Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.

Na ndiqni në Instagram dhe Youtube

🦶 Myku i këmbëve? Mos e neglizhoni!

Myku i këmbëve është një infeksion i shpeshtë i lëkurës, që mund të shfaqet me:

✔️ Kruarje
✔️ Skuqje
✔️ Djegie
✔️ Çarje të lëkurës, sidomos mes gishtave

⚠️ Nëse simptomat nuk përmirësohen, infeksioni përhapet ose prek thonjtë, konsultohuni me mjekun.

👉 Trajtimi në kohë ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe komplikacioneve.

Kujdesuni për shëndetin e këmbëve tuaja! 💯

Kontakt:
📞 +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1 – Laprakë, Tiranë

6 0
Aktivitetet Balkan Breast Imaging Masterclass & Breast Cancer Symposium, të planifikuara të zhvilloheshin më 30–31 tetor 2026, në Tiranë, shtyhen deri në një njoftim të ri.

Ky vendim është marrë për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet, duke vendosur si prioritet sigurinë e pjesëmarrësve dhe të ftuarve.

Datat e reja të zhvillimit të aktiviteteve do të komunikohen në vijim.

3 0
Psoriaza nuk është vetëm një problem i lëkurës!

Një paciente e Dr. Ilektra Xhafës, mjeke reumatologe rrëfen historinë e nënës së saj, e cila u përball me psoriazën që fillimisht u shfaq në lëkurën e kokës dhe gradualisht u përhap në pjesë të tjera të trupit. Ajo që në fillim dukej si një problem i thjeshtë dermatologjik, me kalimin e kohës u shoqërua me artrit psoriatik, duke ndikuar ndjeshëm në lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës së saj.

Falë diagnostikimit dhe trajtimit të specializuar nga Dr. Ilektra Xhafa, pranë Spitalit Amerikan 3, pacientja ka arritur një përmirësim të konsiderueshëm të gjendjes shëndetësore, duke iu rikthyer aktiviteteve të përditshme.

Një histori që na kujton se psoriaza shkon përtej lëkurës dhe se trajtimi i duhur mund të ndryshojë cilësinë e jetës.

Në Ditën Botërore të Psoriazës, theksojmë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, ndjekjes së vazhdueshme mjekësore dhe trajtimit të personalizuar.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

52 0
Kujdesi onkologjik, më pranë jush!

Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, ofron konsulta mjekësore në spital dhe online, duke mundësuar akses më të lehtë në kujdesin e specializuar onkologjik, edhe për pacientët që ndodhen larg apo kanë vështirësi të paraqiten fizikisht.

Për më shumë informacion dhe rezervimin e një konsulte, kontaktoni në numrin: 
📞+355 68 95 44 190

109 0
Dyshon për alergji ushqimore tek fëmija juaj? 🥚👶

Reaksionet gjatë ose menjëherë pas ushqimit nuk duhen neglizhuar.
Testet e alergjisë për ushqimet mund të kryhen në çdo moshë, por vetëm kur ka shenja të qarta dhe indikacion të saktë.

Diagnoza e duhur sot do të thotë më pak kufizime të panevojshme nesër për fëmijën tuaj 💛
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559

📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

17 1
Nuk gjeni kohë gjatë javës për të kryer vizitat mjekësore? Poliklinika e Spitalit Amerikan 3 është në shërbimin tuaj çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 12:00.

Përfitoni nga mundësia për të kryer konsultat dhe kontrollet e nevojshme me mjekët tanë specialistë, në një orar më të përshtatshëm për ju.

📞 Për informacion dhe rezervime: 042 357 535
🌐 Rezervoni online: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan – Përqafo Jetën!

 #SpitaliAmerikan3 #Poliklinika #KujdesiShëndetësor

5 0
Goditjet në tru, 15–20% e rasteve ndodhin te personat me moshë 20–50 vjeç

Në kuadër të Ditës Botërore të Insulteve, më 29 tetor, Dr. Vojsava Leka, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan 3, thekson rëndësinë e njohjes së faktorëve të rrezikut, identifikimit të simptomave dhe trajtimit të menjëhershëm.

