

Imazheri e Avancuar
Një nga armët më të forta të një institucioni të mirë shëndetësor është pa diskutim imazheria e avancuar që thotë fjalën e fundit në diagnostikimin e shumë sëmundjeve dhe marrjen e vendimit për trajtimin e tyre. Në Spitalin Amerikan stafi i mjekëve radiologë dhe teknikë të specializuar, bazuar edhe në aparaturat më moderne të imazherisë, ofrojnë maksimumin e precizionit në mbështetjen me imazhe të diagnostikimit të saktë.
- Tomografi e Kompjuterizuar (Skaner) 64 detektorë
- CT kardiake
- Rezonancë Magnetike 1.5 Tesla
- Shintigrafi
- Mamografi
- Densitometri e kockës
- Rreze-x Dixhitale
- Ekografi / Doppler