Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Fekondimi in Vitro (IVF)

By Spitali Amerikan -

Fekondimi in Vitro (IVF)

Cfarë është?

Fekondimi in Vitro (Fertilizimi In Vitro) është trajtimi më madhor dhe më kompleks i infertilitetit. Gjithmonë ai duhet të paraprihet nga një fazë parapërgatitore e cila përfshin vlerësimin e historisë infertile dhe të trajtimeve të ciftit, zgjedhjen e protokollit të duhur të stimulimit dhe aplikimin e medikamenteve apo procedurave të ndryshme të cilat mund të optimizojnë akoma më shumë shanset e suksesit të IVF.

Në fillim të fertilizimit in vitro kemi fazën e stimulimit ovarian e cila zgjat afro 8 – 14 ditë. Stimulimi zakonisht me injeksione subkutane të cilat nuk dhembin dhe mund të kryhen nga vetë pacientja në mënyrë ambulatore (pa ndihmën e mjekut apo infermieres). Gjatë kësaj periudhe pacientja monitorizohet përmes ekografisë transvaginale dhe dozimeve hormonale për të përcaktuar sa më saktë momentin se kur ovocitet (vezët) arrijnë maturitetin (pjekurinë).

Pas fazës së stimulimit ovarian femra i nënshtrohet aspirimit të ovociteve (vezëve). Aspirimi apo mbledhja e vezëve bëhet nën drejtimin ekografik transvaginal dhe nën anestezi. (figura 1) Pas kësaj procedure pacientja mund të largohet nga spitali brenda disa orëve.

Figura 1. Aspirimi i ovociteve (Egg Collection)
Figura 2. Embriologu duke ekzaminuar qelizat ne mikroskop

Gjatë kohës që ndodh aspirimi i vezëve, bashkëshorti jep spermën e tij në një tjetër ambient privat të klinikës. Sperma e bashkëshortit ekzaminohet dhe prej saj zgjidhen spermatozoidet më të shëndetshme. Në rastet me azoospermi (mungesë e spermatozoideve në ejakulat) pacientit i rekomandohet ekstraksioni kirurgjikal i spermës nga testikujt, teknikë kjo minimalisht invazive dhe që nuk zgjat më shumë se 30 minuta.

Pas marrjes së vezëve, ato ekzaminohen nga embriologu dhe prej tyre zgjidhen mundësisht vetëm ato me pjekuri maksimale. (figura 2) Janë pikërisht këto ovocite (vezë) të cilat bashkohen me spermatozoidet nën drejtimin e mikroskopit. (figura 3) Rreth 40 orë pas këtij bashkimi kontrollohet fertilizimi dmth sa prej këtyre vezëve janë konvertuar në embrione pas bashkimit me spermatozoidet. Është pikërisht ky moment (fertilizimi i vezës) që i ka dhënë emrin të gjithë procedurës nga fillimi deri në fund.

Në Fertilizim In Vitro, bashkimi i vezës (fertilizimi) me spermatozoidin mund të kryhet në dy mënyra:

  • IVF klasik – Veza (ovociti) vendoset në një epruvetë me 1000-1500 spermatozoide për tu fertilizuar (në mënyrë spontane nga njeri prej këtyre spermatozoideve),
  • ICSI (Mikro-manipulimi ose Intra-Citoplazmatik Sperm Injection) – Spermatozoidi injektohet direkt nën drejtimin e embriologut në brendësi të ovocitit (vezës). Pra ICSI vlen edhe për ato raste kur numri i qelizave spermatozoide është shumë i vogël. (figura 4)

Embrionet ruhen në laborator dhe transferohen në mitër në ditët 2, 3 ose 5 të jetës së tyre. Transferta e embrioneve është një teknikë pa dhimbje, nuk kërkon anestezi dhe kryhet nën drejtimin ekografik. (figura 5) Pacientja mund të largohet nga spitali 30 minuta pas transfertës. 12 ditë pas transfertës pacientja këshillohet të kryejë analizën e beta-HCG e cila në rastet me sukses do të vertetojë një shtatzani. Në rastet kur formohen shumë embrione cifti gëzon edhe opsionin e ruajtjes së tyre në ngrirje.

Figura 3. Veza e maturuar (Ovocit M II)
Figura 4. Paraqitje skematike e fertilizimit sipas metodes ICSI
Figura 5. Paraqitje skematike e transfertes se embrioneve

Fertilizimi in vitro ka shanse suksesi që variojnë në varësi të moshës së parterit femër kryesisht. Kuptohet sa më e madhe kjo moshë aq më të pakta janë edhe shanset e suksesit të IVF. Kjo shpjegohet me reduktimin e rezervës ovariane sidomos pas moshës 35-37 vjecare.

Kur është momenti për Fertilizim In Vitro?

Ne shumicen e rasteve IVF indikohet per te trajtuar infertilitetin. Megjithate, ne nje pjese te vogel te rasteve, Fertilizimi In Vitro indikohet edhe ne rastet me anomali gjenetike kur kerkohet lindja e nje femije pa anomali gjenetike apo kur kerkohet trajtim per kancer apo semundje te tjera.