🧠 Çfarë e shkakton goditjen ishemike në tru?

Ajo ndodh kur bllokohet një enë gjaku që furnizon trurin, duke ndërprerë furnizimin me oksigjen të qelizave nervore. Pa trajtim në kohë, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme neurologjike, paaftësi afatgjatë ose humbje jete.

Përveç hipertensionit, diabetit, obezitetit, duhanpirjes dhe çrregullimeve të yndyrave në gjak, te të rinjtë mund të ndikojnë edhe diseksioni i arterieve, sëmundjet kardiake dhe çrregullimet e koagulimit të gjakut.

🚨 Shenjat alarmuese që nuk duhen neglizhuar:
• Dobësi ose mpirje e papritur e njërës anë të trupit.
• Asimetri e fytyrës.
• Vështirësi në të folur ose në të kuptuar.
• Humbje e papritur e shikimit.
• Çrregullime të papritura të ekuilibrit ose të koordinimit.
• Dhimbje koke e papritur dhe shumë e fortë, veçanërisht nëse shoqërohet me simptoma të tjera neurologjike.

⏱️ Çdo minutë ka rëndësi! Nëse shfaqet ndonjë nga këto shenja, telefononi menjëherë urgjencën. Mos prisni që simptomat të kalojnë vetë dhe mos u përpiqni të shkoni vetë me makinë në spital.

🩺 Njohja e hershme e simptomave dhe trajtimi i shpejtë mund të shpëtojnë jetë dhe të kufizojnë dëmtimet neurologjike. Goditja në tru mund të prekë këdo, pavarësisht moshës, ndaj informimi dhe kontrolli i faktorëve të rrezikut janë thelbësorë.

Kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#DitaBotëroreEInsultit #goditjanëtru #spitaliamerikan #drvojsavaleka

58 2
Kur mund të fillojë dëmtimi i veshkave te personat me diabet dhe a mund të parandalohet?

Dëmtimi i veshkave te personat me diabet mund të zhvillohet pa shenja të dukshme për një kohë të gjatë. Prandaj, kontrollet e rregullta janë thelbësore për identifikimin e hershëm të problemeve.

Dr. Shk. Fjona Nasto, mjeke nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se te personat me diabet tip 1, problematikat e veshkave zakonisht shfaqen pas disa vitesh, ndërsa te personat me diabet tip 2, ato mund të jenë të pranishme që në momentin e diagnostikimit.

Doktoresha thekson rëndësinë e raportit albuminë/kreatininë në urinë, një ekzaminim që ndihmon në zbulimin e hershëm të dëmtimit të veshkave, si dhe nevojën për kontrolle të rregullta.

Kujdesi i hershëm dhe menaxhimi i diabetit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të dëmtimit të veshkave dhe në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #DrFjonaNasto #Nefrologji #Diabeti #veshka

13 0
🩺 Eko abdominale (Ekografi e barkut)

Ekografia abdominale është një ekzaminim i thjeshtë, pa dhimbje dhe pa rrezatim që përdoret për të vlerësuar organet e brendshme të barkut.

Rekomandohet për:
✔️ Dhimbje barku
✔️ Probleme me mëlçinë, tëmthin, pankreasin
✔️ Gurë në veshka ose tëmth
✔️ Kontroll rutinë të organeve abdominale

Falë imazheve në kohë reale, mjeku mund të identifikojë shpejt problemet dhe të përcaktojë trajtimin e duhur.

📍 Kontroll i thjeshtë, informacion i vlefshëm për shëndetin tuaj.

…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

36 3
Gurët në veshka: çfarë duhet të dini?

Gurët në veshka formohen kur disa minerale dhe kripëra në urinë kristalizohen dhe grumbullohen së bashku. Shpesh nuk shkaktojnë simptoma, por kur lëvizin drejt ureterit (kanali që lidh veshkën me fshikëzën urinare), mund të shkaktojnë dhimbje të forta.

