinë Orale dhe Maksilofaciale, si dhe Kirurgjinë Plastike të Fytyrës.

Fusha e tij e ekspertizës përfshin:

▪️ Kirurgjinë ORL dhe të Kokës e Qafës – diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të patologjive që prekin veshin, hundën, fytin dhe strukturat e kokës e qafës.

▪️ Kirurgjinë Orale dhe Maksilofaciale – trajtimin e patologjive që lidhen me nofullat, zgavrën orale dhe strukturat maksilofaciale.

▪️ Kirurgjinë Plastike të Fytyrës – ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë dhe hundë.

Ai është i certifikuar nga Bordi Evropian në Kirurgjinë Plastike të Fytyrës dhe ka realizuar mijëra ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë, hundë, kokë dhe qafë.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

5 0
🩺 Fruthi tek fëmijët: simptomat, komplikacionet dhe rëndësia e vaksinimit.

Dr. Aulona Metaj, mjeke pediatre pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon si transmetohet fruthi, cilat janë shenjat klinike, komplikacionet e mundshme dhe mënyrat e trajtimit.

💉 Vaksinimi mbetet mënyra më e rëndësishme për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Ju ftojmë të ndiqni shpjegimin e doktoreshës për të mësuar më shumë rreth kësaj sëmundjeje dhe mënyrave të parandalimit të saj.

Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #DrAulonaMetaj #Pediatri #Fruthi #Vaksinimi

73 6
Në Ditën Ndërkombëtare të Radiologjisë, nderojmë radiologët dhe të gjithë profesionistët e imazherisë mjekësore, kontributi i të cilëve është thelbësor në diagnostikimin e sëmundjeve, zbulimin e hershëm të tyre dhe orientimin e trajtimit.

🩵 Faleminderit për profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin tuaj të rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientëve!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#ditandërkombëtareeradiologjisë  #radiologji  #spitaliamerikan

21 0
Artroskopia e gjurit, një teknikë minimale invazive për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të artikulacionit të gjurit.

Artroskopia është një procedurë kirurgjikale që mundëson vizualizimin e drejtpërdrejtë të strukturave të brendshme të gjurit përmes një kamere të posaçme, të futur në artikulacion përmes prerjeve të vogla.

Kjo teknikë përdoret për diagnostikimin dhe trajtimin e dëmtimeve të meniskut, kërcit artikular dhe strukturave të tjera intraartikulare. Në varësi të patologjisë, ndërhyrja mundëson trajtimin e dëmtimeve me akses minimal kirurgjikal.

Në Spitalin Amerikan 3, Dr. Tonin Alia, Shef i Departamentit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë, ofron trajtim për patologjitë e gjurit, duke përfshirë ndërhyrjet artroskopike.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në:
☎️ 042 35 75 35
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #ArtroskopiaEGjurit #Ortopedi #ToninAlia

13 0
Mos prisni simptomat! Mamografia 3D ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Kontrollet periodike të gjirit janë një hap i rëndësishëm në kujdesin për shëndetin, pasi ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, edhe përpara shfaqjes së simptomave.

Me teknologjinë e avancuar të Mamografisë 3D GE HealthCare – Senographe Pristina Duo, ekzaminimi ofron imazhe të shtresëzuara dhe më të detajuara të indit të gjirit, duke ndihmuar mjekun në vlerësimin e tij.

Pse është i rëndësishëm kontrolli periodik?

• Ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, kur trajtimi në kohë mund të përmirësojë mundësitë e rezultateve pozitive.

• Mundëson identifikimin e kancerit të gjirit edhe në mungesë të simptomave.

• I ofron mjekut informacion më të detajuar për vlerësimin e indit të gjirit dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm.

• Ju jep më shumë siguri dhe qetësi, duke ju ndihmuar të kujdeseni në mënyrë të vazhdueshme për shëndetin tuaj.

Mos prisni shfaqjen e simptomave për t’u kujdesur për veten!

Konsultohuni me mjekun për të përcaktuar ekzaminimin dhe periodicitetin e përshtatshëm për ju, në bazë të moshës dhe faktorëve individualë të rrezikut.

📞 042 357 535
🔗 https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Mamografi3D #ShendetiIGjirit #spitaliamerikan

5 0
👂 Keni probleme me dëgjimin, zhurmë në vesh apo episode vertigoje?

Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer, specialist në ORL, do të jetë pranë pacientëve në Spitalin Amerikan 3, nga data 23–27 Nëntor, për vlerësimin dhe trajtimin e problematikave të ndryshme të veshit dhe çrregullimeve të ekuilibrit.