  • Kur tubat e fallopit nuk funksionojnë si duhet ose janë të bllokuar
    Në këto femra, veza e ka të vështirë ose të pamundur të takohet me spermatozoidin (duke shkaktuar infertilitet) dhe embrioni e ka të veshtirë ose të pamundur të udhëtojë drejt mitrës (duke shkaktuar barrë jashtë mitre).
  • Probleme me ovulacionin
    Në këto femra ovulacioni (celja e vezës) është i rrallë ose mungon. Për këtë arsye ato janë më pak fertile se femrat e tjera.
  • Insuficienca premature e vezoreve (Premature ovarian failure – POF)
    Në këto femra me POF, humbja e funksionit të vezoreve ndodh përpara moshës 40 vjec. Humbja e funksionit të vezoreve bën të pamundur fertilitetin e një femre.
  • Endometrioza
    Endometrioza ndodh kur qeliza nga kaviteti i mitrës (endometri) implantohen jashtë mitrës duke dëmtuar funksionin e ovareve (vezëve), tubave të fallopit dhe mitrës.
  • Probleme me spermën
    Përqëndrimet e ulëta të spermatozoideve në spermë, lëvizshmëria e reduktuar apo anomalitë në morfologjinë (cilësinë) e tyre e bëjnë të veshtirë ose të pamundur shtatzaninë në mënyrë natyrale.
  • Infertilitet i pashpjegueshëm
    Në këto raste nuk është gjetur asnjë shkak për infertilitet.
  • Sëmundje / defekte gjenetike
    Nqs njeri nga partnerët është mbartës i një defekti gjenetik, atëherë ekziston mundësia që ky defekt ti transmetohet edhe fëmijëve të këtij cifti. Kjo mund të shmanget vetëm përmes diagnozës pre-implantacionale gjenetike (PGD – Preimplantation Genetic Diagnosis) e cila kërkon patjetër Fertilizim In Vitro. Gjatë PGD, embrionet e përftuara me anë të Fertilizimit In Vitro, analizohen nga ana gjenetike dhe vetëm embrionet normal transferohen në mitër.
  • Ruajtja e fertilitetit në rastet me kancer apo me sëmundje të tjera.
    Nqs planifikohet që të fillohet një trajtim për të luftuar kancerin (radioterapi, kimioterapi, kirurgji) atëherë kjo mund të dëmtojë fertilitetit. Për këtë arsye Fertilizimi In Vitro është një opsion i vlefshëm. Femrat (në varësi të faktit në se janë single apo kanë partner) mund të ruajnë vezët në laborator dhë ti përdorin për fertilizim në një moment të dytë ose mund ti fertilizojnë dhe të ruajnë embrionet për ti transferuar në mitër në një moment të dytë.

Përse IVF në Spitalin Amerikan?

Për trajtimet e sterilitetit dhe Fekondimit In Vitro është shumë e rëndësishme jo vetëm mbështetja nga teknologjitë më të fundit, por edhe mjekë, infermiere dhe një personel me përvojë dhe i specializuar. Kur të gjitha analizat dhe ekzaminimet e kryera gjatë periudhës së diagnostikimit të sterilitetit e deri në procesin e trajtimit mbikëqyren e kontrollohen nga profesionistë me përvojë, mundësitë për rezultate pozitive janë më të mëdha.

Figura 6. Departamenti i Mjeksisë Riprodhuese dhe Fertilizimit In Vitro në Spitalin Amerikan ju vjen në ndihmë cifteve infertile me një laboratorin më modern të IVF në vend.
Figura 7. Binjake me IVF pas 22 viteve infertilitet

Personel profesionist dhe me përvojë në fushën e shëndetit riprodhues dhe Fekondimit In-Vitro

Departamenti i Mjeksisë Riprodhuese dhe Fertilizimit In Vitro në Spitalin Amerikan ju vjen në ndihmë cifteve infertile me një ekip mjekësh gjinekologë dhe embriologë të specializuar jashte vendit dhe me një laborator modern IVF.

Në vend të metodave të zakonshme e klasike të trajtimit, pacientët ju nënshtrohen trajtimit të personalizuar, që përcaktohet në bazë të eksperiencës së suksesëshme disavjecare të këtij ekipi, e bashkërenduar kjo edhe me arritjet më të reja në shkencën e Riprodhimit të Asistuar.

Departamenti i Mjeksisë Riprodhuese dhe Fertilizimit In Vitro është i pajisur me aparaturat më moderne, me qëllim ofrimin e shanseve më të larta për sukses.

Shërbimet që ofron departamenti i mjeksisë riprodhuese dhe Fertilizimit In Vitro në Spitalin Amerikan janë si më poshtë:

  • Konsultë me mjek specialist në Mjeksinë Riprodhuese dhe Fertilizim In Vitro
  • Vlerësim i shkaqeve të infertilitetit
  • Induksion të Ovulacionit
  • Inseminim Intrauterin – IUI
  • Fertilizim In Vitro konvencional
  • Fertilizim In Vitro me ICSI (Intracytoplasmatic Sperm Injection)
  • In Vitro Maturation
  • Kulturë e embrioneve deri në stadin e blastokistit
  • Assisted Hatching
  • Diagnozë Gjenetike Pre-Implantancinale – PGD (Pre-Implantation Genetic Diagnosis & Screening)
  • Time Lapse Embryo Imaging – (MIRI –TL): i vetmi ne Shqiperi.
  • Krioprezervim të embrioneve (ngrirje të embrioneve)
  • Kripprezervim të ovociteve (ngrirje të vezëve)
  • Kriprezervim të spermës (ngrirje të spermës)
  • Sperm & Oocyte Donation
  • Trajtim i infertilitetit mashkullor
  • Teknikat për ekstraksionin kirurgjikal të spermës në rastet e meshkujve me azoospermi (PESA, TESA, TESE, Micro TESE)
  • Trajtim i humbjeve të përsëritura të shtatzanisë
  • Laparoskopi
  • Histeroskopi

Rekordet e Spitalit Amerikan në Shqipëri:

Rekordet shqiptare në fushën e Mjeksisë Riprodhuese & Fertilizimit In Vitro mbahen nga Spitali Amerikan. Më poshtë gjeni të renditura në mënyrë të detajuar cdo rast.