Simptomat kryesore:
• Dhimbje e fortë në shpinë ose anash, që mund të përhapet drejt pjesës së poshtme të barkut dhe ijës
• Urinim i shpeshtë ose i dhimbshëm
• Gjak në urinë
• Të përziera dhe të vjella

Kujdes! Dhimbja e barkut nuk shkaktohet gjithmonë nga gurët në veshka. Ajo mund të lidhet edhe me apendicitin, infeksionet urinare ose gjendje të tjera që kërkojnë vlerësim mjekësor.

Si diagnostikohen?
• Ekzaminime imazherike, si ekografia ose CT-ja, sipas rastit
• Analiza e urinës dhe analiza gjaku për të vlerësuar gjendjen e veshkave dhe faktorët që mund të favorizojnë formimin e gurëve

Çfarë mund të bëni për të ulur rrezikun?
• Hidratohuni mjaftueshëm: Pirja e ujit ndihmon në parandalimin e formimit të gurëve.
• Kufizoni kripën e tepërt: Konsumi i lartë i natriumit mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të gurëve.
• Kujdes me dietën: Kufizimi i proteinave shtazore dhe i ushqimeve të pasura me oksalate mund të rekomandohet në raste të caktuara, në varësi të llojit të gurëve dhe vlerësimit mjekësor. Mos e kufizoni kalciumin ushqimor pa këshillë mjekësore.

Kur duhet të kërkoni ndihmë urgjente?

Nëse keni dhimbje të forta të shoqëruara me temperaturë ose të dridhura, kërkoni menjëherë vlerësim mjekësor.

Dr. Faruk Dogan dhe ekipi i tij në Spitalin Amerikan 3 ofrojnë vlerësim dhe trajtim për gurët në veshka, sipas nevojave të pacientit.

Kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

15 0
🦵 Vizitë dhe eko e gjurit

Dr. Laerta Goga, reumatologe, ofron vizitë të specializuar dhe ekzaminim me eko për vlerësimin e detajuar të gjurit.

Ekografia e gjurit ndihmon në identifikimin e inflamacionit, dëmtimeve të indeve të buta dhe problemeve të tjera të nyjës, duke mundësuar një diagnozë të saktë dhe trajtim të personalizuar.

✔️ Diagnostikim i hershëm
✔️ Vlerësim i detajuar
✔️ Trajtim i përshtatur për çdo pacient
📍 Mos neglizhoni dhimbjet — kujdesuni për lëvizjen tuaj.

…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

19 0
Kushtojini kohë kujdesit për gjirin. Spitali Amerikan 3 sjell Paketën Kontrolli i Gjirit, që përfshin:

• Mamografi unilaterale
• Ekografi gjiri

Çmimi: 5,000 lekë

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#kanceriigjirit #tetoriroze #mamografi #kontrolliigjirit

4 0
Kur rrahjet e çrregullta të zemrës nuk duhen neglizhuar?

Jo çdo rrahje e çrregullt e zemrës është shenjë e një problemi serioz, por në disa raste, ajo mund të kërkojë vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

Dr. Almenda Zaka, mjeke kardiologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se rëndësi të veçantë kanë kohëzgjatja e rrahjeve, situatat në të cilat shfaqen, rregullsia e ritmit dhe simptomat shoqëruese. Rrahjet e forta ose të çrregullta që shfaqen gjatë aktivitetit fizik dhe shoqërohen me dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, marramendje apo ndjesi të fikti nuk duhen neglizhuar.

Kujdes i veçantë nevojitet edhe te personat me histori të mëparshme të sëmundjeve të zemrës, infarkt, aritmi, probleme të valvulave apo insuficiencë kardiake, si dhe te ata me histori familjare të vdekjes së papritur kardiake ose të aritmive serioze.

Humbja e vetëdijes, çrregullimet e të folurit apo mpirja e papritur e fytyrës ose e një ane të trupit kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore.

Mos i neglizhoni sinjalet që ju jep zemra. Vlerësimi në kohë mund të bëjë diferencën.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

177 9
🧠 Rezonancë e kokës (MRI e trurit)

Rezonanca magnetike e kokës është një ekzaminim i avancuar që përdoret për të vlerësuar në detaj strukturat e trurit dhe sistemit nervor.