Konsultimet përfshijnë:

▪️ Humbjen e dëgjimit
▪️ Tinitusin (zhurmën në vesh)
▪️ Otitin dhe infeksionet e veshit
▪️ Sëmundjen e Ménière
▪️ Vertigon dhe çrregullimet e ekuilibrit
▪️ Perforacionin e membranës timpanike

Mos i neglizhoni shqetësimet që ndikojnë në dëgjimin dhe ekuilibrin tuaj. Vlerësimi nga specialisti ndihmon në përcaktimin e shkakut dhe zgjedhjen e trajtimit të përshtatshëm.

📅 23–27 Nëntor

📍 Spitali Amerikan 3

📞 Për informacion dhe rezervim të konsultës:
042 35 75 35

9 0
Proteza e gjurit, një mundësi trajtimi për pacientët me dëmtime të avancuara të artikulacionit.

Artroza e avancuar e gjurit dhe dëmtimet e rënda të artikulacionit mund të shoqërohen me dhimbje të vazhdueshme, vështirësi në ecje dhe kufizim të lëvizshmërisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në aktivitetet e përditshme.

Në rastet kur trajtimet jokirurgjikale nuk sjellin përmirësimin e dëshiruar, vendosja e protezës së gjurit mund të jetë një alternativë trajtimi. Ndërhyrja synon të zëvendësojë sipërfaqet artikulare të dëmtuara, të lehtësojë dhimbjen dhe të përmirësojë lëvizshmërinë dhe funksionin e gjurit.

Në Spitalin Amerikan 3, Dr. Tonin Alia, Shef i Departamentit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë, ofron trajtim kirurgjikal për patologjitë e gjurit, duke aplikuar teknika bashkëkohore të kirurgjisë ortopedike.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në:
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #ProtezaEGjurit #Ortopedi #drToninAlia

8 0
Tumoret e kokës dhe qafës kërkojnë vlerësim të specializuar dhe trajtim të individualizuar

Me mbi 25 vite përvojë në trajtimin e këtyre patologjive, Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer, specialist në ORL, Kirurgjinë e Kokës dhe Qafës dhe Kirurgjinë Maksilofaciale, do të jetë pranë pacientëve në Spitalin Amerikan 3, në datat 23–27 Nëntor.

Fusha e tij e ekspertizës përfshin diagnostikimin dhe trajtimin e:

▪️ Tumoreve të kokës dhe qafës
▪️ Tumoreve të zgavrës orale
▪️ Tumoreve të gjuhës
▪️ Patologjive të laringut
▪️ Patologjive të gjëndrave të pështymës
▪️ Ndërhyrjeve kirurgjikale në qafë

📅 23–27 Nëntor

📩 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, na kontaktoni:

📞 +355 68 400 0990
✉️ plastic@spitaliamerikan.com

📍 Spitali Amerikan 3
Rruga Sabaudin Gabrani Nr. 2, Tiranë, Shqipëri

10 0
✨ Një përvojë e dedikuar për shëndetin tuaj!

Me Check Up VIP në Spitalin Amerikan 3, kujdesi shëndetësor ndërthuret me komoditetin, privatësinë dhe vëmendjen e personalizuar.

Çdo detaj është organizuar për t'ju ofruar një përvojë të qetë, efikase dhe pa pritje.

✔️ Ambient VIP privat dhe komod
✔️ Asistencë e dedikuar gjatë gjithë procesit
✔️ Konsulta me mjekë specialistë dhe ekzaminime të detajuara
✔️ Paketa Check-Up sipas grupmoshës dhe nevojave shëndetësore
✔️ Kontrolle të organizuara brenda një dite

💎 Më shumë se një kontroll rutinë, një përvojë ku shëndeti juaj është prioritet.

📍 Spitali Amerikan 3, Tiranë
📞 068 80 80 807

8 0
A po i dëmtojmë veshkat pa e kuptuar?

“Shpesh, po!”, thotë Dr. Areti Pojani, nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3.

Hipertensioni arterial, diabeti, aktiviteti fizik i reduktuar, duhanpirja, përdorimi i tepërt i kripës dhe marrja pa kriter e barnave antiinflamatore janë ndër faktorët më të shpeshtë që dëmtojnë veshkat.

Shpesh, dëmtimi i funksionit renal mund të jetë i avancuar, deri në 70–80%, pa shfaqur simptoma të dukshme.

Prandaj, kontrollet rutinë dhe analizat e gjakut, si azotemia dhe kreatinina, si dhe raporti albuminë/kreatininë në urinë (UACR), janë thelbësore për zbulimin e hershëm dhe mbrojtjen e shëndetit të veshkave.

Mos prisni simptomat për t'u kujdesur për veshkat tuaja!

Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #DrAretiPojani #Nefrologji #veshka

136 14
Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer, kirurg i specializuar në kirurgjinë plastike faciale dhe kirurgjinë e kokës dhe qafës, do të jetë pranë pacientëve në Spitalin Amerikan 3, në datat 23–27 nëntor 2026.

Me mbi 25 vite përvojë profesionale dhe formim ndërkombëtar, Prof. Dr. Tezer ofron ekspertizë në ndërhyrjet estetike dhe kirurgjikale të fytyrës.

Shërbimet përfshijnë:

• Blefaroplastikë – Kirurgjia estetike e qepallave
• Facelift – Ngritja kirurgjikale e fytyrës
• Otoplastikë – Kirurgjia estetike e veshëve
• Brow Lift – Ngritja e vetullave
• Rinoplastikë – Kirurgjia estetike dhe funksionale e hundës
• Lipofilling – Transferimi i indit dhjamor në fytyrë
• Kirurgji maksilofaciale – Ndërhyrje kirurgjikale në strukturat e fytyrës dhe nofullave

Çdo ndërhyrje paraprihet nga një vlerësim individual, për të përcaktuar alternativën më të përshtatshme në përputhje me nevojat dhe gjendjen shëndetësore të pacientit.

📅 23–27 nëntor 2026
📍 Spitali Amerikan 3, Tiranë

📩 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, na kontaktoni:

📞 +355 68 400 0990
✉️ plastic@spitaliamerikan.com

📍 Spitali Amerikan 3
Rruga Sabaudin Gabrani Nr. 2, Tiranë, Shqipëri

#AmericanPlasticSurgery #KirurgjiFaciale #Blefaroplastike #Facelift #Rinoplastike

2 0
Në Spitalin Amerikan 3, CT Scanner 160 Slice ofron mundësi të avancuara diagnostikuese përmes imazheve me rezolucion shumë të lartë dhe skanimit të shpejtë, duke ndihmuar mjekët në identifikimin dhe vlerësimin e ndryshimeve patologjike.

Përparësitë e këtij ekzaminimi:
🔹 Imazhe me rezolucion shumë të lartë – për vizualizim të detajuar të organeve dhe strukturave të brendshme të trupit.
🔹 Deri në 70% më pak ekspozim ndaj rrezatimit – falë teknologjisë së optimizimit të dozës.
🔹 Skanim shumë i shpejtë – redukton kohën e ekzaminimit dhe nevojën për të mbajtur frymën për periudha të gjata.
🔹 Më shumë komoditet për pacientin – për një përvojë më të rehatshme gjatë ekzaminimit.

Zbulimi i hershëm mund të bëjë diferencën!

Për informacion dhe rezervime: 042 357 535

🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com/

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #ctscanner #skaner

9 0
Prof. Dr. Klaus Boheim, kirurg austriak vjen në Spitalin Amerikan 3, më 25-28 Nëntor për vizita, konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale ORL.

Me një karrierë në spitale të njohura të Austrisë me mbi 13,000 ndërhyrje kirurgjikale, ai ka përvojë të gjerë në trajtimin e patologjive të veshit, hundës, fytit dhe kokës e qafës.

Për më shumë se 20 vite, ka drejtuar Departamentin e ORL-së dhe Kirurgjisë së Kokës e Qafës në Klinikën Universitare Saint Pölten, Austri.

Rezervoni konsultën tuaj:
☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #orl #kirurgjiaevesheve #stapedectomysurgery #timpanoplasty

4 0
📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Agjent Turizmi Dentar

Kriteret kryesore:

•	Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane (e detyrueshme)
•	Komunikimi me pacientë ndërkombëtarë për informacione mbi shërbimet, trajtimet dhe programimet.
•	Koordinimi i komunikimit ndërmjet pacientëve dhe stafit mjekësor.
•	Menaxhimi profesional i korrespondencës telefonike dhe elektronike.
•	Sigurimi i një përvoje pozitive dhe efikase për pacientët gjatë gjithë procesit të trajtimit.
•	Eksperiencë e mëparshme në call center, turizëm mjekësor ose shërbim ndaj klientit përbën avantazh.

📩 Aplikimi:

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një fotografi në adresën e emailit të Departamentit të Burimeve Njerëzore:

📧 hr@spitaliamerikan.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

15 0
📌 Prof. Dr. Klaus Boheim, ekspert austriak në kirurgjinë ORL, do të jetë pranë pacientëve nga data 25–28 Nëntor, për vizita, konsulta dhe trajtime të specializuara.

Me mbi 35 vite përvojë profesionale dhe më shumë se 13,000 ndërhyrje kirurgjikale të realizuara, Prof. Dr. Boheim sjell një ekspertizë të gjerë në diagnostikimin dhe trajtimin e problematikave të veshit, hundës, fytit dhe kirurgjisë së kokës e qafës.