2018 – Më e moshuara paciente në Shqipëri që u bë nënë. Bëhet fjalë për pacienten italiane A. M e cila në moshën 62 vjecare lindi një vajzë të shëndetshme pas një cikli Fertilizimi In Vitro të realizuar me sukses nga dr. Elton Peci dhe emb. Besfort Ferhati.

2017 – Lindja e parë në Shqipëri pas një cikli Fertilizimi In Vitro me Ovocite të kriokonservuara (ruajtura në ngrirje). Bëhet fjale për pacienten F. N e cila lindi dy djem të shëndetshëm pas trajtimit të mësipërm të realizuar me sukses nga Dr. Elton Peci dhe embriolog Besfort Ferhati.

2017 – Lindja e parë në Shqipëri pas një cikli Fertilizimi In Vitro me monitorizim të embrioneve me teknologjinë Time – Lapse. Bëhet fjale për pacienten J. C e cila lindi një vajzë të shëndetshme pas trajtimit të mësipërm të realizuar me sukses nga Dr. Elton Peci dhe emb. Besfort Ferhati.

2016 – Lindja e parë në Shqipëri pas një cikli Fertilizimi In Vitro me In Vitro Maturation të ovociteve jo mature. Bëhet fjale për pacienten E. S e cila lindi një djalë të shëndetshëm pas trajtimit të mësipërm të realizuar me sukses nga Prof. Dr. Hakan Satiroglu dhe emb. Besfort Ferhati.

2013 – Më e moshuara femër shqiptare që u bë nënë. Bëhet fjalë për pacienten N.K e cila në moshën 56 vjecare lindi një vajzë të shëndetshme pas një cikli Fertilizimi In Vitro të realizuar me sukses nga dr. Elton Peci.

2013 – Më e moshuara femër shqiptare që u bë nënë me binjakë. Bëhet fjalë për pacienten R. F e cila në moshën 52 vjecare lindi dy djem të shëndetshëm pas një cikli Fertilizimi In Vitro të realizuar me sukses nga dr. Elton Peci.

Kardiokirurgji

By Spitali Amerikan -

Kardiokirurgji

Nderhyrjet torakale

  • Operacionet a kancerit te mushkerive ( lobektomi, pneumonektomi)
  • Operacionet e tumoreve benigne te mushkeris dhe kutise torakale ( wedge resection, lobectomi, pneumonektomi)
  • Operacionet e infekcioneve te mushkeris
  • Operacionet e infekcionit te pleures ( empiema), dekortikim i mushkerise.
  • VATS (video assisted thoracic surgery) per pneumotorax, biopsi te mushkeris, dreinim i fluidit pleural
  • Mediastinoskopi biopsi e gjendrrave limfatike
  • Mediastinotomi
  • Operacionet e defekteve te kutis torakale (pectus excavatum, pectus carinatum)
  • Transplantimi i mushkeris

Ndërhyrjet kardiokirurgjikale

  • Bypass koronar (me ose pa qarkullim ekstrakorporal);
  • Riparim apo zëvendësim i valvulës së aortës;
  • Riparim apo zëvendësim i valvulës mitrale;
  • Ndërhyrje multivalvulare;
  • Riparim i sëmundjeve kongjenitale tek të rriturit;
  • Riparimi i aneurizmës së aortës;
  • Çarjet e aortës;
  • Të tjera ndërhyrje kirurgjikale tek pacientët me insuficience kardiake te avancuar.

Ndërhyrjet vaskulare

  • Sëmundjet periferike arteriale (bypass aorto-bifemoral, aorto-femoral, femoro-politeal, bypasset ekstraanatomike etj.);
  • Ndërhyrjet në arteriet karotide;
  • Ndërhyrjet në venat varikoze.

Kardiologji

By Spitali Amerikan -

Kardiologji

Departamenti i Kardiologjisë është guri i parë i themelit të Spitalit Amerikan, njëherazi edhe krenaria më e madhe e punës së gjithë këtyre viteve. I ngritur në një kohë që pacientët kardiakë linin vendin për t’u diagnostikuar dhe trajtuar jashtë, kardiologjia e Spitalit Amerikan çeli një epoke të re në mjekësinë moderne shqiptare. Ekipi i kardiologëve të talentuar ka trajtuar në vite mijëra pacientë të problematikave të ndryshme kardiake, përfshirë edhe rastet më ekstreme të infarkteve akute të miokardit dhe shokut kardiogjen. Me ekipin e gjerë të trajnuar në disiplinat përkatëse dhe me aparaturat më moderne, Departamenti i Kardiologjisë mbulon me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës çdo kërkesë të poliklinikës dhe urgjencave kardiake duke i trajtuar në mënyrë medikale, me koronaroangiografi, stentime në rast nevoje, studim elektrofiziologjik, ablacion, pacemaker, defibrilatorë, mbyllje defektesh të lindura e deri trajtimi me shumë suksese me rrugë perkutane i disekimeve të aortes.

Përveç trajtimit medikal dhe metodave invazive, Departamenti i Kardiologjisë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe edukimit të pacientit lidhur me parandalimin dhe trajtimin në kohë të sëmundjeve kardiake duke organizuar pothuaj në mënyrë të përhershme fushata check up kardiak me paketa kardiologjie shumë ekonomike dhe promovimin e tyre në masën e gjerë të popullatës.