Rekomandohet për:

✔️ Dhimbje koke të shpeshta ose të forta
✔️ Marramendje dhe humbje ekuilibri
✔️ Probleme neurologjike
✔️ Dyshime për masa apo ndryshime në tru
Ky ekzaminim është pa dhimbje dhe nuk përdor rrezatim, duke ofruar imazhe shumë të sakta për një diagnozë të sigurt.

📍 Teknologji moderne për diagnostikim të avancuar.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

25 0
🩺 Pse është e rëndësishme të njohim nivelet e insulinës?

Insulina është hormon i prodhuar nga pankreasi që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe përdorimin e tij për energji.

🔎 Çfarë është rezistenca ndaj insulinës?

Ndodh kur qelizat reagojnë më pak ndaj insulinës. Pankreasi mund të prodhojë më shumë për të kompensuar. Me kalimin e kohës, kjo gjendje mund të rrisë rrezikun për prediabet dhe diabet të tipit 2.

🩸 Cilat analiza ndihmojnë në vlerësim?

* Insulina esëll: mat nivelin e insulinës pas agjërimit; interpretohet sipas vlerësimit të mjekut.
* Glukoza esëll: mat sheqerin në gjak pas të paktën 8 orësh pa ushqim.
* HbA1c: tregon mesataren e glukozës gjatë 2–3 muajve të fundit.

📊 Vlerat e glukozës esëll te të rriturit jo shtatzënë:

* Nën 100 mg/dL: normale.
* 100–125 mg/dL: intervali i prediabetit.
* 126 mg/dL ose më shumë: interval diagnostik për diabetin; zakonisht kërkohet konfirmim.

⚠️ Kujdes: Këto vlera i referohen glukozës, jo insulinës. Nuk ekziston një prag universal i insulinës esëll që diagnostikon i vetëm rezistencën ndaj insulinës.

Si mund të përmirësohet ndjeshmëria ndaj insulinës?

• Ushqyerje e ekuilibruar.
• Aktivitet fizik i rregullt.
• Peshë e shëndetshme dhe gjumë cilësor.

Konsultohuni me mjekun për analizat e përshtatshme dhe interpretimin e rezultateve.

📞 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#Insulina #RezistencaNdajInsulinës #Diabeti #ShëndetiMetabolik #spitaliamerikan

8 0
Çfarë është bronkioliti dhe çfarë e shkakton atë? Prof. Dr. Edmond Pistulli, mjek pediatër shpjegon simptomat e bronkiolitit te fëmijët dhe nga ndryshojnë ato nga simptomat e një gripi të zakonshëm.

Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

23 0
👂 Veshi i notarit shkakton humbje të dëgjimit?

Audiologu Arvenol Meta, pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se si mund të ndikojë ky infeksion në dëgjim dhe cilat janë pasojat e mundshme.

Ju ftojmë të ndiqni videon për të dëgjuar përgjigjen e specialistit!

📞 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#ArvenolMeta #SpitaliAmerikan3 #Audiologji #veshi #Dëgjimi

13 0
Aktivitetet Balkan Breast Imaging Masterclass & Breast Cancer Symposium, të planifikuara të zhvilloheshin më 30–31 tetor 2026, në Tiranë, shtyhen deri në një njoftim të ri.

Ky vendim është marrë për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet, duke vendosur si prioritet sigurinë e pjesëmarrësve dhe të ftuarve.

Datat e reja të zhvillimit të aktiviteteve do të komunikohen në vijim.

35 0
Dr. Tonin Alia është një nga kirurgët ortopedë më të mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Shef i Departamentit Ortopedi – Traumatologji, Dr.Tonin Alia dhe stafi i tij trajton me sukses çdo dëmtim dhe traumë ortopedike me teknikat bashkëkohore.

Dr. Tonini është diplomuar si mjek i Përgjithshëm në Tiranë në vitin 1985. Në 1987 filloi specializimin si Kirurg i Përgjithshëm në Klinikën Kirurgjikale nr.3 të Universitetit të Tiranës dhe në vazhdim u specializua në 1991 në Ortopedi e Traumatologji po në Tiranë.

Në të njëjtin vit transferohet në Milano, Itali ku punoi në Klinikat Ortopedike më të specializuara. Në vazhdim të punës së tij kreu rinjohjen e diplomës në vitin 1994 dhe u specializuar për së dyti në Ortopedi e Traumatologji pranë Universistetit Shtetëror të Milanos në vitin 2003.