Gjatë karrierës së tij, ai ka ushtruar profesionin në disa prej institucioneve spitalore më të njohura në Austri. Për më shumë se 20 vite ka mbajtur pozicionin e Shefit të Katedrës dhe Drejtorit të Departamentit ORL – Kirurgjia e Kokës dhe Qafës, në Klinikën Universitare Saint Pölten.

Përfitoni nga mundësia për t'u konsultuar me një ekspert me përvojë ndërkombëtare!

Për më shumë informacion ose konsultë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #ORL #KirurgjiaORL #ProfDrKlausBoheim

6 1
Nuk gjeni kohë gjatë javës për të kryer vizitat mjekësore? Poliklinika e Spitalit Amerikan 3 është në shërbimin tuaj çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 12:00.

Përfitoni nga mundësia për të kryer konsultat dhe kontrollet e nevojshme me mjekët tanë specialistë, në një orar më të përshtatshëm për ju.

📞 Për informacion dhe rezervime: 042 357 535
🌐 Rezervoni online: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan – Përqafo Jetën!

#SpitaliAmerikan3 #Poliklinika #KujdesiShëndetësor

5 0
Vaksinat e personalizuara kundër kancerit: një perspektivë e re në mjekësinë precize!

Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se si teknologjia mRNA, e përdorur edhe në vaksinat kundër COVID-19, po aplikohet në zhvillimin e vaksinave të personalizuara kundër kancerit.

Përmes analizës gjenetike të tumorit dhe algoritmeve të inteligjencës artificiale identifikohen neoantigjenet specifike, me synimin për të krijuar një vaksinë që trajnon sistemin imunitar të pacientit të njohë dhe të luftojë qelizat tumorale.

Këto vaksina po testohen në pacientë, duke hapur perspektiva të reja në trajtimin e kancerit.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të ndiqni Dr. Kleida Matin.

@mdoreada
@reporttv.al

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #drkleidamati #Onkologji #kanceri

19 0
Sinuziti akut dhe kronik, polipet nazale, devijimi i septumit dhe vështirësitë në frymëmarrje përmes hundës janë ndër problematikat që kërkojnë vlerësim të specializuar ORL.

Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer, kirurg me mbi 25 vite eksperiencë profesionale dhe formim ndërkombëtar në ORL dhe kirurgjinë e kokës dhe qafës, do të jetë pranë pacientëve në Spitalin Amerikan 3, nga data 23–27 nëntor.

Shërbimet dhe fushat e trajtimit përfshijnë:

• Rinosinuzit akut dhe kronik
• Polipe nazale
• Devijim të septumit nazal
• Hipertrofi të konave nazale
• Rinit alergjik
• Obstruksion nazal

📅 23–27 Nëntor

📩 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, na kontaktoni.

📞 Kontakt
American Plastic Surgery
• E-mail: plastic@spitaliamerikan.com
• Mob: +355 68 400 0990

📍 Spitali Amerikan 3
Rruga Sabaudin Gabrani Nr. 2, Tiranë, Albania

#Sinuzit #PolipeNazale #DevijimSeptumi #RinitAlergjik #KirurgjiORL

2 0
Kujdes i specializuar ORL për problemet e veshit, hundës dhe fytit!

Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer do të jetë pranë pacientëve në Spitalin Amerikan 3, nga data 23–27 nëntor, duke ofruar ekspertizën e tij në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve ORL, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

Fushat e ekspertizës përfshijnë:

• Adenoidet e zmadhuara (mishi i huaj)
• Hipertrofia e bajameve (bajamet e zmadhuara)
• Tonsilitet e përsëritura (infeksionet e përsëritura të bajameve)
• Obstruksioni nazal (bllokimi i hundës dhe vështirësitë në frymëmarrje)
• Problematikat e veshit të mesëm, përfshirë grumbullimin e lëngjeve
• Vendosja e tubave të ventilimit në vesh (tubat transtimpanike)

Me mbi 25 vite eksperiencë profesionale dhe formim ndërkombëtar, Prof. Dr. Tezer ofron një qasje të individualizuar, me fokus te vlerësimi i kujdesshëm dhe përcaktimi i trajtimit më të përshtatshëm për çdo pacient.

📅 23–27 Nëntor

📩 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, na kontaktoni.

📞 Kontakt
American Plastic Surgery
• E-mail: plastic@spitaliamerikan.com
• Mob: +355 68 400 0990

📍 Spitali Amerikan 3
Rruga Sabaudin Gabrani Nr. 2, Tiranë, Albania

#Sinuzit #PolipeNazale

KirurgjiORL Adenoide Bajame Tonsilit VeshHundeFyt

5 0




Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë

Jemi Online. Si mund t'ju ndihmojmë?