Një gur themeli në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës është dhe bashkëpunimi me departamentin e imazherisë së avancuar nëpërmjet metodave imazherike moderne si angio skaner koronar, rezonancës magnetike, eko stress apo Calcium score. Por mbi të gjitha në themel të suksesit të departamentit të kardiologjisë ka qenë dëshira për t`iu gjendur pranë pacienteve në ditët e tyre më të vështira, pasioni për punën dhe sakrifica personale e gjithë stafit ditë e natë, ditë pushimi e ditë festash.

Shërbimet kryesore:

1. Vizitë mjekësore
2. EKG
3. EKO zemre transtorakale
4. EKO zemre transezofageale
5. EKG stres test (Provë ushtrimore)
6. EKO stres dobutamine
7. HOLTER i ritmit
8. HOLTER i presionit arterial
9. Koronarografi
10. Angioplastike koronare (Implantim i stenteve koronare)
11. Implantim i Pacemaker-it
12. Studim elektrofiziologjik
13. Ablacion i aritmive
14. Kateterizim i zemrës
15. Implanim defibrilatori të omplantueshëm (ICD)
16. Implantim CRT (resinkronizim kardiak)
17. TEVAR Riparim endovascular i aortës torakale
18. EVAR Riparimi endovascular i aneurizmës së aortës
19. Mbylje perkutane e defektit interatrial
20. Mbyllje perkutane e defektit interatrial
20. Riparim i koarktacionit të aortës
21. Stentim i arterieve renale
22. Valvuloplasti aortale me ballon
23. Perikardiocentezë

Kirurgji e Përgjithshme

By Spitali Amerikan -

Kirurgji e Përgjithshme

Kirurgjia është një teknikë mjekësore e cila nënkupton kryerjen e një veprimi fizik mbi indet, më shpesh me një incision (prerje) dhe suturë (qepje).

Kirurgjia e përgjithshme dhe ajo viscerale (digjestive) është një degë e kirurgjisë, e cila trajton patologjitë kirurgjikale të tubit tretës (digjestiv), por edhe jashtë tubit tretës, si patologjitë e paretit abdominal, patologjitë e gjëndrave endokrine (gjendrat tiroide apo ato mbiveshkore), patologjitë kirurgjikale të shpretkës, të gjirit, tumoret sipërfaqësore etj.

Kirurgjia laparoskopike është një variant i kirurgjisë klasike laparotomike (kirurgjisë së hapur). Ajo konsiston në kryerjen e një prerje të vogël përmes së cilës mbushet kaviteti abdominal me dioksid karboni dhe duke parë më pas nëpërmjet një kamere kryhen veprime të ndryshme kirurgjikale me instrumentet përkatëse.

Kirurgjia laparoskopike konsiderohet kirurgjia e mijëvjeçarit të tretë. Fillimisht e aplikuar në gjinekologji dhe më pas në kirurgji viscerale (kolecistektomia e parë u krye nga Philippe Mouret në Lyon 1987) sot ka kudo tentativa dhe rezultate premtuese për trajtimin e patologjive të ndryshme kirurgjikale me laparoskopi.

Zhvillimi i kirurgjisë digjestive në Spitalin Amerikan

Kirurgjia digjestive funksionon në këtë spital prej shtatorit të vitit 2008 me hapjen dhe funksionimin e mirë, bashkëveprues dhe intensiv të shërbimeve poliklinike, laboratorike dhe imazherike moderne, bllok operator dhe reanimacion bashkëkohor dhe shërbim kirurgjikal totalisht i kompletuar.

Kirurgjia përfshin një staf të kualifikuar me specializime afatgjata në SHBA, Francë, Danimarkë, Belgjikë, Itali, Austri, Turqi etj.

Kirurgjia e Përgjithshme realizon:

1. Konsultat kirurgjikale dhe pjesëmarrjen në staf onkologjik dhe në vendimmarrjen e tij;

2. Operacionet për patologjitë kirurgjikale të ezofagut:

  • polipe të ezofagut;
  • kancer ezofageal;
  • stiktura të ezofagut;
  • achalazi.

3. Operacione gastrike (mbi stomakun):

  • trajtim kirurgjikal i ndërlikimeve të ulcerës peptike si stenoza, hemorragji, fistulizime, perforacione;
  • trajtim i neoformacioneve si kancer gastrik
  • korrigjimin e patologjive të stomakut të operuar;

4. Operacione për intestinin (zorrën e hollë):

  • tumore intestinale dhe të mezenterit;
  • trajtimin e okluzioneve të ndryshme;
  • trajtimin e sëmundjes së Chronit

5. Operacione kolo-rektale (zorrën e trashë):

  • trajtimin e kancerit të kolonit
  • trajtimin e kancerit të rektumit
  • trajtimin e divertikulitit, kolitit ulceroz

6. Operacione për rrugët biliare dhe heparin (mëlçinë):

  • kalkulozën e kolecistës (gurët në tëmth);
  • kalkulozën e rrugëve biliare;
  • ikterin mekanik;
  • echinokokun e heparit;
  • absceset e heparit;
  • tumoret e heparit
  • transplantin e heparit

7. Kirurgjia e pankreasit:

  • trajtimi i pseudokisteve të pankreasit;
  • trajtimi i tumoreve të pankreasit;
8. Tumoret e indeve të buta:

  • trajtimi i lipomave;
  • trajtimi i formacioneve të buta të lëkurës dhe nënlëkurës;

9. Kirurgjinë e paretit abdominal:

  • herniet inguinale;
  • herniet umbilikale;
  • herniet incizionale (laparocelat);