Veprimtaria e tij intensive si kirurg i parë në sallën e operacionit ka filluar në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik “San Donato Milanese”.

Dr.Tonini i ka kushtuar kohë dhe punë perfeksionimit profesional dhe qëndron gjithmonë i informuar mbi zhvillimet më të fundit të mjekësisë dhe teknikave kirurgjikale më moderne ne fushën e Ortopedi-Traumatologjisë. Dr.Tonini ka marrë pjesë në shumë kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, ka kryer specializime europiane si dhe ka punuar në krah të emrave të rëndësishëm të kirurgjisë ortopedike italiane dhe europiane.

Aktiviteti profesional i doktor Tonin Alia është shumë i gjerë. Përfshin kirurgjinë e protezave (kokso-femorale, gjuri, shpatulla); diagnoza dhe trajtimi atroskopik i gjurit, shpatullës; kirurgjia e dorës, e këmbës; kirurgjia post-traumatike dhe sidomos rastet e komplikuara që kërkojnë trajtime shumë specifike. 

Dr.Alia është anëtar i Shoqatës Italiane të Ortopedisë dhe Traumatologjisë (SIOT), anëtar i Shoqatës Italiane të Patologjisë Kokso-Femorale, anëtar i Shoqatës Italiane të Gjurit, Artroskopisë, Kartilaxhines, Teknologji Ortopedike (SIGASCOT).

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

20 0
A ndikon parfumi që aplikoni në qafë në shëndetin e tiroides?

Dr. Tea Shehu, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 3 thotë se afërsia ku aplikohet parfumi me gjendrën tiroide nuk është ajo që përcakton një efekt të mundshëm. Rëndësi kanë përbërësit e parfumit, përthithja e tyre në organizëm dhe ndikimi që mund të kenë në sistemin hormonal.

Për më shumë informacion, kontaktoni në 042 357 535 ose rezervoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan3 #Tiroidja #ShëndetiHormonal #Endokrinologji

142 1
🦵 Bursiti i gjurit: pse krijohet dhe si trajtohet?

Bursiti i gjurit është inflamacioni i bursës, një qese e vogël e mbushur me lëng që ndihmon në reduktimin e fërkimit mes strukturave përreth kyçit.

🔎 Pse krijohet?

Bursiti mund të shfaqet si pasojë e:

* Presionit të përsëritur mbi gju, veçanërisht gjatë gjunjëzimit për periudha të gjata.
* Goditjeve ose dëmtimeve të gjurit.
* Aktivitetit të përsëritur që ushtron ngarkesë mbi këtë zonë.
* Infeksionit të bursës, në disa raste.

🩺 Si trajtohet?

Trajtimi varet nga shkaku dhe ashpërsia e simptomave. Mund të përfshijë:

* Pushim dhe shmangie të presionit mbi gjurin e prekur.
* Kompresa të ftohta për të ndihmuar në uljen e dhimbjes dhe ënjtjes.
* Medikamente të rekomanduara nga mjeku.
* Fizioterapi, kur është e nevojshme.
* Antibiotikë dhe trajtim të posaçëm në rastet kur bursiti shkaktohet nga infeksioni.

⚠️ Nëse gjuri është i skuqur, i nxehtë, shumë i dhimbshëm ose shoqërohet me temperaturë, kërkoni vlerësim mjekësor urgjent, pasi mund të bëhet fjalë për një infeksion.

Konsulta me specialistin ndihmon në përcaktimin e shkakut dhe zgjedhjen e trajtimit të përshtatshëm.

📞 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#BursitiIGjurit #Ortopedi #gjuri #SpitaliAmerikan

20 0
Ekografia e shpatullës 🩺
Një ekzaminim joinvaziv që ndihmon në identifikimin e dëmtimeve të tendinave, inflamacioneve dhe shkaqeve të dhimbjes ose kufizimit të lëvizjes.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri

29 0
Variçet, pse krijohen dhe kush duhet të tregojë më shumë kujdes?

Shfaqja e variçeve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, por cilët janë ata dhe kur duhet të tregojmë më shumë kujdes?

Ju ftojmë të ndiqni shpjegimin e kirurgut kardio-vaskular, Dr. Artan Jahollari, në Spitalin Amerikan 3, për të kuptuar më mirë shkaqet e shfaqjes së variçeve dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e tyre.

Për konsultë, kontaktoni në 042 357 535 ose rezervoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Variçe #ArtanJahollari

60 1
Çarja e daulles së veshit, cilat janë shenjat dhe si trajtohet?

Dr. Shk. Emirjona Vajushi, mjeke ORL pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon cilat janë shenjat që mund të tregojnë një çarje të daulles së veshit, shkaqet që mund ta shkaktojnë dhe rastet kur nevojitet trajtim kirurgjikal.

Dhimbja, ulja e dëgjimit, sekrecionet nga veshi dhe zhurmat në vesh mund të jenë shenja që kërkojnë vlerësim nga mjeku ORL. Në disa raste, çarja mund të mbyllet vetë, ndërsa në raste të tjera mund të nevojitet ndërhyrje kirurgjikale, e njohur si timpanoplastikë.

Ndiqni Dr. Shk. Emirjona Vajushi për të mësuar më shumë rreth shenjave të dëmtimit të daulles së veshit dhe mundësive të trajtimit.

Për informacion ose konsultë me mjekët tanë, kontaktoni në 042357535 ose vizitoni rezervime.spitaliamerikan.com.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#SpitaliAmerikan #Veshi #DaulljaEVeshit #Timpanoplastika #ORL #EmirjonaVajushi

58 1
Në Spitalin Amerikan kujdesi për shëndetin tuaj vazhdon edhe ditën e shtunë. 💙
Për t’ju ardhur në ndihmë sa herë keni nevojë, spitali ynë qëndron i hapur edhe të shtunën, duke ofruar një sërë shërbimesh mjekësore me të njëjtin standard profesionalizmi dhe përkushtimi.
📍 Sepse shëndeti nuk pret!
______
📞 +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1
---
#SpitaliAmerikan #HapurEdheTeShtunen #KujdesShendetesor #PraneJushGjithmone

21 0
🫀 Çfarë i dëmton arteriet në heshtje?

Arteriet e shëndetshme janë elastike dhe mundësojnë qarkullimin normal të gjakut në organizëm. Megjithatë, me kalimin e kohës disa faktorë mund të dëmtojnë gradualisht muret e tyre, pa shkaktuar simptoma të dukshme në fazat e hershme.

Faktorët më të zakonshëm që dëmtojnë arteriet janë:
• Hipertensioni
• Duhanpirja
• Diabeti
• Kolesteroli i lartë

Dëmtimi i shtresës së brendshme të arteries krijon kushtet për grumbullimin e yndyrnave, kolesterolit dhe qelizave inflamatore, duke çuar në formimin e pllakave në muret e arterieve.

Ky proces quhet aterosklerozë dhe zhvillohet gradualisht, shpesh për vite me radhë pa simptoma.

Me kalimin e kohës, pllakat aterosklerotike mund të ngushtojnë arteriet dhe të kufizojnë qarkullimin e gjakut. Në disa raste, ato mund të çahen papritur dhe të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut.

⚠ Ateroskleroza mund të çojë në:
• Infarkt të miokardit
• Goditje në tru
• Sëmundje të tjera serioze kardiovaskulare

🩺 Çfarë rekomandohet për parandalim dhe kontroll?

✔ Kontroll periodik i tensionit arterial
✔ Monitorim i glicemisë
✔ Kryerje e profilit lipidik (kolesterol & trigliceride)
✔ Aktivitet fizik i rregullt
✔ Ushqyerje e balancuar
✔ Ndërprerje e duhanit
✔ Konsultë kardiologjike nëse keni faktorë rreziku

📍 Identifikimi i hershëm dhe kontrolli i faktorëve të rrezikut luajnë rol kyç në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan

37 0
Poliklinika e Spitalit Amerikan 3, e hapur çdo të shtunë!