10. Kirurgjinë endokrine:

  • patologjitë e gjëndrave tiroide;
  • patologjitë e gjëndrave mbiveshkore;
  • patologjitë e gjëndrave paratiroide;

11. Kirurgjia e obezitetit

  • operacionet për rënien në peshë

12. Kirurgjia e gjirit

  • tumoret beninje të gjirit
  • kanceri i gjirit

13. Përdorim të laparoskopisë në trajtimin e patologjive të ndryshme intraabdominale duke tentuar të realizoje teknikat bashkëkohore;

14. Ndjekje adekuate dhe sipas protokolleve të fundit spitalore;

15. Disponibilitet në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të urgjencave kirurgjikale, si:

  • abdomen akut;
  • apendicit akut;
  • kolecistit akut;
  • peritonitet akute;
  • okluzionet intestinale (bllokimi i zorrës);
  • hernie të inkarceruara;
  • drenim të absceseve të ndryshme.
  • trauma abdominale

Kirurgji Plastike

By Spitali Amerikan -

Kirurgji Plastike

Kirurgjia Plastike Rikonstruktive dhe Estetike është një nga degët e kirurgjisë, që ndahet ne dy disiplina: kirurgjia estetike dhe kirurgjia rikonstruktive.

Kirurgjia Rikonstruktive synon të korrigjojë dhe riparojë defektet morfologjike dhe funksionale apo humbjet substanciale të indeve të ndryshme (të lëkurës, nënlëkurës, muskujve, kockave, etj) të lindura apo të fituara nga traumat, tumoret ose sëmundjet degjenerative.

Kirurgjia estetike synon alternimin e pjesëve të ndryshme të fytyrës apo trupit me qëllim estetik, duke rritur vetëbesimin dhe krijuar pacientë më të lumtur.

Që prej vitit 2008, mijëra pacientë i kanë besuar Spitalit Amerikan zgjedhjen e tyre për një trup më të bukur, një pamje më perfekte apo revizionimin e një dëmtimi të mëparshëm.

Kirurgjia Plastike e Spitalit Amerikan, jo vetëm u ka dhënë përgjigje kërkesave të atyre që kërkojnë një pamje më të sofistikuar, por ka thyer përfundimisht tabunë që kirurgjia plastike bëhet jashtë vendit.

Ndërhyrjet që trajtohen nga ky department përfshijnë;

Kirurgji Estetike

  • Kirurgji e Gjoksit
  • Zmadhim i gjoksit me implant
  • Zmadhim i gjoksit me dhjamë
  • Mastopeksi (Lifting i gjoksit)
  • Zvogëlim i gjoksit
  • Heqje e implanteve të gjoksit
  • Revizionim i implanteve të gjoksit

Heqje e Dhjamit

  • Liposuction
  • Liposuction (VASER)
  • Heqje e dhjamit me metoda minimal invasive
  • Lifting të trupit (pas rënies drastike në peshë ose shtatëzanive)
  • Brachioplasty (Lifting i krahëve)
  • Abdominoplasty (Estetike e barkut)
  • Thigh Lift (Lifting i kofshëve)
  • Body Lift (Lifting i trupit)
  • Gluteoplasty (Zmadhim/Lifting i vitheve)
  • Mommy make over (Estetikë për nënat)

Fytyra dhe Qafa

  • Brow Lift (Ngritje e vetullave)
  • Lifting i Ballit
  • Bichectomy (heqje e dhjamit te faqeve)
  • Lipofilling Facial (Mbushje e mollëzave dhe fytyrës me dhjamë)
  • Mentoplasty (Kirurgji e Mjekrës)
  • Otoplasty (Kirurgji e veshëve)
  • Blepharoplasty (Kirurgji e qepallave të syrit)
  • Rhytidectomy (Lifting i fytyrës)
  • Lifting i qafës
  • Rhinoplasty (Kirurgji e hundës)
Procedura Minimal Invazive

  • Botulinum Toxin (Botox)
  • Peeling Kimik
  • Dermabrazion
  • Filler Dermal
  • PRP
  • Heqje e tatuazheve me kirurgji

Operacione specifike për Meshkujt

  • Gynecomastia (zvogëlim i gjirit tek meshkujt)

Operacione specifike për Femrat

  • Labioplasty (estetikë vaginale)
  • Hymenoplasty (Rikthim i virgjërisë)
  • Vaginal Tightening (ngushtim i vaginës)

Kirurgji Rikonstruktive

  • Rikonstruksion i gjirit pas ose gjatë mastektomisë
  • Zvogëlim i gjirit
  • Korrigjim i çarjes së buzës apo qiellzës (cleft lip palate)
  • Heqje e nishaneve
  • Rikonfirmim i seksit (kirurgji për transseksualet)
  • Kirurgji e dorës
  • Kirurgji per Migrenën
  • Panniculectomy (Heqje e barkut të varur)
  • Septoplasty (Korrigjim i deviacionit të perdes së hundës)
  • Revizionim i shenjave të mëparshme
  • Heqje e kancerit të lekurës
  • Ekspandim i lëkurës për rikonstruksion

Laborator

By Spitali Amerikan -

Laborator

Gjatë një periudhe 12 vjeçare të punës në American Hospital, që prej çeljës së Spitalit të parë Amerikan në dhjetor të vitit 2006, Departamenti i Laboratorit klinik – biokimik, imunologjik, mikrobiologjik dhe patologjik ka kryer suksesshëm suportin laboratorik të pacientëve ambulatorë & hospitaliere, në parandalimin dhe diagnostikimin e patologjive të ndryshme, me protokolle të pacientëve që nga emergjencat, pacientet pre-operatore, të kimioteraapisë, të hemodializës e deri në pacientët post-transplant.