Nëse gjatë javës e keni të vështirë të kryeni vizita tek mjekët specialistë, tani keni mundësinë t’i realizoni ato edhe të shtunave. Në dispozicionin tuaj janë shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në këto fusha:

• Endokrinologji
• Neurologji
• Hematologji
• Pneumologji
• Gjinekologji
• Kardiologji
• ORL
• Radiologji
• Reumatologji
• Ortopedi
• Gastrohepatologji
• Pediatri
• Psikiatri
• Proktologji
• Alergologji

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni këtu: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan – përqafo jetën!

#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #kujdesishëndetësor

5 0
Prestigjiozja Gastrointestinal Disorders i jep vëmendje studimit të Dr. Xhensila Pemaj nga Spitali Amerikan 3 
 
Dr. Xhensila Pemaj, mjeke gastrohepatologe pranë Spitalit Amerikan 3 dhe autore e parë e studimit, ka publikuar një kërkim shkencor në revistën ndërkombëtare Gastrointestinal Disorders, botuar nga MDPI.

Studimi, Prevalence of Vitamin D Deficiency and Its Association with Disease Activity in Patients with Inflammatory Bowel Disease in Albania, përfshiu 96 pacientë me sëmundjen inflamatore të zorrëve dhe 563 persona në grupin e kontrollit. 

Rezultatet treguan se pacientët me këtë sëmundje kishin nivele mesatare më të ulëta të vitaminës D. Vetëm 12.5% e tyre kishin nivele prej të paktën 30 ng/mL.
Te pacientët me kolit ulceroz u evidentua gjithashtu një lidhje e dobët midis niveleve të vitaminës D dhe aktivitetit të sëmundjes.

Studimi sjell të dhëna nga pacientët në Shqipëri dhe kontribuon në zgjerimin e njohurive mbi nivelet e vitaminës D te personat me sëmundjen inflamatore të zorrëve. Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e vlerësimit të vitaminës D në kuadër të kujdesit të individualizuar, ndërsa nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë marrëdhënien e saj me aktivitetin e sëmundjes. 
 
Në Spitalin Amerikan 3, jemi krenarë për mjekët tanë që ndërthurin ekspertizën klinike me kërkimin shkencor dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional, duke promovuar mjekësinë e bazuar në evidenca.

👏 Urime Dr. Xhensila Pemaj për këtë publikim shkencor!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

169 13
Në vijën e parë të kujdesit për çdo urgjencë. 🚑

Urgjenca e Spitalit Amerikan 1 ofron shërbim të shpejtë dhe të specializuar për pacientët.

Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave.

Shërbim mjekësor 24 orë në 7 ditë të javës, nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, RM (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe laboratorë 24 orë.

📞 Telefono: +355 67 20 29 559

38 2




Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan

Check-Up Femra
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Creatinemia
  • Azotemia
  • Lipidogramë
  • TSH
  • Glicemi esëll
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubine Totale
  • Ferritinë
  • Urinë komplet
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Echo mamme (bilaterale)
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu
Check-Up Meshkuj
  • Gjak komplet
  • CR. Proteina
  • D-dimere
  • Glicemi esëll
  • TSH
  • Lipidogramë
  • ALT (SGPT)
  • AST (SGOT)
  • Bilirubinë Totale
  • PSA Totale
  • Azotemia
  • Creatinemia
  • Grafi pulmoni P.A.
  • EKG
  • Vizitë e përgjithshme
  • Konsultë Psikologu

Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.

Urgjenca

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN ofron shërbimi të specializuar dhe në kohën e duhur për pacientët. Menaxhon me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Stafi mjekësor

Stafi mjekësor në Spitalin Amerikan përbëhet nga mjekë shqiptarë dhe të huaj me edukim në universitetet me të njohura, si dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë në vend dhe jashtë. Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Spitalin Amerikan mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot, në vend dhe rajon.

Check up, kontrolli periodik

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.

Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i American Hospital Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.

Të gjitha botimet

Çertifikime, Karta të Pacientit, Sponsor

The American Hospital AssociationKarta Pediatrike
Karta VitalPartner FSHF

Klientë dhe Partnerë

Jemi Online. Si mund t'ju ndihmojmë?