Rrjeti i parë laboratorik në Shqipëri, i çertifikuar me ISO 15189;2012, standartin më të lartë të cilësisë.

Laboratori ofron një gamë tepër të gjerë ekzaminimesh laboratorike: 1600 ekzaminime të ndryshme referuar literaturës botërore dhe realizim sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare.

Qysh në fillimet e tij ky laborator u konceptua dhe u ndërtua me teknologjinë më të fundit në fushën laboratorike totalisht automatike, me identifikim dhe barkodim të pacientit që në hyrje të tij.

Këto aparatura tërësisht automatike minimizojnë në maksimum gabimet që sjellin metodat e mëparshme manuale. Bashkëngjitur kësaj teknologjie është dhe pajisja e këtij laboratori me sistemin informatik laboratorik që shmang gabimet njerëzore në ngatërrimin e mostrave të gjakut të pacientëve dhe njëkohësisht në arshivimin e të gjithë rezultateve laboratorike të çdo pacienti . Këto rezultate janë disponibël në çdo moment kur pacientit i nevojiten për informacion të gjëndjes së tij shëndetësore, për qëllime krahasuese të rezultateve laboratorike pre dhe post-terapeutike.

Rrjeti laboratorik është i shtrirë në 9 njësi të Spitalit Amerikan në Tiranë, Fier, Durrës e Prishtinë dhe në 13 Laboratore satelite.

Në ambjentet e reja ofrojmë hapësira të ndërtuara me profesionalizëm për të ofruar kushtet optimale për shërbimet ndaj pacientëve.

Në American Lab Netëork (ALNet) do të gjeni:

  • Gatishmëri në shërbimin laboratorik 24 orë në çdo ditë të javës
  • Çmime të favorshme për të gjitha llojet e ekzaminimeve dhe shërbimeve
  • Oferta dhe paketa të vazhdueshme mbi ekzaminime të ndryshme për të gjitha grupmoshat.

Nefrologji

By Spitali Amerikan -

Nefrologji

Një nga departamentet pararojë, që bashkë me kirurgjinë e përgjithshme i kanë dhënë Spitalit Amerikan emrin e qendrës kryesore me të sukseshme të transplanteve në vend. Me rreth 200 transplante të suksesshme dhe 80 shtretër hemodialize që shërbejnë 24 orë në tre prej spitaleve tona, ky departament ka shënuar stadin më të avancuar në trajtimet që fusha e nefrologjisë moderne ofron sot në botë. Mjeket specialistë nefrolog punojnë ngushtë me specialistë të tjerë, duke përfshirë kardiologët, endokrinologët, infermierët, dietologet etj, për të ofruar kujdes të cilësisë së lartë dhe me kosto efektive për pacientët që vuajnë nga problemet që përfshijnë veshkat, hipertensionin me origjine renale ose infeksione te aparatit urinar.

Diagnostikim i sëmundjeve apo çrregullimeve të veshkave

  • Çrregullime të traktit urinar dhe përmbajtjes së urinës
  • Probleme të shkaktuara nga hipertensioni
  • Insuficiencë renale akute ose kronike
  • Aplikime hemodialize ne rastet akute
  • Biopsi e veshkës
  • Hemodializë dhe dializë peritoneale
  • Transplant i veshkave

Neurokirurgji

By Spitali Amerikan -

Neurokirurgji

Një nga strukturat neurokirurgjikale më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse në rajon.

Spitali Amerikan ofron kujdesin më të mirë neurokirurgjik, duke përfshirë procedurat më të komplikuara, që ndihmojnë të rriturit dhe fëmijët me kushte komplekse dhe serioze.

Neurokirurgët tanë kryejnë më shumë se 500 procedura intervenimi çdo vit. Në spitalin tonë përdoren qasje inovative, si kirurgjia e trurit zgjuar, kirurgjia e trurit me neuronavigim, kirurgjia e epilepsise, kirurgji endoskopike, radiokirurgjia dhe shumë të tjera.

Kujdesi i duhur, në kohën e duhur.

Teknologjia më e fundit MRI për kujdesin e trurit

Trajtimi i suksesshëm fillon me një diagnozë të saktë. Ekipi ynë i urgjencës merr kohën e duhur për të kryer një diagnostikim të saktë. Pacienti i nënshtrohet disa testeve në mënyrë që mjekët tanë të mund të identifikojnë saktësisht se çfarë po e shkakton sëmundshmërinë tuaj. Neurologët dhe neurokirurgët tanë punojnë me radiologë që përdorin teknologji inovative dhe të avancuara të imazhit, duke përfshirë MRI, elastografinë me rezonancë magnetike, DSA, skanimet PET dhe diagnostikimin molekular.

Trajtim neurokirurgjik i avancuar

Spitali Amerikan është lider në rajon në fushën e neurokirurgjisë me pajisje moderne, duke përfshirë një sallë BiPlan, endoskop, mikroskop, kirurgji të drejtuar nga imazhi, dhe salla moderne me reanimacion të kompletuar. Spitali ynë është një nga qendrat e pakta mjekësore në vend që ofron kirurgji të zgjuar të trurit. Kjo qasje mund t’u japë njerëzve me një tumor kompleks një mënyrë të sigurt për ta hequr atë duke minimizuar rrezikun ndaj të folurit dhe funksioneve të tjera jetësore.

Qendra e vetme mjekesore ku ofrohet trajtimi endovascular per trombozat intracerebrale, aneurizmat, malformacionet arterio-venoze, fistulat arterio-venoze dhe nje sere patollogjive te tjera vazale.

Neurokirurgët dhe neurologët tanë vazhdimisht marrin njohuri të reja për të përmirësuar diagnozën, terapitë dhe rezultatet për njerëzit me çrregullime të trurit, shtyllës kurrizore dhe sistemit nervor.

Kujdes bashkëpunues, ekip multidisiplinar

Neurokirurgët në Spitalin Amerikan janë pjesë e një ekipi multidisiplinar. Ata punojnë me ekspertë në shumë specialitete për t’ju ofruar kujdes të plotë. Këto ekipe përfshijnë mjekë të trajnuar për gjendjet e trurit dhe sistemit nervor; tumoret e trurit dhe sistemit nervor; imazhe të trurit dhe sistemit nervor; gjendjet muskuloskeletore; sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit; gjendjet e gjëndrave endokrine; mjekësi fizike dhe rehabilitim; medikamente kundër dhimbjeve dhe neuroonkologji.

Neurokirurgët pediatër ofrojnë kujdes neurokirurgjik me cilësi të lartë për fëmijët. Ata bashkëpunojnë me specialistë të tjerë për të ofruar kujdes gjithëpërfshirës dhe të koordinuar për fëmijët dhe adoleshentët me kushte serioze dhe komplekse, duke përfshirë epilepsinë, paralizën cerebrale, spina bifida dhe defektet e fetusit.

Spitali Amerikan ofron shumë procedura neurologjike dhe neurokirurgjikale, më kryesoret janë të listurara më poshtë. Jo të gjitha shërbimet janë të listurara, kështu që ju këshillojmë të telefononi dhe të lini një takim me mjekët tanë për patologjinë tuaj.

  • Kirurgjia e gliomave
  • Kirurgjia e meningiomave
  • Kirurgjia e neuromes akustike
  • Kirurgjia e keqformimit arteriovenoz
  • Kirurgjia e trurit të zgjuar
  • Kirurgjia e aneurizmës së trurit
  • Radiokirurgjia stereotaktike e trurit
  • Kirurgjia e tumoreve te ndryshem të trurit
  • Angioplastika karotide dhe stentimi
  • Endarterektomia e karotides
  • Kirurgjia e keqformimit Chiari
  • Biopsia mininvazive e masave te trurit me neuronavigacion
  • Bypass EC-IC (Kirurgjia e bypass ekstrakraniale-intrakraniale)
  • Procedurat endoskopike
  • Trajtimi endovascular per te gjithe gamen e patollogjive vazale
  • Kirurgjia e epilepsisë
  • Kirurgjia e spazmës hemifaciale
  • Kirurgjia e hydrocefalise
  • Trajnim lokomotor për dëmtimin e shtyllës kurrizore
  • Trajtimi endovaskular minimal invaziv
  • Neurokirurgji minimalisht invazive
  • Kirurgjia pediatrike e shtyllës kurrizore
  • Neurokirurgji pediatrike
  • Kirurgjia e tumorit të nervit periferik
  • Kirurgjia e tumorit të hipofizës ne rruge miniinvazive endoskopike
  • Kirurgjia e skoliozës
  • Menaxhimi i seksualitetit dhe fertilitetit pas dëmtimit të shtyllës kurrizore
  • Procedurat endoskopike transkraniale
  • Procedurat endoskopike transnazale
  • Kirurgjia e neuralgjisë trigeminale
  • Mikrokirurgjia e hernies diskale
  • Kirurgjia e stenozes spinale
  • Vertebroplastika
  • Stabilizimet e kolones

Neurologët, neurokirurgët dhe radiologet neurointervencionues te Spitalit Amerikan kanë përvojë në trajtimin e të gjitha llojeve të gjendjeve të trurit, shtyllës kurrizore dhe sistemit nervor. Ata punojnë me një ekip mjekësh të trajnuar në shumë fusha për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm për ju.

Neurologji

By Spitali Amerikan -

Neurologji

Neurologjia është specialitet mjekësor që ka të bëjë me çrregullime të sistemit nervor. Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha kategorive të sëmundjeve që përfshijnë sistemin nervor qendror dhe periferik ose ndryshe, sistemin nervor autonom dhe sistemin nervor somatik.

Departamenti i Neurologjisë ofron diagnostikimin dhe mjekimin e të gjithë gamës së sëmundjeve neurologjike. Mbështetur në ekzaminimet më të sofistikuara imazherike, stafi i specializuar i radiologjisë merret me interpretimin e tyre ( MRI, MRA CT, Angio-CT, ECHO Doppler, radiografi) dhe laboratori i specializuar diagnoztikojnë problemet neurologjike.

Në Laboratorin e Neuroelektrofiziologjisë kryhet EEG, Video EEG dhe polismonografi.

Për shumë diagnoza ofrohet jo vetëm konsulta ambulatore, por edhe shtrimi dhe trajtimi në kushtet adekuate.

Shërbimet

  • Sëmundjet vaskulare cerebrale (Aksidentet vaskulare cerebrale) – Ishemia dhe hemorragjia cerebrale;

Diagnostikimi i malformacioneve të vazave cerebrale (Aneurizma, AV, kavernoma etj)

  • Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjisë së karotideve (medikamentoz dhe kirurgjikal)
  • Sëmundjet Neurodegjenerative
  • Sëmundja e Parkinson;

Sindromet Demenciale;

Ataksitë spinocerebellare;

Skleroza amiotrofike laterale;

Sëmundja e Huntington etj.

  • Epilepsia (sindromet epileptike)
  • Dhimbjet e kokës
  • Patologjitë spinale dhe të nervave periferike (dëmtime medulare spinale, hernie diskale, neuropati të etiologjive të ndryshme)
  • Patologjitë muskulare

Obstetrikë Gjinekologji

By Spitali Amerikan -

Obstetrikë Gjinekologji

“Qendra e Gruas” është një nga klinikat më të avancuara të kësaj strukture. Me gamën e plotë të shërbimeve ndërhyrjeve kirurgjikale, monitorim i shtatzënisë dhe trajtim të fertilitetit, kjo qendër është e vetmja në llojin e vet dhe në cilësinë e shërbimit që ofron. Në Departamentin e shëndetit të gruas dhe lndjeve që prej themelimit të Spitalit Amerikan të gjitha problemet gjinekologjike, tumoret e organeve riprodhuese të gruas, çrregullimet e menopauzës, ndjekja normale e shtatzënisë, ndjekia e shtatzënive me rrezik të shtuar etj.

Personel profesionist dhe me përvojë në fushën e shëndetit të gruas dhe fekondimit in-vitro

Spitali Amerikan, Departamenti i Obstetrikë-Gjinekologjisë ofron shërbime nga një ekip i suksesshëm i specializuar dhe me mjete të teknologjisë më të fundit.

Në vend të metodave të zakonshme e klasike të trajtimit, pacientët iu nënshtrohen trajtimit vetjak, që përcaktohet në bazë të rezultateve të një sërë analizave të hollësishme të kryera nga Shërbimi i Obstetrikë-Gjinekologjisë.

Klinika është e pajisur me mjetet e teknologjisë më të fundit e të përparuar, me qëllim që të gjejë zgjidhje për nevojat e pacientëve. Që prej fillimit të shtatzanisë dhe deri në lindje, në klinikë kryhen të gjitha proceset e analizave, vizitave dhe trajtimeve nga mjekët, infermieret dhe personeli ynë profesionist e i specializuar.

Duke pasur një gamë të gjerë njohurish dhe përvoje në trajtimin e sterilitetit, ekipi ynë profesionist ka siguruar mjetet e teknologjisë së fundit, me qëllim rritjen e shkallës së suksesit.

Shërbimet e Obstetrikës

Të bëhemi së bashku dëshmitarë të rritjes së foshnjës suaj!

Pasi mësohet shtatzania, sigurimi i vazhdimit të kësaj shtatëzanie në kushte normale dhe një lindje e shëndetshme kanë lidhje me kujdesin mjekësor dhe vizitat e rregullta që kryhen brenda kësaj periudhe.

Është e rëndësishme të vëzhgohet evolucioni dhe ndryshimi fizik dhe, gjithashtu, të kontribuohet pozitivisht në ekuilibrin psikologjik të grave shtatzëna nëpërmjet kontrolleve mujore e vizita periodike.

Ekipi ynë profesionist i Shërbimit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin Amerikan ka një gamë të gjerë njohurish dhe përvoje për t’ju siguruar një periudhë shtatzanie të lumtur e të shëndetshme nëpërmjet kontrolleve mujore. Ne duam të qëndrojmë me ju jo vetëm gjatë procesit të ndjekjes së shtatzanisë, por edhe gjatë lindjes, si edhe t’ju tregojmë anëtarin e ri të familjes suaj.

Shërbimet obstetrike:

  • SHTATZANIA
  • Kontroll obstetrik dhe Ultrasonografi
  • Ultrasonografia Doppler
  • Ekokardiografia fetale
  • Ekzaminimi I tremujorit të parë
  • Ekzaminimi I tremujorit të dytë
  • Ekografi 2D,3D,4D
  • Biopsia e vileve koriale (CVS)
  • Amniocenteza
  • Kordocenteza
  • Reduktimi multifetal
  • Testi Antenatal
  • Lindja

Shërbimet e Gjinekologjisë

Shëndeti juaj është i rëndësishëm për ne!

Është shumë e rëndësishme që kontrollet gjinekologjike të zbulojnëprobleme shëndetësore dhe sëmundje ekzistuese ose të mundshme, nëmënyrë që të fillojë mjekimi i duhur përpara sesa të prekeni prej tyre.

Mjekët dhe personeli i specializuar i KlinikësObstetrike-Gjinekologjike mjekojnë kryesisht ata pacientë që paraqitennë klinikë me mioma, ciste të ndryshme, gjakrrjedhje pa shkak për njëkohë të gjatë dhe probleme shëndetësore të ngjashme. Në rast se mjekiminuk është efektiv, trajtimi kryhet me metoda të ndryshme kirurgjike,duke filluar së pari me kirurgjinë endoskopike.

Shërbime gjinekologjike:

  • GJINEKOLOGJI
  • Ekzaminimi gjinekologjik vjetor
  • Administrimi dhe informimi për kontraceptivës
  • Planifikimi familjar
  • Urgjencat gjinekologjike
  • Gjinekologjia pediatrike dhe për adoleshentët
  • Gjinekologjia urologjike
  • Endokrinologjia gjinekologjike
  • Menopauza
  • Çrregullimet menstruale
  • Sindroma e cisteve të shumëfishta në vezore
  • Endometriozë
  • Onkologji gjinekologjike
  • Operacione gjinekologjike

Operacione endoskopike

  • Laparoskopi
  • Histeroskopi

Trajtime:

  • Çrregullime të ciklit menstrual
  • Çrregullime gjatë menopauzës
  • Masa tumorale të organeve gjenitale
  • Çrregullime të sekrecioneve vaginale
  • Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme
Page 2 of 3123

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë